I tillë është Allahu! S’ka zot tjetër të vërtetë përveç Tij!
Atij i takojnë falënderimet dhe lavdërimet në këtë jetë dhe në tjetrën! Vetëm Atij i përket vendimi dhe tek Ai do të ktheheni.
(Sure Kasas: 70)
Asnjëherë mos harroni që...
◉ Qëllimi ynë i vetëm në jetë është që t’i shërbejmë Allahut,
◉ Allahu përfshin çdo gjë nga Lindja në Perëndim,
◉ Allahu ushtron kontroll absolut mbi ngjarjet natyrore dhe Ai drejton çështjet e tyre në tërësi,
◉ Allahu i mban të gjithë njerëzit nën kontrollin e Tij, duke përfshirë nënat tona, etërit tonë, shokët e klasës dhe kolegët tonë,
◉ Allahu është mbrojtësi i vërtetë i njeriut,
◉ Allahu do të fitojë gjithmonë në fund,
◉ Është vetëm Allahu i Cili mund të na lehtësojë çdo lloj vështirësie që hasim,
◉ Allahu e di të vërtetën e fshehur të një ngjarje, hollësitë që kanë të bëjnë me të, dhe çdo aspekt tjetër të panjohur të saj,
◉ Allahu i di hollësitë e veprave që bën njeriu gjatë gjithë jetës së tij,
◉ Allahu ka fuqi të bëjë çdo gjë që Ai dëshiron,
◉ Allahu i di të gjitha detajet delikate që kanë të bëjnë me të gjitha çështjet, Ai u dhuron përfitime robërve të Tij të cilët i frikësohen Atij,
◉ Allahu i mbron ata që kërkojnë strehim tek ai dhe u ofron atyre lehtësim,
◉ Allahu dëshiron t’i bëjë gjërat më të lehta për ne,
◉ Gjithçka që na ndodhë, ndodhë nën kontrollin e Tij,
◉ Është Allahu që na dhuron të gjitha mirësitë tona,
◉ Allahu është poseduesi i çdo pasurie (jahte, shtëpie, makine, mobilieve, rrobave, bizhuterive, etj...) dhe pronari i vërtetë i të gjitha parave është Allahu,
◉ Allahu u siguron furnizim të gjitha gjallesave,
◉ Allahu do t’ia shtojë të mirat atij që Ai dëshiron,
◉ Çdo vepër që bëjmë duhet ta bëjmë vetëm për të fituar kënaqësinë e Tij,
◉ Allahu do t’i shpërblejë pamasë ato vepra që bëhen për të fituar kënaqësinë e Tij,
◉ Allahu na ka mësuar çdo gjë që ne dimë,
◉ Allahu është Ai i Cili na ka udhëzuar në të drejtën dhe dëshiron që ne të bëhemi besimtarë,
◉ Allahu është i lartësuar mbi çdo lloj gabueshmërie të veçantë për qeniet njerëzore dhe nuk ka nevojë për asgjë,
◉ Çdo qenie e gjallë në tokë ka nevojë për Të,
◉ Allahu është pafundësisht i ndërgjegjshëm,
◉ Allahu di çdo gjë, pa marr parasysh se a e mbajmë atë në veten tonë apo e bëjmë të ditur atë,
◉ Pa dyshim se Allahu i ndihmon ata që e ndihmojnë fenë e Tij,
◉ Allahu na sheh ne pa marr parasysh se ku jemi ose çfarë jemi duke bërë,
◉ Allahu është pafundësisht i drejtë dhe askujt nuk i bën padrejtësi as sa grimca më e vogël,
◉ Allahu nuk e dëmton njerëzimin në asnjë mënyrë,
◉ Allahu është Krijuesi i qiejve dhe i tokës, dhe kur Ai vendos për diçka, Ai vetëm i thotë "Bëhu!" dhe ajo bëhet,
◉ Allahu di çdo gjë përtej njohurive tona,
◉ Askush nuk mund të ndryshojë atë që dëshiron Allahu për dikë dhe askush nuk mund të ndalojë diçka të ndodhë, qoftë ajo e mirë apo e keqe, nëse atë e dëshiron Allahu për dikë,
◉ T’i shohim dhe të reflektojmë mbi Shenjat që Allahu i shfaq në trupat tuaj dhe jashtë jush,
◉ Gjithçka në tokë dhe në qiej e madhëron Atë,
◉ Vetëm Allahu meriton të madhërohet,
◉ Allahu nuk harron kurrë asgjë,
◉ Allahu është gjithmonë i gjallë, Ai nuk fle kurrë, dhe as nuk ka nevojë për gjumë,
◉ Allahu shëron zemrat e atyre që besojnë në mbështetjen e Tij,
◉ Allahu i mbështet besimtarët në çdo moment,
◉ Allahu fal dhe pranon pendimin nga robërit e Tij,
◉ Allahu nuk i dënon menjëherë keqbërësit, dhe u jep kohë njerëzve në mënyrë që ata të mund të pendohen dhe të kërkojnë falje,
◉ Allahu është gjithmonë Bujar ndaj robërve të Tij,
◉ Allahu dëshiron që robërit e Tij besnikë të fitojnë Xhenetin,
◉ Allahu do t’i shpërblejë ata që janë të durueshëm,
◉ Allahu është Ai që na jep shpirtin tonë dhe na jep shëndet,
◉ Allahu na shëron kur ne sëmuremi,
◉ Allahu na paralajmëron vazhdimisht për të na ndihmuar që ta arrijmë besimin e vërtetë dhe na përkujton në mënyra të ndryshme,
◉ Allahu na ka dhënë dashurinë për besimin dhe e ka bërë të urrejtur për ne mosbesimin, shmangien nga rruga e drejtë dhe mosbindjen,
◉ Allahu do të sjellë një popull të cilin Ai e do dhe të cilët e duan Atë për t’i zëvendësuar ata të cilët e braktisin fenë,
◉ Allahu ua fshin punët e këqija besimtarëve të vërtetë,
◉ Allahu ua jep fuqinë për të dalluar të mirën prej të keqes atyre që kanë frikë Allahun,
◉ Allahu është më afër nesh se kushdo apo çfarëdo qoftë,
◉ Ne duhet t’i lutemi Allahut që Ai të na mbajë ne si miq të Tij deri në përjetësi.
Shejtani është armik për ju, andaj vështrojeni si armik! Ai vetëm i josh ithtarët e vet, që të bëhen shokë të zjarrit të përflakur. (Sure Fatir: 6)
Asnjëherë mos harroni se...
◉ Shejtani është armiku ynë më i madh,
◉ Shejtani pret me durim për t’i mashtruar njerëzit në çdo moment,
◉ Shejtani do të përpiqet që t’ju pengojë nga të qenit mirënjohës ndaj Zotit tuaj duke bërë që ju t’i harroni mirësitë e Tij,
◉ Shejtani dëshiron që ju të harroni se ekziston mirësi në çdo situatë dhe në këtë mënyrë t’ju pengojë që të mbështetni besimin tuaj në Allahun,
◉ Shejtani do të përpiqet ta rrënjos pakujdesinë, përtacinë, zemërimin, mungesën e vëmendjes, egoizmin dhe harresën në ju,
◉ Shejtani dëshiron që t’ju shmang nga adhurimet dhe sjellja e përgjegjshme ndaj Allahut,
◉ Shejtani nuk ka kurrfarë ndikimi, të çfarëdo lloji, në besimtarët e vërtetë,
◉ Të kërkoni mbrojtjen e Allahut kur të jeni të provokuar nga ndonjë sugjerim mashtrues nga shejtani do t’ju sjellë lehtësim,
◉ Harresa është arma më e madhe e shejtanit,
◉ Shejtani dëshiron t’ju shmangë që ta keni mendjen të preokupuar me përkujtimin e Allahut,
◉ Arroganca dhe kundërshtimi i së vërtetës janë atributet e djallit të mallkuar,
◉ Shejtani do të përpiqet që t’ju jep shpresa të rreme,
◉ Djalli kurrë nuk dëshiron që ju të angazhoheni në bërjen e veprave me të cilat është i kënaqur Allahu dhe me të cilat fitohet Xheneti,
◉ Qëllimi kryesor i shejtanit është që të bëjë që ju të fitoni vuajtjen e përjetshme, të cilën edhe ai vetë do ta fitojë,
◉ Shejtani nuk ka asnjë autoritet mbi njerëzit, por thjesht i thërret ata në rrugën e tij.
O besimtarë, përmendeni shpesh Allahun... (Sure Ahzab: 41)
Asnjëherë mos harroni...
◉ Ta keni mendjen tuaj të preokupuar me përmendjen e Allahut,
◉ Ta kujtoni Allahun kur jeni duke qëndruar në këmbë, kur jeni ulur dhe kur jeni të shtrirë,
◉ Se asgjë përveç përmendjes së Allahut nuk e largon fatkeqësinë tonë, komplikimet në punët tona, dhe siguron lehtësim në zemrat tona,
◉ Se asgjë (as zanati e as tregtia) nuk duhet të na largojnë mendjen nga të përmendurit e Allahut,
◉ Të mbani mend se Allahu është më i madhi,
Çdo njeri do ta shijojë vdekjen! Ne ju vëmë në provë me të keqe dhe me të mirë dhe te Ne do të ktheheni. (Sure Enbija': 35)
Asnjëherë mos harroni se...
◉ Çdo njeri, duke përfshirë veten tonë dhe anëtarët e familjes sonë do të vdesin me siguri,
◉ Koha e vdekjes është e përcaktuar nga Zoti ynë,
◉ Vdekja e çdonjërit është e paracaktuar dhe se askush nuk mund ta shtyjë atë kohë të paracaktuar kur ajo vjen,
◉ Kur vdesim, do të kthehemi te Zoti ynë,
◉ Trupi ynë nuk do të ketë asnjë vlerë kur të vdesim,
◉ Kur të vendoset në tokë, trupi ynë do t’i nënshtrohet një procesi të shpejtë të kalbjes,
◉ Pendimi që bëhet në çastin e vdekjes mund të mos të pranohet,
◉ Të gjitha format e dobësisë në këtë botë na janë dhënë për të na kujtuar vdekjen,
◉ Të menduarit për vdekjen do të na pastrojë nga të gjitha ambiciet e rreme,
◉ Duhet t’i luteni Allahut që t’ju marrë si një musliman në çastin e vdekjes suaj.
Jeta e kësaj bote nuk është asgjë tjetër, veçse lojë dhe zbavitje. Nëse (i) besoni (Allahut) dhe (i) ruheni (Atij), Ai do t’ju shpërblejë dhe nuk do të kërkojë prej jush pasurinë tuaj. (Sure Muhammed: 36)
Asnjëherë mos harroni se...
◉ Edhe pse mund të duket e gjatë, jeta e kësaj bote është e shkurtër,
◉ Ajo që duket tërheqëse në këtë botë nuk është tjetër pos sprovë,
◉ Allahu e lejon çdo njeri të jetoj mjaftë gjatë me qëllim që njeriu që dëshiron të pendohet të ketë kohë për t’u penduar,
◉ Allahu krijoi jetën dhe vdekjen në mënyrë që të na sprovojë, për të parë se veprat e cilit prej nesh janë më të mira,
◉ Jeta e kësaj bote është e përkohshme,
◉ Të mirat e kësaj bote janë vetëm imitime inferiore të mirësive që ekzistojnë në Xhenet, dhe se ato janë krijuar posaçërisht për të na kujtuar Xhenetin,
◉ Me vullnetin e Allahut, e gjithë bota do të zhduket në Ditën e Gjykimit,
◉ Jeta e kësaj bote nuk është tjetër veçse një lojë dhe shmangie, dhe se shpëtimi i vërtetë është jeta e përtejme,
◉ Të mirat në këtë botë nuk duhet të jenë shkak i mburrjes,
◉ Besimtarët e vërtetë kurrë nuk e shesin botën tjetër për këtë botë.
Njerëzit të pyesin për Orën (Kiametin), thuaju: “Vetëm Allahu ka dijeni mbi atë”. Kush e di?! Ndoshta Kiameti mund të jetë afër?!" (Sure Ahzab: 63)
Asnjëherë mos harroni se...
◉ Ne po i afrohemi momentit të fundit me shpejtësi,
◉ Atë ditë, do të ketë katastrofa të papara,
◉ Dita e Ringjalljes do të vijë befas madje para se ju të mund ta kuptoni,
◉ Atë ditë nuk do të ketë vend për të ikur,
◉ Atë ditë prej çdonjërit do të kërkohet të jap llogari për veprat e veta para Allahut, dhe çdonjëri do të pyetet për të mirat që i ka gëzuar,
◉ Çdo njeri që ka jetuar ndonjëherë në tokë do të qëndrojë përpara Zotit të vet,
◉ Atë ditë malet do të bëhen pluhur,
◉ Atë ditë qielli do të çahet dhe do të skuqet si vaji i shkrirë,
◉ Yjet do të shuhen,
◉ Malet do të bëhen hi e pluhur, dhe do të bëhen si tufa leshi të ngjyrosur
◉ Allahu do t’i bëjë ato si një fushë shterpë e rrafshët,
◉ Qielli do të bëhet si kallaji i shkrirë,
◉ Çdo gjidhënëse do ta harrojë foshnjën në gjirin e saj,
◉ Ne do të dalim përpara Allahut vetëm, ashtu siç u krijuam për herë të parë,
◉ Gjithçka në qiej e në tokë, përveç ata që do Allahu, do të kaplohen nga frika,
◉ Njerëzit e këqij do të njihen nga gjurmët e tyre dhe do të kapen për balluket dhe këmbët e tyre,
◉ Askush nuk do të flasë, pos me lejen e Tij,
◉ Jobesimtarët do të jenë të përçmuar,
◉ Ata të cilët gënjyen ndaj Allahut do t’i kenë fytyrat e nxira,
◉ Zërat do të jenë të përulur para të Gjithëmëshirshmit dhe asgjë nuk do të dëgjohet, pos një pëshpëritje,
◉ Asnjë i njohur – as nëna, as vëllai dhe as babai i dikujt – nuk do të pyet për mikun e tij,
◉ Fajtorët do ta akuzojnë njëri-tjetrin,
◉ Çdo njeri do të gjejë të mirën që ka bërë dhe të keqen që ka bërë dhe do të dëshirojë që epoka të tëra ta ndanin prej tyre,
◉ Disa fytyra do të jenë rrezatuese,
◉ Çdo keqardhje që do të ndihet atë ditë do të jetë tejet e vonuar,
◉ Atë ditë nuk do të ketë kthim prapa,
◉ Atë ditë, nuk do të ketë frikë apo pikëllim për besimtarët e vërtetë.
...Kurse ata që besojnë e bëjnë vepra të mira, do të jenë banorë të Xhenetit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. (Sure Bekare: 82)
Asnjëherë mos harroni se…
◉ Allahu krijoi Xhenetin veçanërisht për besimtarët,
◉ Shpërblimet për ata që shesin veten e tyre dhe pasurinë e tyre do të jetë Xheneti,
◉ Besimtarët do të mbeten në Xhenet përjetësisht,
◉ Engjëjt do të takohen me besimtarët në Xhenet në mënyrën më të mirë,
◉ Ata do të gëzojnë paqe dhe siguri të plotë,
◉ Në Xhenet, do të kenë bashkëshorte me dëlirësi të përsosur,
◉ Në Xhenet, banorët e tij do të shohin kënaqësi dhe një mbretëri të madhe, ngado që kthehen,
◉ Ata do të jenë të mbështetur në kolltukë të mbuluar me mbulesa të kushtueshme,
◉ Do të ketë fruta të pjekura që mund t’i kapin me dorë,
◉ Nuk do të jetë as shumë nxehtë dhe as shumë ftohtë,
◉ Do të ketë kupa dhe damixhanë përreth tyre,
◉ Banorët e Xhenetit do të kenë atje gjithçka u do zemra dhe me të cilat kënaqen sytë e tyre,
◉ Askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi atje,
◉ Allahu do t’iu dhurojë shkëlqim dhe lumturi banorëve të Xhenetit,
◉ Në Xhenet, nuk ka frikë të bërjes së gjynaheve,
◉ Çdo ligësi do të largohet nga zemrat e banorëve të Xhenetit,
◉ Besimtarët do t’i jenë mirënjohës Allahut në Xhenet,
◉ Nga mëshira e Allahut besimtarët do të fitojnë Xhenetin,
◉ Në Xhenet, askush nuk ndien lodhje,
◉ Askush nuk do të ndjejë frikë dhe nuk do të përjetojë asnjë pikëllim,
◉ Allahu do ta largojë gjithë pikëllimin nga zemrat e banorëve të Xhenetit,
◉ Lart mbi të gjitha të mirat e Xhenetit, qëndron kënaqësia e Allahut.
...Sikur Ne të donim, do t’ia jepnim secilit udhëzimin e tij, por do të përmbushet Fjala Ime: “Me të vërtetë, do ta mbush Xhehenemin me xhind dhe njerëz bashkërisht!” (Sure Sexhde: 13)
Asnjëherë mos harroni se…
<
◉ Allahu e bëri Xhenetin të paligjshëm për ata që i përshkruajnë shok Atij dhe se banesa e tyre e përhershme është Xhehenemi,
◉ Zjarri i Xhehenemit do të zgjasë në përjetësi,
◉ Njerëzit e Xhehenemit do të ketë rroba prej zjarri të prera për ta,
◉ Njerëzit e Xhehenemit do të kenë veshur këmisha katrani,
◉ Fytyrat e tyre do të jenë të mbështjellura në zjarr,
◉ Uji i valë do t’u bjerë mbi kokat e tyre,
◉ Ijët dhe shpinat e tyre do të shënjohen/damkosen,
◉ Dyert e qiellit nuk do të jenë të hapura për ta,
◉ Njerëzit e Xhehenemit janë krijesat më të këqija,
◉ Dënimi në Xhehenem do të zgjas përgjithmonë,
◉ Prangat dhe zinxhirët dhe një Zjarr Përcëllues janë përgatitur për banorët e Xhehenemit,
◉ Nuk ekziston asgjë për të pirë në Xhehenem, përveç ujë të valë dhe qelb përvëlues,
◉ Banorët e Xhehenemit nuk kanë ushqim, por një shkurre të hidhur e me gjemba, e cila as nuk ushqen e as nuk kënaq,
◉ Pema e Zekumit është ushqimi i të ligjve, që vlon në bark si kallaji i shkrirë,
◉ Banorët e Xhehenemit do të jenë të lidhur me një zinxhir i cili është shtatëdhjetë kubit i gjatë,
◉ Ato do të rrihen me çomange të bëra prej hekuri,
◉ Ekziston një zjarr në Xhehenem, lëndë e të cilit janë njerëzit dhe gurët,
◉ Zjarri i Xhehenemit do të vlojë dhe hungërojë,
◉ Do të ketë rënkime për keqbërësit në Xhehenem,
◉ Xhehenemi është destinacion për të shthururit,
◉ Kur njerëzit e Xhehenemit të hidhen në një vend të ngushtë të mbyllur brenda tij, të lidhur me vargonj zinxhirësh, ata do të kërkojnë vet shkatërrimin e tyre,
◉ Ata as nuk do të vdesin as nuk do të jetojnë,
◉ Vdekja do t’u vijë pas banorëve të zjarrit nga të gjitha anët, por ata nuk do të vdesin,
◉ Ekziston një Zjarr me mure tymi valë-valë që do t’i rrethojë ata,
◉ Xhehenemi është një vend i zi sterrë dhe i mbushur me tym,
◉ Xhehenemi është një vend që nuk ofron as lehtësim e as kënaqësi,
◉ Një mur me një portë në të do të ngrihet në mes të njerëzve të Xhenetit dhe banorëve të Zjarrit,
◉ Dënimi nuk do të lehtësohet për banorët e Xhehenemit,
◉ Ata do të duan të dalin nga Zjarri, por nuk do të jenë në gjendje të dalin,
◉ Mbi ta ekziston një kube e mbyllur zjarri,
◉ Sa herë që lëkurat e tyre të digjen, ato do të zëvendësohen me lëkura të reja,
◉ Sytë e tyre do të jenë të dëshpëruar, të errësuar nga poshtërimi,
◉ Të gjithë do t’i njohin mëkatet e tyre,
◉ Banorët e Xhehenemit do të thonë: “Vetëm po të kishim dëgjuar dhe t’i kishim përdorur mendjet tona,”
◉ Ata do të thonë: “Vetëm sikur të mund të ktheheshim përsëri, do të mund të ishim prej besimtarëve,”
◉ Ata do të thonë: “Vetëm sikur t’i ishim bindur Allahut dhe të Dërguarit!”
◉ Ata do të pranojnë se “nuk kanë asnjë aleat a ndërmjetësues tjetër,”
◉ Ata do të thërrasin për të qenë të shpëtuar nga zjarri,
◉ Ata do t’i thërrasin banorët e Xhenetit: “Hidhni pak ujë për ne, ose nga ato me çka ju ka furnizuar Allahu.”
◉ Ata do ta mallkojnë njëri-tjetrin dhe do të luten për shkatërrimin e njëri-tjetrit,
◉ Ata do të vuajnë pendim dhe dëshpërim të pafund,
◉ Allahu nuk do të flasë me ta.
Elif Lâm Râ. Këtë Libër ta kemi shpallur ty (o Muhamed), për t’i nxjerrë njerëzit, me lejen e Zotit të tyre, nga errësira në dritë, në rrugën e të Plotfuqishmit, të Denjit për çdo lavd. (Sure Ibrahim: 1)
Asnjëherë mos harroni…
◉ Të ndiqni ndërgjegjen tuaj në çdo moment të jetës tuaj,
◉ Të jeni të drejtë kurdoherë që të keni mundësi, edhe nëse kjo është kundër jush, prindërve apo të afërmve tuaj,
◉ Të jeni të mëshirshëm dhe të butë,
◉ Të mos jeni kryelartë,
◉ Të mbroni amanetet tuaja,
◉ Që kur të përshëndeteni me selam, ta ktheni përshëndetjen me një të ngjashme ose më të mirë,
◉ Të kontrolloni zemërimin tuaj,
◉ T’i shmangeni debatit lidhur me çështjet për të cilat keni pak njohuri,
◉ T’i shmangeni mburrjes,
◉ Se i vetmi kriter i superioritetit është devotshmëria (takua - frikë-respekti apo frika ndaj Allahut e cila e frymëzon njeriun të jetë vigjilent për të mos bërë ndonjë veprim të gabuar dhe të jetë i etur për të bërë punë me të cilat Ai është i kënaqur),
◉ Se epshi gjithmonë urdhëron në vepra të shëmtuara dhe të liga,
◉ Që gjithmonë të synoni të bëni vepra të mira,
◉ T’i frikësoheni vetëm Allahun,
◉ T’i frikësoheni Allahut sa më shumë që të mundeni,
◉ Të urdhëroni për të mirë dhe të ndaloni të keqen,
◉ Se askush nuk mund ta mbaj barrën e tjetrit,
◉ Se Allahu nuk e do asnjë person të padobishëm apo mendjemadh,
◉ Të jeni të kujdesshëm ndaj namazit tuaj,
◉ Të mos i tallni të tjerët,
◉ Të mos e përgojoni njëri-tjetrin,
◉ Të jeni të nënshtruar ndaj Allahut,
◉ Të jeni të durueshëm për hir të Allahut,
◉ Ekzistencën e dy engjëjve regjistrues që qëndrojnë në të djathtë dhe në të majtë,
◉ T’iu shmangeni dyshimeve sa më shumë,
◉ Të mendoni në përputhje me Kur’anin,
◉ Se besimtarët nuk duhet të humbin shpresën,
◉ Se asgjë nuk duhet t’i pikëllojë besimtarët,
◉ Të mos mburreni për të mirat tuaja,
◉ Se gjithmonë është dikush që di më mirë,
◉ Se nuk ka dhunë kur feja është në pyetje, dhe se detyra e besimtarëve është thjesht për t’i përkujtuar të tjerët,
◉ Se uniteti në mesin e besimtarëve, ka rëndësi shumë të madhe,
◉ Të mos grindeni me besimtarët,
◉ Të jeni gjithmonë të përpiktë dhe t’i kushtoni vëmendje namazit tuaj dhe akteve të tjera të adhurimit, pavarësisht nga rrethanat,
◉ T’i drejtoheni Allahut për çdo vepër që bëni,
◉ Se Zoti juaj është Allahu, se gjithçka që bëni, e bëni vetëm për të fituar kënaqësinë e Tij, dhe se kompensimi ynë është përgjegjësi vetëm e Allahut.
Engjëjt thanë: "Larg nga të metat je Ti o Zot!
Ne nuk kemi asnjë dije tjetër përveç asaj që na mësove Ti.
Vërtet, Ti je i Gjithëdijshëm dhe i Urtë!"
(Kur’ani, 2:32)