"A mos kanë ata ortakë (zota ose idhuj) që u përcaktuan atyre fé, të cilën nuk e urdhëroi All-llahu?" (Sure Shura: 21)
Siç u bë fjalë më heret, disa njerëz sjellin vendime të padrejta që nuk kanë asgjë të përbashkët me Islamin, përcaktojnë çka është e ligjshme dhe e paligjshme dhe shpallin atë që Allahu e ka shpallur të ligjshme si të paligjshme dhe anasjelltas. Në ndërkohë, ata ndryshojnë origjinalitetin dhe thelbin e fesë dhe sajojnë "një fe të rrejshme të sajuar prej njeriut" me besimet dhe praktikat e veta. Shumë njerëz, të cilët nuk e njohin Kur'anin dhe Islamin, dështojnë të njohin natyrën e padrejtë të kësaj "feje" dhe kështu mashtrohen dhe e pasojnë atë në mënyrë të pandërgjegjshme. Në këtë mënyrë ata të cilët vendosin urdhëra në emër të Allahut çojnë njerëzit në gjynah dhe kundërshtim. Kur'ani përshkruan gjendjen e tyre si vijon:
"Në të vertetë, një grup prej tyre janë ata që pështjellojnë gjuhët e tyre kur lexojnë librin (për të deformuar kuptimin) ashtu që ju të mendoni se ajo (shprehje) është nga Libri, po ajo nuk është nga Libri. Madje thonë: "Kjo është nga All-llahu," por ajo nuk është nga All-llahu. Ata duke ditur thonë gënjeshtra për All-llahun." (Sure Ali Imran: 78)
Disa shoqëri të cilat nuk e përqafojnë fenë e drejtë të Allahut dhe këmbëngulin në besimet e tyre të trashëguara madje shkojnë aq larg sa të bëjnë shpifje për Allahun. Pasiqë ata as që e fusin në punë urtësinë dhe ndërgjegjen e tyre dhe as nuk din ta vlerësojnë shtrirjen e diturisë së Allahut, ata mbeten pa asnjë arsyetim që do t'i udhëzojë ata drejt të vërtetës. Dhe kështu ata shpikin shumë besime që janë të papajtueshme me Kur'anin dhe çojnë të paditurit në rrugët e padrejtësisë. Ata bëjnë atë që është e ligjshme të paligjshme dhe anasjelltas dhe bëjnë akuza të pabaza, siç lexojmë në vargjet në vijim:
"Dhe sipas bindjes së tyre ata thonë: "Këto kafshë dhe këto bimë janë të ndaluara. Askush nuk mund të ushqehet me to, përveç ata, të cilëve ne ua lejomë; këto janë kafshë që është e ndaluar t'u hipet; këto janë kafshë që gjatë therrjes së tyre nuk përmendin emrin e All-llahut, duke shpifur ndaj Tij. Ai do t'i ndëshkojë ata për shpifjet e tyre. Madje ata thonë: "Çka është në barqet e këtyre kafshëve është vetëm për mashkujt tanë, e ndaluar për gratë tona. E nëse (fruti në bark) ishte i ngordhur, ata (mashkuj e femra) ishin të barabartë në të. Ai (All-llahu) do të ndëshkojë cilësimin e tyre të rrejshëm. Ai është i përsosur në punët e Tij, i dijshëm për krijesat e Tij. S'ka dyshim se kanë dështuar keq ata që mbytën fëmijët e tyre nga mendjelehtësia e pa kurrfarë dije dhe ata që duke i shpifur Zotit, shpallën të ndaluar atë që Zoti u kishte dhuruar. Ata kanë humbur rrugën e drejtë dhe prej fillimit nuk ishin të udhëzuar."(Sure En'am: 138-140)
Prandaj, ata të cilët merren me aktivitete të tilla njoftohen për mënyrën se si do të ndëshkohen në Ahiret dhe për faktin se nuk mund ta shmangin atë. Në Suren En'am, Allahu jap shembullin në vijim në lidhje me mizorinë që kryejnë këta njerëz "pa kurrfarë dijenie"
"Ai (krijoi) edhe nga devet dy (lloje) dhe nga lopët dy (lloje). Thuaj: "A dy meshkujt i ka ndaluar, a dy femrat, ose çka mban mitra e dy (llojeve të tyre) femrave? A mos ishit të pranishëm kur All-llahu ju porositi me këtë (hallall apo haram)?" E kush është më mizor se ai që trillon rrenë për All-llahun dhe ashtu t'i humbë njerëzit në mungesë të dijes. All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë mizorët." (Sure En'am: 144)
Këto vargje bëjnë të qartë gjithashtu se shumica e njerëzve kanë prirje të gjykojnë në emër të Allahut dhe ia mveshin ato gjëra për të cilat nuk kanë kurrfarë dijenie fesë. Duke qenë kështu, Zoti ynë, I Cili e njeh më së miri natyrën njerëzore, paralajmëron njerëzimin kështu: "Mos i thoni asaj (rrenës) që gjuhët tuaja thonë: 'Kjo është e ligjshme e kjo është e paligjshme,' e të shpifni rrenë ndaj All-llahut. Vërtet, ata që shpifin rrenë ndaj All-llahut, nuk kanë shpëtim. (Sure Nahl: 116). Në Suren Saffat, në anën tjetër, Allahu i pyet këta njerëz:
"Po ç'keni ju kështu? Si po gjykoni ashtu? A nuk jeni duke menduar? A mos keni ju ndonjë argument të sigurt? Silleni pra, Librin tuaj, nëse e flisni të vërtetën!" (Sure Saffat: 154-157)
Allahu është i vetmi gjykues, dhe Kur'ani përcjellë gjykimet/vendimet e Tij në formën më të qartë dhe më të kuptueshme. Allahu tërheq një vijë absolute midis asaj që është e ligjshme dhe e paligjshme dhe qartëson gjithçka që ka të bëjë me këto gjykime/vendime në mënyrë që asgjë të mos mbetet e hapur për t'u vënë në dyshim. Njerëzit mund të përcaktojnë nëse një vendim është i drejtë apo jo duke iu referuar Kur'anit dhe Sunnetit të Profetit tonë (saas). Kjo është mëshirë dhe lehtësi e madhe që Allahut ia dhuroi njerëzimit. Me të vërtetë, Profeti ynë (saas) pohon se Kur'ani është udhëzuesi dhe burimi i vetëm që i nevojitet njerëzimit:
Ju kam lënë atë që, për sa kohë që i përmbaheni, kurrë s'do t'ju lë të devijoni pas meje: Librin e Allahut, një Litar që shtrihet prej qiejve në Tokë dhe Ahl al-Bayt-in tim. (Tirmidhiu)
Kur'ani u drejtohet njerëzve të të gjitha kohërave. Për këtë arsye, pohimet e tij se Allahu është i vetmi gjykues dhe se ata që pretendojnë të gjykojnë në emrin e Tij do të përjetojnë fund të keq meritojnë që të mendojmë seriozisht për to. Kur'ani ofron shpjegim të hollësishëm për fetë dhe besimet e rrejshme të popujve të kaluar të sajuara nga njeriu. Në ditët tona, disa njerëz formulojnë gjykime të mangëta dhe shpjegim të paarsyeshëm në emër të fesë, pasiqë ata nuk pasojnë udhëzimin Hyjnor të Kur'anit dhe të Sunnetit të Profetit tonë (saas). Në vend të kësaj, ata përpiqen të mbështesin gjykimet e tyre mbi atë që ata dëgjojnë apo shohin. Për shembull, shumë njerëz gënjejnë në bisedat e tyre të përditshme, edhepse Kur'ani pohon se një praktikë e tillë është mëkat që do të ndëshkohet në Ahiret. Si alternativë, ata konstatojnë se "gënjeshtrat nga nevoja" janë të falshme. Por ky është një iluzion i madh, sepse Allahu shpalli çdo lloj gënjeshtre si mëkat.
Apo, dikush që nxitë njerëzit në veprime që Allahu nuk i pëlqen mundet padrejtësisht të pretendoj se mbanë përgjegjësinë për mëkatin që pason. Por Allahu e bën të qartë se kjo nuk është e mundshme: "Asnjë mëkatar nuk do të bartë mëkatin e tjetrit." (Sure Fatir: 18)
Rrjedhimisht, ata të cilët pohojnë se jetojnë në pajtim me vendimet e Allahut duhet t'i binden këtij urdhëri dhe t'i shmangen çfarëdo besimi apo qëndrimi që bie në kundërshtim me Kur'anin dhe Sunnetin e Profetit tonë (saas). Për më tepër, Kur'ani na njofton se ata që e pasojnë fenë e tyre të sajuar dhe braktisin shpalljen e Allahut poashtu akuzojnë të Dërguarit e Tij për shtrembërim të fesë dhe për të qenit gënjeshtarë. Në një varg lexon si vijon:
"Ata (idhujtarët) habiten, ngase u erdhi Paralajmëruesi (Pejgamberi) nga mesi i tyre, e mosbesimtarët thonë: "Ky është magjistar i rremë. A mendon ai t'i bëjë zotërat Një Zot? Vërtet, kjo është gjë shumë e çuditshme!" Paria nga mesi i tyre shkoi duke i thënë njëri-tjetrit: "Vazhdoni të jeni të qëndrueshëm në adhurimin e zotërave tuaj, se kjo është një gjë e kurdisur. Ne nuk kemi dëgjuar diçka të këtillë në fenë e fundit; kjo nuk është tjetër, pos një trillim! A mos atij, nga mesi ynë, iu zbrit Kur'ani (Përkujtuesi)? Jo, por ata janë në dyshim ndaj Kur'anit (Përkujtuesit) Tim, por për shkak se ende nuk e kanë shijuar dënimin Tim." (Sure Sad: 4-8)
Njerëzit e tillë në përgjithësi pohojnë se veprojnë në emër të fesë, sepse ata nuk kanë dijeni për Islamin. Ata të cilët nuk përfillin vendimet e Allahut apo që i ndryshojnë ato sepse janë në kundërshtim me interesat e tyre personale nuk kanë respekt për Allahun dhe Librin e Tij. Të tillët dështojnë të vlerësojnë se Zoti ynë, i Cili krijoi gjithçka nga asgjëja, mund të bëjë çfarë të dojë Ai, se Dituria e Tij përfshinë gjithçka dhe se Ai i din fshehtësitë e njeriut dhe atë që është edhe më e fshehtë. Mirëpo, "dituria" e tyre është e kufizuar me paragjykim dhe bestytni.
Allahu e shfaqë Rrugën e Tij të Drejtë në Kur'an:
"Ti (Muhammed) praktiko atë që t'u shpall nga Zoti yt. S'ka zot, përveç Tij. Largohu prej idhujtarëve." (Sure En'am: 106)