Në kapitujt e kaluar, ne përmendëm se si shkak i karakteristikave të ndryshme atomike në molekulat pigmentuese, objektet reflektojnë rreze të ndryshme të ngjyrës; kështu që, krijohen hije të ndryshme të ngjyrave. Shikoni edhe njëherë rreth vetes. Sa ngjyra shihni aq pigmente ekzistojnë, sepse ngjyra e çdo materie është rrjedhojë e pigmentit që gjendet në atë materie. Ngjyra e gjelbër e bimëve, ngjyra e lëkurës, ngjyra e kafshëve, shkurt të gjitha ngjyrat rrjedhin nga karakteristikat strukturale të pigmenteve që përmbajnë në vete këto objekte.
Pigmentet, që të dyja që ekzistojnë edhe në sy edhe në sipërfaqet e objekteve të jashtme, janë molekula të veçanta që japin ngjyrën. Nevojitet një energji e caktuar që të aktivizohen këto pigmente. Saktësisht, sikurse në të gjitha etapat e formimit të ngjyrës, edhe këtu gjendet një harmoni e përkryer në mes të pigmenteve dhe dritës. “Drita e padukshme” që arrin në tokë është e dizajnuar veçanërisht për molekulat e “pigmenteve”, të cilat njihen edhe si molekulat e ngjyrës, në gjallesa.
Veç kësaj, sytë e njeriut kanë gjithashtu një strukturë të përshtatshme me këto qëllime. Arsyeja pse qelizat konike që shtrihen në retinën e syve tanë perceptojnë tri ngjyrat themelore-e kuqe, e gjelbër, dhe e kaltër- është për shkak të molekulave të veçanta të pigmenteve që ato përmbajnë. Detyrën më të veçanta që e kryejnë këto pigmente është se ne shohim botën e ngjyrosur të shndërruar nga energjia e “ngjyrës” në dritë në impulse nervore. Kjo d.m.th., se çdo gjë që ne e shohim si ngjyrë është rezultat përfundimtar i këtyre pigmenteve që transmetojnë gjatësi valore të dritës që arrijnë trurin tonë si impulse nervore.
Çiçeklerin yapraklarındaki renk çeşitliliğinin nedeni, yapılarında bulunan pigment moleküllerinin ışığa karşı verdikleri tepkidir. |
Shkallët e energjisë së dritës të dukshme i përgjigjen disa shkallëve të energjisë të nevojshme për aktivizimin e molekulave të pigmenteve që janë gjetur në lëkurat e qenieve të gjalla, apo në luspat, puplat, apo në leshin që mbështjellë lëkurën e tyre, dhe si rrjedhim janë formuar ngjyrat e tyre.
Pra siç u pa, pigmentet, që janë prezentë edhe në qendrën vizuale edhe në trupin e qenieve të gjalla, janë në një harmoni e përkryer me sistemet e tjera trupore. Mungesa e një lloji partikular të molekulës së pigmentit apo prania e saj me e vogël se sa e nevojshme në qendrën vizuale të qenieve të gjalla bën që ato të mos i dallojnë ngjyrat në ambientin e tyre.
Shtohet pyetja: si zhvillohen këto molekula të veçanta në lëkurën e qenieve të gjalla? Në do të mund të japim përgjigje duke bërë edhe disa pyetje. A i kanë zgjedhur qeniet e gjalla ngjyrat e tyre duke qenë të njohura për karakteristikat e spektrit të veçantë të dritës që arrin në tokë dhe prandaj kanë zgjedhur molekulat e pigmenteve të veçanta? Sigurisht se mundësia e ndodhjes së një koincidence të tillë është zero. Këto molekula specifike janë vendosur në lëkurën e qenieve të gjalla me një dizajn të vetëdijshëm. Është evidente se as qeniet e gjalla nuk kanë mundur të zhvillojnë një proces të atillë, e as një koincidencë e rastësishme nuk ka mundur të ndikojë në formimin e tyre. Harmonia është në pyetje e para, e cila ka mundur të krijohet vetëm sepse Një Që ka Dashur ta krijojë atë, Një i Cili mban gjithçka nën kontrollin e tij. Allahu ka krijuar çdo qenie me karakteristika shumë të sofistikuara dhe të veçanta. Gjithçka, e gjallë apo e jo e gjallë, ka pigmente të përshtatshme për të. Pigmentet absorbojnë dritën duke e përzgjedhur atë sipas strukturës së tyre molekulare. Secili pigment nuk reagon ndaj dritës në mënyrë të njëjtë. Për këtë arsye, ajo nuk shënohet me reaksion të njëjtë kimik dhe të formojë ngjyrën.
Ne mund t’ia japim klorofilit, molekulat e pigmentit që u jep ngjyrën e gjelbër bimëve, si shembull. Këto pigmente absorbojnë gjatësi valore të caktuara që vijnë nga dielli dhe reflektojnë dritë që ka gjatësi valore që i përgjigjet ngjyrës së gjelbër.
Klorofilit, molekulat e pigmenteve në bimë, reflektojnë fotonet që duken të gjelbër për shkak të gjatësisë valore të tyre. Në të njëjtën kohë, energjia që është pranuar prej dritës së diellit i mundëson bimëve të prodhojnë karbohidrate, që janë një prej burimeve kryesore të ushqimit të gjitha qenieve të gjalla. Pigmente të ndryshme reflektojnë ngjyra të veçanta në gjatësi valore të caktuara sipas karakteristikave të tyre molekulare dhe kështu shkaktojnë reaksione të ndryshme kimike.
Janë shumë lloje të pigmenteve në natyrë. Disa shembuj janë të mjaftueshëm të tregojnë se molekulat e pigmenteve janë të dizajnuara veçanërisht për jetën.
Bitkilerde bulunan klorofil pigmenti diğerlerine baskın gelir. Bu yüzden bitkiler yeşil görünürler. |
Sytë e qenieve të gjalla janë mjaft të ndjeshëm ndaj dritës dhe lehtë preken në mënyrë jo të favorshme. Ende, ne mund të shikojmë pa problem në drejtim të diellit dhe të shohim gjërat rreth nesh, duke iu falënderuar sistemeve mbështetëse të cilat në mënyrë të veçantë i ka krijuar Allahu. Një prej këtyre sistemeve mbështetëse ënjtë edhe grupi i molekulave të pigmenteve që janë prezentë në sy.
Siç është e ditur, ngjyrat e syve të qenieve të gjalla ndryshojnë. Ato të cilat ia japin ngjyrën syrit, përsëri janë pigmentet. Melanina është njëra prej këtyre substancave të pigmenteve që gjendet në sy dhe që i jep syrit ngjyrën. I njëjti pigment i jep ngjyrën edhe lëkurës dhe flokëve tuaja. Sidoqoftë, melanina siguron më shumë se ngjyrën. Hulumtuesit mendojnë se melanina, që ekziston në sy, se melanina ofron që të dyja, mbrojtje kundër efekteve të dëmshme të rrezeve të diellit, dhe zmadhimeve vizuale. Substanca melaninë, natyra e së cilës është në zgjidhjen e problemit të rrezeve të rrezikshme të dritës, më fortë e thith energjinë e lartë të dritës se sa atë të ultë. Kështu që ajo thith apo absorbon ultravjollce më fortë se të kaltërtën, dhe më fortë të kaltërtën se sa të gjelbërtën. Në këtë mënyrë, melanina siguron mbrojtje të thjerrëzës së syrit kundër rrezeve ultravjollce. Ajo i siguron mbrojte gati optimale retinës duke filtruar ngjyra të ndryshme në propozicion me aftësinë e sak të dëmtojë pëlhurën e retinës – në këtë mënyrë duke zvogëluar rrezikun e degjenerimit makular. Njerëzit me më shumë melaninë të syrit kanë më pak dukuri të degjenerimit makular; njerëzit me më pak melaninë të syrit kanë dukuri më të shpeshta të degjenerimit makular. Afro 15% e rezervës së melaninës në syrin tonë humbet gjatë moshës 40 vjeçare dhe afro 25% gjatë moshës 50 vjeçare. Roli i melaninës në mbrojtjen e syrit është kritik: oftalmologjistët raportojnë se melanina në syrin e njeriut zvogëlon rrezikun e degjenerimit makular të moshë.
1. pigmentin yansıttığı mavi Güneşten gelen ışınlar cisimlerdeki pigmentleri harekete geçirirler ve bu sayede renkler oluşur. Pigment moleküllerini deliklerinin boyutuna göre seçicilikleri değişen eleklere benzetebiliriz. Aynı elekte olduğu gibi pigmentlerin de yapılarına göre eledikleri (seçtikleri) dalga boyları yani renkler değişmektedir. Kan vücut içinde oksijen taşıyan renkli pigmentleri içerir. Bu renkler canlı türleri arasında çeşitlilik gösterir. Örneğin mürekkep balığının kanı genellikle uçuk mavi ve hatta renksiz olurken, insanların ve diğer hayvanların kan pigmentleri ise kırmızıdır. Tavuk ibiklerinin kırmızısı ve pek çok karidesin kırmızısı kan pigmentlerinden kaynaklanır. |
Siç kuptuam, çdo njëra prej funksioneve të substancës melaninë ne demonstron një dizajn special të kësaj substance.
Përgjigja në pyetjen se si është krijuar një substancë kaq e përkryer është se do të ishte e pamundur se një substancë shumë funksionale me një strukturë kaq të përkrye të jetë krijuar nga koincidenca. Allahu ka krijuar substancën melaninë sikurse gjithë gjërat e tjera në univers, në mënyrë të veçantë me qëllim që tu shërbejnë njerëzve dhe të jenë të dobishme për njeriun.
Kurbağanın büyük kırmızı gözleri düşmanlarına tehlike uyarısı gönderir. Üstteki sürüngenin gözü yaptığı kamuflajı bozmayacak bir renge sahiptir. Sağdaki baykuş gözü ise türüne özgü bir renktedir. |
Tukanların gagalarındaki canlı renklerin kaynağı da pigment molekülleridir. |
Karetenoidet (dhe lipokromet) janë molekula pigmentuese, të cilat janë të sintetizuara në bimë dhe të cilat reflektojnë ngjyrën e verdhë, të kuqe dhe të portokalltë. Shtazët mund t’i marrin këto pigmente vetëm nëse ushqehen me bimë.
Sfungjer helmues, krinoidea, trangujt helmues të detit dhe disa molusqe janë ose pjesërisht ose plotësisht të verdha, të kuqe apo të portokallta si rezultat i karotenoideve, të cilat janë po ashtu të pranishme në pjesët e verdha të krahëve të fluturave dhe në sqepat e shpendëve. Në insekte të caktuara, këto janë të emetuara nga gjëndra të veçanta, të cilat janë të verdha ose të kuqe. Interesant, këto kombinime janë të me ngjyrë të gjelbër të zbehtë ose edhe të pa ngjyrosura fare dhe merren në ngjyrën e verdhë të shndritshme në gjakun e insekteve helmuese. Karotenoidet nuk janë të dobishme vetëm si ngjyrime të alarmimit, paralajmërimit; në disa insekte ato vetvetiu transformohen në lëndë helmuese, në të cilat raste ato shërbejnë me qëllime të dyfishta, si armë të insektit dhe si sinjal. Me anë të këtij sistemi shumë të veçantë që e ka krijuar Allahu, shumë qenie vazhdojnë të lulëzojnë.
Deri tani, ne shkurtimisht kemi ekzaminuar vetëm disa prej tipave të pigmenteve ekzistuese në natyrë. Konkluzioni që kemi arritur deri tani në dritë është prezenca e një dizajnimi të përkryer që vetvetiu shfaqet në pigmente, në atomet që formojnë këto pigmente dhe në të gjitha që rezultojnë si ngjyra. Allahu, Pronari i fundit, themelor i këtij dizajnimi të jashtëzakonshëm, Zoti i botëve, na paraqitet neve me anë të mjeshtërisë unike në ngjyra në natyrë të cilën e krijoi Ai.
A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të kenë zemra me të cilat do të kuptojnë, dhe veshë me të cilët do të dëgjojnë? Pse në të vërtet sytë nuk verbërohen, por verbërohen zemrat në kraharorë. (Suretu el Haxhxh: 46)