logo
HARUN YAHYA

Asnjëherë Mos Harroni Të Pendoheni dhe Të Kërkoni Falje për Veprat Tuaja Të Këqija

Pa dyshim, Zoti ytështë Falës dhe Mëshirëplotë ndaj atyre që kanë bërë keq nga padituria, por që pastaj janë penduar dhe përmirësuar.
(Sure Nahl: 119)

Të kuptuarit e rëndësisë së sinqeritetit ndaj Allahut bën që njeriu të mos ngurrojë t’i kthehet Atij, dhe të pendohet dhe të kërkojë falje prej Tij, pa marrë parasysh se çfarë vepre të keqe mund të ketë bërë. Ky është shembull i mëshirës së pafund të Allahut, siç rrëfehet në Kur'an:

Kush punon vepër të keqe ose e ngarkon veten me gjynahe, pastaj kërkon falje prej Allahut, do të gjejë se Allahu është Falës e Mëshirëplotë. (Sure Nisa': 110)

Allahu u jep robërve të Tij mundësinë për t’u përmirësuar për çdo mëkat. Në sytë e Allahut, ajo që ka rëndësi nuk është rëndësia apo parëndësia e keqbërjes, por sinqeriteti i njeriut. Kjo është pa dyshim një mëshirë e madhe që u është dhuruar besimtarëve:

Për ata që, kur bëjnë vepra të turpshme ose i bëjnë dëm vetes, e kujtojnë Allahun, i kërkojnë falje për gjynahet e tyre – e kush i fal gjynahet përveç Allahut? – dhe nuk ngulmojnë me vetëdije në gabimet që kanë bërë. (Sure Al 'Imran: 135)

Besimtarët duhet të pranojnë se pa marrë parasysh se sa serioz mund të jetë një gabim, madje edhe shkelja më e madhe që njeriu mund ta imagjinojë, duke iu kthyer Allahut me një pendim të sinqertë do t’ia lehtësojë barrën atij personi. Siç ka thënë Profeti Muhamed (savs):

Në qoftë se dikush vazhdimisht kërkon falje (prej Allahut), Allahu do të caktojë rrugëdalje për të nga çdo shqetësim dhe lehtësim nga çdo shqetësim, dhe do të sigurojë furnizim për të prej nga ai nuk e pret. (Ebu Davudi)

Mund të ndodhë që një person të mos ketë besuar gjatë gjithë jetës së tij, pikërisht deri në atë moment. Ai mund të ketë pasuar vetëm trillet dhe dëshirat e tij. Megjithatë, në këmbim të pendimit të njeriut për mëkatet e tij, pas një vendosmërie të prerë dhe të sinqertë për të mos e bërë përsëri të njëjtin gabim, njeriu mund të shpresojë gjithmonë në faljen e Allahut. Mos harroni se për të shijuar lehtësimin nga barra e mëkateve të bëra kundër Allahut, nevojitet vetëm një moment i pendimit të sinqertë dhe është rruga e vetme drejt shpëtimit. Në thelb, një personi i nevojitet vetëm të mbajë premtimin e dhënë Allahut dhe të jetë i sinqertë ndaj Tij:

Allahu është pranues i pendimit vetëm për ata që bëjnë ndonjë të keqe nga padituria dhe pendohen shpejt. Pra, këtyre Allahu ua pranon pendimin. Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë. Nuk pranohet pendimi i atyre që vazhdimisht bëjnë të këqija e, kur u afrohet vdekja, atëherë thonë: “Unë tani me të vërtetë po pendohem”. As për ata që vdesin duke qenë jobesimtarë. Për këta, Ne kemi përgatitur dënim të dhembshëm. (Sure Nisa': 17-18)

Pa marrë parasysh se çfarë mëkati mund të keni bërë, mos harroni kurrë të ktheheni me pendim tek Allahu. Duke e kujtuar se vdekja mund t’ju vijë në çdo moment, duke i dhënë fund papritur çfarëdo mundësie të mëtejshme për t’u penduar, kërkoni falje tani.

Sigurisht, është e vështirë përveçse për të devotshmit (Sure Bekare: 45), por mos harroni se të tillët do të hyjnë në Xhehenem të poshtëruar (Sure Gafir: 60), dhe të tërhiqen me fytyrat e tyre zvarrë në zjarr (Sure Kamer: 48 ). Atë ditë ata do të përjashtohen nga prania e Zotit të tyre, Allahu nuk do t’iu flas dhe as nuk do t’i pastrojë ata ...

Përveç atyre që pendohen, besojnë dhe bëjnë vepra të mira. Këtyre njerëzve Allahu do t’ua ndërrojë veprat e këqija me të mira. Allahu është Falës e Mëshirëplotë. Ndërsa, ai që pendohet dhe bën vepra të mira, është i kthyer krejtësisht nga Allahu. (Sure Furkan: 70-71)

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Kurrë Mos Harroni!
  • Kurrë Mos Harroni Se Nuk Ka Zot Tjetër Pos Allahut
  • Kurrë Mos Harroni Se Udhërrëfyesi i Vetëm Është Kur’ani
  • Kurrë Mos Harroni Se Secili Moment Që e Jetoni Është Pjesë e Fatit Tuaj
  • Kurrë Mos Harroni Ekzistencën e Shejtanit i Cili Përpiqet Të Ju Largojë Nga Rruga e Drejtë
  • Kurrë Mos Harroni Se Kjo Botë Është Një Vendbanim i Përkohshëm dhe Një Sprovë
  • Kurrë Mos Harroni Se Vdekja Mund T’ju Vijë Në Çdo Moment
  • Kurrë Mos Harroni Se Dita E Ringjalljes Dhe Dita e Llogaridhënies Do Të Ndodhë Pa Dyshim
  • Kurrë Mos Harroni Se Vendbanimi i Jobesimtarëve Është Xhehennemi (Ferri), Vendbanimi i Ndëshkimit Të Amshueshëm
  • Kurrë Mos Harroni Se Vetëm Besimtarët e Sinqertë Do Të Hyjnë Në Parajsë, Vendbanimin e Shpërblimeve
  • Kurrë Mos Harroni T’i Luteni Allahut
  • Kurrë Mos Harroni Të Jeni Të Çiltër dhe Të Sinqertë me Allahun
  • Asnjëherë Mos Harroni Të Pendoheni dhe Të Kërkoni Falje për Veprat Tuaja Të Këqija
  • Përkujtimi u Bën Dobi Vetëm Atyre Të Cilët i Frikësohen Allahut
  • Kurrë Mos Harroni Se Allahu i Krijoi Të Gjitha Gjallesat
  • Mashtrimi i Evolucionit
  • Kurrë Mos Harroni! Se Allahu Është Një dhe i Vetëm…