Kur njerëzit i pyesin për fenë e tyre, shumica e njerëzve thonë se ata janë myslimanë. Megjithatë, shumë prej tyre nuk e kanë lexuar Kur'anin, vetë Librin e Islamit, qoftë dhe një herë të vetme. Kur'ani është shpallje e All-llahut nëpërmjet të cilit paraqet veten dhe shpjegon qëllimin e vërtetë të jetës sonë, të kësaj bote dhe në tjetrën, si dhe atributet e përsosmërisë morale. Duke bërë një jetë të pandërgjegjësuar në besimin tek Allahu dhe të qenurit i kënaqur me fetë e sajuara nuk është e përshtashme për ndërgjegjen dhe urtësinë e personit.
Qëllimi i këtij libri është të shpjegojë se Kur'ani është Fjala e All-llahut, një udhëzim për njerëzimin që i drejtohet të gjithëve, dhe urdhëresat në të janë të zbatueshme për të gjitha kohrat. Kështu që Ai duhet të jetë referimi më i rëndësishëm. Një kuptim i saktë i Islamit dhe kuptim i drejtë i vargjeve të tij janë thelbësore për ata që kërkojnë të udhëzohen prej tij. Në këtë drejtim, një nga detyrat më të rëndësishme për çdo Musliman i cili ka dituri, ndërgjegje dhe sens të përbashkët është që të përcjellë mesazhin e tij tek njerëzit.