logo
HARUN YAHYA

Të jetuarit sipas vlerave të Kur'anit është i lehtë

"Ne Kur'anin e bëmë të lehtë për mësim, po a ka ndokush që merr mësim?"(Sure Kamer: 17)

Allahu zbriti Kur'anin si udhëzim për njerëzimin dhe komunikoi mënyrën më të thjeshtë dhe më të mirë që njeriu duhet të jetojë. Vargjet na japin lajmin e mirë se Islami është i lehtë për t'u praktikuar: All-llahu me këtë dëshiron lehtësim për ju. Ai nuk dëshiron vështirësim për ju" (Sure Bekare: 185).

Kur'ani është paralajmërim i qartë për njerëzit e të gjitha moshave dhe kulturave. Megjithatë, disa njerëz iu referohen burimeve të pasigurta, në vend të Kur'anit, gjë që bën që ata të besojnë gabimisht se Islami është i vështirë. Arsyeja kryesore që qëndron pas këtij qëndrimi është dituria e tyre jo e plotë për Islamin.

Në ditët tona, shumë njerëz mbeten krejtësisht të pavetëdijshëm për faktet e komunikuara nga Kur'ani, siç është ekzistenca e Ahiretit, jeta e amshueshme në Ferr, mirësitë e pakrahasueshme të Parajsës dhe këshillimet dhe paralajmërimet e Zotit tonë për njerëzimin. Mirëpo, Kur'ani u zbrit në mënyrë që njerëzit të mund ta lexonin dhe të paralajmëroheshin. Kur'ani shpallë se Allahu i tha Profetit (saas) të thot: "(Jam urdhëruar) ta lexoj Kur'anin" (Sure Naml: 92).

Njëra prej përgjegjësive më të rëndësishme të një Muslimani është ta lexojë dhe t'i bindet Kur'anit. Allahu bën që njerëzit të kuptojnë Kur'anin dhe vetëm ata të cilët janë të udhëzuar prej Tij mund ta kuptojnë kuptimin e plotë të vargjeve të tij. Ai poashtu premton udhëzim për robërit e sinqertë që i drejtohen Atij.

Ata të cilët pohojnë se Kur'ani është i vështirë për t'u kuptuar përpiqen që t'i ndalojnë njerëzit nga leximi i tij, që t'i drejtohen Allahut dhe që të jetojnë në pajtim me vlerat e tij. Mirëpo, Allahu shpall në shumë pjesë të Kur'anit se ai është i lehtë për t'u kuptuar:

"Ne të kemi shpallur ty (Muhammed) Argumente të Qarta dhe ato nuk i mohon askush, përveç atyre që kanë dalë respektit." (Sure Bekare: 99)

"O ju njerëz, juve ju erdhi nga Zoti juaj argument i qartë dhe Ne ju zbritëm Dritë të Qartë." (Sure Nisa: 174)

Veç Kur'anit, gjykimet dhe praktikat e tij janë poashtu shumë të lehta. Vargu në vijim është i vetëkuptueshëm:

"Ne nuk ta shpallëm Kur'anin për të munduar ty. Ta shpallëm vetëm këshillë (përkujtim) për atë që frikësohet." (Sure Ta Ha: 2-3)

Parimet morale të Kur'anit janë e vetmja mënyrë e jetesës që i shkon për shtati natyrës njerëzore. Allahu, Krijuesi i njeriut nga asgjëja, është Ai i Cili i di më së miri nevojat e njerëzve, mënyrat e adhurimit që ata mund të zbatojnë dhe rrugët që shpien drejt një jete të qetë dhe pa shqetësime. Për këtë arsye, Allahu na informon se Ai nuk i ngarkon njerëzit me më shumë se që ata mund të përballojnë:

"All-llahu nuk ngarkon askënd përtej mundësive të veta, atij (njeriut) i takon ajo që e fitoi dhe atij i bie ajo (e keqe) që e meritoi. "Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë! Zoti ynë, mos na ngarko neve barrë të rëndë siç i ngarkove ata para nesh! Dhe Zoti ynë, mos na ngarko me atë për të cilën nuk kemi fuqi! Na i shlyej mëkatet, na i mbulo të këqijat, na mëshiro. Ti je Mbrojtësi ynë, na ndihmo kundër popullit pabesimtar!" (Sure Bekare: 286)

Prej Mëshirës dhe Dhembshurisë së Tij të pafund për robërit e Tij, Allahu jap një shpjegim të hollësishëm për mënyrën e jetesës që do të dhurojë lumturi, paqe dhe qetësi për njerëzit. Për shembull, njerëzit natyrshëm e duan dashurinë, respektin, mëshirën dhe dhembshurinë dhe presin kujdes të tillë prej tjerëve. Ata i shmangen vrazhdësisë, të keqes dhe imoralitetit dhe natyrshëm i frikësohen ekspozimit të tyre. Ndjenja dhe shpresa të tilla janë frymëzim i Allahut për shpirtin e njeriut.

Pasiqë kjo është mënyra se si Allahu krijoi natyrën njerëzore, mënyra e jetës që është në pajtim me parimet morale të Islamit është jeta që ofron kënaqësi më të plotë për njerëzimin. Allahu e thekson këtë fakt në Suren Rum, si vijon:

"Përqendro veten tënde sinqerisht në Fenë, i larguar prej çdo të kote, (e ajo fé), feja e All-llahut në të cilën i krijoi njerëzit, s'ka ndryshim (mos ndryshoni) të asaj natyrshmërie të krijuar nga "All-llahu, ajo është feja e drejtë por shumica e njerëzve nuk e dinë." (Sure Rum: 30)

Kur'ani shpall në disa vende se feja e përshkruar në Kur'an është më e lehta në shumë aspekte, si vijon:

"All-llahu me këtë dëshiron lehtësim për ju. Ai nuk dëshiron vështërsim për ju." (Sure Bekare: 185)

"Sa i përket atij që besoi dhe bëri vepra të mira, atij i takon shpërblimi më i mirë (Xhenneti) dhe atij nga ana Jonë do t'i bëjmë lehtësi (në jetë)." (Sure Kehf: 88)

"Ne Kur'anin e bëmë të lehtë për mësim, po a ka ndokush që merr mësim?" (Sure Kamer: 17)

"Ai ju zgjodhi ju (ju përcaktoi për të luftuar në rrugën e Tij) dhe nuk ju obligoi në fé me ndonjë vështirësi, në fenë e babait tuaj, Ibrahimit." (Sure Haxhxh: 78)

Sunneti i Profetit tonë (saas) është poashtu i lehtë për t'u praktikuar. Profeti jonë (saas), i cili mori Kur'anin si udhëzues të tij, ka thënë: "Lehtëso (çështjet fetare për njerëzit) dhe mos i bën (gjërat) të vështira. Dëgjoni njëri tjetrin dhe mos u grindni (në mes vete)." (Bukhari dhe Muslimi).

Të gjithë Muslimanët janë përgjegjës për ta paraqitur lehtësinë e Islamit (që është pikërisht thelbi i tij), duke i pajtuar zemrat e njerëzve me Kur'anin dhe Islamin, duke i informuar njerëzit për Kur'anin dhe Sunnetin e Profetit tonë (saas) dhe duke i bërë ata udhëzues të vetëm në jetën e njeriut.

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Parathënie
  • Allahu ka premtuar se do ta mbrojë Kur’anin
  • Allahu është i vetmi gjykues
  • Ata që gjykojnë në emrin e Allahut
  • Marrja e Kur'anit si udhërrëfyes
  • Kur'ani është përkujtues për të gjitha botërat
  • Kur'ani është kriter që bën dallimin në mes të së drejtës dhe të gabuarës
  • Allahu sqaron çdo gjë në Kur’an
  • Të jetuarit sipas vlerave të Kur'anit është i lehtë
  • Bindja ndaj Kur'anit largon barrën e njeriut
  • Allahu paralajmëron njerëziminme Kur'an
  • Muslimanët jetojnë plotësisht sipas vlerave të Kur’anit
  • Udhërrëfyesi i vetëm i profetit tonë (saas) ishte Kur'ani
  • Edukimi i një brezi shembull që pason Kur'anin
  • Përfundim