logo
HARUN YAHYA

Muslimanët jetojnë plotësisht sipas vlerave të Kur'anit

"Ky (Kur'ani) është sqarim për njerëzit, është udhëzim dhe këshillë për të devotshmit." (Sure Ali Imran: 138)

Kriteri i vetëm mbi të cilin mbështeten jetërat e Muslimanëve është Kur'ani dhe Sunneti i Profetit tonë (saas). Derisa të vdesin, ata në përpikmëri u binden urdhërave të Allahut, i frikësohen vetëm Allahut, kërkojnë ndihmë vetëm prej Tij dhe kurrë nuk ndiejnë frikë, panikë apo dëshpërim. Ata nuk i frikësohen fajësimit të cilitdo njeri. Kur ndeshen me ndodhi të papritura, ata gjithmonë sillen në pajtim me Kur'anin dhe Sunnetin e Profetit tonë (saas). Ata shfaqin të njëjtën përsosmëri morale në kohëra të vështirësisë dhe telasheve, pikërisht sikurse veprojnë kur t'u jenë dhuruar mirësi dhe begati, sepse ata janë të vetëdijshëm se vetëm Allahu dhuron më shumë mirësi apo ju kufizon ato atyre për një qëllim hyjnor dhe se Allahu dërgon vështirësi për t'i bërë njerëzit më të pjekur.

Mirëpo, ata që nuk e përfillin Kur'anin dhe dështojnë në përqafimin e Islamit mbështesin tërë jetërat e tyre në fitimin e miratimit të njerëzve. Filozofia e tyre e jetës, parimet dhe pikëpamjet bien në kundërshtim me Kur'anin. Duke mos qenë në gjendje të pasojnë Kur'anin dhe Sunnetin e Profetit tonë (saas) si udhërrëfyes, ata formulojnë rituale, zakone dhe forma të adhurimit që nuk janë në pajtim me parimet morale Islamike.

Siç u tha njerëzve të tij Profeti Shuajb (as), në vend se të zbatojnë urdhërat e Allahut, të tillët pasojnë të gjitha format e besimeve dhe rregullave të padrejta, sikur ato të ishin gjykime hyjnore: "O populli im, a është më i çmuar te ju farefisi im se All-llahu, që me përbuzje e keni hedhur pas shpine? (Sure Hud: 92). Madje edhe nëse e shohin të vërtetën në Kur'an, nuk mund t'i braktisin besimet e tyre të padrejta. Të kuptuarit e tyre të asaj që është e ligjshme dhe e paligjshme ndryshon në pajtim me arsyen dhe mendimet e tyre të shtrembëruara, gjykimet e vlerave të shoqërisë së tyre dhe ajo që ata trashëgojnë prej paraardhësve të tyre. Ata respektojnë mendimet e njerëzve më shumë se gjykimet e Kur'anit.

Botëkuptimi i njerëzve të tillë theksohet në Kur'an si vijon: "Ne i gjetëm të parët tanë në këtë fé dhe ne jemi të orientuar gjurmëve të tyre". (Sure Zukhruf: 23).

Kur'ani, Fjala e pandryshueshme e Allahut, transmeton rrugën e vetme drejtë shpëtimit si në këtë botë ashtu edhe në atë të ardhmën. Ndërsa, përsosmëria morale e shfaqur nga Profeti ynë (saas) është shembull për besimtarët.

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Parathënie
  • Allahu ka premtuar se do ta mbrojë Kur’anin
  • Allahu është i vetmi gjykues
  • Ata që gjykojnë në emrin e Allahut
  • Marrja e Kur'anit si udhërrëfyes
  • Kur'ani është përkujtues për të gjitha botërat
  • Kur'ani është kriter që bën dallimin në mes të së drejtës dhe të gabuarës
  • Allahu sqaron çdo gjë në Kur’an
  • Të jetuarit sipas vlerave të Kur'anit është i lehtë
  • Bindja ndaj Kur'anit largon barrën e njeriut
  • Allahu paralajmëron njerëziminme Kur'an
  • Muslimanët jetojnë plotësisht sipas vlerave të Kur’anit
  • Udhërrëfyesi i vetëm i profetit tonë (saas) ishte Kur'ani
  • Edukimi i një brezi shembull që pason Kur'anin
  • Përfundim