logo
HARUN YAHYA

Fshehtësia përtej materies

Prej momentit kur njeriu vjen në jetë, ai është subjekt i arsimimit të vazhdueshëm të shoqërisë. Një pjesë e këtij arsimimi, ndoshta pjesa kryesore e tij, kap që realiteti është gjithë çka mund të preket me dorë dhe që shihet me sy. Ky nënkuptim, që është me mjaft influencë në shoqëri, është transmetuar si i padiskutueshëm nga gjenerata në gjeneratë.

Një moment mendimi, pa qenë subjekt i asnjë arsimimi, sidoqoftë do të realizonte një fakt mahnitës:

Prej momentit kur ne vijmë në jetë, gjitha gjërat që na rrethojnë thjeshtë janë ato që ndjenjat tona na i paraqesin neve. Bota, qeniet njerëzore, kafshët, lulet, ngjyrat e këtyre luleve, aromat, frutat, shijet, planetët, yjet, malet, gurët, ndërtesat, dhe gjithësia; shkurt, gjitha këto gjëra janë perceptime që ndjenjat tona na i paraqesin neve. Që ta sqarojmë më shumë këtë subjekt, do të ishte e dobishme të flasim për ndjenjat, agjentët që na pajisin me informatat për botën e jashtme.

Perceptimet tona të shikimit, dëgjimit, nuhatjes, shijes dhe prekjes, të gjitha funksionojnë në mënyrë të ngjashme me njëra-tjetrën. Imazhet e shijes, aromës, zërit, shikimit, dhe ngurtësisë që ne i pranojmë prej objekteve që ne supozojmë se ekzistojnë në botën e jashtme janë të gjitha të transmetuara me anë të neuroneve në qendrat relevante në tru. Kështu që, atë që truri i pranon janë impulse nervore. Për shembull, gjatë procesit të shikimit, thërrmijat e dritës (fotonet) që udhëtojnë prej objektit në sy kalojnë nëpër thjerrëz përballë syrit ku aty ato janë thyer dhe bien të kthyera në retinë në pjesën e pasme të syrit. Impulset nervore të prodhuara në retinë pranohen si imazhe në qendrën vizuale në tru pas një serie të proceseve. Dhe ne, në pjesën e trurit tonë të quajtur qendër vizuale, që zë vend prej vetëm disa centimetra kub, pranojmë një botë të ngjyrosur, të ndritshme që ka thellësi, lartësi dhe gjerësi.

Sistem i ngjashëm funksionon edhe në të gjitha ndjenjat tjera. Shijet, për shembull, kthehen në impulse nervore me anë të qelizave të veçanta në gojë dhe në gjuhë dhe transmetohen në qendrën relevante në tru.

Një shembull do ta qartësonte këtë subjekt. Le të supozojmë se në një moment ju jeni duke pirë një gotë limonadë. Freskia dhe ngurtësia e gotës që ju e mbani është shndërruar në impulse nervore me anë të qelizave të veçanta nën lëkurën tuaj dhe është transmetuar në tru. Njëherësh, aroma e limonadës, shija e ëmbël që ju e keni provuar dhe ngjyra e verdhë që ju e shihni kur shikoni në gotë të gjitha janë transmetuar në tru në formë të impulseve nervore. Zhurma që ju e dëgjoni kur e lëshoni gotën në tavolinë është pranuar ngjashëm me anë të veshit tuaj dhe është transmetuar në tru si një sinjal elektrik. Qendrat ndijore në tru, që në thelb janë të ndryshme, ende punojnë në kooperim me njëra tjetrën, interpretojnë të gjitha këto perceptime. Si rezultat i këtij interpretimi, ju supozoni vetën tuaj se jeni duke pirë një gotë limonade. Me fjalë të tjera, gjithçka ndodhë në qendrat ndijore në trurin tuaj derisa ju mendoni se gjitha këto perceptime janë të ngurta.

Sidoqoftë, në këtë pikë ju jeni të mashtruar që kur nuk keni evidenca të supozoni se atë që e pranoni në trurin tuaj ka material të lidhur jashtë kafkës tuaj.

Subjekti që u shpjegua deri më tani është i qartë dhe është vërtetuar nga shkenca sot. Çdo shkencëtar do të ua tregoj juve mënyrën se si punon ky sistem dhe që bota në të cilën mendojmë se po jetojmë është një grumbull perceptimesh. Një fizikan anglez, John Gribbin konstaton me anë të relacioneve të interpretimit se truri bën që ndjenjat tona janë si interpretime të stimulimeve që vijnë nga bota e jashtme, sikur që është një pemë në kopsht. Ai vazhdon dhe thotë se truri ynë pranon stimulime që janë të filtruara me anë të ndjenjave tona, dhe që pema është vetëm stimuluese. Pastaj ai pyet: Kështu që, cila është reale? Pema që është formuar nga ndjenjat tona, apo pema në kopshtë?59

Padyshim, ky është realiteti që kërkon të menduar të thellë. Deri më tani, është krejtësisht e mundur që ne supozojmë se çdo gjë që ne shohim në botën e jashtme ka një realitet absolut. Sidoqoftë, pasi që shkenca po ashtu vërteton, nuk ka mënyrë që të vërtetojmë objektet kanë materiale që lidhen me botën e jashtme. Subjekti që shkurtimisht u shpjegua këtu është njëri prej më të rëndësishmëve që ju mund ta realizoni në jetën tuaj.

Pencere

Çevremizdeki her şeyi, tıpkı bu karanlıktaki pencereden gözüken renkli bahçe gibi, kapkaranlık olan beynimizin içinde renkli olarak görürüz.

Miliona të ngjyrave në vend të errësuar tmerrësisht

Kur ne e konsiderojmë këtë thellësisht, ne përplasemi në materie mjaftë mahnitëse. Truri, në të cilin qendrat tona nervore janë të lokalizuara, është vetëm një pjesë mishi që peshon 1.400 gram. Dhe kafka, një sasi e eshtrave, mbron këtë copë mishi. Kjo është një mbrojte që nuk mund të depërtoj as drita, as zhurma e as aromat e çfarëdo lloji. Në brendi të kafkës është një errësirë e sterrë dhe e izoluar plotësisht prej çfarëdo drite dhe ere.

Sidoqoftë në këtë hapësirë të errët, ne pranojmë një botë shumëngjyrëshe me miliona të shijeve, aromave dhe zërave. Si ndodh gjithë kjo?

Çfarë ju bën të ndjeni dritën në këtë errësirë të sterrë? Çfarë ju bën ndjeni aromën në një vend të izoluar prej çfarë do ere? Në mënyrë alternative, çfarë ju bën që të ndjeni ndjenjat tjera? Kush i krijoi gjitha këto ndjenja për ju?

Faktikisht, në çdo moment ndodh një mrekulli. Siç përmendet më lart, të gjitha perceptimet e një dhome ku gjendemi ne, për shembull, janë të shndërruara në impulse nervore dhe të transmetuara në trutë tanë. Ndjenjat të transmetuara në trurin tonë janë të interpretuara si imazhe të dhomës. Me fjalë tjera, ju jeni, në të vërtetë, ju brenda një dhome që ju supozoni se jeni në; por në të kundërtën, dhoma është brenda juve. Lokacioni i dhomës mbetet në tru, apo më mirë të themi, lokacioni i cili është perceptuar në tru është i vogël, i errët dhe vetëm një njollë. Sidoqoftë, peizazhet e gjëra që ne i shohim në horizont disi janë po ashtu brenda kësaj njolle të vogël. Ju i perceptoni që të dyja në vendin e njëjtë, edhe dhomën edhe peizazhin gjerë.

Për më tepër truri prapë është ai që interpreton dhe atribuon domethënien e sinjaleve që ne supozojmë se janë në "botën e jashtme". Për shembull, le të konsiderojmë ndjenjën e dëgjimit. Faktikisht është truri ynë ai që transformon valët e zërit në "botën e jashtme" në simfoni. Kjo është për të thënë, muzika gjithashtu është perceptimi i krijuar nga truri ynë. Në mënyrë të njëjtë ne i shohim ngjyrat, ato të cilat arrijnë në trutë tanë janë thjeshtë impulse nervore të karaktereve të ndryshme. Prapë është truri ynë që i transformon këto sinjale në ngjyra. Nuk ka ngjyra në "botën e jashtme". As molla nuk është e kuqe, as qielli nuk është i kaltër, e as pema nuk është e gjelbër. Ato janë ashtu siç janë sepse ne i perceptojmë të jenë ashtu. "Bota e jashtme" varet kryesisht nga perceptuesi.

Madje edhe defekti më i vogël në retinën e syrit shkakton verbërimin për ngjyra. Disa njerëz pranojnë të kaltërtën si të gjelbër, disa të kuqen si të kaltër, dhe disa të gjitha ngjyrat si hije të ngjyrës hiri. Në këtë pikë, nuk është me rëndësi nëse objekti jashtë është i ngjyrosur apo jo.

Manzara
Bir odanın içindeyken kendimizi dar bir yerde, bir deniz kenarında iken ise çok geniş bir yerde zannedebiliriz. Oysa bu sadece bir yanılgıdır. Çünkü gerçekte her iki mekanı da beynimizdeki daracık bir alanda yaşarız.

Mendimtari i mirënjohur Berkeley po ashtu adresoi këtë fakt:

Në fillim, mendohej se ngjyrat, aromat, etj., “përnjëmend ekzistojnë” por më pas këto shikime u braktisën, dhe shihej se ato ekzistojnë në varësi prej ndjenjave tona.60

Përfundojmë, se arsyeja që ne i shohim objektet e ngjyrosura nuk sepse ato janë të ngjyrosura ose sepse kanë material të pavarur në ekzistencën e tyre jashtë vetvetes së tyre. E vërteta është e materies është se më tepër se të gjitha cilësitë që ne u atribuojmë objekteve janë brenda neve dhe jo në "botën e jashtme".

Kjo ndoshta është diçka për të cilën nuk keni menduar kurrë deri më sot.

Çka është jashtë neve?

Deri më tani biseduam për faktin se ne jetojmë në kafkën tonë dhe pranojmë më shumë se që pranojnë ndjenjat tona. Tani le të lëvizim një hap para. “Gjërat që ne i perceptojmë a kanë ekzistencë aktuale apo janë imagjinare?”

Le të fillojmë duke pyetur: a ekziston nevoja për botën e jashtme në mënyrë që të shohim apo dëgjojmë?

Televizyon

Bir cisimden gözümüze ulaşan ışık demetleri elektrik sinyallerine dönüşerek beyinde bir etki oluştururlar. Görüyorum derken, aslında zihnimizdeki elektrik sinyallerinin etkisini seyrederiz.

Jo. Nuk ka nevojë për botën e jashtme që të shohim dhe të dëgjojmë. Nxitja e trurit në çfarë do forme shkreh në funksion të gjitha ndjenjat, duke formuar ndjenja, vizione dhe zhurma. Shembulli më i mirë për të shpjeguar këtë është ëndrra.

Derisa ëndërroni, i shtrirë në krevatin tuaj, në një dhomë të errët dhe të qetë, sytë e juaj mbyllen fort. Asgjë nuk ju prek juve që ju ta pranoni, as drita as zhurma. Sidoqoftë në ëndrrat tuaja, nga përvoja shumica prej jush mendojnë se jeni në një aventurë të jetës ditore, aq gjallërisht dhe pastër sikur në gjendje të zgjuar. Në ëndrrat e tuaja, ju po ashtu zgjoheni dhe vraponi për në punë. Alternativisht, në ëndrrat tuaja ju shkoni në pushime dhe ndjeni diellin e verës.

Veç kësaj, gjatë rrjedhës së ëndrrave tuaja, ju nuk ndjeni dyshim për atë që e shihni. Vetëm kur të zgjoheni atëherë ju kuptoni se gjithë ajo ishte ëndërr. Në ëndrrat tuaja, ju frikësoni, shqetësoni, gëzoheni ose pikëlloni. Njëkohësisht, ju provoni ngurtësinë e materies. Sidoqoftë, nuk ekziston asnjë burim që i prodhon këto perceptime. Ju ende jeni në një dhomë të errët dhe të qetë.

Descartes për këto fakte mahnitëse të ëndrrave konstaton se:

Në ëndrrat e mia, unë shoh se bëj gjëra të ndryshme, shkoj në vende të ndryshme; kur zgjohem, sidoqoftë, unë shoh se nuk kam bërë asgjë, nuk kam shkuar askund, dhe se qetësisht gjendem i shtrirë në shtratin tim. Kush do të më siguron mua se unë nuk ëndërroj në kohën ekzistuese, e edhe më shumë, se e gjithë jeta ime nuk është ëndërr?61

Në këtë rast, ashtu siç pamë në ëndrrat tona si të vërtetë dhe vërtetuam se gjithë ajo ishte vetë një botë imagjinuese kur u zgjuam, ne nuk mund të deklarojmë se ato që i përjetojmë pasi të zgjohemi janë reale. Kështu që, krejtësisht është e mundur që, ne në çdo kohë mund të zgjohemi nga jeta në tokë, që ne mendojmë se jemi duke jetuar në, dhe mund të fillojmë të përjetojmë jetën reale. Ne nuk kemi dëshmi me të cilat do ta mohonim këtë. Në të kundërtën, zbulimet e shkencës moderne shtuan seriozisht dyshimet për kërkimet se atë çka ne e përjetojmë në jetën tonë të përditshme ka ekzistencë aktuale.

Në këtë rast, ne përballemi me materien e qartë; derisa ne mendojmë se kjo botë në të cilën jetojmë ekziston, nuk ka vend për të bazuar këtë supozim. Është krejtësisht e mundur që këto perceptime të mos kenë lidhje materiale.

A janë trutë tanë të ndarë nga bota e jashtme?

Nëse gjëja ne mendojmë se bota materiale thjesht përmban perceptimet që na shfaqen neve, atëherë çka është truri, me të cilin dëgjojmë, shohim dhe mendojmë? A nuk është truri, si çdo gjë tjetër, një koleksion prej atomeve dhe molekulave?

Si çdo gjë tjetër ne e konsiderojmë “lëndën”, trutë tanë janë gjithashtu perceptime, dhe sigurisht jo shkarkime. Pas të gjithave, trutë tanë janë gjithashtu pjesë të mishit që ne i pranojmë përmes ndjenjave tona. Si çdo gjë tjetër ne pretendimi se ekzistojmë në një botë të jashtme, është vetëm një imazh për ne.

Kështu që, kush i pranon të gjitha këto? Kush sheh, dëgjon, nuhat dhe shijon?

Manzara

Rüyada iken kendimizi tropik bir adada hayal edebiliriz. Bütün gerçekliği ile o anı yaşarız. Kimse bizi o anda rüya gördüğümüze inandıramaz. Sadece uykudan uyanınca rüya gördüğümüzü anlayabiliriz.

Të gjitha këto na përballojnë neve me diçka të qartë: qenie njerëzore që sheh, ndjen, mendon dhe është i ndërgjegjshëm është më shumë se vetëm shuma e atomeve dhe molekulave të cilat e përbëjnë trupin e tij. Çka e bën njeriun qenie njerëzore aktualisht është shpirti që ia ka dhuruar Allahu. Në të kundërtën, atributi i ndërgjegjes dhe gjithë atributeve njerëzore dhe aftësive të një pjese të mishit prej 1.5 kg do të ishte përfundimisht joracionale, jo të mendojmë se kjo pjesë e mishit është vetëm iluzion.

Ai që përsosi krijimin e çdo sendi, e krijimin e njeriut e filloi nga balta. Pastaj bëri që pasardhësit e tij të rrjedhin prej një pike uji të dobët. Mandej, Ai e formëson atë dhe nga ana e vet i jep shpirt atij deh Ai është që juve ju pajis edhe me dëgjim, me të parit e me zemër, e pak send është ajo që ju falënderoni. (Suretu es-Sexhde:7-9)

Pasi që njeriu nuk është akumulim i materies por "ruh-shpirt", atëherë cili është ai që paraqet, apo ta bëjmë më të qartë që "krijon" dhe paraqet, koleksion të perceptimeve të quajtur "materie" e shpirtrave tanë?

Film şeridi

Bir cisimden gözümüze ulaşan ışık demetleri elektrik sinyallerine dönüşerek beyinde bir etki oluştururlar. Görüyorum derken, aslında zihnimizdeki elektrik sinyallerinin etkisini seyrederiz.

Përgjigja në këtë është e qartë: Allahu, i Cili “fryn” shpirtin e Tij në qeniet njerëzore, është Krijuesi i çdo gjëje që na rrethon. Burimi i vetëm i këtyre perceptimeve është Allahu. Asgjë nuk ekziston pos asaj që krijoi Ai. Në rreshtat vijues Allahu rrëfen se Ai përherë krijon gjithçka dhe në të kundërtën, asgjë nuk do të ekzistonte:

Allahu i mban qiejt e tokën që të mos zhduken, e nëse ato zhduken, s'ka askush pos Tij që mund t'i mbajë; Ai është që nuk ngutet, është që fal. (Suretu Fatir:41)

Si rezultat i rrethanave të vazhdueshme njerëzit që nga koha kur lindin, mund të mos jenë të gatshëm ta pranojnë këtë fakt. Ende, s’ka gjë se si ata i largon dëgjimit apo shikimi të tij, është një fakt i qartë. Të gjitha imazhet shfaqin njeriun si krijesa të Allahut. Për më tepër, jo vetëm bota e jashtme por të gjitha veprimet që i ndodhin vetvetiu çdo kujt ndodhin vetëm me dëshirën e Allahut. Çdo veprim i pavarur dhe i ndarë prej dëshirës së Allahut nuk vjen në shprehje.

... e Allahu ju krijoi juve edhe atë që e punoni. (Suretu es-Safatë:96)

... ju nuk i mbytët ata, por Allahu i mbyti ata, dhe ti nuk i gjuajte kur i gjuajte ata, por Allahu i gjuajti... (Suretu el-Enfalë:17)

Si rezultat i të gjithave ne kuptojmë se qenia e vetme absolute është Allahu. Nuk ka asgjë pos Tij. Ai rrethon gjithçka në qiej, në tokë dhe gjithçka në mes tyre. Allahu rrëfeu në Kur’an se Ai është gjithkund dhe që Ai i rrethon të gjitha gjërat:

Vini re! Ata janë ne dyshim për takimin me Zotin e tyre, e ta dini se Ai ka përfshirë dijen e vet çdo send. (Suretu Fussilet: 54)

Të Allahut janë edhe lindja edhe perëndimi, dhe kahdo që të ktheheni, aty është anë e Allahut. Vërtetë, Allahu është i gjerë e i dijshëm. (Suretu el-Bekare: 115)

Vetëm të Allahu janë ç'ka në qiej dhe ç'ka në tokë. Allahu ka përfshirë çdo send. (Suretu en-Nisa: 126)

Kur Ne thamë: "Zoti yt ka përfshirë (me dijen e Vet) të gjithë njerëzit". (Suretu el-Isra: 60)

Kursija e Tij përfshinë qiejt dhe tokën, kujdesi i tij ndaj të dyjave nuk i vjen rëndë, Ai është më i larti, më i madhi. (Suretu el-Bekare: 255)

Allahu të rrethon ty përballë, shpinë, djathtas, majtas, kjo është, nga çdo drejtim; Ai i Cili është dëshmitar për çdo moment të juaj, gjithkund, është tërësisht në kontroll të brendësisë dhe jashtësisë tuaj, dhe më afër juve se vena e qafës juaj është Allahu, i Plotëfuqishmi, vetëm Ai.

Thanë:"Ti je i pa të meta! Ne nuk kemi dije tjetër përveç atë Na e mësove Ti. Vërtetë Ti je i Gjithëdijshmi, i Urti." (Suretu el-Bekare: 32)

Bir cisimden gelen ışık demetleri, resimde görüldüğü gibi retina üzerine ters olarak düşerler. Burada elektrik sinyaline dönüşen görüntü beynin arka tarafındaki görme merkezine ulaştırılır. Görme merkezi dediğimiz yer küçücük bir alandır. Beyin ışığı geçirmediği için, görme merkezine de ışığın ulaşması mümkün değildir.

İnsan, bu anlatılanlar doğrultusunda biraz derin düşünürse, bu hayret verici, olağanüstü durumu kendisi de açıkça fark eder. Yani, maddenin dışarıda var olan aslına ulaşmasının asla mümkün olmadığını.

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Hyrje
  • Çka është ngjyra? Si është krijuar?
  • Dizajni në ngjyra
  • Molekulat që prodhojnë ngjyrën: Pigmentet
  • Gjuha e ngjyrave
  • Tema e evolucionit nuk mund të sqaroj: Harmoninë dhe simetrinë
  • Përfundimi
  • Fshehtësia përtej materies