logo
HARUN YAHYA

Kurrë Mos Harroni Se Secili Moment Që e Jetoni Është Pjesë e Fatit Tuaj

Vërtet, Ne çdo gjë e kemi krijuar me masë të paracaktuar.
(Sure Kamer: 49)

Siç thuhet në ajetin e mësipërm, çdo gjë është paracaktuar nga Allahu, i Plotfuqishmi. Sepse Allahu, që i duhet vetëm të jap urdhrin "Bëhu" që ajo të bëhet, nuk ka paracaktuar vetëm fatin e njerëzve, por edhe të të gjitha qenieve. Ata që vërtetë e besojnë këtë të vërtetë absolute i dorëzohen në mënyrë të pakushtëzuar fatit që Allahu e ka përcaktuar për ta me urtësinë e Tij të pafund. Mos harroni kurrë se, me dëshirë apo pa dëshirë, çdo gjë është nën kontrollin e Allahut dhe i nënshtrohet Atij.

Megjithatë, njerëzit kanë mendime shumë të gabuara për fatin. Këto mendime, të frymëzuara kryesisht nga pikëpamjet e ndryshme të devijuara, shprehen pa u menduar shumë për to. Për më tepër, ata e shpërfillin faktin se kjo është diçka që nuk e kënaq Allahun. Ata nuk shmangen nga përdorimi i shprehjeve vulgare, teksteve apo poezive që nënkuptojnë mospranimin e fatit. Si dëshmi e kësaj mënyre të mangët të të kuptuarit, ndodhë shfaqja e frazave të pakuptimta të tilla si “për të mposhtur fatin” apo “për të ndryshuar fatin.” Ata të cilët besojnë në koncepte të tilla i marrin shpresat dhe aspiratat e tyre si “fat,” dhe, në dështimin e tyre për të kuptuar se këto janë vetëm shpresa, ata supozojnë se fati nuk ka arritur të vazhdojë ashtu siç është paracaktuar dhe kështu ka ndryshuar. Arsyetimi i tillë irracional është tipik për ata që dështojnë ta kuptojnë fatin në mënyrë të drejtë.

Fati është krijim i Allahut dhe njohuri e pafund e të gjitha ngjarjeve, qoftë të kaluara apo të ardhme. Allahu krijon kohën dhe hapësirën nga asgjëja, i mban ato nën kontrollin e Tij, dhe nuk është i varur Vet nga ato. Çdo element i çdo gjëje që ndodh, ka ndodhë apo do të ndodhë, moment pas momenti, janë të paracaktuara në sytë e Allahut.

Kurrë mos harroni se Allahu e krijon kohën dhe kështu nuk është i varur prej saj. Prandaj, Ai nuk është thjeshtë duke shikuar se çfarë po ndodhë dhe duke pritur të shoh pasojat e tyre.

Në sytë e Tij, fillimi dhe përfundimi i çdo ngjarje, dhe pozita e saj përkatëse në përjetësi, janë të njohura. Çdo gjë është e përcaktuar dhe është përfshirë në fat. Prandaj, njeriut i mungon fuqia për të bërë çfarëdo ndryshime në të. Në anën tjetër, fati është një faktor i vërtetë vendimtar mbi njeriun. Çdo moment të jetës së tij është i ngujuar brenda tij. Një person nuk mundet të dal madje as edhe jashtë kufijve të fatit, e lëre më ta ndryshojë atë. Kjo është e ngjashme me shembullin e një aktori, i cili përvidhet jashtë një video-kasete, duke siguruar një ekzistencë të veçantë për të hequr apo për të shtuar skena të filmit në të cilin ai është një aktor. Kjo pa dyshim se është një situatë e palogjikshme që është e pamundur të ndodhë.

Është e qartë, fraza të tilla si “mposhtja e fatit” ose “ndryshimi i rrjedhës së fatit”, nuk janë tjetër pos ide të gabuara. Mos harroni kurrë se një person i cili thotë se e ka ndryshuar fatin e tij në fakt është duke shqiptuar diçka që është paracaktuar që ai ta thotë.

Për shembull, mund të mos ketë asnjë fije shprese që një pacient të shërohet. Por, shërimi i tij i papritur nuk nënkupton se ai e mposhti fatin e tij, dhe as se ai ishte ndryshuar nga mjekët e tij. Kjo thjesht tregon se koha e përcaktuar për të nuk kishte ardhur akoma. Ashtu si çdo gjë, kjo është, gjithashtu, e përcaktuar në sytë e Allahut dhe është pjesë e fatit:

...Jeta e askujt nuk zgjatet e as nuk shkurtohet pa qenë e shënuar në Libër. Me të vërtetë, kjo për Allahun është e lehtë! (Sure Fatir: 11)

Çdo shpirt vdes vetëm me vendimin e Allahut, në kohë të caktuar... (Sure Al 'Imran: 145)

Duke qenë të varur nga koha dhe hapësira, nuk ka gjasa që ne të kemi një kuptim të plotë të fatit ngase Allahu na krijon ne dhe fatet tona, dhe Ai është i pavarur nga çdo gjë. Çfarëdo që të ndodhë me ju, besoni se Allahu është i pavarur tërësisht nga koha dhe hapësira.

Ka edhe një fakt tjetër që ju duhet të mbani në mend: Të gjitha ngjarjet janë planifikuar nga Allahu në atë mënyrë që nga ato të kenë dobi feja dhe besimtarët. Duke qenë kështu, një njeri që beson gjithmonë shfaq bindje për ngjarjet me të cilat ballafaqohet. Harresa ose shpërfillja e faktit se të gjitha situatat në jetë janë të paracaktuara nga Allahu është dëmi më i madh që ndonjëherë mund t’i bëni vetes suaj, që nuk sjellë asgjë tjetër, pos shqetësime serioze. Sidoqoftë, se a e pranon këtë fakt njeriu apo jo, kjo nuk do të ndryshojë atë që është e paracaktuar për të, në fund të fundit rrjedha e të gjitha çështjeve është e paracaktuar nga fati:

S’ka fatkeqësi që godet tokën dhe ju, që të mos jetë e shënuar në Libër (Leuhi Mahfûdh) më parë se ta krijojmë atë. Kjo për Allahun është vërtet e lehtë! (Sure Hadid: 22)

Siç bëhet gjithashtu e qartë nga ky ajet, çfarëdo që i ndodhë dikujt është pa dyshim e paracaktuar nga Allahu, e nëse njeriu beson në këtë apo jo, kjo nuk e ndryshon këtë fakt. Të gjitha punët që ndodhin në sipërfaqen e tokës, duke përfshirë lindjen dhe vdekjen e çdo personi, ndodh me Vullnetin e Allahut pikërisht në kohën e paracaktuar – as edhe një moment më herët apo më vonë.

Është Ai që ju krijoi nga balta dhe pastaj caktoi një afat në këtë botë (vdekjen) dhe një tjetër në botën e përtejme (Ditën e Kiametit). Por përsëri ju dyshoni. (Sure En'am: 2)

Pasi që asgjë nuk ndodh as në tokë e as në shpirtrat e njerëzve pa Lejen e Allahut, të mbështetësh gjithmonë besimin tënd në Allahun është një dispozitë që Allahu e kërkon nga robërit e Tij. Gjithashtu, kjo është ajo për të cilën njeriu është i prirur në mënyrë të natyrshme:

Thuaj: “Do të na godasë vetëm ajo që na ka caktuar Allahu; Ai është Mbrojtësi ynë dhe vetëm tek Allahu le të mbështeten besimtarët!” (Sure Teube: 51)

Siç është thënë në ajetin "... Ne ju vëmë në provë me të keqe dhe të mirë dhe te Ne do të ktheheni." (Sure Enbija': 35), Allahu i vë besimtarët në sprovë në disa mënyra. Për këtë qëllim, përveç gjërave që ata i konsiderojnë të mira, gjëra të tjera që duken të dëmshme për besimtarët u ndodhin atyre. Por, mos harroni kurrë se pasi çdo gjë është krijuar me Vullnetin e Allahut, ato gjithmonë japin rezultatet më të mira:

…Por mund ta urreni një gjë, ndërkohë që ajo është e mirë për ju e mund ta doni një gjë, ndërkohë që ajo është e dëmshme për ju. Allahu di, kurse ju nuk dini. (Sure Bekare: 216)

Ata që besojnë në Allahun dhe ndjekin gjithmonë rrugën e Tij gëzojnë sigurinë dhe qetësinë shpirtërore e qenies të nënshtruar ndaj fatit. Asgjë nuk e frikëson apo shqetëson një personi i cili ia nënshtron veten e tij fatit. Allahu do t’u japë robërve të Tij besimtarë një jetë të mirë si në këtë botë ashtu edhe në jetën e përtejme, dhe do t’i mbajë ata nën mbrojtjen e Tij për sa kohë që ata e kërkojnë kënaqësinë e Tij. Mirëpo, Allahu mund të mos e zbulojë gjithmonë të mirën e ndonjë gjëje që ndodh në këtë botë. Megjithatë, ajo që në dukje mund të duket jo e mirë mund të bëjë që një besimtar të arrijë një shpërblim më të mirë në botën tjetër. Një besimtar i cili është i sëmurë rëndë, për shembull, nuk ndien brengë për atë që përjeton. Përkundrazi, ai e merr sëmundjen e tij si një mënyrë për t’iu afruar më afër Zotit të vet. Gjëja më e rëndësishme për të mbajtur mend është se Allahu i planifikon të gjitha ngjarjet për t’i mbrojtur robërit e Vet të sinqertë dhe për t’iu mundësuar atyre të fitojnë Xhenetin.

Në të vërtetë, Mbrojtësi im është Allahu, i Cili ka zbritur Librin dhe kujdeset për të mirët. (Sure A'raf: 196)

Ata që nuk harrojnë kurrë se ekziston një qëllim hyjnor në çfarëdo që iu ndodhë atyre ndjejnë afërsinë e shoqërimit të Allahut në çdo hap që bëjnë. Kudo që janë, apo çka do që janë duke bërë, ata nuk harrojnë kurrë se Allahu e di atë shumë mirë.

Prandaj, kurrë mos harroni se çdo gjë, e kaluar dhe e ardhme, deri në hollësitë më të vogla, janë të regjistruara tek Allahu, se asgjë nuk i ndodhë njeriut, përveç asaj që do Allahu, se Allahu është i ditur për veprimet tona, kudo që ne jemi apo çfarëdo që jemi duke bërë, dhe se ne të gjithë jemi të lidhur ngushtë me fatin e paracaktuar për ne.

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Kurrë Mos Harroni!
  • Kurrë Mos Harroni Se Nuk Ka Zot Tjetër Pos Allahut
  • Kurrë Mos Harroni Se Udhërrëfyesi i Vetëm Është Kur’ani
  • Kurrë Mos Harroni Se Secili Moment Që e Jetoni Është Pjesë e Fatit Tuaj
  • Kurrë Mos Harroni Ekzistencën e Shejtanit i Cili Përpiqet Të Ju Largojë Nga Rruga e Drejtë
  • Kurrë Mos Harroni Se Kjo Botë Është Një Vendbanim i Përkohshëm dhe Një Sprovë
  • Kurrë Mos Harroni Se Vdekja Mund T’ju Vijë Në Çdo Moment
  • Kurrë Mos Harroni Se Dita E Ringjalljes Dhe Dita e Llogaridhënies Do Të Ndodhë Pa Dyshim
  • Kurrë Mos Harroni Se Vendbanimi i Jobesimtarëve Është Xhehennemi (Ferri), Vendbanimi i Ndëshkimit Të Amshueshëm
  • Kurrë Mos Harroni Se Vetëm Besimtarët e Sinqertë Do Të Hyjnë Në Parajsë, Vendbanimin e Shpërblimeve
  • Kurrë Mos Harroni T’i Luteni Allahut
  • Kurrë Mos Harroni Të Jeni Të Çiltër dhe Të Sinqertë me Allahun
  • Asnjëherë Mos Harroni Të Pendoheni dhe Të Kërkoni Falje për Veprat Tuaja Të Këqija
  • Përkujtimi u Bën Dobi Vetëm Atyre Të Cilët i Frikësohen Allahut
  • Kurrë Mos Harroni Se Allahu i Krijoi Të Gjitha Gjallesat
  • Mashtrimi i Evolucionit
  • Kurrë Mos Harroni! Se Allahu Është Një dhe i Vetëm…