logo
HARUN YAHYA

Kondicioneri I Ajrit Punon Pa Pushim Në Trupin Tonë

Frymëmarrja është një nga veprimet që ju kryeni në mënyrë të pavetëdijshme gjatë gjithë ditës. Gjatë këtij veprimi marrin pjesë shumë proçese, ku përfshihen hunda, laringu dhe mushkëritë. Në të vërtetë frymëmarrje do të thotë të furnizosh me oksigjen qelizat e trupit. Qelizat nuk mund të mbijetojnë në qoftë se nuk u sigurohet oksigjen. Kjo është arsyeja pse ju nuk mund ta mbani frymëmarrjen vetëm se për një kohë të shkurtër. Nëse kjo kohë zgjatet, qelizat fillojnë të vdesin, gjë e cila shkakton vdekjen e trupit tuaj.

nose

Qimëzat që shtrihen përgjatë hundës veprojnë si një kondicioner ajri, duke pastruar dhe lagështuar ajrin që ne thithim. Në këtë mënyrë trupi ynë mbrohet nga shumë mikrobe.

1. gaz (aromë)
2. zona e nuhatjes
3. Odor area of​the brain
4. nerv i organit të nuhatjes
5. trakti i organit të nuhatjes

6. kocka etmoidale
7. qelizë e organit të nuhatjes (receptorët e ndjeshmërisë)
8. cilie (qimëza të vogla)
9. molekulat e gazit

Ajri që ju thithni fillimisht pastrohet në hundën tuaj. Hunda, e cila kryen kondicionimin e ajrit është e pajisur me qime të cilat kryejnë funksionin e një filtri. Këto qime e përpunojnë ajrin e ndotur ose të ftohtë për ta bërë atë të përshtatshëm për mushkëritë. Në sajë të këtyre qimeve ajri që ne thithim filtrohet, pastrohet, lagështohet, ngrohet dhe pastrohet nga bakteriet e dëmshme. Me të vërtetë këto qimëza të vogla i mbrojnë trupat tanë çdo ditë nga depërtimi i rreth 20 miliard pjesëza materialesh të huaja.

dog, child

Njëzet miliard përbën afërsisht trefishin e popullsisë së tokës. Hunda është në dijeni të një proçesi të tërë, falë të cilit ajo dallon kaq shumë pjesëza materialesh të huaja. Njëzet miliard pjesëza materialesh të huaja në asnjë mënyrë nuk mund të njihen dhe pengohen në hundë thjesht nga rastësia. Kjo shpalos në mënyrë të qartë madhështinë krijuese të Allahut. Mirëpo disa njerëz pohojnë që kjo ndodh rastësisht, megjithëse ata janë mëse të vetëdijshëm për të vërtetën. Njerëz të tillë, të cilët besojnë në teorinë e evolucionit, pohojnë që të gjitha qëniet e gjalla, përfshirë edhe çdo gjë çfarë ne kemi trajtuar deri më tani në këtë libër, kanë ardhur në ekzistencë vetëvetiu dhe si rezultat i ngjarjeve të rastësishme që kanë ndodhur dikur në të kaluarën. A e dini pse e bëjnë këtë? Ato pohojnë kështu në mënyrë që të mohojnë ekzistencën e Allahut. Dhe për ta bërë këtë ata mendojnë se ekziston vetëm një mënyrë, e cila është të pohosh që çdo gjë ndodh nga rastësia. Mirëpo, duhet vetëm pak të mendosh, për të kuptuar se sa i pakuptimtë është ky pohim. Tani le të marrim në shqyrtim sistemin e hundës, si një shembull për të hedhur poshtë këtë pohim.

Sistemi i kondicionimit në hundë është një pjesë tjetër e përkryer e trupit njerëzor. Sigurisht që një sistem i tillë i përkryer nuk mund të ketë ardhur në ekzistencë si rezultat i rastësive. Bërja e një krahasimi do të na ndihmonte ta kuptonim më mirë këtë pamundësi. Le të shqyrtojmë një kondicioner ajri i cili rregullon temperaturën në mënyrë që t’ju mbrojë nga nxehtësia në verë dhe t’ju ngohë në dimër, dhe që komandohet në distancë. A mund të ketë ardhur në ekzistencë një sistem i tillë nga rastësia? Çfarë do të ndodhte nëse të gjitha pjesët e tij do të çmontoheshin dhe të liheshin ashtu? A do të bashkoheshin ato me kalimin e kohës dhe të shndërroheshin në një kondicionier të kompletuar ajri vetvetiu?

air conditioning

Sistemi që punon në trupin tuaj kur merrni frymë ka një ndërtim shumë më të përsosur se çdo kondicioner, që ftoh ajrin për ju në verë.

Sigurisht që jo. Që një makineri të vijë në ekzistencë, duhet që ndonjë person inteligjent të punojë për të. Kjo është e padiskutueshme. Jo vetëm një makineri, madje edhe në një lojë me bashkim figurash, dikush duhet t’i vendosë saktë pjesët, në mënyrë që të përfitohet figura e dhënë. Hunda juaj që funksionon si një kondicionier ajri, është e përbërë gjithashtu nga shumë komponente dhe zotëron një sistem shumë më të përkryer se çdo kondicionier ajri në botë. Ashtu si një kondicionier ajri nuk mund të vijë në ekzistencë nga rastësia, aq më pak mundet një hundë, e cila është akoma më e avancuar. Ky fakt na shpalos që ky organ i cili njihet si “sistemi më i mirë i kondicionimit të ajrit në botë”, është krijuar nga Zoti ynë. Allahu e thekson cilësinë e Tij si Krijues në ajetin e mëposhtëm:

Ai është Allahu- Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi. Të Tij janë emrat më të bukur. Atë e madhëron çdo gjë në qiej e në tokë. Ai është Ngadhënjyesi, i Urti. (Sure El Hashr: 24)

Qimëzat e laringut lundrojnë pa bërë asnjë gabim

Ajri që pastrohet në hundë vazhdon rrugën më tej përgjatë traktit respirator. Zona tjetër pas hundës që shërben për thithjen e ajrit është laringu. Në këtë ajër ka akoma materiale të huaja të tilla si pluhuri, që janë të dëmshme për shëndetin. Si rrjedhim, është e nevojshme që ajri i thithur të kalojë në një kontroll tjetër sigurie para se të arrijë në mushkëri. Ky kontroll sigurie mundësohet nga shtresa e rrëshqitshme që shtrihet përgjatë sipërfaqes së traktit respirator. Kjo membranë quhet shtresa e mukozës.

Në ajrin që ne thithim, ndodhen shumë mikrobe dhe substanca të dëmshme. Ne jemi të mbrojtur nga shumë prej tyre në sajë të qimëzave që shtrihen përgjatë traktit të frymëmarrjes. Ato nuk mund të na dëmtojnë, falë këtij sistemi që Allahu ka krijuar për ne.

respiratory

1-Epiglota
2-Glota
3-Ezofagu
4-Laringu

Mukoza e cila e formon këtë shtresë, kap grimcat e vogla të tilla si pluhuri që ne kemi thithur së bashku me ajrin dhe i pengon ato të hyjnë në mushkëri. Përveç kësaj, materialet e huaja të grumbulluara duhet të eleminohen nga trupi. Në këtë pikë, hyn në lojë një mekanizëm tjetër sigurie. Ky mekanizëm konsiston në struktura të vogla si-qime që quhen qerpikë(cilie), të cilat janë vendosur poshtë shtresës së mukozës. Këto qime të vogla valëzojnë ritmikisht në drejtimin lart drejt gojës. Kjo mund të krahasohet me kallëzat e grurit të cilat valëzojnë nga era të gjitha në të njëjtin drejtim. Në sajë të lëvizjeve së këtyre qerpikëve, mukoza e cila mban materialet e huaja, transportohet lart përgjatë laringut.

the hairs in the trachea

Qimëzat e laringut, siç mund të shikohet në figurën më lart, kapin materialet e huaja dhe i pengojnë ato të hyjnë në rrugët e frymëmarrjes.

Pasi që materiali i huaj vjen lart në fyt, ju ndjeni natyrshëm nevojën ta gëlltisni atë. Kështu që i gjithë materiali i huaj që mund të dëmtonte shëndetin tuaj kalon në stomakun tuaj, ku ai shpërbëhet dhe shkatarrohet nga lëngu gastrik.

windpipe

Pse është kaq i rëndësishëm ajri që thithim? Pse vdesin njerëzit që nuk janë në gjendje të marrin frymë për më shumë se një kohë e caktuar? Le ti përgjigjemi këtyre pyetjeve si më poshtë: Oksigjeni është ushqimi kryesor i qelizave të trupit. Qelizat e muskujve në duart tuaja ushqehen vazhdimisht me oksigjen në mënyrë që të mbajnë këtë libër. Dhe për ketë, ju duhet të merrni frymë.

Qerpikët e vendosur në laring nuk kanë sy që të shikojnë, as mend që t’u mundësojë atyre aftësi intelektuale. Pavarësisht nga kjo, ato mund ta përcaktojnë vendndodhjen e gurmazit, i cili është shumë larg në krahasim me përmasat e tyre. Veç kësaj, duke qenë në dijeni të dëmit të mundëshëm që mund të shkaktojë materiali i huaj, ato nuk e lejojnë këtë të fundit të depërtojë në trup. Pavarësisht nga kërkimet shkencore të kryera për vite më rradhë, mekanizmi i këtyre qimeve nuk është zbuluar plotësisht. Por kini parasysh që këto qime, sistemi i të cilave nuk është zbuluar akoma nga qëniet njerëzore, kanë punuar në mënyrë të përkryer, si të gjitha komponentët e tjerë të trupit, që kur njeriu i parë u shfaq në sipërfaqen e tokës.

Ndonjëherë, një cope ushqimi ose pijeje, rrëshqet aksidentalisht në gypin e frymëmarrjes, gjë qe ngacmon refleksin e kollës. Kolla formon një shpërthim ajri të ngjeshur, përmes të cilës, copëza që rrëshqiti në gypin e frymëmarrjes përzihet jashtë me shpejtësi deri 960 km në orë. Merrni në konsideratë që shpejtësia më e madhe e makinave të garës është 250-260 km në orë, për të kuptuar më mirë se sa i mrekullueshëm është mekanizmi mbrojtës I trupit.

windpipe

Ajri I Thithur Tashmë Është Në Mushkëri …

Ajri që vjen në mushkëri është gati për t’u përdorur pasi ai është pastruar dhe lagështia e tij është rregulluar përgjatë laringut. Me anë të qarkullimit të gjakut ai transportohet nga mushkëritë në të gjitha qelizat e trupit në mënyrë që t’i ushqejë ato. Ndërkohë ai merr nga qelizat dioksidin e karbonit, i cili është një material i panevojshëm. Kur ne e nxjerrim frymën, ne nxjerrim jashtë dioksidin e karbonit që është mbledhur nga qelizat.

oxygen, lung

Okgjeni thithet nga trupi ynë përmes këtyre qeskave të ajrit, të quajtura alveola, të cilat gjenden në mushkëri. Në këtë pikturë mund të shihni disa nga përbërësit e aparatit të frymëmarrjes.

1. dioksid karboni
2. oksigjen

3. oksigjen
4. Carbon dioxide

5. oksigjen
6. rruaza e kuqe e gjakut

Frymëmarrja juve mund t’ju duket një proçes i thjeshtë, por me anë të saj ndodh një shkëmbim mjaft i rëndësishëm i oksigjenit dhe dioksidit e karbonit thellë në çdo qelizë të trupit tuaj. Të gjitha këto janë dhurata të Allahut ndaj nesh; Ai i krijoi të gjitha ato dhe i vendosi në shërbimin tonë. Mendoni çfarë mund të ndodhte, nëse thjesht vetëm frymëmarrja, të lihej nën kontrollin tonë të ndërgjegjshëm. Ne nuk do të ishim në gjëndje ta kryenim pa gabime këtë proçes. Ne do të lodheshim dhe do të hiqnim dorë nga një detyrë e tillë vetëm pas pak kohe. Zoti ynë e di që ne nuk mund ta kryejmë vetë këtë detyrë. Kështu që Ai ka krijuar sistemin e frymëmarrjes i cili funksionon në mënyrë të përkryer, njëlloj si të gjithë sistemet e tjerë në trupin tonë, ashtu siç e kemi shpjeguar gjatë gjithë këtij libri. Kjo është një nga dhuratat që Allahu na ka dhënë në këtë botë. Siç thuhet në një ajet:

Dhe Ai ju dha çdo gjë që kërkuat (që e kërkoi nevoja juaj), dhe ne qoftë se përpiqeni t’i numëroni të mirat e Allahut ju nuk do të arrinit kurrë t’i numëronit ato. Vërtetë njeriu është i padrejtë dhe shumë përbuzës.(Sure Ibrahim: 34)

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Hyrje
  • Një Fabrikë Gjigande Që Nuk Shihet Me Sy Të Lirë: Qeliza
  • Një Rrjet Gjigand Që Përshkon Trupat Tanë
  • Udhëtimi Që Bën Ushqimi Që Ne Hamë Në Trupin Tonë
  • Udhëtimi I Gjakut Nëpër Vena
  • Skeleti I Përbërë Nga Kocka
  • Motorrët Mikroskopike Të Trupit: Muskujt
  • Kondicioneri I Ajrit Punon Pa Pushim Në Trupin Tonë
  • Konkluzion