logo
HARUN YAHYA

Kurrë Mos Harroni Se Dita E Ringjalljes Dhe Dita e Llogaridhënies Do Të Ndodhë Pa Dyshim

Se Ora (e Kiametit) do të vijë,
gjë për të cilën s’ka dyshim dhe se Allahu do t’i ringjallë ata që janë në varre.
(Sure Haxhxh: 7)

Tani ndaloni dhe shikoni në orën tuaj; me çdo sekondë që kalon, ju jeni duke nxituar drejt këtij momenti të fundit, momentit kur do të ktheheni te Zoti juaj për të dhënë llogari për veprat tuaja. Kjo kohë e paracaktuar pa dyshim se do të vijë. Kjo sipas të gjitha gjasave do të ndodhë në një moment krejtësisht të papritur, një moment në të cilin shpirti juaj do të merret nga Engjëlli i vdekjes. Pas kësaj, ju do të gjeni veten tuaj në Ditën e Ringjalljes. Përnjëherë, çdo gjë që ka lidhje me këtë botë do të humbasë rëndësinë e saj për ju, dhe ju do të shihni qartë se ajo që me të vërtetë ka pasur rëndësi është besimi i njeriut dhe fitimi i kënaqësisë së Allahut.

Kështu, ndërsa akoma keni mundësi, mos harroni të përgatiteni për Ditën e ringjalljes, kur çdo gjë e kësaj bote do të vdes dhe i gjithë njerëzimi do të ngrihen nga varret e tyre për të dhënë llogari për veten e tyre te Zoti i tyre.

Atë ditë kur çdo vepër e vetme e bërë në jetë do të bëhet e dukshme, ata që kanë kërkuar mirësi do të kenë shpërblim të madh, ndërsa zullumqarët do të dëshirojnë të largohen nga veprat e këqija të tyre. Në praninë e Allahut, njeriu do të gjykohet i vetëm me drejtësi dhe nuk do t’i bëhet assesi asnjë padrejtësi.

Ndërsa koha kalon me shpejtësi numërimin drejt Ditës së Ringjalljes, atyre që nuk marrin parasysh paralajmërimin e Allahut, por pasojnë trillet dhe dëshirat e tyre janë në një humbje të madhe. Ky fakt është në Kur'an si vijon:

Po u afrohet njerëzve dita për të dhënë llogari, por ata vazhdojnë të jenë të shkujdesur e të shmangur (nga e vërteta). Sa herë që atyre u vjen nga Zoti i tyre ndonjë paralajmërim i ri, ata e dëgjojnë, duke u tallur me të. (Sure Enbija': 1-2)

Asnjëherë mos harroni se kjo ditë e madhe e dhënies së llogarisë është duke u afruar me nxitim drejt jush, dhe se në atë ditë Allahu do t'ju njoftojë për të gjitha veprat tuaja, duke përfshirë ato që ju kujtohen dhe ata që ju nuk i mbani mend.

Atë ditë, të gjitha veprat e një personi, të ruajtura në kujtesën e pafund të Allahut, do t’i shfaqen njeriut. Çdo mendim, çdo vepër, madje edhe ato që ai nuk mund t’i kujtojë do të bëhen të dukshme. Në të vërtetë, Kurani na informon se çdo gjë bën njeriu mbahet e regjistruar deri në hollësinë më të vogël të saj:

Çdo bëmë e tyre është shënuar në librat (e engjëjve që regjistrojnë veprat). Çdo gjë, e madhe a e vogël qoftë, është shënuar. (Sure Kamer: 52-53)

Njeriu është harrestar, por Allahu nuk harron kurrë dhe as nuk gabon. Prandaj, keqbërësit kurrë nuk do të jenë në gjendje të largohen nga veprat e tyre të këqija. Një person mund të harrojë një fjalë që nuk i pëlqen Allahut, të cilën ai e ka shqiptuar 10 vjet më parë apo një ide që shfaq mos-respekt që i ka shkuar në mendje. Por Allahu, i Gjithëfuqishmi, do të bëj që ai t’i dijë fjalët dhe mendimet e tij në Ditën e llogari dhënies:

Thuaju: “Edhe nëse e fshihni atë që keni në zemrat tuaja apo e shpallni haptazi, Allahu e di atë. Ai di çfarë gjendet në qiej dhe çfarë gjendet në Tokë. Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.” (Kini frikë) ditën, kur çdokush do ta gjejë përpara atë që ka punuar mirë dhe atë që ka punuar keq, duke dëshiruar që midis tij dhe së keqes së tij, të ketë largësi të madhe. Allahu ju paralajmëron që t’i ruheni Vetes së Tij. Allahu është i Butë e i Mëshirshëm me robërit e Vet. (Sure Al 'Imran: 29-30)

Atë ditë Allahu i ringjall ata të gjithë, Ai do t’i njoftojë ata për veprat e tyre:

Allahu të gjitha i ka shënuar, edhe pse ata i kanë harruar. Allahu është dëshmitar i çdo gjëje. (Sure Muxhadile: 6)

Kurrë mos harroni se Allahu, i Cili është dëshmitar i çdo gjëje, i Cili nuk harron dhe nuk gabon kurrë, do t’ua paraqes të gjitha veprat dhe mendimet tuaja në atë ditë.

Duke harruar faktin se prej njeriut do të kërkohet të jap llogari për veprat e tij, çdo vepër që kryen një person nga mosdija me siguri do t’i sjellë zhgënjim dhe pendim të pashërueshëm. Asgjë tjetër që një njeri mund ta harrojë në jetën e kësaj bote nuk mund t’i sjellë një dënim të tillë të dhembshëm. Duke qenë kështu, kurrë mos e harroni këtë fakt, i cili mund ta rrezikojë jetën tuaj të përjetshme, sepse është mëkat i madh të jesh i përkushtuar kundër Vullnetit të Allahut:

...Me të vërtetë, për ata që largohen nga rruga e Allahut, ka dënim të ashpër, ngaqë e kanë harruar Ditën e Llogarisë.” (Sure Sad: 26)

Kur’ani ofron përshkrime të qarta të Ditës së Ringjalljes, në mënyrë që t’i bëjë njerëzit të kenë dijeni për të. Dita e Ringjalljes është dita kur çdo gjë do të bëhet e parëndësishme. Siç njofton Allahu"ajo ditë do të jetë një ditë e vështirë, jo e lehtë për jobesimtarët." (Sure Muddeththir: 9-10)

Kur i fryhet Surit, botës materiale do t’i vijë fundi, dhe Dita e Ringjalljes do të fillojë. Ndërsa edhe një tërmet i vogël i shtynë njerëzit të largohen nga shtëpitë e tyre të tmerruar, njerëzit atë ditë do të përjetojnë dridhje të tmerrshme që do t’i shkundin madje edhe malet e forta. Ajeti i 6-të i Sures Kamer e përshkruan atë ditë si “...Ditën kur Lajmëtari do t’i thërras ata në diçka papërshkrueshëm të tmerrshme.”

Atë ditë një tronditje e paparë do ta përshkojë çdo cep të gjithësisë. Detet do të vlojnë (Sure Tekuir: 6), qielli do të bëhet si kallaji i shkrirë, yjet do të shuhen, hëna do të errësohet, dielli dhe hëna do të bashkohen, (Sure Kijame: 8-9), dhe dyert e qiellit do të hapen (Sure Nebe ': 19), malet do të thërrmohen si pluhur (Sure Murselat: 10), dhe të bëhen si tufa leshi të ngjyrosur (Sure Kari'a: 5), dhe toka do të bëhet e rrafshët ashtu që s’do të ketë as lugina, as brigje në të (Sure Ta Ha: 107). Kur t’i fryhet Surit për herë të dytë, njerëzit do të ringjallen dhe do të mblidhen për të dhënë llogari për veprat e tyre:

Kur do t’i fryhet Surit, do të vdesin të gjithë ata që gjenden në qiej dhe në Tokë, përveç atyre që do Allahu; pastaj do të fryhet për të dytën herë në Sur dhe ata përnjëherë do të ngjallen e do të presin. Dhe Toka do të shndrisë me dritën e Zotit të vet dhe do të vendoset Libri (i veprave). Pastaj do të sillen profetët dhe dëshmitarët e ata do të gjykohen me drejtësi, e nuk do t’u bëhet asnjë padrejtësi. (Sure Zumer: 68-69)

Jobesimtarët do të dalin nga varret e tyre me sy të dëshpëruar/të ulur, si mizëri/luzmë karkalecash. Me qafë të shtrira/zgjatura, sy depërtues, duke nxituar me vrull drejt Thirrësit, ata do të thonë: “Kjo është një ditë e vështirë!” (Sure Kamer: 7-8). Ata që pretendonin se Allahu nuk do të përcaktojë një kohë kur ata do të japin llogari (Sure Kehf: 48) nuk do të kenë vend të sigurt për të ikur atë ditë. Pastaj ata do të jenë në praninë e Zotit, që është destinacioni i vërtetë përfundimtar. (Sure Kijame: 10-12)

Kur të vijë Ora, ata që besonin se nuk do të ringjalleshin, dhe se vdekja është thjesht një gjumë i përjetshëm, do të dinë se paralajmërimet e Allahut kanë qenë të vërteta:

Ata thonë: “Vallë, vërtet do të rikthehemi në jetë?! A thua, edhe kur të bëhemi eshtra të thërrmuara?!” (Sure Nazi'at: 10-11)

Duke thënë: “Mjerë ne! Kush na ngriti prej varreve tona?” (Do t’u thuhet): “Ja, kjo është ajo që ka premtuar i Gjithëmëshirshmi; të dërguarit kanë thënë të vërtetën!” (Sure Ja Sin : 52)

Në Ditën e Kiametit, ata që besuan dhe ata që nuk besuan do të njihen në mënyrë të qartë nga njëri-tjetri. Ndërsa ngazëllimi i besimtarëve do të jetë i qartë nga fytyrat e tyre, fytyrat e jobesimtarëve do të jenë të zymta.

Atë ditë, disa fytyra do të shkëlqejnë dhe Zotin e tyre do të shohin. Kurse disa fytyra, atë ditë, do të jenë të zymta, duke e ditur se do të pësojnë një fatkeqësi, që të thyen në mes. (Sure Kijame: 22-25)

Atë ditë, ata që kanë pranuar se do të duhet të japin llogari për veprat e tyre, dhe kështu, e kanë shitur jetën e kësaj bote në këmbim të botës tjetër, do të marrin Librat e tyre nga e djathta e tyre. Ata që me një ndërgjegje të pastër u angazhuan në vepra për të fituar pëlqimin e Allahut do të jenë në gjendje të thonë me gëzim "Ja ku është Libri im." Në këmbim për devotshmërinë e tyre, ata do të arrijnë gëzim të përjetshëm.

Mirëpo, ai i cili e merr librin e tij nga e majta, do të ndjejë një keqardhje dhe pikëllim të madh për shkak se nuk ka qenë i brengosur për Ditën e Llogarisë, dhe do të thotë: “Ah, sikur të mos më ishte dhënë libri im dhe të mos e kisha ditur llogarinë time!” (Sure Hakka: 25-26) Siç theksohet në këto ajete, jeta e tij do të jetë e errët dhe e sqaruar, fytyra e tij do të jetë e dëshpëruar dhe e mbuluar me pluhur, e mbuluar me errësirë. Allahu do t’i tubojë këta njerëz në Ditën e Ringjalljes, me fytyrat përtokë, të verbër, të shurdhër dhe memecë. (Sure Isra': 97)

Fjalët e atyre që do të ringjallen të verbër për shkak se nuk ishin të preokupuar me kujtimin e Allahut transmetohen si vijon:

Ai do të thotë: “O Zoti im, përse më ringjalle të verbër, kur unë kisha shikuar më parë?” (Allahu) do t’i thotë: “Kështu të erdhën shenjat Tona dhe ti i harrove ato e po kështu sot do të jesh i harruar. (Sure Ta Ha: 125-126)

Në mënyrë që të mos ndodheni në një situatë të tillë në Ditën e Llogarisë, mos harroni asnjëherë se ju duhet të kërkoni pëlqimin e Allahut gjatë gjithë jetës suaj.

Kjo është një ditë kur të gjithë, përveç atyre që janë të nderuar nga Allahu, do të jenë të tmerruar. Keqbërësit do të fajësojnë njëri-tjetrin dhe do të ndjejnë pikëllim të padurueshëm. Atë ditë, vetëm ata që u janë bindur me sinqeritet urdhrave të Allahut nuk do të ndjejnë kurrfarë frike. Sa më i shkujdesur dhe i papërgatitur që është një person në këtë botë, aq më i tmerruar do të jetë në Ditën e Ringjalljes. Allahu na kujton për llahtarin e asaj dite si vijon:

O njerëz, frikësojuni Zotit tuaj, sepse dridhja e Orës (së Kiametit), është vërtet një ngjarje e madhe! Ditën, që do të shihni atë, çdo grua me fëmijë në gji do ta harrojë fëmijën e saj dhe çdo grua shtatzënë do ta hedhë barrën e vet. Njerëzit do t’i shihni si të dehur, ndonëse ata nuk do të jenë të dehur, por dënimi i Allahut është i ashpër. (Sure Haxhxh: 1-2)

Kurrë mos harroni se askush nuk do të brengoset për mikun e vet atë ditë. Askush nuk do të jetë aty për të ndihmuar. Në Ditën e Ringjalljes, çdonjëri do të përpiqet t’i sakrifikojë madje edhe njerëzit më të afërm të tij në këmbim për shpëtimin e tij. E megjithatë, asgjë nuk do të pranohet prej tij:

Edhe pse do të vihen të shohin njëri-tjetrin. Për të liruar veten nga dënimi i asaj dite, fajtori do të sakrifikonte me gjithë qejf fëmijët e vet, edhe gruan, edhe vëllanë e vet, edhe farefisin, që i gjendej pranë (në jetën e Tokës), 14. si dhe të gjithë ata që gjenden në faqe të Tokës, nëse kjo do të mund ta shpëtonte. Por jo, (fajtori do të hidhet në zjarr)! Ai është zjarr flakërues. (Sure Me'arixh: 11-15)

Shkurtimisht, nuk ka strehim ose vend për të shpëtuar. Kjo do të jetë dita kur një person do t’i kujtojë paralajmërimet që i janë bërë atij në këtë botë. Edhe pse, kjo nuk do ta ndihmojë atë aspak:

Sepse ai jetonte i shkujdesur në familjen e tij, duke menduar se kurrë nuk do të kthehej (për të dhënë llogari). Po, Zoti i tij, sigurisht që i ka ndjekur të gjitha punët e tij! (Sure Inshikak: 13-15)

Në Ditën e Ringjalljes, peshorja e drejtësisë do të peshohet dhe askujt nuk do t’i bëhet kurrfarë padrejtësie. Edhe sikur të ishte ajo jo më shumë se pesha e një kokrre të melit, ajo do të llogaritet. (Sure Enbija’: 47) Ata, peshorja e të cilëve është e rëndë do të arrijnë një jetë të këndshme. Por sa për ata peshorja e të cilëve është e lehtë, vendbanim i tyre do të jetë Xhehenemi. (Sure Kari'a: 6-11) Allahu tërheq vëmendjen për këtë fakt si më poshtë:

Atë Ditë njerëzit do të paraqiten grupe-grupe, që t’u tregohen veprat e tyre: kush ka bërë ndonjë të mirë, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë, e kush ka bërë ndonjë të keqe, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë. (Sure Zelzele: 6-8)

Mos harroni se do të jetë një ditë kur as pozita, as titujt, as pasuria apo fëmijët që njeriu kishte në këtë botë nuk do të kenë kurrfarë rëndësie. Në atë ditë, kriteri i vetëm që do të përdoret për të bërë dallimin në mes të njerëzve do të jenë veprat e tyre. Çdo person do të pyetet nëse e ka adhuruar Krijuesin e tij apo jo. Në atë ditë kur të gjitha gjërat e fshehura do të dalin në shesh, njeriu nuk do të jetë në pozitë për t’i shlyer mëkatet e tij:

Ditën, kur do të zbulohen të fshehtat, kur njeriu nuk do të ketë as fuqi, as ndihmës. (Sure Tarik: 9-10)

Veprat e këqija, keq-bërjet dhe mendimet e mohuesve do të sillen para tyre një nga një për t’i parë të gjithë. Në një gjendje të përçmuar dhe të poshtëruar, ata që kanë kryer krimet më të rënda duke mohuar Allahun, i Cili i krijoi ata dhe u dha jetë, do të presin për gjykimin e tyre:

Mjerë mohuesit në atë ditë! Kjo është një ditë, kur ata nuk do të mund të flasin dhe nuk do t’u jepet leje për t’u shfajësuar. Mjerë mohuesit në atë ditë! Kjo është Dita e Ndarjes vendimtare, në të cilën do të tuboheni ju dhe popujt e lashtë, prandaj, nëse zotëroni ndonjë dinakëri, përdoreni kundër Meje! Mjerë mohuesit në atë ditë! (Sure Murselat: 34-40)

Megjithatë, besimtarët do të kenë një llogari të lehtë. Ata do të jenë të sigurt nga tmerri i asaj dite. Duke qenë të larg dënimit të zjarrit, ata do të fitojnë mirësitë e Xhenetit.

Madje edhe një person jobesimtar duhet ta pranojë si një gjë të sigurt se do ta përjetojë atë Ditë. Është e pakuptimtë të thuhet: “unë nuk do ta përjetojë atë ditë, sepse unë nuk besoj se kjo është e mundur.” Edhe nëse nuk do të besojë fare në të, ai duhet të paktën ta konsiderojë atë si një mundësi gjysmë-përgjysmë. Me marrjen parasysh të tmerreve të Ditës së Ringjalljes dhe vuajtjeve në Xhehenem, njeriut duhet të ketë frikë dhe të përpiqet t’i shmanget, edhe po të ishte qoftë vetëm një për qind mundësia e ekzistencës së tij.

Për më tepër, çdo orë që kalon na sjellë më afër vdekjes, fundit të botës, dhe ditës kur do të merremi në pyetje. Ky është fundi i pashmangshëm për të gjithë. Mos e harroni kurrë ditën kur mohuesit do të thonë me plot keqardhje “dëshirojnë që ata të kishin qenë muslimanë.” (Sure Hixhr: 2) Për të tillët, Allahu thotë:

(Ne do t’u themi atyre): “Shijoni dënimin, sepse nuk e keni besuar takimin e kësaj dite. Në të vërtetë, Ne ju kemi braktisur, prandaj shijoni dënimin e përhershëm për atë që keni bërë!” (Sure Sexhde: 14)

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Kurrë Mos Harroni!
  • Kurrë Mos Harroni Se Nuk Ka Zot Tjetër Pos Allahut
  • Kurrë Mos Harroni Se Udhërrëfyesi i Vetëm Është Kur’ani
  • Kurrë Mos Harroni Se Secili Moment Që e Jetoni Është Pjesë e Fatit Tuaj
  • Kurrë Mos Harroni Ekzistencën e Shejtanit i Cili Përpiqet Të Ju Largojë Nga Rruga e Drejtë
  • Kurrë Mos Harroni Se Kjo Botë Është Një Vendbanim i Përkohshëm dhe Një Sprovë
  • Kurrë Mos Harroni Se Vdekja Mund T’ju Vijë Në Çdo Moment
  • Kurrë Mos Harroni Se Dita E Ringjalljes Dhe Dita e Llogaridhënies Do Të Ndodhë Pa Dyshim
  • Kurrë Mos Harroni Se Vendbanimi i Jobesimtarëve Është Xhehennemi (Ferri), Vendbanimi i Ndëshkimit Të Amshueshëm
  • Kurrë Mos Harroni Se Vetëm Besimtarët e Sinqertë Do Të Hyjnë Në Parajsë, Vendbanimin e Shpërblimeve
  • Kurrë Mos Harroni T’i Luteni Allahut
  • Kurrë Mos Harroni Të Jeni Të Çiltër dhe Të Sinqertë me Allahun
  • Asnjëherë Mos Harroni Të Pendoheni dhe Të Kërkoni Falje për Veprat Tuaja Të Këqija
  • Përkujtimi u Bën Dobi Vetëm Atyre Të Cilët i Frikësohen Allahut
  • Kurrë Mos Harroni Se Allahu i Krijoi Të Gjitha Gjallesat
  • Mashtrimi i Evolucionit
  • Kurrë Mos Harroni! Se Allahu Është Një dhe i Vetëm…