logo
HARUN YAHYA

Allahu sqaron çdo gjë në Kur'an

"Ne ty të shpallëm Librin sqarim për çdo send, udhëzim e mëshirë dhe myzhde për Muslimanët." (Sure Nahl: 89)

Për të nxjerrur njerëzit nga errësira për në dritë, Allahu na dërgoi Kur'anin për të sqaruar çdo çështje dhe për të ofruar çdo zgjidhje. Siç lexojmë:

"Ne ty të shpallëm Librin sqarim për çdo send, udhëzim e mëshirë dhe myzhde për Muslimanët." (Sure Nahl: 89)

Në anën tjetër, Allahu shpall: "Asgjë nuk kemi lënë pas dore nga evidence (në Libër). Më në fund te Zoti i tyre do të tubohen." (Sure En'am: 38). Në Kur'an, Allahu shpjegon çdo gjë në mënyrën më të përsosur, më të urtë dhe më të ngjeshur. Kjo është një shfaqje e Mëshirës së Allahut për robërit e Tij. Në Kur'an, Ai na informon për parimet themelore të besimit të vërtetë, për shumë çështje në lidhje me jetën në këtë botë dhe në tjetrën, parimet ideale morale për besimtarë dhe shumë çështje tjera që udhëzojnë njerëzimin. Allahu e prezanton Veten tek ne përmes Kur'anit, shpjegon se Ai krijoi çdo gjë prej asgjëje, se Ai është i lartësuar mbi çdo gjë, se Ai sheh dhe dëgjon fshehtësitë dhe çfarë është edhe më e fshehtë dhe se Ai din çdo gjë.

Kur'ani na jap një shpjegim të hollësishëm për arsyen dhe mënyrën se si u krijua njeriu, mënyrën e jetës që fiton kënaqësinë e Allahut, mënyrat e adhurimit, një përshkrim të përsosmërisë morale, mënyrat për të qëndruar i shëndoshë fizikisht dhe mentalisht dhe se si të trajtohen problemet, nevojat e ngutshme dhe njerëz të ndryshëm në shoqëri. Ai poashtu përmban dëshmi të fakteve shkencore, dituri në lidhje me jetën e përditshme, për problemet shoqërore, Ditën e Gjykimit, Parajsën dhe Ferrin dhe shumë çështje tjera. Me fjalë të tjera, Kur'ani ofron gjithë diturinë themelore që mund t'ju nevojitet njerëzve në çdo kohë. Siç lexojmë:

"Kështu Ne e shpallëm këtë Kur'an Arabisht dhe përsëritëm në të vërejtjet, në mënyrë që ata të ruhen ose që ai (Kur'ani) t'u sjellë atyre përvojë mësimi." (Sure Ta Ha: 113)

"Në këtë Kur'an Ne shtruam çdo lloji shembulli për hirë të njerëzve, por njeriu (jobesimtari), më shumë se çdo tjetër është kundërshtar. "(Sure Kehf: 54)

Në Kur'an, Allahu i bën me dije të gjithë njerëzit se ata duhet t'i binden gjykimeve të Tij pa kushtëzime, ta marrin Atë si shokun dhe mbrojtësin e tyre të vetëm dhe ta bëjnë përfitimin e kënaqësisë së Tij dhe të Parajsës qëllimin e tyre të vetëm në jetë. Për ata të cilët jetojnë në pajtim me Kur'anin, Kur'ani është i vetmi kriter dhe rruga e Profetit tonë (saas) e vetmja rrugë që vlen për t'u ndjekur. Kur'ani na bën me dije se Muslimanët e vërtetë të të gjitha epokave kanë braktisur fenë e rrejshme të shoqërisë së tyre dhe i janë kthyer Allahut dhe urdhërave të Tij. Për shembull, Kur'ani rrëfen për mënyrën se si Shokët e Shpellës, një grup i besimtarëve të rinjë, u dënuan dhe u kërcënuan me vdekje sepse nuk pranuan fenë e stërgjyshërve të tyre dhe kërkuan strehim në një shpellë (Sure Kehf: 13-16). Kthimi i Profetit Jusuf (as) tek Allahu është një shembull për këtë:

"Unë kam braktisur fenë e një populli që nuk e beson All-llahun as botën tjetër, e ata ishin jobesimtarë. Unë e ndoqa fenë e prindërve të mi: Ibrahimit, Is-hakut, Jakubit. Neve nuk na takoi t'i përshkruajmë kurrë një send shok All-llahut." (Sure Jusuf: 37-38)

Në kuptimin shpirtëror, braktisja e fesë së rrejshme të shoqërisë nënkupton ndarjen në tërësi prej pasuesve të asaj feje. Me fjalë të tjera, nënkupton se një person është pastruar plotësisht prej mënyrës së mëparshme të adhurimit, besimit, gjykimeve të vlerës, mënyrës së arsyetimit, kodeve morale, zakoneve dhe traditave, mënyrave të sjelljes dhe të jetesës që bien ndesh me Kur'anin, edhepse shoqëria e tyre ende pason gjëra të tilla dhe që e kanë përqafuar shpalljen e Allahut si pikën themelore të referimit.

Allahu është i kënaqur me Islamin si fe për robërit e Tij. Për atë arsye, Ai zbriti Kur'anin si udhëzim për ta dhe e bëri jetën e Profetit tonë (saas) shembull. E vetmja rrugë e vërtetë dhe e drejtë është rruga e Allahut, siç përshkruhet në Kur'an. Të gjitha rrugët tjera janë të padrejta dhe të gabueshme dhe mbështeten në fanatizëm, herezi dhe hamendje. Prandaj, njerëzit mund të shpresojnë që të jenë të trajtuar mirë në shikimin e Allahut, me kusht që ata t'i binden në përpikmëri urdhërave të Tij, të bëjnë vepra të mira për të fituar kënaqësinë e Tij dhe të ndjekin gjurmët e Profetit tonë (saas).

Siç na bën me dije Allahu në Kur'an, fjalët e Zotit tonë janë "të përkryera me vërtetësi dhe drejtësi," dhe vetëm ata të cilët pasojnë Kur'anin dhe Sunnetin e Profetit tonë (saas) mund të arrijnë diturinë më të vërtetë dhe më të saktë. Nuk ka "gjykues" tjetër pos Allahut, siç theksohet në vargun në vazhdim:

(Thuaj) "A pos All-llahut të kërkoj unë gjykatës (mes meje dhe juve)? Kur Ai është që zbriti Librin që qartëson çdo gjë? Atyre që u dhamë Librin e dinë se ai (Kur'ani) është i zbritur prej Zotit tënd saktësisht, pra mos u bë prej atyre që dyshojnë. Fjalët e Zotit tënd janë plot të vërteta (çka lajmërojnë) dhe plot të drejta (çka gjykojnë). S'ka kush që të mund të ndryshoj fjalët (vendimet) e Tij. Ai është që dëgjon e di." (Sure En'am: 114-115)

Gjithashtu, Profeti ynë (saas) ka thënë se ai është burimi i vetëm të cilit të gjithë njerëzit duhet t'i drejtohen. Disa prej këshillimeve të tij i gjejmë në traditat profetike të dhëna në vazhdim:

Kur'ani është një litar i fortë i Allahut, që domthënë se është ai një mjet i sigurt për t'u lidhur me Allahun dhe një statut i fortë i udhëzimit. Ai është rruga e drejtë. Kur'ani është e vërteta e qartë që nuk lejon që mendimet të devijojnë. (Tirmidhiu)

I Dërguari i Allahut ka thënë: "Këto zemra ndryshken, mu sikurse hekuri që ndryshket kur i hyn uji." Dikush pyeti: "O i Dërguar i Allahut, si mund të pastrohen ato?" Ai tha: "Përkujtimi i shumtë i vdekjes dhe leximi i Kur'anit." (Bayhaqi; Manzoor No'mani, Ma'ariful Hadith (Pakistan), 85.)

Gëzohu, sepse me të vërtetë ky Kur'an – një pjesë e tij është në duart e Allahut dhe pjesa tjetër është në duart tuaja. Prandaj, përmbajuni atij, sepse kurrë nuk do të shkatërroheni apo të devijoni pas tij! (Musnad Ahmad).

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Parathënie
  • Allahu ka premtuar se do ta mbrojë Kur’anin
  • Allahu është i vetmi gjykues
  • Ata që gjykojnë në emrin e Allahut
  • Marrja e Kur'anit si udhërrëfyes
  • Kur'ani është përkujtues për të gjitha botërat
  • Kur'ani është kriter që bën dallimin në mes të së drejtës dhe të gabuarës
  • Allahu sqaron çdo gjë në Kur’an
  • Të jetuarit sipas vlerave të Kur'anit është i lehtë
  • Bindja ndaj Kur'anit largon barrën e njeriut
  • Allahu paralajmëron njerëziminme Kur'an
  • Muslimanët jetojnë plotësisht sipas vlerave të Kur’anit
  • Udhërrëfyesi i vetëm i profetit tonë (saas) ishte Kur'ani
  • Edukimi i një brezi shembull që pason Kur'anin
  • Përfundim