logo
HARUN YAHYA

Kur'ani është kriter që bën dallimin në mes të së drejtës dhe të gabuarës

"Udhërrëfim për njerëz, e zbriti edhe Furkanin (dalluesin e së vërtetës nga gënjeshtra). S'ka dyshim se ata që mohojnë argumentet e All-llahut i pret ndëshkimi i rreptë. All-llahu është ngadhënjyes, shpagimtar." (Sure Ali Imran: 4)

Në Kur'an, Allahu këshillon njerëzit dhe u tregon atyre rrugën e drejtë. Kur'ani është burimi i vetëm që i udhëheq njerëzit drejt diturisë së drejtë të Allahut, vlerave të Islamit, se si të jetohet në mënyrën me të cilën Allahu është i kënaqur dhe kriter absolut që dallon të drejtën nga e gabuara. Për këtë arsye, njëri prej emrave të Kur'anit është "Furkan": libër që bën dallimin në mes të së drejtës dhe të gabuarës.

Në këtë botë, njerëzit kanë besimet, synimet, vlerat, mendimet dhe botëkuptimin e tyre për jetën. Mirëpo, gjykimet që Allahu shpallë në Kur'an janë të vetmet vlera që mund të konsiderohen si të drejta dhe të sakta. Siç shpallë Allahu në Suren Bekare: 120: "Udhëzimi i Allahut është udhëzim i drejtë." Prandaj, synimet dhe mënyrat e sajuara nga njerëzit për të jetësuar interesat e tyre personale kurrë nuk mund t'i udhëzojnë ata drejt të vërtetës dhe shpëtimit. Qëllimi i ekzistencës së njerëzimit dhe si të arrihet kjo, parimet ideale morale dhe sjellja e mirë që duhet të tregohet gjatë gjithë jetës së njeriut, mënyra se si të jetohet një jetë e shëndoshë fizike dhe shpirtërore, momenti i vdekjes dhe ajo që do t'i ndodhë shpirtit të njeriut në Ditën e Gjykimit – të gjitha këto rrëfehen në Kur'an.

Njeriu duhet ta lexojë Kur'anin me vëmendje për të përfituar prej tij dhe për të qenë i udhëzuar drejtë:

"Atyre, të cilëve Ne u dhamë Librin dhe të cilët e lexojnë drejtë atë ashtu si duhet, ata e besojnë atë (Kur'anin). E ata që e mohojnë atë, të tillët janë ata që dështuan (në dynja e në ahiret)." (Sure Bekare: 121)

Leximi i Kur'anit ashtu siç duhet të lexohet bëhet i mundshëm kur njerëzit ndiejnë dashuri dhe frikë për Allahun dhe e pasojnë atë. Ata të cilët e lexojnë Kur'anin në këtë mënyrë i nënshtrohen çdo gjykimi të Kur'anit dhe i përkushtohen krejtësisht zbatimit të përpiktë të çdo vargu.

Duke pasur parasysh këtë, ata të cilët e pasojnë atë i mbështesin të gjitha vendimet e tyre në dritën e Kur'anit dhe të Sunnetit të Profetit tonë (saas). Duke iu falënderuar kësaj vetie, besimtarët mund të bëjnë dallimin në mes të së drejtës dhe të gabuarës dhe të sjellin vendimin më të mirë. Siç e bën poashtu të qartë vargu: "Udhëzimi i drejtë është bërë qartë i dallueshëm nga lajthitja/mëkati" (Sure Bekare: 256), besimtarët nuk përpiqen të gjejnë një rrugë të mesme në mes të vlerave të Kur'anit dhe jetesës në mosdije; në vend të kësaj, ata i binden plotësisht dhe me siguri Kur'anit, i cili është rruga më e drejtë. Allahu i urdhëron besimtarët të mbështeten fuqishëm në Kur'an, si vijon:

"Andaj, ti përmbaju asaj që po të shpallet, e s'ka dyshim se ti je në rrugë të drejtë. Dhe se ajo (shpallja) është këshillë për ty dhe për popullin tënd dhe për të më vonë do të përgjigjeni." (Sure Zukhruf: 43-44)

Ata të cilët largojnë vetveten nga shpalljet e Allahut dhe këmbëngulin në mosbesim kanë zgjedhur mundim dhe vuajtje si në këtë botë ashtu edhe në atë të ardhmën, sepse mënyra e jetesës që Allahu na urdhëron që ta jetojmë është ajo që më së shumti i shkon për shtati natyrën së njeriut. Prandaj, ata të cilët nuk jetojnë në pajtim me Kur'anin kurrë nuk mund të arrijnë qetësi dhe lumturi të vërtetë, sepse e kanë braktisur një mënyrë të jetesës që është në pajtim me vet natyrën e tyre. Për të arritur shpëtimin dhe lumturinë si në këtë botë ashtu edhe në tjetrën, njerëzit duhet ta mësojnë fenë e vërtetë, urdhërat e Zotit tonë dhe t'i binden me përpikmëri Kur'anit. Vërtet, Allahu paralajmëron njerëzit kështu:

"A thua mos po kërkojnë gjykimin e Kohës së Injorancës, po për një popull që bindshëm beson, a ka gjykim më i mirë se ai i All-llahut?" (Sure Maide: 50)

"Po a nuk u mjaftoi atyre që Ne ta shpallëm Librin, i cili u lexohet atyre, e s'ka dyshim se kjo është dhuratë e përkujtim për njerëzit që duan të besojnë." (Sure Ankebut: 51)

Përcaktimi i saktë, komentet, arsyetimi/gjykimi dhe rekomandimet e njerëzve të cilën jetojnë në pajtim me Kur'anin dhe aftësia e tyre për të gjetur zgjidhje për problemet me të cilat ata përballen burojnë drejtpërdrejt prej Kur'anit. Për këtë arsye, ata kanë gjithnjë të drejtë, janë gjithnjë të drejtë dhe të urtë.

Gjendja e atyre të cilët dështojnë t'i binden Kur'anit tregohet si në vazhdim:

"A mos kërkojnë ata (ithtarët e librit) fe, pos fesë së shpallur nga All-llahu? E Atij i është dorëzuar gjithë ç'ka në qiej e në tokë, me dashje apo pa dashje dhe te Ai kthehen. (Sure Ali Imran: 83) E, kush kërkon fe tjetër përveç fesë Islame, atij kurrsesi nuk do ti pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpruarit." (Sure Ali Imran: 85)

"Feja e pranueshme tek All-llahu është Islami, e atyre që u është dhënë Libri, pasi mësuam për të vërtetën, vetëm nga zilia mes vete kundërshtuan. E kush mohon argumentet e All-llahut, le ta dijë se All-llahu shpejt do t'i jap llogarinë." (Sure Ali Imran: 19)

Për këto arsye, njerëzit duhet t'i braktisin të gjitha besimet e rrejshme dhe të marrin si shembull vetëm Kur'anin dhe Sunnetin e Profetit tonë (saas). Përndryshe, ata do të pushtohen nga pikëllimi dhe pendimi i madh në Ahiret dhe do të pranojnë një ndëshkim të rëndë.

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Parathënie
  • Allahu ka premtuar se do ta mbrojë Kur’anin
  • Allahu është i vetmi gjykues
  • Ata që gjykojnë në emrin e Allahut
  • Marrja e Kur'anit si udhërrëfyes
  • Kur'ani është përkujtues për të gjitha botërat
  • Kur'ani është kriter që bën dallimin në mes të së drejtës dhe të gabuarës
  • Allahu sqaron çdo gjë në Kur’an
  • Të jetuarit sipas vlerave të Kur'anit është i lehtë
  • Bindja ndaj Kur'anit largon barrën e njeriut
  • Allahu paralajmëron njerëziminme Kur'an
  • Muslimanët jetojnë plotësisht sipas vlerave të Kur’anit
  • Udhërrëfyesi i vetëm i profetit tonë (saas) ishte Kur'ani
  • Edukimi i një brezi shembull që pason Kur'anin
  • Përfundim