logo
HARUN YAHYA

Edukimi i një brezi shembull që pason Kur'anin

"Nga ju le të jetë grup që thërret në atë që është e dobishme, urdhëron për punë të mbara dhe ndalon nga e keqja. Të tillët janë ata të shpëtuarit." (Sure Ali Imran: 104)

Shumë njerëz marrin njerëz të tjerë si shembuj dhe përpiqen të jenë sikur ata. Që nga kultura e tyre deri te mënyra se si flasin apo vishen, ata imitojnë këta njerëz dhe ju pikon zemra për mënyrën e jetesës së tyre. Por gadi të gjithë këta shembuj kanë dështimet e tyre dhe posedojnë parime morale ose kuptim që shpiejnë njerëzit drejt të keqes. Për njerëzimin, shembulli më i mirë për ta ndjekur është ai i Profetit tonë (saas), sepse zanafilla e parimeve të tij morale dhe e përsosmërisë së tij morale është Kur'ani. Profeti ynë (saas) dhe shokët e tij ishin të ndërgjegjshëm, njerëz që kishin frikën e Allahut dhe ishin mishëruar me parimet morale të Kur'anit dhe ndienin dashuri të thellë për Allahun.

Allahu nderoi besimtarët me vetinë e "sunduesve (zëvendësuesve) në Tokë" (Sure En'am: 165), dhe ju dha nder si në këtë botë ashtu edhe në atë të ardhmën. Historia ishte dëshmitare e formave më të përsosura të paqes, lumturisë, sigurisë, drejtësisë, dashurisë, miqësisë, vëllazërisë dhe motërsisë, dhembshurisë dhe sakrificës në tokat e sunduara nga Profeti ynë (saas). Vërtet, kjo periudhë u quajt "Periudha e Lumturisë." Allahu dha lajmin e mirë të këtij shpërblimi, të cilin besimtarët e sinqertë do ta marrin derisa janë ende duke jetuar në këtë botë:

"Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t'i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t'u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre." (Sure Nahl: 97)

Për këtë arsye, është e një rëndësie të madhe që ky brez i tanishëm të edukojë një brez të ri të përbërë prej njerëzve të cilët mendojnë, sundojnë, flasin dhe vendosin në pajtim me Kur'anin dhe Sunnetin e Profetit tonë (saas). Kur'ani jap një shpjegim të hollësishëm të vetive të një shoqërie të tillë Muslimane, shoqëri në të cilën besimtarët e sinqertë ndjekin hapat e të Dërguarit (saas) dhe përpiqen të fitojnë vetëm kënaqësinë e Allahut. Disa prej vetive të tyre janë si vijon:

• Ata e adhurojnë vetëm Allahun. (Sure Fatiha: 3)

• Ata i janë nënshtruar Allahut. (Sure Teube: 51)

• Ata janë të vetëdijshëm se janë të dobët/të pafuqishëm në Praninë e Allahut. (Sure Xhinn: 22)

• Ata i frikësohen Allahut dhe me devotshmëri i shmangen çfarëdo forme të moralit që nuk i pëlqen Atij. (Sure Ra'd: 21)

• Ata janë mirënjohës ndaj Allahut nën çfarëdo rrethana. (Sure Bekare: 172)

• Ata janë që falin dhe janë tolerant. (Sure Hixhr: 85)

• Ata janë që ecin nëpër tokë të qetë. (Sure Furkan: 63)

• Ata janë të ndijshëm dhe të mëshirshëm. (Sure Teube: 128)

• Ata urdhërojnë për punë të mbara dhe ndalojnë nga e keqja. (Sure Ali Imran: 104)

• Ata janë të bashkuar dhe solidar. (Sure Saff: 4)

• Ata mbrojnë gjithmonë ndershmërinë dhe drejtësinë dhe nuk i përkrahin kurrë keqbërësit. (Sure Nisa': 58, 105)

• Ata janë që mbajnë premtimet e tyre. (Sure Bekare: 177)

• Ata i shmangen të folurit kufër (mosbesues). (Sure Furkan: 72)

• Ata janë të durueshëm dhe dhe për atë që i godet në rrugën e All-llahut, ata as nuk dobësohen dhe as nuk përulen. (Sure Hud: 55)

• Ata janë të besueshëm dhe të guximshëm. (Sure Junus: 71)

• Ata veprojnë në përputhje me parimet e Islamit. (Sure A'raf: 89)

• Ata nuk i shtyjnë me forcë njerëzit që t'i pranojnë idetë e tyre; ata vetëm i shpjegojnë ato. (Sure Nahl: 125)

• Ata nuk kërkojnë ndonjë shpërblim për përpjekjet e tyre. (Sure Shura: 23)

• Ata nuk i shmangen thënies të së vërtetës. (Sure Maide: 54)

• Ata gjejnë kënaqësi në art dhe estetikë.

• Ata janë kundër fanatizmit dhe jotolerancës.

Kur këto cilësi të bëhen dominante, shtrembërimi moral, luftërat, vrazhdësia, varfëria, mashtrimi, fatkeqësitë shoqërore, problemet dhe vështirësitë që mbisundojnë aktualisht në mbarë botën do të zëvendësohen me paqe, siguri, drejtësi, tolerancë, miqësi dhe bamirësi, sepse parimet morale të Kur'anit i sjellin pasuri dhe bukuri shpirtërore dhe materiale njerëzimit. Në përgjithësi, të jetuarit në pajtim me Kur'anin do të krijojë zgjidhje të përhershme për të gjitha problemet.

Me vargun: "O ju që besuat, hyni në Islam tërësisht (Përqafoni fenë Islame në tërësi), e mos ndiqni rrugën e djallit, sepse ai është armik i juaji i hapët. (Sure Bekare: 208), Allahu thërret njerëzit të jetojnë sipas vlerave të Kur'anit.

Ata të cilët i refuzojnë traditat dhe zakonet e padrejta të shoqërisë së tyre dhe ndjekin Kur'anin janë, në terminologjinë e Kur'anit, ata të cilët "hyjnë në Islam." Përndryshe, krijohen shoqëritë fanatike, të pasinqerta, të frikshme, të druajtura, mendjengushta, të paditura, të paurta dhe të pamatura që strehojnë besime të panumërta të padrejta. Pjesëtarët e tyre jetojnë vetëm për t'i kënaqur trillet dhe dëshirat e tyre, ndjekin qëllime tokësore, nuk njohin kufinjë në imoralitet dhe ndihen të pushtuar nga trysnia e rregullave dhe parimeve që burojnë prej sistemeve të paditura. Natyrisht se njeriu nuk do mund të shpresojë të jetojë një jetë tolerante, të qytetëruar, të qetë dhe të sigurt në një shoqëri të tillë.

Për këtë arsye, çdo njeri që beson duhet të jetë mirënjohës ndaj Allahut, sepse Ai dhuroi besim të sinqertë për të gjithë besimtarët, i udhëzoi ata drejt të vërtetës dhe i nderoi ata me njohjen e Profetit tonë (saas). Mënyra për të treguar këtë mirënjohje është të shfaqen plotësisht parimet morale të Kur'anit dhe të pasohet Sunneti i Profetit tonë (saas). Refuzimi i kësaj është mosmirënjohje ndaj Allahut, një qëndrim që do të ndëshkohet rëndë në Ahiret.

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Parathënie
  • Allahu ka premtuar se do ta mbrojë Kur’anin
  • Allahu është i vetmi gjykues
  • Ata që gjykojnë në emrin e Allahut
  • Marrja e Kur'anit si udhërrëfyes
  • Kur'ani është përkujtues për të gjitha botërat
  • Kur'ani është kriter që bën dallimin në mes të së drejtës dhe të gabuarës
  • Allahu sqaron çdo gjë në Kur’an
  • Të jetuarit sipas vlerave të Kur'anit është i lehtë
  • Bindja ndaj Kur'anit largon barrën e njeriut
  • Allahu paralajmëron njerëziminme Kur'an
  • Muslimanët jetojnë plotësisht sipas vlerave të Kur’anit
  • Udhërrëfyesi i vetëm i profetit tonë (saas) ishte Kur'ani
  • Edukimi i një brezi shembull që pason Kur'anin
  • Përfundim