logo
HARUN YAHYA

Udhërrëfyesi i vetëm i profetit tonë (saas) ishte Kur'ani

"Ti (Muhammed) praktiko atë që t'u shpall nga Zoti yt. S'ka Zot, përveç Tij. Largohu prej idhujtarëve." (Sure En'am: 106)

Allahu zgjodhi Profetin tonë (saas) dhe i shpalli atij Kur'anin, i cili do të zbatohet deri në Ditën e Gjykimit. Kur'ani poashtu na informon se Profeti Muhammed (saas) është Profeti i fundit. Profeti ynë (saas) pasoi Kur'anin dhe këshilloi njerëzit që ta lexojnë atë dhe t'i respektojnë vetëm gjykimet e tij. Vargjet në lidhje me këtë japen në vazhdim:

"Ti (Muhammed) praktiko atë që t'u shpall nga Zoti yt. S'ka Zot, përveç Tij. Largohu prej idhujtarëve." (Sure En'am: 50)

"Ti ec pas asaj që të shpallet dhe bëhu i durueshëm derisa All-llahu të gjykojë. Ai është më i miri i gjykatësve!" (Sure Junus: 109)

Profeti ynë (saas) poashtu u rekomandoi shoqëruesve të tij që të lexojnë Kur'anin dhe t'i zbatojnë urdhërat e tij:

Pse disa njerëz imponojnë kushte që nuk janë të pranishme në Librin e Allahut (Ligjet)? Kushdo që e imponon një kusht që nuk është prej Ligjeve të Allahut, atëherë ai kusht është i pavlerë edhe nëse ai imponon njëqind kushte, sepse kushtet e Allahut janë më detyruese dhe më të besueshme. (Bukhariu)

Libri i Allahut është litari i Allahut; ai i cili e pason atë është i udhëzuar dhe ai i cili e braktis atë është në gabim. (Muslimi)

Ai i cili foli në pajtim me Kur'anin foli të vërtetën dhe ai i cili vepron në pajtim me udhëzimet e tij i jap të drejtë vetes për shpërblim. Përsëri, ai i cili gjykon në pajtim me Kur'anin është i drejtë dhe i qartë. Pastaj, sa për atë i cili i fton njerëzit në Kur'an është vërtet i udhëzuar në Rrugën e Drejtë. (Tirmidhiu)

Ndërsa urdhëronte të mirën dhe ndalonte të keqen, Profeti ynë (saas) ndjekte vetëm Kur'anin si udhëzues. Të gjitha fjalët e tij buronin prej tij: "Unë (nuk trilloj) i përmbahem vetëm asaj që më shpallet nga Zoti im. Ky (Kur'ani) është argument i qartë (me të cilin ndriçohen zemrat) nga Zoti juaj, është udhërrëfyes dhe mëshirë për popullin që beson. (Sure A'raf: 203). Për shembull, populli i tij e pyeti atë për fetva (mendim ligjor në lidhje me ligjin Islamik) për femrat. Allahu i tha të Dërguarit të Tij (saas) të thot: "All-llahu ju sqaron nga libri (Kur' ani) përkitazi me gratë jetime" (Sure Nisa': 127). Ngjashëm, kur njerëzit pyetën për fetva për trashëgimi, Allahu e urdhëroi atë të thot: "Allahu ju jap fetva/përgjigje për njerëzit të cilët vdesin pa trashëgimtar të drejtpërdrejt" dhe "All-llahu ju sqaron, ashtu që të mos humbni. All-llahu di për çdo send. (Sure Nisa': 176)

Në një varg tjetër, Allahu i shpall Profetit tonë (saas) që t'u përgjigjet si në vazhdim atyre të cilët thonë:

"Sillna një Kur'an tjetër, ose ndryshoje këtë!"

Thuaj: "Mua nuk më takon që ta ndryshojë vet, unë përcjelli vetëm atë që më shpallet. Nëse e kundërshtoj Zotin tim i frikësohem dënimit të një Dite të Madhe." (Sure Junus: 15)

Rrjedhimisht, Sunneti i Profetit tonë (saas) është të zbatohet Kur'ani në jetën e përditshme. Për këtë arsye, Allahu na bën me dije se bindja ndaj tij është një parim themelor i besimit. Në një varg, Allahu pohon se bindja e tillë është në të vërtetë bindje ndaj Tij (Sure Nisa': 80).

Cilido që i bindet fjalëve të tij dhe pason Sunnetin e tij zbaton poashtu gjykimet e Kur'anit, sepse çdo qëndrim, vendim dhe fjalë e Profetit tonë (saas) buron prej Kur'anit. Në traditën profetike të dhënë në vazhdim, Profeti ynë (saas) tha:

Ai i cili më bindet mua i është bindur Allahut dhe ai i cili nuk më bindet mua nuk i është bindur Allahut; ai i cili i bindet Emirit (Sunduesit që unë e emëroj) më është bindur mua dhe ai i cili nuk i bindet Emirit nuk më është bindur mua. (Bukhariu)

Siç pohon Kur'ani, Profeti ynë (saas) ishte një person me përsosmëri morale i cili pikëllohej nga vuajtja e besimtarëve. Ai ishte thellësisht i brengosur për besimtarët dhe ishte i butë dhe i mëshirshëm ndaj tyre (Sure Teube: 128); një person fisnik i cili urdhëronte të mirën dhe ndalonte të gabuarën dhe i cili ua lehtësoi besimtarëve barrat e rënda të tyre dhe ua hoqi zinxhirët rreth tyre (prangat që ishin mbi ta) (Sure A'raf: 157); dhe ishte bekim për njerëzit, i pastroj ata dhe ua mësoi atyre Librin dhe Urtësinë (Kur'anin dhe Sheriatin) (Sure Ali Imran: 164).

Për të qenë Musliman i vërtetë me të cilin Allahu është i kënaqur, njeriu duhet t'i bindet urdhërave të Kur'anit, të përqafojë Sunnetin e Profetit tonë (saas) dhe të praktikojë në përpikmëri çfarëdo që ato na thonë të bëjmë. Pasiqë Kur'ani jap shpjegim të hollësishëm për jetën e Profetit tonë (saas), Muslimanët janë të detyruar ta studiojnë jetën e tij, të shkojnë hapave të tij dhe të përpiqen të shfaqin përsosmërinë e tij morale. Në Kur'an, Allahu shpjegon se Profeti (saas) jap shembullin më të mirë për besimtarët:

"Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e All-llahut në botën jetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh All-llahun." (Sure Ahzab: 21)

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Parathënie
  • Allahu ka premtuar se do ta mbrojë Kur’anin
  • Allahu është i vetmi gjykues
  • Ata që gjykojnë në emrin e Allahut
  • Marrja e Kur'anit si udhërrëfyes
  • Kur'ani është përkujtues për të gjitha botërat
  • Kur'ani është kriter që bën dallimin në mes të së drejtës dhe të gabuarës
  • Allahu sqaron çdo gjë në Kur’an
  • Të jetuarit sipas vlerave të Kur'anit është i lehtë
  • Bindja ndaj Kur'anit largon barrën e njeriut
  • Allahu paralajmëron njerëziminme Kur'an
  • Muslimanët jetojnë plotësisht sipas vlerave të Kur’anit
  • Udhërrëfyesi i vetëm i profetit tonë (saas) ishte Kur'ani
  • Edukimi i një brezi shembull që pason Kur'anin
  • Përfundim