Një Fabrikë Gjigande Që Nuk Shihet Me Sy Të Lirë: Qeliza
|
1 MILION QELIZA Në një hapësire jo më të madhe se një pikë |
Ashtu siç e përmendëm edhe në fillim të librit, trupat tanë përbëhen nga triljona qeliza. Ky numër nuk duhet të kalohet pa u vënë re. Në të vërtetë një triljon është një numër jashtzakonisht mjaft i madh. Trupi i një njeriu të rritur përmban rreth 100 triljon qeliza. Por në sajë të faktit që këto qeliza janë shumë të vogla, trupat tanë nuk kanë përmasa gjigande. Do të sjellim një shembull për t’ju ndihmuar të kuptoni më mirë se sa të vogla janë qelizat. Po të marrim dhe të bashkojmë një miljon qeliza së bashku, ato nuk zënë më shumë vend seç zë një majë gjilpëre. Megjithatë pavarësisht nga vogëlsia e saj, struktura e qelizës akoma nuk është kuptuar plotësisht. Shkencëtarët akoma vazhdojnë kërkimet e tyre për të kuptuar sistemet që ka një qelizë.
Qeliza e parë që ju formoi juve, filloi të krijohej në barkun e nënave tuaja nga bashkimi i dy qelizave, njëra e çliruar nga trupi i nënës tuaj dhe tjetra nga trupi i babait tuaj. Kjo qelizë vazhdoi të ndahej dhe dikur më vonë u bë një copë mishi. Më pas, ndërsa ato qeliza që formuan këtë copë mishi vazhduan të ndahen, duke formuar qeliza të reja, trupi juaj pak e nga pak filloi të marrë formë.
Çdo qelizë e re mori një formë tjetër. Ndërsa disa prej tyre u bënë qeliza gjaku, disa u bënë qeliza kockore dhe akoma disa të tjera u bënë qeliza nervore. Në trupin tonë ndodhen 200 tipe të ndryshme qelizash. Në fakt, të gjitha këto qeliza janë të përbëra nga komponente identike, por pavarësisht nga kjo, secila prej tyre kryen detyra të ndryshme. Për shembull, qelizat e muskujve të kofshës janë në fomën e një litari të gërshetuar në mënyrë të tillë që ju të mund të ecni dhe të vraponi. Në sajë të strukturës që kanë, muskujt e krahëve dhe të këmbëve tuaja nuk këputen nga tërheqja e tepërt kur ju jeni duke luajtur me top. Përsa i përket formës qelizat tuaja të gjakut kanë formë të rrumbullakët, detyra e tyre për të transportuar oksigjen, që kërkohet nga trupi juaj, realizohet nëpërmjet enëve të gjakut. Falë formës së tyre, ato mund të rrjedhin me lehtësi përmes enëve të gjakut së bashku me oksigjenin që ato mbartin.
Nga ana tjetër, qelizat e lëkurës, janë kapur fort me njëra tjetrën dhe të rradhitura ngushtë në një vijë të drejtë. Kështu që lëkura juaj është e papërshkueshme nga mikrobet dhe uji.
|
Qelizat që ndahen dhe shumohen, siç pamë në figurën më lart, më pas ndahen në qindra tipe të ndryshëm qelizash, disa prej të cilave tregohen më poshtë. |
| |
ind muskulor | qelizë nervore |
| |
qeliza lëkure | rruazat e kuqe të gjakut |
|
Fijet më sipër janë bërë nga ekspertë të specializuar në këtë fushë, që do të thotë se, secila nga ato është produkt i një procesi projektimi. |
Dhe kështu me rradhë, të gjitha qelizat e tjera po ashtu kanë forma saktësisht ideale, që janë të përshtatshme për të kryer detyrat e tyre. Megjithatë, është e sigurtë që këto qeliza nuk e fituan formën që ato kanë nga rastësia. Le të marrim për shembull kompjuterat, automjetet ose aeroplanët. Dikush i projektoi format dhe sistemet e nevojshme për funksionimin e secilës prej këtyre pajisjeve. Detajet më të imta janë planifikuar dhe janë marrë në konsideratë nga inxhinierët teknologë të kompanive prodhuese të këtyre pajisjeve. Automjetet janë prodhuar në mënyrë të tillë që të sigurojnë një udhëtim të sigurtë dhe të rehatshëm, televizorët janë prodhuar në mënyrë të tillë që të transmetojnë tinguj dhe imazhe vizuale të një cilësie të lartë për shikuesit. Të njëjtën gjë mund të themi jo vetëm për pajisjet teknologjike, por për çdo objekt që ne përdorim në jetën tonë. Tryezat, karriget, ndërtesat ku ju jetoni, lapsat që ju përdorni, mjetet e ngënies si lugët dhe pirunjtë e kuzhinës tuaj... secila prej këtyre është rezultat i një projektimi. Secila prej tyre është planifikuar në mënyrë të detajuar, dhe asgjë nuk ka ardhur në ekzistencë nga rastësia. Ashtu siç edhe e dini, në mënyrë që një projektim dhe një produkt të vijë në ekzistencë, nevojitet të ekzistojë një burim inteligjence.
|
|
Tani le t’i kthehemi qelizave të trupit tonë. Qelizat tona kanë funksione dhe planifikim shumë më të avancuar se sa një televizor apo çdo pajisje tjetër teknologjike. Për më tepër, këto njësi strukturore, të cilat zotërojnë veçori të jashtëzakonshme, janë të gjalla. Ashtu siç e kemi përmendur edhe më parë, shkencëtarët akoma nuk e kanë zbuluar plotësisht sistemin e mahnitshëm të këtyre njësive të vogla.
| Pjesët e qelizës quhen organele. Secila nga organelet ka një detyrë të veçantë. 1-Këto enë depozitimi furnizojnë me lëndë ushqimore. 2- Lizozomet: Organelet tretëse të qelizave shkatërrojnë mbetjet dhe substancat e rrezikshme 3- Bërthama: “Truri” i qelizës mban gjenet dhe drejton aktivitetet e qelizës. 4- Mitokondritë: Këto centrale elektrike prodhojnë energji për të furnizuar me energji aktivitet e qelizës. 5- Trupat e Golxhit: Këto qeska të gjata përgatisin prodhimet e qelizës për eksport 6- Ribozomet: Këto fabrika prodhojnë proteina që përdoren nga qeliza. 7- Bërthamëza: Kjo organele prodhon dhe depoziton ribozome. |
Le të japim një shembull për t'ju ndihmuar të kuptoni se sa i mrekullueshëm dhe sa i ndërlikuar është ndërtimi i qelizës: Ajo mund të krahasohet me një qytet të madh me të gjitha sistemet e përpunimit në të. Në këtë qytet ka bimë për të dhënë energji, fabrika për të prodhuar lëndët e nevojshme, magazina për t'I ruajtur ato, tuba për të transportuar materialet, po ashtu edhe laboratorë dhe rafineri. Ne vazhdojmë të jetojmë falë punës së përsosur të këtyre sistemeve në qelizat tona. Por, mos harroni se përmasat e një qelize, në krahasim me një qytet të madh, nuk janë me mijëra kilometra katrore, por vetëm një të qindtat e milimetrit. |
Ju ndoshta po pyesni veten, që a nuk jeni ju, pjesë e një projektimi të tillë, të cilin mendja njerëzore akoma nuk ka mundur ta zbulojë plotësisht, që erdhët në ekzistencë brenda kësaj hapësire kaq të vogël (qelizës)?
Kjo na tregon neve që qelizat tona janë planifikuar dhe krijuar nga një qënie me inteligjencë superiore. Poseduesi i kësaj inteligjence është Allahu, i Cili na krijoi në mënyrë të përkryer deri në detajin më të hollë.
FËMIJË!
Ndiqni shigjetat dhe shihni rradhën e veprimeve qe kryhen në një qelizë.
1 ve 2. Çdo përbërës i huaj ndalohet për kontroll në hyrje të qelizës.
3. Brendesia e qelizës i ngjan një fabrike që punon pa ndërprerë.
4. Në qendër të qelizës është bërthama, që shërben si një qendër analizimi të dhënash.
5. Qeliza ka gjithashtu një vend që funksionon si rafineri.