logo
HARUN YAHYA

Një Rrjet Gjigand Që Përshkon Trupat Tanë

A i keni bërë ndonjëherë vetes pyetjet e mëposhtme?

  • A më duhet tani të marr frymë?
  • A është e mjaftueshme sasia e gjakut që pompon zemra ime?
  • Sa energji kërkon një qelizë apo një organ i caktuar i imi?
  • Kur duhet ta fillojë tretjen e ushqimit që kam ngrënë stomaku im?
  • A është intesiteti i dritës që depërton në syrin tim në sasinë e duhur?
  • Cilët muskuj duhet unë që të kontraktoj në mënyrë që të lëviz krahun?
NeuronCell

Këto pyetje tingëllojnë të çuditshme, apo jo? Kjo është për arsye sepse ne asnjëherë nuk i bëjmë vetes pyetje të tilla. Por ç’është më tepër, shumica jonë, nuk janë as edhe të vetëdijshëm për kryerjen e vazhdueshme të këtyre proçeseve. Trupat tanë i kryejnë të gjithë këto proçese në mënyrë automatike. Ata përdorin rrjetin e nervave për të realizuar këto detyra. Ky rrjet përbëhet nga bashkimi i triljona qelizave nervore, të tilla siç mund t’i shikoni edhe në këto faqe. Ne mund ta krahasojmë këtë rrjet nervash, të cilat arrijnë në çdo cep të trupit tonë, me një autostradë, siç mund të shikohet në figurë. Në sajë të këtij rrjeti, qelizat në trurin tonë mund të lidhen me qelizat e muskujve të këmbëve dhe të gjitha qelizat e trupit tonë komunikojë me njëra tjetrën. Por, sistemi ynë nervor ka një sistem më të komplikuar sesa kilometra të tëra autostrade, të cilat mund të kenë shumë kryqëzime dhe korsi për automjetet që udhëtojnë në drejtime të kundërta. Ashtu sikurse automjetet udhëtojnë nga një vend tek një tjetër me anë të autostradave, po ashtu edhe impulset elektrike nervore transmetohen përmes rrjetit të nervave që përshkojnë tërë trupin tonë. Këto impulse transportojë mesazhe nga një pjesë në një pjesë tjetër të trupit. Këto impulse lëvizin në trupin tuaj me një shpejtësi të paimagjinueshme. Për shembull, kur ti dëshiron të përthyesh krahun, nga truri yt merr udhën një stimul elektrik. Gjatë këtij udhëtimi të komplikuar, ky stimul së pari ndalon pranë kordës spinale. Më pas ai vazhdon rrugën për tek organi në fjalë të cilit duhet t’i përçohet mesazhi. Muskuli juaj i krahut kontraktohet i tëri dhe ju arrini të përthyeni krahun tek bërryli. Kjo seri veprimesh ndodh në të mijëtat e sekondës.

neuron cell

Duke kondsideruar që për të hapur dhe mbyllur ngadalë sytë duhet përafërsisht një sekondë, nga kjo kuptohet se sa e shkurtër është si interval kohe, një e mijëta e sekondës. Në mënyrë të ngjashme, trurit i dërgohen stimuj nga i tërë trupi me anë të nervave. Trurit i dërgohen mesazhe në mënyrë të vazhdueshme nga çdo pjesë sado e vogël e trupit dhe me një shpejtësi mahnitëse. Në këtë mënyrë ju mund të flisni, te qeshni, të vraponi, të shijoni shijen e një akulloreje, të luani me qenin tuaj… të gjitha këto proçese ndodhin pa asnjë ndërprerje; juve ju mjafton t’ju shkojë në mendje një veprim dhe e kryeni atë menjëherë. Ju e shikoni një objekt porsa ia hidhni shikimin atij, ju i dëgjoni fjalët në të njëjtën kohë që ato fliten, dhe perceptoni nëse një objekt është i nxehtë apo i ftohtë porsa ju e prekni atë. Të gjitha këto, janë në sajë të harmonisë së përkryer ndërmjet trurit dhe sistemit tuaj nervor. Me të vërtetë, impulset nervore janë aktivë në trupin tuaj pikërisht edhe në këtë moment që ne po flasim. Nervat që gjenden në mollëzat e gishtërinjve në këtë moment që ju po lexoni këtë libër, po i dërgojnë mesazhe trurit tuaj në lidhje me peshën e librit që po mbani në duar, në mënyrë që ta mbani ngritur atë me një forcë që i përshtatet peshës së tij. Në të njëjtën kohë, trurit i dërgohen stimuj nga sytë tuaj, hunda, këmbët po ashtu edhe nga shumë pjesë të tjera të trupit tuaj.

children children
children children

Qelizat nervore janë pa pushim të zëna gjatë gjithë aktiviteteve të ditës.

neuron

Truri juaj merr, përmes nervave të shpërndara në të gjithë trupin, vazhdimisht stimuj nga pjesët e tjera të trupit. Truri i vlerëson këto stimuj dhe u përgjigjet pjesëve të duhura të trupit. Për shkak të këtyre përgjigjeve që sigurohen nga truri, ju mundeni të lëvizni, shikoni, dhe dëgjoni.

1. truri, 2. shtylla kurrizore

Truri juaj i analizon këto stimuj ardhës dhe u dërgon përgjigje të përshtatshme pjesëve në fjalë të trupit tuaj, dhe këto të fundit veprojnë sipas këtyre përgjigjeve. Tani le t’i rikujtojmë të gjitha këto veprime. Në trupin tuaj ndodhin njëkohësisht shumë proçese. Ndërsa jeni duke lexuar një libër në të njëjtën kohë ju dëgjoni zëra nga bota e jashtme, ndjeni përkëdheljen e butë të maces tuaj ndërsa ajo kalon ndër këmbët tuaja, shijoni shijen e lëngut të ndonjë fruti që po pini, zemra juaj vazhdon të rrahë dhe shumë veprime të tjera marrin pjesë në të njëjtën kohë në trupin tuaj.

Çfarë do të ndodhte nëse do t’u jepej juve përgjegjësia për të kontrolluar të gjitha këto proçese vetëm për pak sekonda? Sigurisht që ju nuk do të ishit në gjëndje t’i kontrollonit të gjitha në të njëjtën kohë. Por megjithatë, në sajë të krijimit të përkryer të Allahut, truri juaj dhe pjesët e tjera të trupit tuaj operojnë së bashku dhe i ekzekutojnë të gjitha këto detyra pa pasur nevojë për ndonjë ndërhyrje nga ana juaj.

Të gjitha tipet e informacioneve transmetohen nga trupi për tek truri juaj në formën e stimujve elektrikë, të cilët kanë nevojë që të interpretohen. Vetëm atëherë ju mund të perceptoni butësinë e përkëdheljes së qenushit tuaj, freskinë e erës, shijen e lëngut të pjeshkës, erën e këndëshme të patateve të skuqura. Mirë atëherë, a mendoni që është e mundëshme për trurin tuaj, i cili është vetëm një copë mishi që nuk peshon më shumë se 1.5 kilogram, t’i përmbushi të gjitha këto detyra vetë? Sigurisht që jo. Vetëm në sajë të krijimit të mrekullueshëm të Allahut, truri juaj mund t’i kryejë të gjitha këto procese në të njëjtën kohë.

Qeliza në të majtë me ato zgjatimet si flokë është një qelizë nervore (neuron). Bilionë qeliza nervore, që ndërlidhen nëpërmjet këtyre degëve që dalin nga trupi i qelizës, formojnë një rrjet (nervor) pikërisht në trupin tuaj. Midis fundeve nervore ekzistojnë hapësira, dhe sinjalet nervore u transmetohen qelizave të tjera nervore përmes këtyre hapësirave.

I. dendritet,
II. bërthama,
III. nukleola

neuron cell

children children

Ju do të hapni dhe mbyllni sytë me shpejtësi kur një miku juaj ju afrohet pa zhurmë dhe shihni papritur duart e tij para syve tuaj dhe ju nuk e keni vënë re ardhjen e tij apo të saj. Nuk ka zgjedhje tjetër, sepse ky është refleks. Refleksi është një përgjigje e menjëhershme dhe e pavullnetshme. Arsyeja përse kjo përgjigje është kaq e shpejtë është sepse stimujt, në raste të tilla nuk transmetohen në tru, por përgjigjja e kërkuar merret direkt nga shtylla kurrizore. Kjo është një dhuratë e rëndësishme që Allahu krijoi për ne, sepse falë këtyre reflekseve, ne jemi të mbrojtur nga shumë rreziqe.

reflex

Për shembull, ju e tërhiqni menjëherë dorën kur prekni një gotë të nxehtë. Refleksi është një mekanizëm sigurie që Allahu krijoi në trupin tonë për të na mbrojtur. Me frymëzimin e Allahut, stimujt nervorë lëvizin me një shpejtësi afërsisht 9 kilometra në sekondë dhe në këtë mënyrë ju jeni të mbrojtur nga shumë rreziqe.

SI FUNKSIONON TRURI?

Shpërndani mbi dysheme në mënyrë të çrregullt pjesët e një loje enigmë, me forma të ndryshme të një figure dhe supozoni që këto pjesë janë e tërë njohuria që keni rreth botës. Për shembull, lë të supozojmë që disa prej këtyre formave përfaqësojnë dritën, disa të tjera përfaqësojnë ngjyrat, dhe disa të tjera tingujt. Tani merrini këto pjesë një nga një dhe filloni t'i bashkoni për të formuar figurën si të tërë. Për të realizuar detyrën e mësipërme juve ju duhet një kohë e gjatë të menduari, ndërsa truri juaj e realizon këtë në të qindtat e sekondës, i cili funksionon në sajë të frymëzimit të dhënë nga Allahu. A e dini si e bën ai këtë?

Truri mbledh informacionet e mara nga sytë, hunda, veshët, lëkura, goja etj., dhe i interpreton ato. Ai që e mundëson këtë interpretim, është bashkimi i 100 bilion qelizave nervore të trurit. Këto qeliza veprojnë në mënyrë të vazhdueshme dhe ju bëjnë të mundur të shihni ngjyrën e mollës që po hani, të njihni zërin e një mikut tuaj të ngushtë dhe të perceptoni aromën e një çokollate të ngrohtë.


brain

1-shijimi 2-të folurit 3-lëvizja 4-prekja 5-nuhatja 6-gjumi
7-dëgjimi 8-shikimi 9-ekuilibri

Ju do të hapni dhe mbyllni sytë me shpejtësi kur një mik i juaji ju afrohet pa zhurmë dhe shihni papritur duart e tij para syve tuaj dhe ju nuk e keni vënë re ardhjen e tij apo të saj. Nuk ka zgjedhje tjetër, sepse ky është një refleks. Një refleks është një përgjigje e menjëhershme e pavullnetshme. Arsyeja përse kjo përgjigje është kaq e shpejtë është sepse stimujt, në raste të tilla nuk transmetohen në tru, por përgjigjia e kërkuar merret direkt nga korda spinale. Kjo është një dhuratë e rëndësishme që Allahu krijoi për ne, sepse falë këtyre reflekseve, ne jemi të mbrojtur nga shumë rreziqe. Për shembull, ju e tërhiqni menjëherë dorën kur prekni një gotë të nxehtë. Refleksi është një mekanizëm sigurie që Allahu krijoi në trupat tanë për mbrojtjen e tyre. Me inspirimin e Allahut, stimujt nervor lëvizin me një shpejtësi afërsisht 9 kilometra në sekondë dhe në këtë mënyrë ju jeni të mbrojtur nga shumë rreziqe.

Pamja në faqen tjetër tregon në brendësi të trurit disa fëmijë që janë duke folur, duke dëgjuar, duke nuhatur dhe duke fjetur.

Sigurisht që kjo është një figurë imagjinare, që ka si qëllim të tregojë pjesët e veçanta të trurit dhe funksionet e tyre. Në të vërtetë, truri është i përbërë nga qeliza nervore të cilat mund të shihen vetëm me mikroskop. A mendoni që vetë qelizat tuaja nervore mund të shikojnë kukullën tuaj të preferuar ose te shijojnë shijen e një akulloreje me çokollatë? Sigurisht që jo. Kjo për arsye sepse qelizat nervore janë të përbëra prej pjesësh fare të imta mishi. Kështu që me doemos duhet të ekzistojë një qënie tjetër me fuqi të epërme i cili e ka krijuar këtë botë të mrekullueshme. Kjo qënie është Allahu. Allahu, pronari i çdo gjëje, krijon çdo gjë në mënyrë të përkryer dhe na paraqet secilit prej nesh një jetë të mrekullueshme dhe të bukur. Ajo çfarë ne duhet të bëjmë ndaj kësaj mirësie është që të jemi mirënjohës dhe falenderues ndaj Zotit tonë. Për shembull Allahu na ka dhënë sytë dhe veshët, dhe na ka urdhëruar ta falenderojmë Atë për këto:

Është Ai që krijoi të dëgjuarit, të parët dhe zemrat për ju. Sa pak jeni falenderues! (Sure Mu'minun:78)

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Hyrje
  • Një Fabrikë Gjigande Që Nuk Shihet Me Sy Të Lirë: Qeliza
  • Një Rrjet Gjigand Që Përshkon Trupat Tanë
  • Udhëtimi Që Bën Ushqimi Që Ne Hamë Në Trupin Tonë
  • Udhëtimi I Gjakut Nëpër Vena
  • Skeleti I Përbërë Nga Kocka
  • Motorrët Mikroskopike Të Trupit: Muskujt
  • Kondicioneri I Ajrit Punon Pa Pushim Në Trupin Tonë
  • Konkluzion