"Ky (Kur'ani) nuk është tjetër vetëm se Këshillë për botërat." (Sure Sad: 87)
Gjykimet e Kur'anit, Librit unik të urtësisë që Allahu e dërgoi si përkujtues për të gjitha botërat, do të vlejnë deri në Ditën e Gjykimit. Mirëpo, disa njerëz jo të sinqertë të cilët sajojnë arsyetime për t'mos iu bindur gjykimeve të tij padrejtësisht pohojnë se Kur'ani i drejtohet vetëm një periudhe të caktuar dhe vetëm shoqërisë Arabe të asaj kohe. Sipas këndvështrimit të cekët të tyre, disa prej mendimeve të tij mund të mos merren parasysh.
Duke qenë se Kur'ani qëndron mbi gjithë kohërat dhe vendet, është përkujtues për të gjithë njerëzit për jetën e amshueshme dhe i thërret ata në rrugën e drejtë. Siç lexojmë: "Dhe se ajo (shpallja) është lëvdatë e madhe për ty dhe për popullin tënd dhe për këtë (lëvdatë) më vonë do të përgjigjeni. (Sure Zukhruf: 44), dhe prandaj njerëzit do të thirren që të japin përgjegjësi për veprimet e tyre në Jetën e Përtejme (në Ahiret).
Me urtësinë e tij unike dhe superiore, informacioni që përcjellë për të kaluarën dhe të ardhmën, si edhe stili i tij, i cili mënjanon harresën dhe sjelljen e bërë të zakonshme, Kur'ani është Libër i pashoq/i pakrahasueshëm. Kjo veti unike vlen për të gjithë njerëzit të cilët janë krijuar që nga shpallja e tij dhe të cilët do të krijohen deri në Ditën e Gjykimit.
Citimi në vazhdim nga Bediuzzaman Said Nursi konstaton se urtësia e Kur'anit është e amshueshme:
Njerëzit e të vërtetës dhe dijetarët këmbëngulës. Ata thonë: "Kur'ani është një thesar i pafund dhe i pashtershëm. Përveç nënshtrimit dhe pranimit të çështjeve të vendosura dhe të pakundërshtueshme, secila epokë pranon poashtu pjesën e saj të të vërtetave të fshehta të saj, në formën e një shtojce; nuk mund të futet pa leje në pjesën e një tjetre e cila është e fshehtë." (Ibid., "Letra e 29-të")
Bediuzzamani, i cili gjithashtu përmendi ndikimin e Kur'anit në njerëz, e përshkruan këtë ndikim si vijon:
Kjo është rinia e Kur'anit. Ai ruan freskinë dhe rininë e tij në secilën kohë sikurse të ishte shpallur rishtas. Në të vërtetë, Kur'ani duhet të ketë rini të përjetshme pasiqë, si adresë e para-përjetësisë, i drejtohet përnjëherë të gjithë njerëzve të secilës kohë.(Bediuzzaman Said Nursi, Përmbledhja Risale-i Nur, "Fjalët: Fjala e 25-të")
Vendimet dhe ligjet e Kur'anit janë aq bindëse dhe të bazuara sa që forcohen vazhdimisht me kalimin e shekujve. (Ibid.)
Bediuzzamani më tutje konstaton se Kur'ani është një Libër i pashoq që nuk mund të zëvendësohet me asnjë libër tjetër:
Kur'ani assesi as nuk ka – as nuk mund të ketë – asnjë të barabartë. Absolutisht asgjë nuk mund ta zërë vendin e kësaj mrekullie më madhështore. (Ibid., "Fjala e 13-të")
Për më tepër:
Ai tregon stilin e tij madhështor, të bukur dhe original, të cilin askush s'mund ta imitojë, edhepse e kënaq çdokend. Kalimi i kohës nuk bën që stili i tij të vjetërsohet; ai gjithmonë mbetet i freskët dhe i ri. Proza e tij dhe renditja e fjalëve janë aq mirë të rradhitura sa që është si i lartë ashtu edhe i këndshëm. Për falltarët dhe parashikuesit/profetizuesit tjerë të të Padukshmes, shfaqë natyrën e tij të mrekullueshme në njoftimet e tij të mrekullueshme në lidhje me të Padukshmen. Për historianët, ai shfaqë natyrën e tij të mrekullueshme duke dhënë informata në lidhje me ngjarjet e kohërave të kaluara, si edhe për ngjarjet e së ardhmës dhe për Mbretërinë (Jetën) e Ndërmjetme dhe për Ahiretin (Jetën e Përtejme). Për shkencëtarët social dhe politik, tregon natyrën e tij të mrekullueshme në parimet e tij të shenjta… Për njerëzit e pajisur me dijeni prej Allahut dhe me të vërtetat kozmike, ai tregon natyrën e mrekullueshme të të vërtetave të shenjta Hyjnore në Kur'an, përndryshe tregon për ekzistencën e kësaj natyre të mrekullueshme. Për Sufitë dhe të shenjtët tregon natyrën e tij të mrekullueshme në misteriet e fshehta të vargjeve të tij, të cilat pandërprerë ngriten dhe bien sikurse valët në detin e Kur'anit. Dhe kështu me rradhë. Për secilën prej kategorive të njerëzve, hap një dritare dhe shfaqë natyrën e tij të mrekullueshme. Madje edhe njerëzit e rëndomtë, të cilët vetëm e dëgjojnë Kur'anin duke kuptuar pak nga domethënia e tij, vërtetojnë se nuk ka ngjashmëri me asnjë libër tjetër. (Nursi, "Letra e 19-të")
Përgjegjësia parësore e secilit person është t'i shërbej Allahut. Vetëm kthimi drejt Allahut me zemër të sinqertë dhe marrja e Kur'anit si udhërrëfyes e mundëson këtë. Secili person duhet ta marr këtë përgjegjësi dhe me vendosmëri ta përqafojë Kur'anin. Në Suren Hashr, Allahu rrëfen superioritetin e Kur'anit dhe shpjegon se çfarë përgjegjësie e madhe është që Kur'ani të merret si udhërrëfyes:
"Sikur Ne ta zbritnim këtë Kur'an mbi ndonjë kodër, do ta shihje atë të strukur e të çarë prej frikës nga All-llahu. Këta janë shembuj që ua shkoqisim njerëzve, që ata të mendojnë." (Sure Hashr: 21)