Disa detaje kanë një vend të rëndësishëm në mendjen e njeriut dhe kurrë nuk ndryshojnë. Le të fillojmë me pemët, të cilat janë të njohura për ne. Ngjyra e pemëve zakonisht është ose gjelbër ose e gjelbër e hijezuar. Mirë e dimë se gjatë vjeshtës, gjethet ndërrojnë ngjyrën. Ngjashëm, ngjyra e qiellit është ose e kaltër, ose me ngjyrë gri e hijezuar kur është vrenjtur ose e verdhë dhe e kuqe në agim dhe muzg, në lindje dhe në perëndim të diellit. Ngjyra e frutave kurrë nuk ndryshon; ngjyrat e larmishme të kajsisë dhe vishnjës janë të caktuara, dhe si të tilla gjithnjë janë të njohura. Shkurt, çdo gjë e gjallë dhe qenie që është nën dritë ka ngjyrë. Vështroni gjërat rreth juve me vëmendje. Çfarë shihni? Tryeza, karriget, pemët që i shihni përtej dritareve, qielli, muret e shtëpisë suaj, fytyrat e njerëzve rreth jush, frutat që i hani, librin që jeni duke e lexuar në këtë moment... Çdo njëra prej tyre ka ngjyrë të veçantë. A keni menduar ndonjëherë se si është e mundur që të gjitha këto ngjyra të krijohen dhe rregullohen me aq përsosmëri?
Le të shohim se çka është e nevojshme për t’u krijuar këto ngjyra, të cilat kanë një rol mjaft të rëndësishëm në jetën tonë. (Këto çështje do t’i diskutojmë më vonë në detaje). Për krijimin e një ngjyre të vetme, p.sh., të kuqe ose të gjelbër, të gjitha proceset që do t’i përmendim duhet të ndodhin dhe, më me rëndësi në këtë renditje:
İnsan yaşamında renklerin varlığının önemi tartışılmazdır. Çünkü her cisim rengiyle birlikte anlam kazanır. Resimde görmüş olduğunuz renklerin (siyah ve beyaz da dahil olmak üzere) hiçbirinin olmadığını düşünün. Elbette ki bu resimdeki cisimlerden hiçbirini göremezdiniz. Bu cisimlerde var olan çok sayıdaki rengin tek bir tanesinin oluşması için bile çok fazla şartın aynı anda ortaya çıkması gereklidir. Allah renklerin ortaya çıkmasını çok detaylı bir sistemin varlığına bağlamıştır. |
1- Kushti i parë për krijimin e ngjyrës është ekzistimi i dritës. Për këtë arsye do të ishte me më dobi të fillojmë të ekzaminojmë karakteristikat e dritës që vjen nga dielli. Për të krijuar ngjyrën, drita që vjen nga dielli në tokë duhet të ketë gjatësi valore të caktuar që të prodhojë ngjyrat. Dimensionet e dritës, që quhen "dritë e dukshme", në të gjitha rrezet e dritës të emetuar nga dielli është një në 1025. Ky dimension i imët dhe vështirë i besueshëm i rrezeve të dritës që është i nevojshëm për krijimin e ngjyrës, mbërrin në tokë nga dielli.
2- Në fakt, këto rreze diellore të shpërndara nga dielli nëpër kozmos shfaqin disa karakteristika të dëmshme për sy. Për këtë arsye, drita që arrin në tokë duhet të merr një formë e cila do perceptohej lehtë nga syri dhe nuk do ta dëmtonte atë. Për këtë, rrezet duhet të kalojnë nëpër një filtër. Ky filtër gjigant është "atmosfera" që e mbështjell tokën.
3- Drita që kalon nëpër atmosferë shpërndahet në tokë, dhe kur ndeshet me objekte të ndryshme, ajo reflektohet. Objekti mbi të cilin bie drita nuk duhet të jetë objekt që absorbon dritën por që e reflekton atë. Me fjalë të tjera, cilësia strukturore e objektit duhet të jetë në pajtueshmëri me dritën që arrin në tokë, në mënyrë që të formohet ngjyra. Ky kusht duhet të plotësohet dhe një valë e re e dritës reflektohet nga objekti në të cilin është ndeshur drita që ka ardhur nga dielli.
4-Edhe një hap thelbësor është i nevojshëm në procesin e formimit të ngjyrës për perceptuesin që të perceptoj valët e dritës, e që është syri. Është esenciale që edhe valët e dritës të jenë në harmoni me organet e të pamurit.
5- Rrezet që vinë nga dielli duhet të kalojnë nëpër thjerrë dhe shtresë të syrit që të shndërrohen në impulse nervore në retinë. Pastaj këto sinjale duhet të shndërrohen në "qendrën e shikimit" në tru, që është përgjegjëse për prodhimin e ndjenjës së pamjes.
6- Është edhe hapi i fundit që duhet të përmbushet që ne "të shohim" ndonjë ngjyrë. Faza e fundit në krijimin e ngjyrave është interpretimi i sinjaleve elektrike, të cila vinë nga qendra e shikimit në tru, si "ngjyra" nga qelizat e një nervi special të lokalizuar aty.
Siç pamë, për formimin e një ngjyre të vetme, nevojiten procese shumë të detajizuar dhe të ndërvarura.
Gjitha informatat që i kemi për ngjyrën dëshmojnë se secili proces që ndodh gjatë formimit të ngjyrës është me një balancim shumë delikat. Po të mos ekzistonin këto balancime, ekuilibrime, ne në vend se të jetojmë në një botë normale, do të jetonim në një botë të errët dhe të turbullt, e edhe do të humbnim aftësinë e të pamurit. Nga gjërat që i përmendëm më lartë të supozojmë mosekzistim e vetëm njërës, qelizave nervore të retinës që perceptojnë sinjalet elektrike. As drita e diellit nuk do të ishte e mjaftueshme, as pjesët e tjera të syrit nuk do të ishin funksionale, e as ekzistenca e atmosferës nuk do ta kompensonte mungesën e qelizave nervore të retinës.
Le ta ekzaminojmë retinën për së afërmi dhe më në detaje. Le të supozojmë se mungon substanca e quajtur pigmenti “rodopsin”. Rodopsina është substancë që punon pandërprerë në dritë të fortë por rigjenerohet në errësirë. Syri nuk mund të sheh qartë në dritë të zbehtë pa prodhimin e sasisë së mjaftueshme të rodopsinës në sy. Detyra e rodopsinës është që të rrit efektivitetin me të cilën syri gjeneron impulse nervore nga drita e zbehtë. Kjo substancë prodhohet aq sa është e nevojshme dhe atëherë kur është e nevojshme për syrin. Kur mbahet ekuilibri i rodopsinë, figura qartësohet. Çka do të ndodhte sikur rodopsina, që ka një rëndësi të madhe në procesin e të pamurit, të mos ekzistonte? Në ato rrethana, njeriu do të ishte i aftë të shoh vetëm në dritë të kthjelltë, në ambient të ndritshëm.Është më se e qartë se ekziston një sistem i përkryer në sy, që është dizajnuar deri në detajet më të imta.
Atëherë, kush e punoi artin e këtij sistemi, që na mbron neve nga errësira dhe na shfaq neve një botë përplot me ngjyra?
Retina tabakasının genel yapısı ve rodopsin maddesi. |
Çdo etapë e përmendur tregon se ekziston një seri e proceseve, për të cilat nevojitet ekzistenca e mençurisë, e dëshirës dhe e forcë që ka krijuar këto procese. Është e dukshme se nuk ka gjasa që një varg i proceseve që ekzistojnë në një harmoni të këtillë të jetë krijuar nga rastësia. Po ashtu është e pamundur për një sistem të tillë të formohet nëpër një periudhë kohore të gjatë. Rezultatet nuk do të ndryshonin edhe sikurse të kalonin miliona e miliarda vite. Sistemi i përbërë nga një botë shumëngjyrëshe kurrë nuk to shfaqej nga koincidenca. Një sistem i tillë do të krijohej vetëm si rezultat i një dizajni special, që e dinë që ai është krijuar. Allahu zotëron forcë të përhershme dhe urtësia e tij mbulon universin. Shembuj në mjeshtërinë e pakrahasueshme të Allahut kemi gjerë e gjatë në univers. Dizajnimi unik që është evident në formimin e ngjyrave po ashtu është rezultat i krijimtarisë së pashoqe të Allahut. Allahu ka forcë mbi çdo gjë.
Ai është shpikësi i qiejve e i tokës e kur dëshiron diçka, ai vetëm i thotë: "Bëhu!" në atë moment bëhet. (Suretu El Bekare, 117)