logo
HARUN YAHYA

Kurrë Mos Harroni Se Vdekja Mund T’ju Vijë Në Çdo Moment

Thuaj: “Vdekja prej së cilës po ikni, do t’ju arrijë. Pastaj, ju do të ktheheni tek Ai, i Cili e di të padukshmen dhe të dukshmen dhe Ai do t’ju njoftojë ju për atë që keni bërë.”
(Sure Xhumu’a: 8)

Të gjithë ata që ju shikoni përreth jush, miqtë tuaj, të afërmit, në fakt, çdonjëri që jeton në këtë planet, me siguri do të vdesin një ditë, ashtu si edhe miliarda të tjerë që jetuan para tyre. Ky fakt rrëfehet në një ajet ku shkruan, Çdo njeri do ta shijojë vdekjen...” (Sure Enbija ': 35). Të harrohet kjo gjë e sigurt dëshmon një mungesë të madhe të vetëdijes. Njeriu, i cili është i paaftë për t’iu shmangur vdekjes, do të vdes pa asnjë dyshim, për një arsye apo tjetër, në një kohë dhe vend të panjohur për të.

Mbani në mend se, as bukuria, as nami, as pozita, as pasuria, dhe as rinia kurrë s’kanë mundur ta ndalonin vdekjen e tyre.

Edhe pse shumica e njerëzve janë të vetëdijshëm për këto të vërteta, ata i shmangen të menduarit për vdekjen, dhe madje përpiqen edhe ta harrojnë atë. Megjithatë, kjo nuk është tjetër, pos vetë-mashtrim. Kjo është arsyeja pse Profeti (savs) gjithashtu i këshilloi besimtarët ta “kujtojnë shpesh vdekjen.” (Tirmidhiu) Pa marr parasysh se a mendon njeriu për këtë ngjarje të pashmangshme apo jo, pa dyshim se vdekja do t’i vijë:

Agonia e vdekjes do të sjellë të vërtetën (e jetës tjetër): ja, kjo është ajo së cilës përpiqeshe t’i ikje. (Sure Kaf: 19)

Këto rreshta duhet t’ju kenë përkujtuar për afërsinë e vdekjes. Prapë, përpiquni të mendoni për këtë çështje më thellësisht, kush e di, vdekja mund t’ju vijë para se të keni mundësinë ta përfundoni këtë libër. Prandaj, mos harroni kurrë se vdekja është shumë afër jush, ashtu siç është afër të gjithëve.

Në kundërshtim me perceptimin mbizotërues/popullor/e përhapur, vdekja nuk është faza përfundimtare e një rendi logjik të ngjarjeve. Kur të ketë ardhur koha, Allahu ia dërgon engjëllin e Tij atij për të cilin është paracaktuar/urdhëruar vdekja, dhe merr shpirtin e tij papritur, në një moment plotësisht të papritur. Kjo mund të ndodhë mu në këtë çast, para se ju të keni mundësinë të ngriheni nga karrigia juaj. Engjëlli i vdekjes mund të shfaqet para jush, Kretë papritur. Fakti që ju mund të jeni të rrethuar nga miqtë tuaj apo familja juaj nuk do ta ndryshojë këtë mundësi, ata në asnjë mënyrë nuk mund t’ju mbrojnë nga vdekja. Pra, mos harroni kurrë se çdo shpirt do të merret nga Engjëlli i Vdekjes i caktuar nga Allahu për këtë detyrë, dhe kështu do të kthehet te Zoti i vet.

Megjithatë, ideja që ju të mund të vdisni në çdo moment mund të duket e vështirë për tu kuptuar. Mendimi për ato gjëra që ju duhet ende t’i përmbushni ju jep ndjenjën se është shumë herët për ju të vdisni. Fakti është, megjithatë, se është vetëm Allahu që përcakton kohën e vdekjes. As një minutë më gjatë apo më pak nuk mund të jetojë një person, përveç kohës së përcaktuar për të. Vdekja takon shpirtin e një njeriu në kohën më të mirë të paracaktuar në fatin e tij:

Por Allahu nuk ia shtyn afatin asnjë shpirti, që i vjen koha (e vdekjes); Allahu e di mirë gjithçka që bëni ju. (Sure Munafikun: 11)

A keni menduar ndonjëherë se çfarë do të përjetojë trupi juaj në vdekje?

Pa marr parasysh se a jeni të bukur apo të pasur, trupi juaj i forcuar do të pushojë në një dhomë apo morg. I mbështjellur në qefin, trupi juaj do të vihet në një arkivol të ngushtë. Makina për varrim do ta dërgojë trupin tuaj në varreza dhe trupi juaj i pajetë do të vendoset në një gropë. Dheu do t’ju mbulojë të tërin. Trupi juaj, vetëm një grumbull kockash dhe mishi, së shpejti do të fillojë të kalbet dhe të derdhet. Në fund të fundit, asgjë nuk do të mbetet nga ju me përjashtim të një grumbulli eshtrash. Asnjëherë mos harroni se ju me siguri do të përjetoni një ditë të tillë; në fund, trupi juaj do të mbetet vetëm, nën dhe.

Një trup i vdekur i njeriut është objekt nga i cili mund të nxjerrim mësime. Një kufomë është e vështirë të durohet madje edhe për disa minuta. A keni menduar ndonjëherë pse trupi i njeriut, i cili është në gjendje të mbajë fuqinë gjatë gjithë jetës bëhet i padurueshëm pas vdekjes? Kjo pa dyshim është një gjë për të cilën duhet të mendojmë, sepse mendimi për trupin tuaj që kalbet – si edhe për trupat e të gjithë atyre që i do – do t'ju ndihmojë të mos e harroni botën tjetër dhe të mos ndieni dashuri për këtë botë.

Megjithatë, pavarësisht nga këto fakte, shumica e njerëzve zhyten në çikërrimat e jetës së tyre të përditshme, ndërsa ia kthejnë shpinën kësaj ngjarje të pashmangshme. Megjithatë, ky është gabim i qartë; dështimi i tyre për t'u përgatitur për jetën e përtejme vetëm se i shpie ata në fund në një dënim të përjetshëm. Për këtë arsye, duke qenë i vetëdijshëm se vdekja një ditë me siguri do të vijë, njeriu duhet të përpiqet të bëjë vepra të mira në mënyrë që të fitojë kënaqësinë e Allahut. Zoti ynë, i Plotfuqishmi dhe i Drejti, i jep kohë të mjaftueshme çdo njërit për t’i vënë veshin paralajmërimit të Tij. Megjithatë, kjo periudhë, është e kufizuar në jetën e kësaj bote. Domethënë, njeriu mund të pendohet sinqerisht për gabimet e tij vetëm në këtë botë. Kur të ketë vdekur, nuk do të ketë më asnjë mundësi për t’i korrigjuar gabimet e tij. Në vend të kësaj, ai do të ndiejë pendim përjetësisht:

Atje, ata do të thërrasin (në zjarrin e Xhehenemit): “O Zoti ynë, nxirrna se do të bëjmë vepra të mira e jo nga ato që kemi bërë.” (Atyre do t’u thuhet): “Vallë, a nuk jua zgjatëm jetën aq sa të mund të mendohej ai që donte të kujtonte (Allahun)?! Madje juve ju erdhi edhe paralajmëruesi? Andaj, shijoni (dënimin)! Për keqbërësit nuk ka kurrfarë ndihmësi!” (Sure Fatir: 37)

Asnjëherë mos harroni se vdekja nuk është fundi; në kundërshtim me pikëpamjet e zakonshme, vdekja nuk i jep fund çdo gjëje. As nuk është një gjumë i qetë i përjetshëm, siç pandehin shumë njerëz nga mosdija. Vdekja është fillimi i jetës së vërtetë dhe të përjetshme të njeriut; kjo është një jetë që përcaktohet në përputhje me mënyrën se si sillet njeriu në këtë botë, dhe nuk ka gjasa të ndryshohet kur t’i vijë vdekja. Vdekja është një portë për lumturi dhe shpëtim, në qoftë se personi e ka kaluar jetën e tij për të fituar kënaqësinë e Allahut. Megjithatë, për ata që ia kthyen shpinën Allahut, ajo është fillimi i një vuajtje të përjetshme.

Në këtë botë, Allahu bën që njeriu të përjetojë ndodhi të shumta që shërbejnë si përkujtime të vdekjes dhe të botës tjetër. Për ata që janë të prirur ta kuptojnë këtë paralajmërim, këto përkujtime ndikojnë që ata të reflektojnë seriozisht mbi jetën e tyre dhe ta rishikojnë mendimin e tyre për të. Ata të cilët i shpërfillin këto paralajmërime, megjithatë, janë në humbje të madhe. Kurrë mos harroni se as ata që kanë vdekur tashmë nuk kanë menduar po ashtu se do të vdisnin, ashtu siç nuk mendojnë njerëzit që tani janë ende të gjallë, dhe ndoshta vdekja do t’ju vijë në një moment kur më së paku e presin, gjatë kohës kur janë duke drekuar apo ndërsa janë duke bërë plane për fundjavë.

Pra, mos harroni kurrë të punoni për jetën tuaj të përtejme, para se t’ju vijë vdekja pas së cilës nuk do të keni mundësi për të bërë më asnjë vepër tjetër të mirë.

Në Kur'an, Allahu tregon për faktin se vdekja nuk është një ngjarje që mund të shtyhet në çfarëdo mënyre, dhe përshkruan pendimin e thellë që përjetojnë ata për të cilët është urdhëruar vdekja:

Prandaj jepni prej atyre mirësive që ju kam dhënë Unë, para se t’i vijë vdekja ndonjërit, e ai të thotë: “O Zoti im, sikur të më kishe lënë edhe një kohë të shkurtër në jetë, do të kisha dhënë lëmoshë dhe do të bëhesha ndër të mirët!” Por Allahu nuk ia shtyn afatin asnjë shpirti, që i vjen koha (e vdekjes); Allahu e di mirë gjithçka që bëni ju. (Sure Munafikun: 10-11)

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Kurrë Mos Harroni!
  • Kurrë Mos Harroni Se Nuk Ka Zot Tjetër Pos Allahut
  • Kurrë Mos Harroni Se Udhërrëfyesi i Vetëm Është Kur’ani
  • Kurrë Mos Harroni Se Secili Moment Që e Jetoni Është Pjesë e Fatit Tuaj
  • Kurrë Mos Harroni Ekzistencën e Shejtanit i Cili Përpiqet Të Ju Largojë Nga Rruga e Drejtë
  • Kurrë Mos Harroni Se Kjo Botë Është Një Vendbanim i Përkohshëm dhe Një Sprovë
  • Kurrë Mos Harroni Se Vdekja Mund T’ju Vijë Në Çdo Moment
  • Kurrë Mos Harroni Se Dita E Ringjalljes Dhe Dita e Llogaridhënies Do Të Ndodhë Pa Dyshim
  • Kurrë Mos Harroni Se Vendbanimi i Jobesimtarëve Është Xhehennemi (Ferri), Vendbanimi i Ndëshkimit Të Amshueshëm
  • Kurrë Mos Harroni Se Vetëm Besimtarët e Sinqertë Do Të Hyjnë Në Parajsë, Vendbanimin e Shpërblimeve
  • Kurrë Mos Harroni T’i Luteni Allahut
  • Kurrë Mos Harroni Të Jeni Të Çiltër dhe Të Sinqertë me Allahun
  • Asnjëherë Mos Harroni Të Pendoheni dhe Të Kërkoni Falje për Veprat Tuaja Të Këqija
  • Përkujtimi u Bën Dobi Vetëm Atyre Të Cilët i Frikësohen Allahut
  • Kurrë Mos Harroni Se Allahu i Krijoi Të Gjitha Gjallesat
  • Mashtrimi i Evolucionit
  • Kurrë Mos Harroni! Se Allahu Është Një dhe i Vetëm…