Qëllimi i këtij libri është që të ju rikujtojë arsyen e ekzistencës tuaj në këtë botë. Ne ndjemë se duhet që tua rikujtojmë këtë, sepse njeriu nganjëherë harron. I zhytur në rutinat e përditshme, edhe pse ai nuk do të dëshironte, ai mund të humbasë lehtë vemendjen nga problemet reale në të cilat ai në fakt duhej të përqëndrohej. Njeriu mund të harrojë lehtë se Allahu është Gjithëpërfshirës, se Ai e shikon atë në çdo moment, se Ai e dëgjon atë, dhe se atij një ditë do ti duhet të japë llogari për veprimet e tij tek Allahu. Njeriu madje mund të harrojë dhe vdekjen e sigurt varrin, Xhenetin dhe Xhehenemin, se asgjë nuk ndodh përveç asaj që do All-llahu, dhe se ka një arsye për çdo gjë në fund të fundit .
Kurrë mos harroni, se duke harruar ato gjëra të cilat ju do ti rikujtoni në këtë libër, do të ju kushtonte juve shumë e më shumë sesa duke harruar përpjekjet për të rikujtuar gjërat e bëra gjatë gjithë ditës, pa marrë parasysh sa të vlefshme këto çështje mund të duken.