logo
HARUN YAHYA

Mashtrimi i Evolucionit

Ata të cilët e morën fenë për lojë dhe argëtim dhe u mashtruan nga jeta e kësaj bote”. Ne sot do t’i harrojmë ata, ashtu siç e patën harruar ata takimin e kësaj Dite dhe siç mohuan shpalljet Tona.
(Sure A'raf: 51)

Çdo hollësi në këtë gjithësi dëshmon për një krijim superior. Në të kundërt, materializmit, i cili kërkon të mohojë faktin e krijimit në gjithësi, nuk është tjetër veçse një ide e gabuar antishkencore.

Pasi që materializmi është zhvlerësuar, të gjitha teoritë e tjera të bazuara në këtë filozofi janë bërë të pabaza. Më kryesorja prej tyre është Darvinizmi, domethënë, teoria e evolucionit. Kjo teori, e cila pohon se jeta ka zënë fill nga materia e pajetë përmes rastësive, ka qenë e demoluar me pranimin e faktit se gjithësia u krijua nga Allahu. Astrofizikani amerikan Hugh Ross e shpjegon këtë si më poshtë:

Ateizmi, Darvinizmi, si edhe pothuajse të gjithë "izmat" që rrjedhin nga filozofitë e shekullit tetëmbëdhjetë e gjer në shekullin njëzet bazohen në supozimin, në supozimin e gabuar, se gjithësia është e pafund. Kjo veçanti na ka sjellë ballë për ballë me shkakun – apo me shkaktarin – përtej / pas / para gjithësisë dhe çdo gjëje që përmban ajo, duke përfshirë edhe vet jetën.1

Është Allahu Ai që krijoi gjithësinë dhe i Cili e projektoi atë gjer në hollësinë e saj më të vogël. Prandaj, është e pamundur që të jetë i vërtetë pohimi i teorisë së evolucionit se qeniet e gjalla nuk janë krijuar nga Allahu, por janë produkte të rastësive.

Nuk përbën befasi fakti se kur i hedhim një sy teorisë së evolucionit, shohim se kjo teori është shpallur e pavlefshme nga gjetjet shkencore. Projektimi i jetës është jashtëzakonisht kompleks dhe mahnitës. Në botën e pajetë, për shembull, mund të zbulojmë se sa të ndjeshme janë baraspeshat mbi të cilat mbështeten atomet, dhe për më tepër, në botën e gjallë, mund të vëzhgojmë në cilat projektime komplekse u bashkuan këto atome, dhe sa të jashtëzakonshëm janë mekanizmat dhe strukturat e të tilla si proteinat, enzimat, dhe qelizat, të cilat prodhohen me to.

Ky projektim i jashtëzakonshëm i jetës e zhvlerësoi Darvinizmin në fund të shekullit të 20-të.

Ne jemi marrë me këtë temë në detaje në disa prej studimeve tona tjera dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Megjithatë, ne mendojmë se, duke pasur parasysh rëndësinë e saj, do të jetë e dobishme të bëjmë një përmbledhje të shkurtër edhe këtu.

Dështimi shkencor i Darvinizmit

Charles Darwin

Charles Darwin

Teoria e evolucionit, edhe pse është një doktrinë që i ka fillimet në Greqinë e lashtë, u përqafua gjerësisht në shekullin e nëntëmbëdhjetë. Zhvillimi më i rëndësishëm që e bëri teorinë temën kryesore të botës së shkencës ishte botimi në vitin 1859 i librit Origjina e Llojeve të Çarls Darvinit. Në këtë libër, ai doli me pretendimin se llojet e ndryshme në tokë nuk janë krijuar veç e veç, por rrjedhin nga një stërgjysh i përbashkët dhe kanë ndryshuar nga njëra-tjetra nëpërmjet ndryshimeve të vogla me kalimin e kohës. Teoria e Darvinit nuk mbështetet në asnjë zbulim shkencor konkret, siç e pranoi edhe ai vet, ajo ishte vetëm një “supozim”. Veç kësaj, ashtu siç e pranoi Darvini në kapitullin e gjatë të librit të tij të titulluar “Vështirësitë e Teorisë”, teoria dështoi përballë një sërë çështjesh vendimtare.

Darvini mbështeti të gjitha shpresat e tij në zbulimet e reja shkencore, të cilat shpresonte që do të zgjidhnin këto vështirësi. Mirëpo, në kundërshtim me atë që ai shpresonte, zbulimet shkencore zgjeruan përmasat e këtyre vështirësive. Disfata e darvinizmit përballë shkencës mund të përmblidhet në tre tituj kryesorë:

  • 1) Teoria nuk arrin të shpjegoj se si ka zënë fill jeta në tokë.
  • 2) Nuk gjendet asnjë zbulim shkencor që tregon se “mekanizmat e evolucionit” të propozuara nga kjo teori, posedojnë asnjë force evoluese.
  • 3) Të dhënat fosile provojnë pikërisht të kundërtën e ideve të parashtruara nga kjo teori.

Në këtë pjesë, do të shtjellojmë në vija të përgjithshme këto tri çështje themelore:

Pengesa e parë e pakapërcyeshme:

Zanafilla e jetës

Teoria e evolucionit pretendon se të gjitha speciet rrjedhin nga një qelizë e vetme e shfaqur në Tokën primitive 3.8 miliardë vjet më parë. Si është e mundur që një qelizë e vetme të ndërtojë miliona specie të gjalla e të komplikuara dhe, nëse me të vërtetë ka ndodhur diçka e tillë, përse nuk gjendet asnjë gjurmë në të dhënat fosile janë disa nga pyetjet në të cilat teoria nuk është në gjendje të jap përgjigje. Por në fillim, duhet të pyetemi: Si u krijua kjo “qelizë e parë”?

Meqë teoria e evolucionit e mohon krijimin dhe çfarëdo ndërhyrje të mbinatyrshme, ajo supozon se “qeliza e parë” është shfaqur rastësisht pa asnjë projektim, planifikim apo rregullim, përbrenda ligjeve të natyrës. Sipas kësaj teorie, materia e pajetë duhet të ketë krijuar rastësisht qelizën e gjallë. Por kjo hipotezë bie ndesh me ligjet më të pakundërshtueshme të biologjisë.

"Jeta rrjedh nga jeta"

Louis Pasteur

Through his experiments, Louis Pasteur invalidated the idea that “life can emerge from inanimate matter,” on which the theory of evolution is based.

Darvini, në librin e tij, nuk ka folur kurrë mbi zanafillën e jetës. Koncepti primitiv shkencor në periudhën kur jetoi ai supozonte se gjallesat zotërojnë një konstrukt shumë të thjeshtë. Sipas teorisë së krijimit të rastësishme që besohej në mesjetë, lëndët e pajetë/inorganike, duke u bashkuar, mund të formojnë një qenie të gjallë. Në atë periudhë ishte shumë i përhapur mendimi se insektet formoheshin nga tepricat e ushqimeve, ndërsa minjtë nga gruri. Për të provuar diçka të tillë janë bërë eksperimente nga më të çuditshmet: Një leckë e ndotur me pak grurë mbi të, në një anë, ndërsa në anën tjetër një shkencëtar, duke pritur që pas një kohe të formoheshin minj.

Gjithashtu mendohej se shfaqja e krimbave në një copë mishi ishte dëshmi e krijimit të vetvetishëm/spontan. Por më vonë do të kuptohej se ata krimba nuk formoheshin vetvetiu në mish, por nga larvat e padukshme për syrin që silleshin nga mizat.

Madje edhe kur Darvini shkroi librin Origjina e Llojeve, besimi se bakteret formoheshin nga materia e pajetë ishte një gjë e pranuar gjerësisht në botën e shkencës.

Por vetëm 5 vite pas botimit të librit të Darvinit, Lui Paster shpalli përfundimet e arritura pas shumë studimeve dhe eksperimenteve të gjata që rrëzuan plotësisht krijimin spontan, i cili përbënte gur-themelin e teorisë së Darvinit. Në ligjëratën e tij triumfale në Sorbonë në vitin 1864, Pasteri tha: “Kurrë më nuk do të rimarr veten krijimi spontan prej grushtit vdekjeprurës të dhënë nga ky eksperiment i thjeshtë.”2

Mbrojtësit e teorisë së evolucionit i kundërshtuan për një kohë të gjatë zbulimet e Pasterit. Mirëpo shkenca, e cila po përparonte duke nxjerrë në dritë ndërtimin kompleks të qelizës së organizmit të gjallë, e përforcoi edhe më tepër pavlefshmërinë e pretendimeve mbi krijimin e rastësishëm të jetës.

Përpjekjet e pafrytshme të shekullit njëzet

Miller experiment

One example of evolutionists' attempts to account for the origin of life is the Miller experiment. It was gradually realized that this experiment, initially heralded as a major advance on behalf of the theory of evolution, was invalid, and Miller was even forced to admit that very fact himself.

Alexander Oparin

Russian biologist Alexander Oparin

Evolucionisti i parë, i cili u mor me çështjen e zanafillës së jetës në shekullin e njëzet ishte biologu i njohur rus Aleksandër Oparin, i cili u mundua të provonte, me anë të një sërë tezash të hedhura nga vetë ai në vitet 1930, se qeliza e gjallë mund të krijohej rastësisht. Por këto punime do të dilnin të pasuksesshme dhe Oparin do të detyrohej ta bënte këtë rrëfim:

Mirëpo, fatkeqësisht, çështja e zanafillës së qelizës përbën ndoshta pikën më të errët të gjithë studimit të evolucionit të organizmave.3

Pasuesit evolucionist të Oparinit u munduan të bënin eksperimente për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje. Më i njohuri nga këto eksperimente ishte ai që u ndërmor në vitin 1953 nga kimisti amerikan Stenli Miler, i cili, duke bashkuar gazrat, që ai pretendonte se kishin ekzistuar në atmosferën primitive në një ambient eksperimental dhe duke i ekspozuar ato ndaj një burimi të jashtëm energjie, Milleri formoi disa molekula organike (aminoacide) të pranishme në strukturën e proteinave.

Mezi kishin kaluar disa vite para se të zbulohej se ky eksperiment, i cili atëherë u paraqit si një hap i rëndësishëm në emër të evolucionit, ishte i pavlefshëm, sepse atmosfera e përdorur në këtë eksperiment ishte shumë më e ndryshme nga kushtet reale të Tokës.4

Pas një periudhe të gjatë heshtjeje, Milleri pranoi se atmosfera e përdorur nga ai nuk ishte reale.5

Të gjitha përpjekjet evolucioniste që u ndërmorën gjatë shekullit të njëzet për të shpjeguar zanafillën e jetës përfunduan pa sukses. Xhefri Bada, gjeo-kimisti i njohur nga Instituti Skrips i San Diegos, në një artikull të botuar në vitin 1998 në revistën “Earth”, pranon këtë fakt:

Sot, duke e lënë pas shekullin e njëzet, akoma përballemi me problemin më të madh të pazgjidhur që kishim kur hymë në shekullin e njëzet: Si zuri fill jeta në tokë?6

Ndërtimi i ndërlikuar i jetës

DNA

One of the facts nullifying the theory of evolution is the incredibly complex structure of life. The DNA molecule located in the nucleus of cells of living beings is an example of this. The DNA is a sort of databank formed of the arrangement of four different molecules in different sequences. This databank contains the codes of all the physical traits of that living being. When the human DNA is put into writing, it is calculated that this would result in an encyclopedia made up of 900 volumes. Unquestionably, such extraordinary information definitively refutes the concept of coincidence.

Shkaku kryesor që çështja mbi zanafillën e jetës ka hyrë në një dilemë të tillë është se madje ata organizma të gjallë që mendohej të jenë më të thjeshtat kanë ndërtim jashtëzakonisht të ndërlikuar. Qeliza e një gjallese është shumë më e ndërlikuar se të gjitha produktet teknologjike që ka arritur të prodhojë njeriu. Sot, madje edhe në laboratorët më të përparuara të botës, duke bashkuar materie kimike organike, nuk do të mund të arrijmë kurrë të përfitojmë një qelizë të vetme.

Kushtet që nevojiten për formimin e një qelize janë aq të shumta sa kurrë nuk mund të shpjegohen me rastësi. Probabiliteti që proteinat, njësia bazë e qelizës, të sintetizohen rastësisht është 1 në 10950 (për një proteinë mesatare me 500 aminoacide). Në matematikë probabilitetet më të vogla se 1050 konsiderohen të pamundura.

Molekula e ADN-së përmban informacionet gjenetike si një bankë informacionesh me kapacitet të pabesueshëm. Nëse do ta hidhnim në letër informacionin që përfshin ADN-ja e njeriut, do të krijohej një bibliotekë me 900 volume enciklopedike me nga 500 faqe secili.

Në këtë pikë shfaqet një dilemë shumë interesante: ADN-ja mund ta kopjoj/përsëris vetveten vetëm me ndihmën e disa proteinave të specializuara (enzimave). Mirëpo, sinteza e këtyre enzimave mund të realizohet vetëm me anë të informacionit të koduar në ADN. Pasi që ato të dyja janë të varura nga njëra tjetra, ato duhet të ekzistojnë në të njëjtën kohë për kopjim/përsëritje. Kjo e sjellë skenarin se jeta ka zënë fill vetvetiu në një rrugë pa krye. Prof. Lesli Orgel, një evolucionist me reputacion nga Universiteti i San Diegos në Kaliforni, e pranon këtë fakt në botimin e revistës Scientific American të Shtatorit të vitit 1994:

Është krejtësisht e pamundshme që proteinat dhe acidet nukleike, duke qenë të dyja komplekse për nga ndërtimi, të jenë krijuar vetvetiu në të njëjtin vend dhe në të njëjtën kohë. Po ashtu duket e pamundshme ta kemi njërën pa tjetrën. Dhe kështu, në shikim të parë, njeriut do t’i duhej të vjen në përfundimin se, në të vërtetë, jeta kurrë nuk ka mundur të zë fill me anë të mjeteve kimike.7

Padyshim, nëse është e pamundur që jeta të ketë zënë fill nga shkaqet natyrore, atëherë duhet të pranohet se jeta u “krijua” në mënyrë të mbinatyrshme. Ky fakt zhvlerëson në mënyrë të qartë teorinë e evolucionit, qëllimi kryesor i së cilës është të mohoj krijimin.

Mekanizmat imagjinarë të evolucionit

Çështja e dytë e rëndësishme që e bën teorinë e Darvinit të pavlefshme është se të dy konceptet e paraqitura nga kjo teori si “mekanizma të evolucionit”, u kuptua se në të vërtetë nuk zotërojnë asnjë forcë evoluese.

Darvini e mbështeti hipotezën e tij në tërësi në mekanizmin e “seleksionimit natyror.” Rëndësia që i jepte këtij mekanizmi mund të kuptohet fare lehtë edhe nga titulli i librit të tij: Origjina e Llojeve nëpërmjet seleksionimit natyror”…

Seleksionimi natyror pohon se ato gjallesa që janë më të fuqishme dhe që i përshtaten më mirë kushteve natyrore të vendbanimeve të tyre do të mbijetojnë në luftën për jetë. P.sh., në një kope sorkadhesh që kërcënohet prej kafshëve të ndryshme grabitqare, do të mbijetojnë vetëm ato sorkadhe që vrapojnë më shpejt. Kështu që kopeja e sorkadheve do të përbëhet nga individët më të fortë dhe më të shpejtë. Mirëpo, sigurisht që ky mekanizëm nuk mund të shkaktojë evoluimin e sorkadheve e t’i kthejë në një lloj tjetër gjallese, për shembull, në kuaj.

Për këtë arsye, mekanizmi i seleksionimit natyror nuk zotëron asnjë forcë evoluese. Edhe Darvini ishte i ndërgjegjshëm për këtë realitet, ndaj në librin e tij Origjina e Llojeve u detyrua të pohonte:

Seleksionimi natyror s’mund të bëjë asgjë përderisa nuk shfaqen dallime dhe ndryshime të dobishme individuale.8

natural selection

Natural selection only selects out the disfigured, weak, or unfit individuals of a species. It cannot produce new species, new genetic information, or new organs.

Ndikimi i Lamarkut

Si mund të formoheshin këto ndryshime të dobishme? Darvini, kësaj pyetjeje u mundua t’i përgjigjej nga këndvështrimi i të kuptuarit primitiv të shkencës së asaj kohe. Sipas biologut francez Shevalie Lamark (1774-1829), i cili ka jetuar para Darvinit, gjallesat ia përcollën brezit pasardhës të gjitha ndryshimet fizike, të cilat kishin fituar gjatë jetës së tyre. Ai pohonte se këto cilësi, të cilat u akumuluan nga një brez në tjetrin, bënë që të formohen specie të reja. Për shembull, ai pohonte se gjirafat evoluuan nga antilopat gjatë përpjekjeve të tyre për të arritur gjethet e pemëve të larta, qafat e tyre u zgjatën nga njëri brez në tjetrin

Edhe Darvini ka dhënë shembuj të ngjashëm. Në librin e tij Origjina e Llojeve, për shembull, ai thotë se disa arinj për të gjetur ushqim në thellësi të detit me kohë u shndërruan në balena.9

Por zbulimet e Gregor Mendelit (1822-1884) të ligjeve të trashëgimisë, të cilat u saktësuan nga shkenca e gjenetikës, e cila lulëzoi në shekullin e njëzet, hedhën poshtë plotësisht legjendën e përcjelljes së karakteristikave të fituara në brezat pasardhës. Kështu, u vërtetua përfundimisht se seleksionimi natyror ishte një mekanizëm joefektiv.

natural selection

Since the beginning of the twentieth century, evolutionary biologists have sought examples of beneficial mutations by creating mutant flies. But these efforts have always resulted in sick and deformed creatures. The top picture shows the head of a normal fruit fly, and the picture on the left shows the head of a fruit fly with legs coming out of it, the result of mutation.

Neo-darvinizmi dhe mutacionet

Për të gjetur një zgjidhje, darvinistët nxorën në dritë “Teorinë Sintetike Moderne”, apo siç njihet ndryshe Neo-Darvinizmin, në fund të viteve 1930. Neo-Darvinizmi shtoi mutacionet, të cilat janë shtrembërime të formuara në gjenet e gjallesave për shkak të faktorëve të tillë të jashtëm si rrezatimi apo gabimet në përsëritje, si “shkaqe të ndryshimeve të dobishme” përveç mutacionit natyror.

Modeli, i cili edhe sot e ruan vlerën në emër të evolucionit, është Neo-Darvinizmi. Sipas kësaj teorie miliona gjallesa në botë u formuan si rezultat i një procesi me anën e të cilit organe të shumta komplekse të këtyre organizmave (p.sh., veshët, mushkëritë dhe krahët) iu nënshtruan “mutacioneve,” domethënë çrregullimeve gjenetike. Por ekziston një fakt i prerë shkencor që plotësisht e hedh poshtë këtë teori: Mutacionet nuk i zhvillojnë gjallesat, përkundrazi, ato janë gjithmonë të dëmshme.

Arsyeja për këtë është shumë e thjeshtë: ADN-ja zotëron një ndërtim shumë të ndërlikuar dhe çdo ndikim spontan mbi këtë molekulë, mund vetëm t’i shkaktojë dëm asaj. Gjeneticisti amerikan B. G. Ranganathan e shpjegon këtë fakt si në vazhdim:

Së pari, mutacionet e vërteta janë shumë të rralla në natyrë. Së dyti, shumica e mutacioneve janë të dëmshme pasi që janë të rastësishme, më parë se ndryshime të rregullta në strukturën e gjeneve; çfarëdo ndryshimi i rastësishëm në një sistem tejet të rregullt do të ndikojë për të keq, jo për të mirë. Për shembull, nëse një tërmet do të dridhte një ndërtim tejet të rregullt siç është një ndërtesë, do të ndodhte një ndryshim i rastësishëm në kornizën e ndërtesës, i cili sipas të gjitha gjasave, nuk do të ishte një përmirësim.10

Nuk çudit fakti se deri më sot nuk është vëzhguar asnjë rast i ndonjë mutacioni të dobishëm, domethënë, i cili është parë të zhvilloj kodin gjenetik. Është vërtetuar se të gjitha mutacionet janë të dëmshme. Është kuptuar se mutacioni, i cili është paraqitur si një “mekanizëm i evolucionit,” është në të vërtetë një dukuri gjenetike që dëmton gjallesat dhe i lë të gjymtuara. (Efekti më i zakonshëm i mutacionit në qeniet njerëzore është kanceri.) Natyrisht, një mekanizëm shkatërrues nuk mund të jetë “mekanizëm evolutiv.” Seleksionimi natyror, në anën tjetër, “s’mund të bëj asgjë i vetëm,” siç e pranoi edhe Darvini. Ky fakt na tregon se nuk ekziston ndonjë “mekanizëm evolutiv” në natyrë. Pasi që nuk ekziston asnjë mekanizëm evolutiv, asnjë proces i tillë i imagjinuar i quajtur “evolucion” nuk ka mundur të ndodhë.

Të dhënat fosile: Asnjë gjurmë e formave kalimtare

Të dhënat fosile janë treguesi më i qartë se skenari që sugjerohet nga teoria evolucionit nuk ka ndodhur kurrë.

Sipas kësaj teorie, të gjitha gjallesat kanë evoluar nga një paraardhës. Një specie, e cila ekzistonte më parë, me kalimin e kohës, u shndërrua në diçka tjetër dhe të gjitha speciet u krijuan në këtë mënyrë. Me fjalë të tjera, ky transformim u zhvillua gradualisht gjatë një periudhe të gjatë prej qindra miliona vjetësh.

Po të kishte qenë kështu, lloje të shumta kalimtare duhej të kishin ekzistuar dhe jetuar brenda kësaj periudhe të gjatë transformimi.

Për shembull, disa krijesa gjysmë peshk–gjysmë zvarranik duhej të kishin jetuar në të kaluarën të cilat kishin fituar disa tipare zvarranikësh, përveç tipareve të peshkut të cilat ato tashmë i kishin. Apo duhej të kishin ekzistuar disa zvarranik-zogj, të cilët fituan disa tipare të zogjve përveç tipareve të zvarranikëve që ato tashmë i kishin. Meqë këto gjallesa do të duhej të kishin ekzistuar në një periudhë kalimtare, gjallesat duhet të kenë qenë të gjymtuara dhe me një sërë të metash. Evolucionistët, këto qenie imagjinare që besojnë të kenë jetuar në të kaluarën, i quajnë “forma kalimtare”.

Nëse me të vërtetë do të kishin ekzistuar gjallesa të tilla në të kaluarën, atëherë do të duhej të kishte me miliona dhe madje miliarda sosh për nga numri dhe llojllojshmëria. Ajo që është më me rëndësi, mbetjet e këtyre qenieve të çuditshme do të duhej të haseshin në të dhënat fosile. Darvini, në librin Origjina e Llojeve, këtë fakt e shpjegon kështu:

Nëse teoria ime është e vërtetë, atëherë forma kalimtare të panumërta që lidhin speciet e të njëjtit grup, duhet të kenë ekzistuar sigurisht... Si rrjedhim, provat për ekzistencën e tyre të mëparshme do të mund të gjendeshin vetëm në mbetjet fosile.”11

Living Fossils Refute Evolution

Fossils are proof that evolution never happened. As the fossil record reveals, living things suddenly appeared together with all the characteristics they possess, and they never undergo the slightest change so long as they remain in existence. Fish have always existed as fish, insects as insects, and reptiles as reptiles. There is no scientific validity to the claim that species emerged gradually.

Crane Fly
Crane Fly
Period: Cenozoic Age, Eocene Period
Age: 48-37 million years
Sea Urchin

Sea Urchin
Period: Paleozoic Age, Carboniferous Period
Age: 295 million years

güneş balığı

Sun Fish
Period:
Cenozoic Age, Eocene Period
Age: 54-37 million years

Birch Tree Leaf

Birch Tree Leaf
Period:
Cenozoic Age, Eocene Period
Age: 50 million years

Sequoia Leaf

Sequoia Leaf
Period:
Cenozoic Age, Eocene Period
Age: 50 million years

Starfish

Starfish
Period:
Paleozoic Age, Ordovician Period
Age: 490-443 million years

Cicada

Cicada
Period:
Mesozoic Age, Cretaceous Period
Age: 125 million years

Shpresat e venitura të Darvinit

Mirëpo, edhe pse janë bërë shumë kërkime intensive për të gjetur fosilet që nga mesi i shekullit të nëntëmbëdhjetë në mbarë botën, ende nuk është gjetur asnjë formë kalimtare. Të gjitha fosilet, në kundërshtim me atë që shpresonin evolucionistët, tregojnë se jeta në Tokë u shfaq rastësisht, krejt papritur dhe plotësisht e formuar.

Një paleontolog i njohur britanik, Derek V. Ager, edhe pse një evolucionist, e pranon këtë realitet:

Problemi ynë është ky: Tek analizojmë me hollësi të dhënat fosile në nivelin e klasave apo llojeve, hasim gjithmonë e më tepër jo evolucion gradual, por shpërthim të papritur të një lloji në llogari të një tjetri.12

Me fjalë të tjera, te fosilet e gjetura, të gjitha llojet e gjallesave shfaqen papritmas dhe në formën e tyre të përfunduar, pa asnjë formë të ndërmjetme në mes. Kjo është pikërisht e kundërta e supozimeve të Darvinit. Për më tepër, kjo është një provë shumë e fortë që gjallesat janë krijuar. I vetmi shpjegim që një specie e gjallë të shfaqet papritmas e plotë dhe pa paraardhës nga i cili të ketë evoluar është se ajo u krijua. Kjo e vërtetë është pranuar po ashtu nga biologu i mirënjohur evolucionist Douglas Futuyuma:

Krijimi dhe evolucioni, në mes tyre, shter shpjegimet e mundshme për zanafillën e gjallesave. Organizmat ose janë shfaqur në tokë të zhvilluara plotësisht, ose jo. Në rast se nuk janë zhvilluar gradualisht, ato duhet të jenë zhvilluar nga specie që kanë ekzistuar më parë me anë të ndonjë procesi modifikimi. Në rast se janë shfaqur plotësisht të zhvilluara, ato me të vërtetë duhet të jenë krijuar nga ndonjë intelekt i plotfuqishëm.13

Fosilet tregojnë se qeniet e gjalla u shfaqën në Tokë të formuara plotësisht dhe në gjendje të përkryer. Me fjalë të tjera “origjina e llojeve,” në kundërshtim me supozimin e Darvinit, nuk është evolucioni, por krijimi.

natural selection

A 410-million-year-old fossil coelacanth (above) and a present- day specimen (right)

The fossil record is a great barricade in front of the theory of evolution. The fossil record shows that living species emerged suddenly and fully-formed without any evolutionary transitional form between them. This fact is evidence that species are created separately.

Përralla e evolucionit të njeriut

Çështja që trajtohet më shpesh nga mbrojtësit e teorisë së evolucionit është prejardhja e njeriut. Mendimi darvinist mbi këtë çështje thotë se qeniet njerëzore moderne që jetojnë sot kanë evoluar nga disa krijesa të ngjashme me majmunët. Gjatë kësaj periudhe të supozuar, e cila mendohet të ketë filluar rreth 4-5 milionë vjet më parë, pretendohet se kanë jetuar “forma kalimtare” midis njeriut modern dhe të parëve të tij. Ka katër “kategori” bazë në gjithë këtë skenar të imagjinuar:

  • 1. Australopiteku
  • 2. Homo habilis
  • 3. Homo erektus
  • 4. Homo sapiens

Evolucionistët i japin emrin “Australopitek” (që do të thotë “majmuni i jugut”), të ashtuquajturit paraardhës të parë të njeriut të ngjashëm me majmunët. Këto qenie të gjalla nuk janë në fakt asgjë tjetër, përveçse një specie e zhdukur majmuni. Kërkimet e shumta të Lordit Solli Cukerman dhe Profesorit Çarlls Oksnard, dy anatomistë me famë botërore nga Anglia dhe SHBA-ja, rreth mbetjeve të australopitekëve tregojnë se këto qenie i përkisnin një lloji të majmunit të zhdukur dhe se nuk kishin asnjë ngjashmëri me qeniet njerëzore. 14

reconstruction

Evolutionist newspapers and magazines often print pictures of primitive man. The only available source for these pictures is the imagination of the artist. Evolutionary theory has been so dented by scientific data that today we see less and less of it in the serious press.

Evolucionistët e quajnë fazën tjetër të evolucionit njerëzor “homo,” domethënë “njeri”. Sipas këtij pretendimi, qeniet e gjalla të serisë “homo” ishin më të zhvilluara se australopitekët. Evolucionistët i vendosën fosilet e këtyre krijesave të ndryshme pranë njëra-tjetrës me një renditje të caktuar dhe përpiluan një plan imagjinar evolucioni. Ky plan është imagjinar, sepse faktikisht asnjë lidhje evolucionare mes këtyre klasave të ndryshme nuk është provuar. Ernst Majër, njëri prej mbrojtësve më të rëndësishëm të teorisë së evolucionit në shekullin e njëzet në librin e tij Një argument i gjatë pohon se: “në veçanti (enigmat) historike si zanafilla e jetës apo e Homo sapiensit, janë tejet të vështira dhe mund madje t’i bëjnë ballë një shpjegimi përfundimtar të kënaqshëm.”15

Kur konturojnë zinxhirin Australopitek > Homo Habilis > Homo Erektus > Homo Sapiens, evolucionistët nënkuptojnë se këto specie kanë qenë paraardhëse të njëra-tjetrës. Mirëpo, zbulimet më të fundit të paleo-antropologëve tregojnë se Austrolopiteku, Homo Habilis dhe Homo Erektus kanë jetuar në të njëjtën periudhë në pjesë të ndryshme të botës.16

Për më tepër, një segment i caktuar njerëzish i klasifikuar si Homo Erektus ka jetuar deri në kohërat moderne. Homo sapiensi, Neandertalët dhe Homo Sapiens Sapiens (njeriu modern) kanë bashkëjetuar në të njëjtin rajon.17

Kjo, sigurisht, provon përfundimisht se këto specie nuk ishin paraardhëse të njëra-tjetrës. Stefën Xhej Gould, njëri prej paleontologëve të universitetit të Harvardit, megjithëse është evolucionist, e shpjegon qorrsokakun në të cilin gjendet teoria darviniste në këtë mënyrë:

Nuk është puna se metodat dhe institucionet e shkencës në njëfarë mënyre na detyrojnë të pranojmë një shpjegim Çfarë i ndodhi shkallës sonë, nëse bashkekzistojnë tri linja hominide (A. Afrikanus, Robust Australopitekët robust (shtatmëdhenj) dhe H. Habilis) që nuk rrjedhin nga njëra-tjetra? Për më tepër, asnjë nga të tre nuk shfaq ndonjë tendencë evolutive gjatë qëndrimit të tyre në tokë.18

Me pak fjalë, i gjithë skenari i evolucionit njerëzor që po mbahet gjallë me ndihmën e vizatimeve të ndryshme të krijesave imagjinare “gjysmë-majmun-gjysmë-njeri”, që shfaqen në media apo libra shkollorë, domethënë, sinqerisht, me anë të metodave propagandistike, s’janë gjë tjetër veçse një mit pa asnjë bazë shkencore.

Lordi Solli Cukerman, një nga shkencëtarët më të njohur dhe më të spikatur të Mbretërisë së Bashkuar, e ka studiuar këtë çështje për vite me radhë dhe ka kryer një punë kërkimore 15-vjeçare mbi fosilet e Australopitekut. Edhe pse evolucionist, ai arriti në përfundimin se, në të vërtetë, nuk ekziston asnjë pemë gjenealogjike midis majmunit dhe njeriut.

Cukerman gjithashtu bëri një “spektër interesant të shkencave”, duke i radhitur ato nga ato që ai i konsideronte si më shkencoret tek ato që i konsideronte si më joshkencoret. Sipas spektrit të Cukermanit, më “shkencoret,” duke marrë parasysh mbështetjen e tyre në argumente, janë shkenca e fizikës dhe kimisë. Më pas vijnë shkencat biologjike dhe pastaj shkencat shoqërore. Në fund fare, në pjesën që konsiderohet të jetë si pjesa më “joshkencore”, radhitet “perceptimi jashtë-shqisor” – konceptet si telepatia dhe shqisa e gjashtë – dhe në fund të fundit u vendos “evolucioni i njeriut”. Cukerman shpjegon kështu arsyetimin e tij:

Më pas zhvendosim regjistrin e të vërtetës objektive në drejtim të atyre fushave të shkencës të konsideruara si shkenca biologjike, si p.sh. perceptimi jashtë-shqisor apo interpretimi i historisë së fosileve të njeriut, ku për (evolucionistin) besnik gjithçka është e mundur – dhe ku besimtari i zjarrtë (i evolucionit ndonjëherë është në gjendje të besojë shumë gjëra kontradiktore në të njëjtën kohë.19

Siç shihet, evolucioni njerëzor nuk është gjë tjetër veçse një përmbledhje e “disa interpretimeve të paragjykuara të fosileve të zhvarrosura prej njerëzve të caktuar, të cilët ndjekin verbërisht teorinë e tyre.

Teknologjia e syrit dhe veshit

40 parts of eye

All its components need to function together and perfectly if the eye is to see at all.

Një çështje tjetër që mbetet pa përgjigje nga teoria e evolucionit është cilësia e shkëlqyer e perceptimit të syrit dhe veshit.

Para se të kalojmë te syri, le t’i përgjigjemi shkurtimisht pyetjes “Si shohim ne?” Rrezet e dritës që vijnë nga një objekt, bien në retinën e syrit duke dhënë një imazh të përmbysur të objektit. Këtu, këto rreze drite transformohen në sinjale elektrike nga qelizat dhe pastaj përcillen në një zonë të vogël në pjesën e prapme të trurit, ku ndodhet “qendra e shikimit”. Këto sinjale elektrike perceptohen në këtë qendër të trurit si imazh pas një sërë procesesh. Le të mendojmë pak, duke u bazuar në këto njohuri teknike.

Truri është i izoluar tërësisht nga drita. Kjo do të thotë se pjesa e brendshme e trurit është në errësirë të plotë dhe drita nuk arrin atje. Qendra e shikimit është një vend në errësirë të plotë ku nuk hyn kurrë dritë. Ka mundësi që të jetë vendi më i errët që ekziston. Megjithatë, ne shikojmë një botë të ndritshme plot dritë në këtë errësirë të plotë.

Imazhi i formuar në sy është kaq i mprehtë dhe i qartë, sa që as teknologjia e shekullit njëzet nuk ka arritur ta realizojë. Për shembull, shikoni librin që jeni duke e lexuar, duart me të cilat e mbani atë dhe pastaj ngrini kokën dhe shikoni përreth. A keni parë ndonjëherë një imazh të tillë të mprehtë e të qartë si ky në ndonjë vend tjetër? Edhe ekrani më i zhvilluar i televizorit i prodhuar nga prodhuesi më i fuqishëm i televizorëve në botë nuk mund të sigurojë një imazh aq të mprehtë për ju. Ky është një imazh tre-dimenzional, me ngjyra dhe jashtëzakonisht i pastër. Për vite të tëra, mijëra inxhinierë janë përpjekur të prodhojnë një televizor tre-dimenzional, i cili mund të arrijë cilësinë e shikimit të syrit. Ata kanë arritur të shpikin një sistem TV tre-dimenzional, por ai nuk mund të shihet pa vendosur një palë syze speciale 3-D. Për më tepër, bëhet fjalë vetëm për një tre-dimenzional artificial. Sfondi është më i mjegulluar, ndërsa plani i parë duket sikur është dekor prej letre. Asnjëherë s’ka qenë e mundur të arrihet një imazh me cilësinë e syrit. Edhe në kamera apo në televizor, ka një humbje të cilësisë së imazhit.

Evolucionistët pretendojnë se mekanizmi që prodhon këtë imazh të mprehtë e të qartë është formuar krejt rastësisht. Nëse dikush do t’ju thoshte se televizori në dhomën tuaj është formuar si rezultat i bashkimit të rastësishëm të miliona atomeve, çfarë do të mendonit ju? Si mund ta bëjnë atomet atë që mijëra njerëz s’e bëjnë dot?

Nëse një pajisje që prodhon një imazh më primitiv se syri nuk mund të jetë formuar rastësisht, atëherë është shumë e qartë që edhe syri apo imazhi që shikohet prej tij nuk mund të jenë krijuar rastësisht. E njëjta gjë vlen edhe për veshin. Veshi i jashtëm i kap tingujt dhe i drejton te veshi i mesëm, i cili ia përcjell veshit të brendshëm duke i përforcuar ato. Veshi i brendshëm ia dërgon valët zanore trurit, duke i kthyer në sinjale elektrike. Ashtu si me shikimin, procesi i dëgjimit përfundon në qendrën e dëgjimit në tru.

Ajo që thamë për syrin është e vërtetë edhe për veshin. Do të thotë, truri është i izoluar nga tingujt, ashtu si është i izoluar edhe nga drita: asnjë tingull nuk mund të depërtojë brenda. Prandaj, s’ka rëndësi sa zhurmë ka jashtë, brenda trurit mbizotëron një qetësi absolute. Megjithatë edhe tingujt më të mprehtë perceptohen nga truri.

Nëpërmjet trurit tonë, i cili është i izoluar nga tingujt, ne dëgjojmë simfoninë e ekzekutuar nga një orkestër apo zhurmat në një vend të mbushur plot me njerëz. Megjithatë, nëse bëhet një matje ekzakte e nivelit të tingujve në trurin tonë në këto momente, do të kuptonim se një qetësi absolute mbizotëron aty.

Ashtu si në rastin e imazhit, dekada të tëra përpjekjesh kanë kaluar për të krijuar dhe riprodhuar tinguj sa më të afërt me origjinalin. Rezultatet e këtyre përpjekjeve janë regjistruesit e zërit, sistemet HI-FI dhe sistemet e ndryshme për kapjen e tingujve. Pavarësisht nga teknologjia e përparuar dhe përpjekjet e mijëra inxhinierëve e ekspertëve, nuk është përfituar asnjë tingull që të ketë të njëjtën mprehtësi dhe qartësi si tingulli që kapet nga veshi. Mendoni për sistemet HI-FI të cilësisë më të lartë të prodhuar nga kompania më e madhe e industrisë së muzikës. Edhe në këto pajisje, kur regjistrohet zëri, humbet një pjesë e cilësisë. Kur ndizni një HI-FI gjithmonë dëgjoni një zhurmë të lehtë para se të fillojë muzika. Veshi i njeriut asnjëherë nuk e kap një tingull të shoqëruar me zhurmë; ai e kap tingullin pikërisht ashtu siç është, i mprehtë e i qartë. Kështu ka qenë gjithmonë që nga krijimi i njeriut.

Deri më sot, asnjë aparat vizual apo regjistrues i bërë nga njeriu nuk ka qenë aq i ndjeshëm dhe i suksesshëm në marrjen e të dhënave shqisore si syri dhe veshi. Mirëpo, për sa i përket të pamurit dhe të dëgjuarit, një e vërtetë shumë më madhështore qëndron pas gjithë kësaj.

  • Kujt i takon ndërgjegjja që sheh dhe dëgjon në brendi të trurit?
  • Kush shikon një botë joshëse në trurin tonë, dëgjon simfonitë dhe cicërimën e zogjve dhe ndien aromën e trëndafilit?

Nxitjet që vijnë prej syve, veshëve dhe hundës së një personi shkojnë në tru si impulse nervore elektro-kimike. Në librat e biologjisë, fiziologjisë dhe biokimisë, mund të gjeni shumë hollësi për mënyrën se si ky imazh formohet në tru. Mirëpo, kurrë nuk do të mund të ndesheni me faktin më të rëndësishëm: Kush i pranon këto impulse nervore elektro-kimike si imazhe, tinguj, aroma dhe ngjarje shqisore në tru? Ekziston një ndërgjegje në tru që i pranon gjithë këto pa ndier ndonjë nevojë për një sy, vesh apo hundë. Kujt i takon kjo ndërgjegje? Natyrisht se nuk u takon nervave, shtresës yndyrore dhe neuroneve që e përbëjnë trurin. Kjo është arsyeja pse darvinistët-materialist, të cilët besojnë se gjithçka përbëhet prej materies, nuk mund të japin përgjigje në këto pyetje.

Sepse kjo ndërgjegje është shpirti i krijuar prej Allahut, i cili nuk ka nevojë as për syrin për të shikuar imazhet dhe as për veshin për t’i dëgjuar tingujt. Për më tepër, nuk ka nevojë për trurin për të menduar.

Çdo njeri që e lexon këtë fakt të qartë shkencor do të duhej të mendonte thellë për Allahun e Gjithëfuqishëm dhe të ketë frikë dhe të kërkoj strehim tek Ai, sepse Ai ngjesh tërë gjithësinë në një vend plotësisht të errët prej disa centimetrave kub në një formë tre-dimenzionale, me ngjyra, me hije dhe të ndritshme.

Një besim materialist

Brain, vision

We live our whole life in our brains. People we see, flowers we smell, music we hear, fruit we taste, the moisture we feel with our hands-all these are impressions that become "reality" in the brain. But no colors, voices or pictures exist there. We live in an environment of electrical impulses. This is no theory, but the scientific explanation of how we perceive the outside world.

Informacioni që kemi paraqitur deri tani tregon se teoria e evolucionit është një pretendim që bie hapur në kundërshtim me faktet shkencore. Pretendimi i teorisë në lidhje me prejardhjen e jetës është në kundërshtim me shkencën, mekanizmat e evolucionit të propozuara nga kjo teori nuk kanë asnjë forcë evolutive, dhe fosilet tregojnë se format kalimtare nuk kanë ekzistuar kurrë. Prandaj, teoria e evolucionit duhet të hidhet poshtë si një ide joshkencore. Në këtë mënyrë shumë ide, si modeli i gjithësisë me qendër Tokën, janë nxjerrë jashtë agjendës së shkencës gjatë historisë.

Por teoria e evolucionit vazhdon të mbahet me vendosmëri në listën e teorive shkencore. Disa njerëz madje përpiqen t’i paraqesin kritikat në adresë të saj si “sulm ndaj shkencës”. Po pse ndodh kjo gjë?

Arsyeja për këtë situatë të krijuar është se për disa njerëz të cilët u përkasin disa qarqeve të caktuara, teoria e evolucionit është shndërruar në një besim dogmatik të domosdoshëm. Këto qarqe kapen fort pas filozofisë materialiste dhe ndikohen nga Darvinizmi, i cili për ta është shpjegimi i vetëm materialist për natyrën.

Nganjëherë ata e pranojnë hapur këtë. Riçard Levontin, gjeneticist i famshëm nga universiteti i Harvardit dhe në të njëjtën kohë një evolucionist i njohur pranon se është “së pari materialist, pastaj shkencëtar”:

Nuk është puna se metodat dhe institucionet e shkencës në njëfarë mënyre na detyrojnë të pranojmë një shpjegim material për botën, por përkundrazi, ne jemi të detyruar nga përkrahja jonë arbitrare e kauzës materialiste të krijojmë një aparat hetimi dhe një sërë konceptesh që japin shpjegime materiale, edhe nëse janë kundër intuitës, pa marrë parasysh se sa të mjegullta janë për të panisurën. Për më tepër, materializmi është absolut, kështu që ne nuk mund të lejojmë të dalë në skenë një Qenie Hyjnore.20

Këto fjalë janë deklarata të qarta se Darvinizmi është një dogmë e mbajtur gjallë për hir të lidhjes me filozofinë materialiste. Sipas kësaj dogme asgjë nuk ekziston përveç materies. Prandaj, ajo predikon se materia e pajetë dhe e pavetëdijshme krijoi jetën. Ajo këmbëngul se miliona specie të gjalla, (si zogjtë, peshqit, kafshët, insektet, pemët, lulet, balenat dhe qeniet njerëzore) u shfaqën si pasojë e bashkëveprimit të materies si shiut, rrufeve dhe kështu me radhë prej materies së pajetë. Ky besim është në kundërshtim të plotë si me arsyen ashtu edhe shkencën. Por darvinistët vazhdojnë të mbrojnë këtë besim me qëllim që “të mos lejojnë daljen në skenë të një Qenie Hyjnore.”

Kushdo që nuk e shikon prejardhjen e gjallesave me paragjykim materialist do ta kuptojë këtë të vërtetë të qartë: të gjitha gjallesat janë rezultat i krijimit të një Krijuesi, i Cili zotëron fuqi, dije dhe inteligjencë superiore. Ky Krijues është Allahu, i Cili krijoi tërë gjithësinë nga asgjëja, i Cili e konstruktoi atë në mënyrën më të përkryer dhe u dha formë të gjitha gjallesave.

Teoria e evolucionit është magjia më e fuqishme në botë

Çdo njeri i lirë prej paragjykimit dhe ndikimit të çfarëdo ideologjie të caktuar, që përdor arsyen dhe logjikën e tij apo të saj, do të kuptojë qartë se besimi në teorinë e evolucionit, i cili na përkujton besëtytnitë e shoqërive pa dijeni të shkencës apo qytetërimit, është plotësisht i pamundshëm.

Siç u shpjegua më lartë, ata që besojnë në teorinë e evolucionit mendojnë se disa atome dhe molekula të hedhura në një fuçi të madhe do të mund të krijonin profesorë dhe studentë universiteti që janë në gjendje të mendojnë dhe gjykojnë; shkencëtarë si Ajnshtajni dhe Galileo; artistë si Hemfri Bogart, Frenk Sinatra dhe Luçano Pavaroti; si edhe antilopa, drurë limoni dhe karafila. Për më tepër, pasi që shkencëtarët dhe profesorët të cilët besojnë në këto gjepura janë njerëz të shkolluar, është krejtësisht e arsyeshme të flitet për këtë teori si për “magjinë më të fuqishme në histori.” Asnjëherë më parë asnjë besim apo ide tjetër nuk ua ka larguar aftësinë e të gjykuarit të njerëzve, nuk ka pranuar t’i lejojë ata të mendojnë me mençuri dhe me arsye dhe ua ka fshehur të vërtetën sikur ata t’i kishin sytë e lidhur. Kjo është një verbëri madje edhe më e keqe dhe më e pabesueshme se adhurimi i Zotit të Diellit Ra nga egjiptianët, adhurimi i totemeve në disa pjesë të Afrikës, adhurimi i Diellit nga populli i Sebës, adhurimi i idhujve që kishin mbaruar me duart e tyre nga ana e fisit të Profetit Ibrahim (paqja qoftë mbi të) apo adhurimi i Viçit të Artë nga ana e popullit të Profetit Musa (paqja qoftë mbi të).

Në të vërtetë, Allahu ka theksuar këtë mungesë arsyeje në Kuran. Në shumë vargje, Ai zbulon se mendjet e disa njerëzve do të jenë të mbyllura dhe se ata do të jenë të pafuqishme të shohin të vërtetën. Disa nga këto vargje jepen në vazhdim:

Sa për ata që mohojnë, njësoj është, i paralajmërove apo nuk i paralajmërove - ata nuk besojnë. Allahu i ka vulosur zemrat e tyre, ndërsa në veshët dhe sytë e tyre kanë mbulesë; ata i pret një dënim i madh. (Sure Bekare: 6-7)

…Ata kanë zemra me të cilat nuk kuptojnë. Ata kanë sy me të cilët nuk shohin. Ata kanë veshë me të cilët nuk dëgjojnë. Ata janë si kafshët, bile edhe më të humbur! Ata janë të pavetëdijshëm. (Sure A’raf: 179)

Edhe sikur Ne t'u hapnim atyre një derë në qiell dhe të ngjiteshin vazhdimisht lart në të (e të shihnin engjëjt e fshehtësitë), ata vetëm do të thoshin: "Neve na janë ndalë sytë (të parët). Jo, ne jemi njerëz të magjepsur. (Sure Hixhr: 14-15)

Fjalët nuk mund ta shprehin se sa është e habitshme se si kjo magji ka arritur të mbajë një komunitet aq të gjerë në skllavëri, t’i largojë njerëzit nga e vërteta dhe të mos ndërpritet për 150 vjet. Është e kuptueshme se një apo disa njerëz do të mund të besonin në skenarë dhe pohime të pabesueshme përplot marrëzi dhe mungesë arsyeje. Mirëpo, “magjia” është shpjegimi i vetëm i mundshëm për njerëzit në mbarë botën që besojnë se atomet e pavetëdijshme dhe të pajetë papritur vendosën të bashkohen dhe të formojnë një gjithësi që funksionon me një sistem të organizimit, rregullit, arsyes dhe vetëdijes së përkryer; një planet të quajtur Tokë me të gjitha veçoritë e saj të përshtatura në mënyrë aq të përkryer për jetën; dhe gjallesat përplot sisteme të panumërta komplekse.

Darwinist magic

In the same way that the beliefs of people who worshipped crocodiles now seem odd and unbelievable, so the beliefs of Darwinists are just as incredible. Darwinists regard chance and lifeless, unconscious atoms as a creative force, and are as devoted to that belief as if to a religion.

Në të vërtetë, Kurani rrëfen ngjarjen e Profetit Musa dhe Faraonit për të treguar se disa njerëz të cilët përkrahin filozofitë ateiste në të vërtetë ndikojnë tek të tjerët me anë të magjisë. Kur iu tha Faraonit për fenë e vërtetë, ai i tha Profetit Musa të ndeshet me magjistarët e tij. Kur Musai e bëri këtë, ai u tha atyre që të tregojnë aftësitë e tyre të parët. Vargjet pasojnë:

“Hidhni ju!” – u përgjigj ai. Kur magjistarët hodhën shkopinjtë e tyre, i magjepsën sytë e njerëzve, i frikësuan ata dhe shfaqën një magji të madhe. (Sure A’raf: 116)

Siç kemi vënë re, magjistarët e Faraonit ishin në gjendje të mashtrojmë çdo njeri, përveç Musait dhe atyre të cilët i besuan atij. Mirëpo, dëshmia e tij zhduki magjinë, apo “gëlltiti atë që ata kishin sajuar,” siç përshkruhet në ajet.

Atëherë Ne i kumtuam Musait: “Hidhe shkopin tënd!” - dhe ai filloi të gëlltiste gjithçka që trilluan ata. Në këtë mënyrë, doli në shesh e vërteta dhe dështoi ajo që kishin bërë ata. (Sure A’raf: 117-119)

Siç kemi vënë re, kur njerëzit e kuptuan se ata u magjepsën dhe se ajo që panë ishte vetëm një iluzion, magjistarët e Faraonit humbën gjithë besueshmërinë e tyre. Edhe në ditët tona, përveç nëse ata të cilët, nën ndikimin e një magjie të ngjashme, besojnë në këto pretendime qesharake nën maskën e tyre shkencore dhe kalojnë jetët e tyre duke i mbrojtur ato, i braktisin besimet e tyre paragjykuese, ata po ashtu do të poshtërohen kur e vërteta e plotë shfaqet dhe magjia prishet. Në të vërtetë, Malkolm Magerixh, një filozof ateist dhe përkrahës i evolucionit, pranoi se ishte i brengosur pikërisht nga kjo perspektivë:

Unë personalisht jam i bindur se teoria e evolucionit, posaçërisht shtrirja e zbatimit të saj, do të jetë njëra prej shakave më të mëdha në librat e historisë në të ardhmen. Brezat e ardhshëm do të çuditen se si një hipotezë aq jo bindëse dhe e dyshimtë ka mundur të pranohej me naivitetin e pabesueshëm që ajo posedon. 21

Se e ardhmja nuk është larg: Përkundrazi, njerëzit së shpejti do ta shohin se “rasti” nuk është hyjni dhe do të shikojnë prapa në teorinë e evolucionit si në mashtrimin më të keq dhe magjinë më të tmerrshme në botë. Ajo magji tashmë ka filluar të ngrihet me shpejtësi prej shpatullave të njerëzve në mbarë botën. Shumë njerëz që e shohin fytyrën e saj të vërtetë po pyeten me habi se si është e mundur që të jenë kapluar prej saj.

Engjëjt thanë: "Larg nga të metat je Ti o Zot!
Ne nuk kemi asnjë dije tjetër përveç asaj që na mësove Ti.
Vërtet, Ti je i Gjithëdijshëm dhe i Urtë!"
(Kur’ani, 2:32)

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Kurrë Mos Harroni!
  • Kurrë Mos Harroni Se Nuk Ka Zot Tjetër Pos Allahut
  • Kurrë Mos Harroni Se Udhërrëfyesi i Vetëm Është Kur’ani
  • Kurrë Mos Harroni Se Secili Moment Që e Jetoni Është Pjesë e Fatit Tuaj
  • Kurrë Mos Harroni Ekzistencën e Shejtanit i Cili Përpiqet Të Ju Largojë Nga Rruga e Drejtë
  • Kurrë Mos Harroni Se Kjo Botë Është Një Vendbanim i Përkohshëm dhe Një Sprovë
  • Kurrë Mos Harroni Se Vdekja Mund T’ju Vijë Në Çdo Moment
  • Kurrë Mos Harroni Se Dita E Ringjalljes Dhe Dita e Llogaridhënies Do Të Ndodhë Pa Dyshim
  • Kurrë Mos Harroni Se Vendbanimi i Jobesimtarëve Është Xhehennemi (Ferri), Vendbanimi i Ndëshkimit Të Amshueshëm
  • Kurrë Mos Harroni Se Vetëm Besimtarët e Sinqertë Do Të Hyjnë Në Parajsë, Vendbanimin e Shpërblimeve
  • Kurrë Mos Harroni T’i Luteni Allahut
  • Kurrë Mos Harroni Të Jeni Të Çiltër dhe Të Sinqertë me Allahun
  • Asnjëherë Mos Harroni Të Pendoheni dhe Të Kërkoni Falje për Veprat Tuaja Të Këqija
  • Përkujtimi u Bën Dobi Vetëm Atyre Të Cilët i Frikësohen Allahut
  • Kurrë Mos Harroni Se Allahu i Krijoi Të Gjitha Gjallesat
  • Mashtrimi i Evolucionit
  • Kurrë Mos Harroni! Se Allahu Është Një dhe i Vetëm…