logo
HARUN YAHYA

Kurrë Mos Harroni Se Vendbanimi i Jobesimtarëve Është Xhehennemi (Ferri), Vendbanimi i Ndëshkimit Të Amshueshëm

..Do ta mbush Xhehenemin me xhind dhe njerëz bashkërisht!
(Sure Sexhde: 13)

Xhehenemi është vendi i dënimit të përjetshëm për ata që mohojnë Allahun, duke e kaluar jetën e tyre në mëdyshje. E vërteta është se kjo botë me të cilën ata që nuk besojnë botën tjetër, janë lidhur së tepërmi me siguri do të zhduket, ndërsa Xhehenemi do të zgjasë përgjithmonë. "Banorët e zjarrit" do të mbeten në të përjetësisht. Si një dënim nga i cili ata nuk do të jenë kurrë në gjendje të shpëtojnë, nuk do të mund të krahasohet me asnjë dënim tjetër:

Atë Ditë, askush nuk do të dënojë siç dënon Ai. (Sure Fexhr: 25)

E si mund ta dish ti tamam se çfarë është Sekari (zjarri përvëlues)? Ai nuk lë gjë dhe nuk kursen asgjë, lëkurat i shkrumbon. (Sure Muddeththir: 27-29)

Disa njerëz kapen pas paragjykimit se do të hyjnë në Xhenet pasi të qëndrojnë në Xhehenem për një kohë të caktuar. Megjithatë, realiteti i frikshëm i Xhehenemit është se dënimi aty kurrë nuk do të mbarojë, dhe se kurrë nuk do të ketë shpëtim prej tij. Kurani e bën të qartë se është gabim i rëndë që t’i përmbahemi një paragjykimi të tillë:

Ata thonë: “Zjarri do të na prekë vetëm ca ditë të numëruara”. Thuaju (o Muhamed): “A keni marrë për këtë ndonjë zotim prej Allahut, kështu që Ai nuk do ta shkelë kurrë zotimin e vet (dhe do t’ju dënojë pak) apo po shpifni kundër Allahut gjëra që nuk i dini?”. Nuk është kështu si thoni ju! Ata që bëjnë vepra të këqija dhe mbulohen nga fajet e veta, do të jenë banorë të Zjarrit (të Xhehenemit), ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Kurse ata që besojnë e bëjnë vepra të mira, do të jenë banorë të Xhenetit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. (Sure Bekare: 80-82)

Xhehenemi do të bëhet pusi, vendbanim i caktuar për keqbërësit, që aty të mbeten përgjithmonë. (Sure Nebe' : 21-23)

Është e pamundur të dilet nga Xhehenemi, përveç nëse dëshiron Allahu. Pasi që mëkatarët të hyjnë në Xhehenem, dyert e tij do të mbyllen për gjithë përjetësinë, dhe zjarri do t’i mbulojë ata nga të gjitha anët:

Ndërsa ata që i mohojnë shpalljet Tona, ata janë njerëzit e krahut të majtë. Mbi ata do të jetë zjarri i mbyllur. (Sure Beled: 19-20)

Profetit Muhammed (savs) thekson gjithashtu se nuk ka vdekje për banorët e Xhehenemit:

Allahu do të pranojë banorët e Xhenetit në Xhenet dhe banorët e Xhehenemit në Xhehenem. Pastaj lajmëtari do të qëndrojë në mes të tyre dhe do të thotë: O banorët e Xhenetit, nuk ka vdekje për ju, o banorët e Xhehenemit, nuk ka vdekje për ju. Ju do të banoni aty përgjithmonë. (Muslimi)

Kurrë mos harroni se çdo individ, i cili e kalon kohën e kufizuar që i është dhuruar atij në këtë botë në mënyrë të shkujdesur do ta fitojë Xhehenemin, ku zjarri i tij do ta gllabërojë atë përjetësisht.

Është e vështirë madje edhe të përfytyrohet ashpërsia e mundimit matanë dyerve të mbyllura. Nga të dhënat Kur'anore, ne e kuptojmë se Xhehenemi është i mbyllur, i zhurmshëm, i zymtë dhe një vend plot tym. Xhehenemi është destinacioni përfundimtar, një vend mundimesh, ku të nxehtit pushton çdo qelizë të banorëve të tij, dhe ku konsumohet ushqim dhe pije të neveritshme. Çdo moment në Xhehenem është i mbushur me dhimbje të paimagjinueshme. Banorët e Xhehenemit do të shohin pamjet më të tmerrshme dhe më të neveritshme, ata do të dëgjojnë tingujt më të llahtarshëm dhe më shqetësues, zëra të lartë, britma, rënkime dhe qarje. Ata do të ndiejnë erërat më të shpifura, do të shijojnë shijet më të këqija dhe më të hidhura. Trupat e tyre do të digjen nga koka gjer në këmbë.

Fytyrat e njerëzve në Xhehenem do të gllabërohen nga zjarri, uji i valë do të derdhet mbi kokat e tyre. Dhe, ata do të damkosen në anët e tyre dhe në shpinat e tyre. Pa asnjë pushim apo lehtësim, agonia do të zgjasë përjetësisht.

Një zjarr përcëllues do t’i gllabërojë banorët e Zjarrit. Përshkrimet në Kur'an japin një pasqyrë të qartë të ashpërsisë së dënimit që u shkaktohet banorëve të Zjarrit, për ta janë të përgatitura rroba të zjarrta (Sure Haxhxh: 19) dhe ata do të veshin rroba prej katrani (Sure Ibrahim: 50). Sapo t’u digjet lëkura Ne do t’ua ndërrojmë atë me lëkurë tjetër (Sure Nisa': 56) në mënyrë që ata të mund të shijojnë vazhdimisht dhimbjen e rreptë të zjarrit. Ata do të jenë të lidhur me zinxhirë dhe do të fshikullohen me kamxhik. Me duart e lidhura në qafë, ata do të hidhen në një vend të ngushtë të Xhehenemit. (Sure Furkan: 13) Ata do të qëndrojnë të shtrirë në shtretër prej zjarrit të Xhehenemit të mbuluar me çarçafë zjarri.

Ata do të ulërijnë dhe do të luten për ndihmë, por pa dobi, nuk do të ketë asnjeri andejpari që t’ju përgjigjet.

Ata do të luten për lehtësimin e dënimit, madje edhe vetëm për një ditë, por poshtërimi e madje edhe më shumë vuajtje do të jenë përgjigja ndaj kërkesës së tyre.

Gjëmimi i Zjarrit është aq i madh sa që mund të dëgjohet nga një largësi shumë e madhe. Banorët e Xhehenemit do të hidhen në Zjarrin flakërues (Sure Me'arixh: 15), i cili është i ndezur fort (Sure Lejl: 14), dhe do të digjen ndërsa ulërijnë dhe klithin.

Kujtoni se sa dhemb kur digjni madje edhe vetëm majën e gishtit tuaj. Pra, kurrë mos harroni t’i shmangeni një vepre të keqe që në fund do të mund t’iu shpinte në një vend të tillë, ku ndëshkimi me zjarr është aq i rëndë.

Në këtë vendbanim të përhershëm, njerëzit sigurisht që do të ndjejnë uri dhe etje. Megjithatë, në këmbim të mosmirënjohjes së tyre dhe veprimeve të këqija të tyre, ata do të shpërblehen me fruta me gjemba të hidhura (Sure Gashijje: 6) dhe pemën e Zekumit. Ata nuk do të shijojnë ndonjë pije tjetër, përveç ujit të valë dhe qelbit përvëlues. Ata do të mbyllin gojën (Sure Muzzemmil: 13), duke mos mundur të përpijnë ushqimin apo pijet e tyre (Sure Nebe': 24-25), që as nuk do t’i ushqejë dhe as nuk do t’i kënaq ata. (Sure Gashijje: 7)

Të gjitha përpjekjet e tyre për t'i shpëtuar Zjarrit do të dëshmohen të padobishme; pasi ata të kenë hyrë në të, nuk do të ketë më kthim prapa. Nga ky dënim i padurueshëm, ata do të kërkojnë vet shkatërrimin e tyre. Megjithatë, në Xhehenem, njeriu as nuk do të vdes dhe as nuk do të jetojë, vdekja do t’ju vijë atyre nga të gjitha anët, por nuk do të vdesin. (Sure Ibrahim: 17) Njerëzit e Xhehenemit do të vuajnë vetëm për atë që kanë bërë. Nuk do të ketë mëshirë për ta, e as ndonjë lehtësim të dhimbjeve të tyre.

Zjarri i Xhehenemit nuk vret, por shkakton dhimbje të madhe. Të vetëdijshëm tani se kjo agoni do të zgjat përjetësisht, njerëzit e Xhehenemit do të kuptojnë se sa të dëshpëruar, të pashpresë dhe të shkatërruar janë. Ndërkohë, fytyrat e arrogantëve dhe mendjemëdhenjve, që ata i kishin adhuruar aq shumë në këtë botë, do të jenë në flakë. E, fytyra është pjesë e trupit ku dhimbja ndihet më së shumti për shkak se aty takohen të gjitha organet shqisore:

Ditën, kur fytyrat e tyre do të rrotullohen në zjarr, ata do të thonë: “Ah, sikur t’i ishim bindur Allahut dhe të Dërguarit!” (Sure Ahzab: 66)

Zjarri do t’ua përcëllojë fytyrat dhe buzët (aq sa do t’u duken dhëmbët). (Sure Muminun: 104)

Nëse nuk dëshironi që fytyra juaj të mbulohet nga zjarri, mos e harroni arsyen e ekzistencës suaj në këtë botë, dhe se ju pa dyshim do të takoni/hasni Xhehenemin, përveç nëse e fitoni kënaqësinë e Allahut.

Përveç vuajtjes fizike, banorët e Xhehenemit do të përpëliten në ankthin shpirtëror, që do të thotë, ata do të jenë të përulur, të poshtëruar dhe të turpëruar. Ata do të jenë të shkatërruar nga ndjenja e pendimit, pafuqisë dhe shpresës. Mendjemëdhenjtë që janë shumë krenar për ta adhuruar Zotin e tyre në këtë botë, do të hyjnë në Xhehenem të poshtëruar. Të fyer e të turpëruar, ata nuk do të mund t'i mbajnë lart kokat e tyre:

Ditën e Gjykimit ata do të tërhiqen me fytyrat e tyre në zjarr (e do t’u thuhet): “Shijoni zjarrin e Xhehenemit!” (Sure Kamer: 48)

(Engjëjve do t’u thuhet): “Rrëmbejeni atë dhe çojeni në mes të zjarrit flakërues! Pastaj, për dënim, hidhni mbi kokën e tij ujë të valuar (duke i thënë): “Shijoje këtë, o njeri “i fuqishëm” dhe “fisnik”! Ja, ky është dënimin për të cilin ju dyshonit!” (Sure Duhan: 47-50)

Atë Ditë, ata do të hidhen me forcë në zjarrin e Xhehenemit. (Sure Tur: 13)

Siç shpall Allahu në një ajet tjetër: “...ata do të hidhen në zjarr bashkë me mohuesit.” (Sure Shu'ara': 94)

Atë ditë, secili prej tyre do t’i pranojë mëkatet e veta. Siç na bën me dije Kur'ani, ata do të thonë: “Sikur të kishim dëgjuar ose menduar, nuk do të ishim midis banorëve të Zjarrit Flakërues!” (Sure Mulk: 10), Sikur t’i shohësh ata kur të vihen para zjarrit, duke thënë: “Ah! Sikur të ktheheshim pas, nuk do t’i mohonim shpalljet e Zotit tonë dhe do të bëheshim besimtarë!” (Sure En'am: 27), dhe “Sikur t’i ishim bindur Allahut dhe të dërguarit!” (Sure Ahzab: 66). Atë ditë ata do ta akuzojnë njëri-tjetrin.

Ata do të kërkojnë ujë dhe ushqim nga banorët e Xhenetit, por ai do të jetë i ndaluar për ta:

Nëse do të kërkojnë ndihmë, do t’u jepet një ujë si xehja e shkrirë, që do t’ua përcëllojë fytyrat. (Sure Kehf: 29)

Ata do të thërrasin me zë të lartë: "Zoti ynë, nxirrna se do të bëjmë vepra të mira e jo nga ato që kemi bërë!" (Sure Fatir: 37) Por të gjitha përpjekjet e tilla do të jenë të kota. Kjo nuk do t’ju ndihmojë atyre aspak, dhe fati i hidhur i tyre nuk do të ndryshojë kurrë.

Prandaj, gjithmonë mos harroni ajetin, "t'iu përgjigjur Zotit tuaj para se një ditë vjen prej Allahut i cili nuk mund të kthehet prapa. Në atë ditë ju nuk do të ketë vend të fshehur dhe nuk do të thotë të mohimit." (Sure Shura: 47)

Kurrë mos harroni se Allahu, i cili vendos në mes njerëzve me drejtësi, ka dërguar një pejgamber për të gjithë njerëzimin, duke përfshirë edhe ju, dhe i ka dhënë çdo kohë e mjaftueshme për të marrë mësim. Prandaj, në botën tjetër, nuk do të ketë njeri për t’i ndihmuar ata që janë përmendur në Kur'an si "keqbërës." (Surah Fatir: 37) E vërteta, absolutisht, është se askush nuk do të dënohen me përjashtim të asaj që ai e fituara në këtë botë:

Pastaj do të thuhet për ata që ishin zullumqarë, "Shijoni dënimin e përjetshëm! A keni qenë shlyer për ndonjë gjë tjetër përveç atë që e keni fituar?" (Sure Junus: 52)

Ky është Xhehenemi për të cilin Allahu i paralajmëron robërit e Tij në mënyra të ndryshme. Askush mbi faqen e dheut nuk mund të pretendojë se nuk ka qenë i paralajmëruar për ndëshkimin e përjetshëm të Xhehenemit. Allahu përshkruan keqardhjen e hidhur që do ta ndiejnë njerëzit në atë ditë:

Prandaj, gjithmonë kujtoni ajetin: “Përgjigjuni thirrjes së Zotit tuaj, para se të vijë Dita, të cilën Allahu nuk e kthen më. Atë Ditë ju nuk do të keni kurrfarë strehimi dhe nuk do të mund të mohoni.” (Sure Shura: 47)

Asnjëherë mos harroni se Allahu, i Cili mes njerëzve ka zbritur me drejtësi një paralajmërues për gjithë njerëzimin, duke ju përfshirë edhe ju, dhe secilit i ka dhuruar kohë të mjaftueshme për të qenë i vëmendshëm. Prandaj, në ahiret, nuk do të ketë asnjeri që do t’iu ndihmojë atyre të cilëve në Kur’an përmenden si “keqbërës.” (Sure Fatir: 37) E vërteta, pa dyshim, është se askush nuk do të shpërblehet me tjetër pos me atë që e ka fituar në këtë botë:

E pastaj, do t’u thuhet keqbërësve: “Shijoni dënimin e përhershëm! Nuk dënoheni ndryshe, përveçse sipas veprave që keni punuar.” (Sure Junus: 52)

Ky është Xhehenemi për të cilin Allahu i paralajmëron robërit e tij në mënyra të ndryshme. Askush mbi faqen e dheut nuk mund të pohojë se nuk i është tërhequr vërejtja për ndëshkimin e përjetshëm në Xhehenem. Allahu përshkruan pendimin e hidhur që njerëzit do ta ndiejnë atë ditë:

...Dhe, kur të sillet Xhehenemi, atë Ditë njeriu do të kujtohet - por ç’i duhet se u kujtua! Ai do të thotë: “Ah, sikur të kisha bërë diçka të mirë për jetën time!” (Sure Fexhr: 23-24)

Mos harroni kurrë se atë ditë, t’ua vëni veshin paralajmërimeve që i keni marr në këtë botë nuk do t’iu ndihmojë aspak dhe do të jetë e pamundur për të dalë nga Xhehenemi, as pas një viti, as pas një mijë vitesh, as pas një miliard vitesh, as pas triliona vitesh, madje as edhe përjetësisht.

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Kurrë Mos Harroni!
  • Kurrë Mos Harroni Se Nuk Ka Zot Tjetër Pos Allahut
  • Kurrë Mos Harroni Se Udhërrëfyesi i Vetëm Është Kur’ani
  • Kurrë Mos Harroni Se Secili Moment Që e Jetoni Është Pjesë e Fatit Tuaj
  • Kurrë Mos Harroni Ekzistencën e Shejtanit i Cili Përpiqet Të Ju Largojë Nga Rruga e Drejtë
  • Kurrë Mos Harroni Se Kjo Botë Është Një Vendbanim i Përkohshëm dhe Një Sprovë
  • Kurrë Mos Harroni Se Vdekja Mund T’ju Vijë Në Çdo Moment
  • Kurrë Mos Harroni Se Dita E Ringjalljes Dhe Dita e Llogaridhënies Do Të Ndodhë Pa Dyshim
  • Kurrë Mos Harroni Se Vendbanimi i Jobesimtarëve Është Xhehennemi (Ferri), Vendbanimi i Ndëshkimit Të Amshueshëm
  • Kurrë Mos Harroni Se Vetëm Besimtarët e Sinqertë Do Të Hyjnë Në Parajsë, Vendbanimin e Shpërblimeve
  • Kurrë Mos Harroni T’i Luteni Allahut
  • Kurrë Mos Harroni Të Jeni Të Çiltër dhe Të Sinqertë me Allahun
  • Asnjëherë Mos Harroni Të Pendoheni dhe Të Kërkoni Falje për Veprat Tuaja Të Këqija
  • Përkujtimi u Bën Dobi Vetëm Atyre Të Cilët i Frikësohen Allahut
  • Kurrë Mos Harroni Se Allahu i Krijoi Të Gjitha Gjallesat
  • Mashtrimi i Evolucionit
  • Kurrë Mos Harroni! Se Allahu Është Një dhe i Vetëm…