Kur një njeri i mençur dhe i vetëdijshëm shikon për rreth, ai menjëherë do të shoh faktin e krijimit. Kjo është ashtu që Allahu krijoi gjithçka për neve që të dimë për Atë dhe mendojmë për atë që Ai krijoi.
Për një person që e ka të zhvilluar kuptimin, do të ishte plotësisht joracionale të deklaroj se balancimet delikate që përbëjnë jetën kanë ardhur nga “rastësia”. Për çdo pjesë që punon në ndërvarësi të formojë këtë rend ka një rol jashtëzakonisht ekstrem në të procesin e përgjithshëm. Ngjyrat e gjallesave, të cilat janë subjekte të materies në këtë libër, janë një prej komponentëve më të rëndësishme në rendin e universit.
Siç pamë në shembujt e dhënë më par, ngjyrat, modelet, njollat, e madje edhe vijat në krijesat në natyrë kanë një domethënie. Ngjyrat, nganjëherë të përdorura si mjete komunikimi, nganjëherë si rreziqe për grabitqarët, kanë një rëndësi jetike për qeniet e gjalla. Kjo është aq e madhe sa që ndriçimi dhe errësira në hijet e ngjyrave të krijesave, dhe madje drejtimin i vijave të tyre është vendosur në mënyrë të veçantë.
Një syçelë menjëherë do të shoh se jo vetëm qeniet e gjalla por gjithashtu edhe gjithçka tjetër në natyrë është ashtu siç duhet të jetë, çdo qenie është në vendin më të përshtatshëm për të. Për më tepër, ai do të kuptoj se gjithçka i është thënë në shërbim njeriut. E kaltërta, ngjyra freskuese e qiellit, dukja plotë ngjyrëshe e luleve, pemët në gjelbër të ndritshme, kullosat, hëna, e cila ndriçon botën në errësirë të zezë, yjet dhe gjitha bukuritë tjera që ne nuk mund të i numërojmë janë manifestime të mjeshtërisë së Allahut.
Allahu krijoi gjithçka në univers dhe gjithçka të gjallë dhe të pa jetë aty të përsosur. Allahu ka kontroll mbi të gjitha gjërat: Ai është më i Fuqishmi, Fuqiploti.
Ky është Allahu, Zoti juaj, nuk ka të adhuruar përveç Tij, Krijues i çdo sendi, pra adhuronie Atë; është mbikëqyrës ndaj çdo sendi. (Suretu El En'amë: 102)
Pas gjithë atyre subjekteve të përfshira në këtë libër, çka i bie dikujt që ka një kapje të fuqisë dhe të mjeshtërisë së pafundme të Allahut, është të kthehet drejt zotëruesit të vërtetë të të gjitha këtyre bukurive dhe të drejtoj jetën e tij që do ta pëlqej vetëm Ai.