Drita e duhur e rrezatuar nga Dielli, për të mbështetur jetën në Tokë është kufizuar në një interval aq të ngushtë duke krijuar me të vërtetë një situatë të jashtëzakondshme.65 Jan Kempbell, fizikant anglez
Gjatë jetës sonë trupi qiellor që shohim më shpesh është Dielli. Sa herë që ngremë kokën drejt qiellit gjatë ditës shohim rrezet e tij që bien mbi ne. Nëse dikush vjen dhe pyet se “për çfarë shërben Dielli”, do t’i përgji-gjeshim pa u menduar: Dielli na siguron dritë dhe nxehtësi. Kjo përgjigje edhe pse është sipërfaqësore është një përgjigje e drejtë.
Vallë, a është rastësi dhe e paqëllimtë kjo dritë dhe nxehtësi që na jep Dielli? Mos vallë Dielli nuk është projektuar posaçërisht për ne? Vallë, a është ky top zja-rri në qiell një “llambë” gjigande e krijuar në atë mënyrë të përshtatshme për të përmbushur veçanërisht nevojat tona?
Zbulimet shkencore të viteve të fundit tregojnë vërtetësinë e dy pyetjeve të fundit sepse në dritën e Diellit ekziston një projektim mahnitës.
Si drita ashtu edhe nxehtësia janë dy aplikime të ndryshme prej rrezatimit elektromagnetik. Të gjitha format e ndryshme të rrezatimeve elektromagnetike, lëvizin në univers në formën e valëve energjike. Kjo mund të krahasohet me ato valë që krijohen në sipërfaqen e ujit kur hedhim një gur në të. Ashtu si valët në ujë që mund të kenë gjatësi të ndryshme edhe rrezatimet elektromagnetike kanë gjatësi të ndryshme valësh.
Valëgjatësia e Ndryshme e Dritës | |
1. rrezet gama | 8. blu 0.40 10. drita e Diellit |
Yjet dhe burimet e tjera të dritës në univers nuk shfaqin po të njëjtin lloj rrezatimi. Këto rrezatime të ndryshme, grupohen sipas valëgjatësisë së tyre. Këto rrezatojnë energji në një shumëllojshmëri valëgjatësie. Midis rrezeve gama, të cilat zotërojnë gjatësinë e valëve më të shkurtër dhe valëve të radiove, të cilat zotërojnë gjatësinë më të madhe të valëve, ekziston një diferencë prej 1025. Aspekti interesant këtu është se: afërsisht të gjitha rrezatimet e lëshuara nga Dielli bien në një shirit të ngushtë të spektrit elektromagnetik që përbën vetëm 1/1025 e të gjithë spektrit. Arsyeja e kësaj është se vetëm një përqindje e tillë rrezatimi është e nevojshme dhe e përshtatshme për jetë. |
Midis gjatësive të valëve të rrezatimeve elektromagnetike ekzistojnë dife-renca shumë të mëdha. Disa prej atyre valëve mund të arrijnë gjatësi prej kilometrash, ndërsa disa të tjera një gjatësi vale më të vogël se 1 e trilionta e një centimetri. Shkencëtarët i ndajnë këto gjatësi valësh nëpër klasa të ndryshme. Psh, rrezatimet që zotërojnë një gjatësi më të vogël se një e trilionta e centimetrit njihen si “rrezet Gama”. Këto mbartin energji shumë të lartë. Rrezet e gjata, të cilat i kalojnë gjatësitë prej kilometrash quhen “valë radioje” dhe këto valë zotërojnë energji shumë të dobët. Për këtë arsye rrezet gama përbëjnë rrezik për jetën tonë në një kohë kur valët e radios nuk na ndikojnë fare.
Pika që duhet t’iu tërheqim vëmendjen është se këto gjatësi valësh janë të përhapura në një spektër shumë të madh. Gjatësia e valës më të shkurtër është pikërisht 1025 herë më e vogël se gjatësia e valës më të gjatë. Për ta kuptuar më mirë, madhësinë e këtij numri të cilin mund ta shkruajmë në formën 10.000.000.000.000.000.000.000.000, është me vend të bëjmë disa krahasime. Psh, numri i mbledhjes i të gjithë sekondave që kanë kaluar në këtë botë që prej 4 mi-liard vjetësh në Tokë, arrin vetëm një shifër prej 1017. Nëse do të kërkojmë të numërojmë numrin 1025 do të na duhet të qëndrojmë ditë natë pa pushim për një kohë 100 milion herë më të madhe se mosha e Tokës! Nëse do të kërkonim të vendosnim njëra mbi tjetrën 1025 letra bixhozi do të na duhet të dalim jashtë galaktikës “Rruga e Qumështit” dhe të përshkojmë përafërsisht gjysmën e universit që ne arrijmë të vëzhgojmë.
Siç shihet, gjatësitë e ndryshme të valëve në univers janë të përhapura në një spektër mjaft të madh. Interesante është se energjia elektromagnetike e rrezatuar nga Dielli përbën një përqindje mjaft të kufizuar të këtij spektri. 70% të gjatësive të valëve të rrezatuara nga Dielli ndodhen brenda një kufiri midis 0.3 mikron dhe 1.5 mikron. Ky interval përbëhet prej 3 lloje rrezesh: Rrezet e dukshme, rrezet e afërta infra të kuqe dhe rrezet e afërta ultravioletë.
Këto 3 lloje rrezesh duken sikur janë të shumta në numër. Në të vërtetë të treja këto rreze së bashku zënë një vend prej një njësie brenda spektrit elektromagnetik! E thënë ndryshe tërësia e rrezeve të Diellit korrespondon vetëm me njërën prej 1025 të letrave të bixhozit të vendosura njëra mbi tjetrën.
Përse vallë rrezet e Diellit që mbërrisin tek ne janë të ngjeshur në kufinj kaq të ngushtë?
Fizikanti anglez Jan Kempbell në librin e tij me titull "Energy and the Atmosphere (Energjia dhe Atmosfera)" e prek gjerësisht këtë çështje dhe thotë: "Drita e duhur e rrezatuar nga Dielli, për të mbështetur jetën në Tokë është kufizuar në një interval aq të ngushtë duke krijuar me të vërtetë një situatë të jashtëzakondshme". Sipas Kempbell kjo është një gjendje tepër "habitëse".66
Tani le të shohim më nga afër këtë projektim kaq habitës të dritës.
Deklaruam se drita mund të zotërojë një larmi valëgjatësie prej 1025. Këto gjatësi valësh mbartin nivele të ndryshme energjie. Ndërsa studiojmë nivelin energjitik të tyre shohim se rrezatime të gjatësive të ndryshme vale tek krijojnë kontakt me materien shfaqin efekte shumë të ndryshme.
Karakteristikat e përbashkëta që zotërojnë rrezatimet e gjatësive të valëve të shkurtra në këtë spektër elektromagnetik, është se mbartin një energji shumë të lartë. Rrezet gama, rrezet X dhe ato ultravioletë tek kontaktojnë me atomet apo molekulat, për shkak të energjisë së tyre të lartë i shkatërrojnë ato. Çdo materie që u del përpara në mikropozicion e përshkojnë duke e shkatërruar plotësisht.
Nga ana tjetër ato rreze që zotërojnë gjatësi valësh të gjata që fillojnë që prej infra të kuqe deri në valët e radios, për shkak se mbartin sasi të vogla energjie nuk përbëjnë asnjë rrezik për materien.
Ato që krijojnë një ndikim të rëndësishëm mbi materien janë reaksionet kimike. Siç dihet një pjesë e mirë e reaksioneve kimike realizohen vetëm në praninë e një energjie në reaksion. Këtë sasi të duhur të energjisë e quajmë “energjia e aktivizimit”. Një nivel më i madh apo më i vogël i kësaj energjie do të ishte i padobishëm për reaksionin.
1. ultravioletë | y. Dendësia e rrezeve të Diellit |
Të gjitha rrezet e Diellit janë të ngjeshura në kufinj gjatësie valësh tepër të ngushtë prej 0.30 mikron dhe 1.50 mikron. Këtu marin pjesë rrezet ultravioletë, rrezet infra të kuqe dhe ato të dukshme. |
Vetëm një pjesë e vogël e atyre rrezeve që marrin pjesë në spektrin elektromagnetik zotërojnë një energji të barabartë me “energjinë e aktivizimit”. Gjatësitë e valëve të këtyre rrezeve, të cilat ndryshojnë midis 0.70 mikron dhe 0.40 mikron nëse do të kërkonim t’i shihnim do të mjaftonte të ngrinim kokën e të shihnim. Këto rreze përbëjnë atë që ne e quajmë drita “e dukshme”. Në ndikimin e këtyre rrezeve në syrin tonë formohen reaksione kimike dhe në saje të tyre arrijmë të shikojmë.
Këto rreze, të cilat emërtohen si "drita e dukshme" edhe pse zënë vend në 1/1025 të spektrit përbëjnë rreth 41% të rrezeve të Diellit. Fizikanti i shqur Xhorxh Vald në shkrimin e tij të njohur "Life and Light (Jeta dhe Drita)", të botuar nga revista Scientific American, ka folur gjerësisht mbi këtë çështje dhe ka theksuar se "midis nevojave energjike të kimisë biologjike dhe rrezeve të Diellit ekziston një harmoni e jashtëzakonshme".67 Me të vërtetë rrezatimi i rrezeve të Diellit në një harmoni të tillë me jetën është një projektim tepër i mrekullueshëm.
Çfarë veçorish përbëjnë rrezet e tjera të Diellit?
Tek bëjmë shqyrtimet e duhura shohim se pjesën më të madhe të rrezeve që mbesin pas rrezeve të dukshme e përbëjnë rrezet që ne i quajmë "rrezet e afërta infra të kuqe". Fusha e rrezeve infra të kuqe fillon në pikën që mbarojnë rrezet e dukshme dhe zënë vend në një interval tepër të ngushtë. Ky është një interval aq i ngushtë sa në spektrin elektromagnetik zë një vend akoma më të vogël se 1/1025. 68
Përse shërbejnë rrezet e afërta infra të kuqe?
Këtë herë, për të parë se përse shërbejnë këto rreze nuk mund të ngrejmë kokën e të shohim përreth, sepse këto rreze nuk mund të shihen me sy të lirë. Këto rreze, të cilat nuk mund t’i shohim, fare mirë mund t’i ndiejmë në një ditë vere me diell. Dilni jashtë dhe drejtoni kokën tuaj drejt Diellit. Nxehtësia që do të ndieni në fytyrën tuaj është një pasojë (ndikim) që e kryejnë rrezet e afërta infra të kuqe.
Rrezet infra të kuqe mbartin energji termale dhe kështu që sigurojnë ngrohjen e Tokës. Edhe këto rreze janë të domosdoshme për jetën po aq sa drita e dukshme. Po ashtu edhe Dielli është krijuar posaçërisht për të përhapur këto rrezatime të domosdoshme për ne: Pjesa më e madhe e rrezatimit të Diellit përbëhet nga këto dy lloje rrezesh.
Po pjesa e tretë e rrezeve të Diellit? A na sjellin edhe ato ndonjë dobi?
Grupi i rrezeve me përqindje më të ulët në rrezatimet e Diellit janë “rrezet e afërta ultravioletë”. Rrezet ultravioletë në përgjithësi mbartin energji shumë të lartë dhe për këtë arsye janë të dëmshme për jetën. Por këto rreze ultravioletë që rrezaton Dielli janë të llojit më “të padëmshme”, pra, zënë vend menjëherë në krye të rrezeve të dukshme. Këto rreze edhe pse ndikojnë ndjeshëm në mutacione dhe në kancer, për shkak të një karakteristike të rëndësishme të tyre janë të domosdoshme për jetën. Këto rreze të koncentruara në një rrip tepër të hollë69 të rrezatimeve të Diellit, si për njerëzit ashtu edhe për vertebralët e tjerë janë të domosdoshme për sintezën e vitaminës D. Kjo e fundit është shumë e rëndësishmë për formimin dhe ushqimin e eshtrave (kockave) në trup. Për këtë arsye tek ata njerëz që rrijnë një kohë të gjatë larg rrezeve të Diellit shfaqen mungesa të vitaminës D dhe sëmundje të ndryshme kockash si pasojë e kësaj.
Shkurtimisht të gjitha rrezet e rrezatuara nga Dielli janë të domosdoshme për jetën e njeriut. Rrezatimi Diellor zë një vend të kufizuar ngushtë në ato 1025 valëgjatësi të ndryshme të spektrit elektromagnetik dhe sa interesante është që këto rreze janë pikërisht të atyre vlerave të duhura për të siguruar ngrohjen tonë, shikimin dhe për të mundësuar realizimin e funksioneve të ndryshme në trup.
Nëse do të ishin plotësuar të gjitha ato kushte të domosdoshme për jetën, të cilat i numëruam në kapitullin e mëparshëm, përsëri Toka do të ishte një vend pa jetë në qoftë se do të ndërhynte një tjetër interval i rrezatimeve të një spektri prej 1025 alternativash. Sigurimi dhe realizimi i këtij kushti me një probabilitet 1/1025 sigurisht që nuk mund të shpjegohet me logjikën e rastësisë.
Një veçori tjetër e këtyre rrezeve, të cilën kërkojmë ta theksojmë është se këto rreze në të njëjtën kohë janë duke na ushqyer.
Fotosinteza është një proces kimik që e kemi mësuar që në 8-vjeçare apo gjimnaz. Por shumica e njerëzve këtë temë të fshehur mes librave të shkollës, nuk ia dallojnë dot rëndësinë jetike që mbart për jetën tonë.
Fillimisht le të kujtojmë ato mësime të gjimnazit dhe t’i hedhim një sy formulës së fotosintezës:
a. Drita e Diellit | b. Glukozë |
6 H2O + 6 CO2 + Drita e Diellit --- > C6H12O6(Glukozë) + 6 O2
Në këtë reaksion kimik në saje të dritës së Diellit arrijnë të bashkohen gjashtë molekula uji (H2O) dhe gjashtë molekula dioksidi karboni (CO2). Molekula që shfaqet dhe që e quajmë glukozë, është një strukturë që përmban energji të lartë dhe përbën bazën e të gjitha ushqimeve.
Shkurtimisht bimët kryejnë fotosintezën duke përdorur energjinë e ardhur nga Dielli, për të prodhuar ushqime. I vetmi prodhim ushqimor mbi Tokë është ky proces kimik i jashtëzakonshëm që kryhet te bimët. Të gjitha gjallesat e tjera ushqehen prej tyre. Kur kafshët barngrënëse hanë këto bimë, marrin edhe këtë energji me burim diellor. Ndërsa kafshët mishngrënëse e përfitojnë këtë energji me burim diellor duke ngrënë këto kafshë barngrënëse që kanë konsumuar bimë. Njerëzit, të njëjtën energji e sigurojnë si nëpërmjet kafshëve ashtu edhe nëpërmjet bimëve. Për këtë arsye për çdo mollë, patate, çokollatë apo biftek që hamë faktikisht ne përfitojmë këtë energji të ardhur nga Dielli.
Fotosinteza ka edhe një aspekt tjetër të rëndësishëm. Nëse e shikoni me kujdes formulën e mësipërme, fotosinteza pranë glukozës ka çliruar edhe 6 molekula oksigjeni. Në këtë mënyrë bimët pastrojnë atmosferën “e ndotur” nga kafshët dhe njerëzit. Njerëzit dhe kafshët për të përfituar energji djegin vazhdimisht oksigjenin që gjendet në atmosferë dhe me frymëmarrjen e tyre të vazhdueshme përqindja e oksigjenit sa vjen e ulet. Pakësimi i oksigjenit balancohet sërish nga ana e bimëve.
Një proces që akoma nuk arrihet në laboratorët më modernë, bimët kanë qindra miliona vjet që e realizojnë diçka të tillë. Ato kryejnë fotosintezën duke përdorur dritën e Diellit dhe prodhojnë ushqim. Një kusht shumë i rëndësishëm i këtij procesi është se drita që arrin te bimët duhet të jetë një dritë e përshtatshme për të kryer fotosintezën. |
Shkurtimisht nëse nuk do të kishte fotosintezë nuk do të kishte as bimë dhe pa bimë nuk do të kishte as kafshë dhe rrjedhimisht nuk do të ekzistonin as njerë-zit. Ky reaksion kimik që realizohet në barin që shkelim, në pemët që i presim dhe në ato bimë që i përdorim si material për sallatë - e që akoma nuk është arritur të imitohet në asnjë laborator - është një nga kushtet themelore të jetës.
Ana interesante në këtë kuadër është se fotosinteza është një proces i projektuar në mënyrë fantastike. Nëse do të shikonim me kujdes do të vërenim një ekuilibër të përpiktë midis fotosintezës që kryejnë bimët dhe energjisë që konsumojnë njerëzit dhe kafshët. Bimët na sigurojnë glukozë dhe oksigjen. Ne, në qelizat tona duke bashkuar e “djegur” glukozën me oksigjenin arrijmë të përdorim atë energji të çliruar me burim diellor që bimët ua kishin shtuar glukozës. Ajo që ne bëjmë faktikisht është kthimi në të kundërt i fotosintezës. Si rezultat i kësaj ne çlirojmë dioksidin e karbonit si mbeturinë (mbetje e prodhimit) dhe e nxjerrim me anë të mushkërive në atmosferë. Menjëherë ky dioksid karboni përdoret nga bimët për të kryer fotosintezën. Ky qarkullim i mrekullueshëm vazhdon gjithmonë pa ndërprerje dhe quhet “qarkullimi karbonik”.
Për të parë se me çfarë përshtatje të përsosur janë krijuar, le të marrim në dorë vetëm një prej faktorëve të këtij procesi: Dritën e Diellit.
Pak më parë cilësuam se drita e Diellit është projektuar posaçërisht për jetën mbi Tokë. Vallë, drita e Diellit është programuar veçanërisht edhe për fotosintezën? Apo janë bimët ato që zotërojnë një elasticitet që mund të vlerësojnë çdo tip drite që u vjen dhe sipas kësaj të kryejnë fotosintezën?
Rrrezet e përshtatshme për fotosentezërezet gama të dukshme-infra të kuqe valët e radios |
y1. Drita e rrezatuar nga Dielli |
Ajo që siguron kryerjen e fotosintezës te bimët është ndjeshmëria e molekulave të klorofilit në qelizë ndaj energjisë së dritës. Klorofili mund të përdorë vetëm rrezatime të një gjatësie të caktuar valësh dhe Dielli përhap ekzaktësisht të njëjtat rrezatime. Ana më interesante është se këto gjatësi valësh të caktuara për fotosintezën i takojnë vetëm një prej 1025 valëgjatësive të spektrit elektromagnetik. Grafikët e mësipërm tregojnë haptazi këtë përshtatje të jashtëzakonshme. Qenia përafërsisht e njëjtë e dritës që rrezaton Dielli (grafiku i sipërm) me dritën e duhur për fotosintezë (grafiku i poshtëm), janë tregues të një projektimi të mrekullueshëm në dritë. |
Për këtë rast mund të marrim si shembull televizorin. Një televizor që të arrijë të kapë transmetimin e një kanali duhet që të jetë i programuar në frekuencat e duhura. Nëse e programojmë kanalin në frekuenca të tjera, nuk do të arrijmë të kapim pamje. E njëjta gjë është e vlefshme edhe për fotosintezën. Diellin pranojeni si stacionin televiziv që bën transmetimin dhe molekulën e klorofilit si televizor. Nëse kjo molekulë nuk është e programuar saktësisht në përputhjë me frekuencat e Diellit nuk mund të krijohet fotosinteza. Tek shqyrtojmë Diellin shohim se ngjyra e rrezeve të tij është pikërisht ajo që duhet.70
Në krerët e kaluar ju tërhoqëm vëmëndjen mbi një ide të gabuar të përshtatjes së jetës ndaj kushteve të ndryshme. Edhe ato, të cilët e mendojnë çështjen e bimëve dhe fotosintezës përciptazi, mbase mund të bien në të njëjtin gabim dhe të mendojnë se “nëse drita e Diellit do të ishte më ndryshe edhe bimët do të zhvilloheshin në atë mënyrë të përshtatshme me të”. Por kjo nuk është aspak e mundur. Xhorxh Grinshtajn edhe pse është një evolucionist këto fakte i pohon si më poshtë:
"Mbase njeriu mund të mendojë se këtu është kryer një farë përshtatjeje: Mund të supozojë se mënyra e jetesës së bimëve është mundësuar duke iu përshtatur dritës së Diellit. Si përfundim, nëse Dielli do të kishte një temperaturë tjetër (dhe të reflektonte një dritë tjetër) në vend të klorofilit, a nuk do të zhvillohej një molekulë tjetër për ta përdorur këtë dritë? Përgjigja është e qartë, "JO". Sepse edhe brenda kufinjve më të gjërë, tërësia e molekulave të ndryshme mund të thithin vetëm disa ngjyra të caktuara të dritës. Procesi i thithjes së dritës kryhet në lidhje me ndjeshmërinë e elektroneve ndaj niveleve të larta të energjisë brenda molekulave dhe çdo molekulë që të merrni në dorë energjia e kërkuar për të realizuar këtë punë është e njëjtë. Drita përbëhet nga fotonet dhe këto të fundit nuk mund të thithen në asnjë mënyrë në nivele të gabuara energjie... Shkurtimisht ekziston një harmoni e bukur mes fizikut të yjeve dhe të molekulave. Po të mos jetë kjo përshtatje jeta nuk do të ishte e mundur". 71
Me pak fjalë Grinshtajn kërkon të na thotë se: Nëse një bimë kërkon të kryejë fotosintezën, kjo është e mundur vetëm e vetëm në një interval të përcaktuar drite. Ky interval korrespondon plotësisht me dritën që rrezaton Dielli.
Me shprehjen e Grinshtajnit “kjo harmoni midis fizikut të yjeve dhe fizikut të molekulave”, asnjëherë nuk mund të jetë një përshtatje që të komentohet me rastësinë. Rrezatimi mbi ne i një drite Dielli të duhur me një probabilitet 1 në 1025 dhe ekzistenca në rruzullin tokësor të një kompleksi molekular për të përdorur këtë dritë, sigurisht që na shfaq se përshtatja në fjalë është krijuar në një mënyrë të vullnetshme.
E thënë ndryshe, Zot edhe i dritës së yjeve edhe i molekulave të bimëve që i ka krijuar këto në harmoni me njëra tjetrën, është vetëm një Krijues. Ashtu siç deklarohet edhe në Kuran: “Ai është Allahu, Krijuesi, Shpikësi, Formëdhënësi. Të tij janë emrat më të bukur. Atë e lartëson çka ka në qiej e në tokë. Dhe Ai është i Fuqishmi, i Urti!” (Hashr, 24)
Deri tani vëzhguam se drita e Diellit që mbërrin te ne është një dritë shumë e veçantë dhe përbën 3 shirita të ngushtë të dritës së spektrit të elektromagnetikës. Këto janë:
Ekzistenca e rrezeve të dukshme ashtu si për fotosintezën edhe për mbështetjen në aftësinë e të parit, luan një rol shumë të rëndësishëm. Arsyeja për këtë është se një sy biologjik e ka të pamundur të shikojë ndonjë shirit tjetër jashtë spektrit të rrezeve të dukshme dhe një pjesë shumë të vogël të rrezeve infra të kuqe.
y. Rezet e përshtatshme për shikimin biologjik x1. Rrezet Gama (10-16) |
Spektri i rrezatimeve të përshtatshme për një shikim biologjik (për të gjitha speciet) janë vetëm valëgjatësitë që ne i quajmë “drita e dukshme”. Pjesa më e madhe e dritës që rrezaton Dielli korrespondon me këtë gjatësi vale. |
Për ta shpjeguar më mirë këtë le të kujtojmë shkurtimisht se si kryhet procesi i të parit me sy. Shikimi fillon me kalimin nga thjerrëzat e syve dhe rënien mbi shtresën e retinës që gjendet në pjesën e pasme të tij, të copëzave të vogla të dritës që quhen "fotone". Në sipërfaqe të retinës gjenden qeliza tepër të ndjeshme ndaj dritës. Çdonjëra prej tyre ka aftësinë për të perceptuar vetëm një foton që bie (shënon) mbi të. Energjia e fotonit vë në lëvizje një molekulë të ndërlikuar që quhet "rodopsinë", e që gjendet në sasira të mëdha brenda këtyre qelizave. Rodopsina ndikon në molekulat e tjera dhe këto të fundit vënë në lëvizje molekula të tjera72 Si përfundim brenda në qeliza formohet një rrymë elektrike dhe kjo rrymë me anë të nervave përcillet në tru.
Nëse e vëreni me kujdes kushti më themelor në këtë sistem është perceptimi i fotoneve të dritës nga qelizat në retinë. Ja pra, për t’u realizuar kjo është kusht që fotonet duhet të mbesin në kufinj të dukshëm drite. Sepse fotonet në një gjatësi vale më të ndryshme do të jenë ose më të dobëta ose më të forta se këto dhe nuk do ta venë dot në lëvizje reaksionin në sy. Zvogëlimi apo zmadhimi i dimensionit të syrit nuk ndryshon asgjë. E rëndësishme është përshtatja e gjatësive të qelizave me gjatësinë e valëve të fotoneve.
Për të projektuar një sy që të perceptojë rrezet e tjera të spektrit elektromagnetik nuk është e mundur në këtë botë ku sundon jeta me bazë karbonin. Majkëll Denton në librin me titull “Nature’s Destiny (Fati i Natyrës)” duke e shtjellu-ar me imtësi këtë temë shpjegon se një sy organik mund të shohë vetëm brenda kufinjve të “rrezeve të dukshme”. Projektimi teorik i një modeli tjetër syri nuk është i mundur që të shikojë gjatësi të tjera valësh. Denton shkruan se:
"Rrezet ultravioletë, X dhe gama mbartin energji shumë të lartë dhe po aq të lartë e kanë edhe forcën e tyre shkatërruese. Të dëmshme për jetën janë edhe rrezet e largëta infra të kuqe dhe rrezatimet mikrovalë. Rrezet e afërta infra të kuqe dhe valët e radios për shkak se zotërojnë një energji shumë të vogël dhe të papërfillshme nuk përbëjnë rrezik... Si përfundim arrijmë në konkluzionin se e varur nga shumë arsye rajoni që mund të shihet në spektrin elektromagnetik, është pikërisht rajoni i spektrit të përshtatshëm për aftësinë e shikimit biologjik. Po ashtu edhe për sytë vertebralë të kamerave me një qartësi të lartë që i ngjajnë veçanërisht syve të njeriut, nuk i përshtatet asnjë lloj intervali tjetër drite përveç kësaj valëgjatësie".73
Tek i mendojmë të gjitha këto së bashku arrijmë në këtë përfundim: Dielli rrezaton një dritë të projektuar në një interval aq të hollë sa që përbën vetëm 1/1025 të të gjithë spektrit elektromagnetik, mbështet edhe ngrohjen e Tokës edhe proceset biologjike të gjallesave të ndërlikuara, në të njëjtën kohë është i vetmi interval ideal i dritës për të kryer fotosintezë. Por edhe që të gjitha gjallesat mbi Tokë të zotërojnë aftësi shikimi.
Sipërfaqja e Diellit tonë arrin një temperaturë prej 6000°C. Nëse kjo temperaturë do të ishte pak më e vogël apo më e madhe, drita e Diellit nuk do ta mbështeste jetën. |
Në kreun e kaluar patëm krahasuar Tokën me planetet e tjera të sistemit diellor. Në këtë krahasim vumë re se ato kufinj temperature të nevojshëm për jetë gjendeshin vetëm në Tokë. Arsyeja më e madhe për këtë është largësia ideale e Tokës nga Dielli. Planetet e largët nga Dielli si Jupiteri, Saturni apo Plutoni janë të pllakosur nga një i ftohtë i tmerrshëm dhe ato planete të afërt me të si Mërkuri apo Afërdita kanë një sipërfaqe me një temperaturë tmerrësisht të lartë.
Në këtë rast, ata persona që nuk duan të pranojnë se largësia mes Tokës dhe Diellit është një projektim i veçantë, formojnë një logjikë të tillë: “Në univers gjenden yje më të mëdhenj apo më të vegjël se Dielli. Edhe këto sigurisht që mund të kenë sistemin e tyre planetar. Këto yje në qoftë se do të kenë përmasa më të mëdha se Dielli atëherë edhe largësia ideale për një planet do të jetë më e madhe se largësia Tokë-Diell. Psh, një planet, i cili sillet rreth një gjigandi të kuq në distancë sa të Plutonit mund të ketë një temperaturë të butë si të Tokës. Një planet i tillë do të jetë po aq i përshtatshëm për jetë sa edhe vetë Toka”.
Ky pretendim është i pavlefshëm për një fakt shumë të rëndësishëm: Nuk është futur në llogari se yjet me përmasa të ndryshme përhapin rrezatime të ndryshme.
Faktori, i cili përcakton se në ç’valëgjatësi do të jenë rrezatimet e përhapura nga yjet, është përmasa e këtyre yjeve dhe temperatura e sipërfaqes së tyre në raport të drejtë me përmasën. Psh, arsyeja që Dielli rrezaton rrezet e afërta ultraviolet, rrezet e dukshme dhe rrezet e afërta infra të kuqe është temperatura e sipërfaqes së tij prej rreth 6000°C. Nëse masa e Diellit do të ishte më e madhe dhe temperatura e sipërfaqes së tij do të ishte më e madhe. Në këtë rast, niveli i energjisë së rrezeve të Diellit do të rritej dhe do të fillonte të rrezatonte më tepër rreze ultravioletë me pasoja vdekjeprurëse.
Kjo gjendje na tregon se ato yje që do të përhapin rreze favorizuese për jetën duhet të jenë pikërisht në dimensionin e Diellit. Këto yje për të mbështetur jetën në një planet tjetër duhet që medoemos ky planet të ketë një largësi prej tij ekzaktësisht sa largësia e Diellit nga Toka.
E thënë ndryshe, një planet, i cili rrotullohet rreth një gjigandi të kuq, gjigandi blu, apo të një ylli me përmasa të ndryshme nga Dielli, nuk do të mundej të jetë një strehë për jetën. Burimi i vetëm i energjisë që do të mundi të mbështesë jetën, është Dielli dhe yjet e ngjashëm me të. Largësia planetare e vetme e përshtatshme për jetën është ajo mes Diellit dhe Tokës.
E njëjta gjë mund të shprehet edhe kështu: Dielli është krijuar pikërisht siç duhet gjithshtu edhe Toka pikërisht ashtu siç duhet. Krijimi i gjithçkaje sipas një përllogaritjeje preçize nga Allahu tregohet kështu në Kuran:
“Ai është krijues i dritës së mëngjesit. Natën e bëri kohë pushimi, e diellin dhe hënën për llogaritje të kohës. Ky (rregull) është caktim i
y1. rrezet të cilat thithen prej atmosferës x1. Rrezet Gama (10-16) |
Si atmosfera edhe uji lejojnë të depërtohen vetëm nga ato rreze të dobishme dhe të nevojshme për jetën. Të gjithë ato rrezatime të dëmshme dhe vdekjeprurëse që vijnë drejt Tokës prej yjeve të largët, bllokohen nga ky filtrim i projektuar në mënyrë kaq të përsosur. |
Që nga fillimi i këtij kreu qëndruam mbi rrezatimet që përhap Dielli dhe theksuam se rrezet e tij zotërojnë një projektim të veçantë dhe posaçërisht për të mbështetur jetën. Duke qëndruar në këtë kuadër kërkojmë t’iu tërheqim vëmendjen mbi një faktor tjetër të rëndësishëm: Këto rreze për të arritur deri në tokë duhet të kalojnë (përshkojnë) atmosferën.
Nëse atmosfera nuk do të zotëronte një strukturë për të depërtuar këto rreze sigurisht që ne nuk do të përfitonim asnjë dobi nga këto rreze. Por atmosfera jonë zotëron një strukturë të veçantë që lejon kalimin e këtyre rrezeve të dobishme për ne.
Interesante këtu nuk është lejimi i depërtimit të këtyre rrezeve nga atmosfera por është se kjo e fundit lejon që të përshkohet “vetëm” nga këto rreze. Atmosfera në një anë duke lejuar depërtimin e atyre rrezeve të dobishme për ne si rrezet e dukshme apo rrezet e afërta infra të kuqe, nga ana tjetër në mënyrë të prerë pengon përshkimin e rrezeve të rrezikshme për jetën tonë. Kjo masë e ndërmarrë nga atmosfera formon një “rrjetë filtruese” për të gjithë ato rrezatime kozmike me burim jashtë-diellor që arrijnë në Tokë. Denton bën një shpjegim të tillë mbi këtë fakt:
"Gazet atmosferike thithin në mënyrë të menjëhershme të gjithë ato rreze që zenë vend menjëherë pas rrezeve të dukshme dhe atyre të afërta infra të kuqe. Nëse do të vërejmë me kujdes, atmosfera mes shumë alternativash të gjera të spektrit elektromagnetik lejon që të kalojnë në të vetëm një interval (shirit) të ngushtë rrezesh që përfshihet nga rrezet e dukshme dhe të afërta infra të kuqe. Për një arsye apo tjetër në sipërfaqe të Tokës nuk arrin dot asnjë rrezatim, gama, X, ultravioletë, infra të kuqe të largëta apo mikrovalë".74
Nuk është aspak e mundur që ky projektim kaq i imët të mos bjeri në sy. Dielli ndërmjet një probabiliteti 1 në 1025 të spektrit të dritës na përcjell vetëm ato rreze që janë të dobishme për ne dhe sidoqoftë atmosfera vetëm këto rreze lejon që ta depërtojnë. (Edhe ajo përqindje e vogël e rrezeve të afërta ultravioletë që Dielli rrezaton mbi ne, një pjesë e madhe e saj pengohet nga shtresa e ozonit.)
Një pikë tjetër, e cila e bën akoma më interesante temën është se edhe uji ashtu si atmosfera, zotëron një veçori përshkueshmërie shumë të përzgjedhur. Drita që rrezaton në ujë është vetëm drita e dukshme. Rrezet e afërta infra të kuqe që kalojnë në atmosferë (dhe ngrohin tokën), në ujë nuk mund të depërtojnë më tepër se disa centimetra. Prandaj vetëm një shtresë prej disa centimetrash e sipërfaqeve të deteve arrin të ngrohet nga rrezet e Diellit. Kjo nxehtësi përcillet shkallë-shkallë në thellësi, kështu që pothuajse të gjithë detet në thellësi të caktuara zotërojnë të njëjtat temperatura me njëri-tjetrin. Kjo shfaq një ambjent tepër të përshtatshëm për jetën në det.
Një pikë tjetër interesante në lidhje me ujin është se edhe ngjyrat e ndryshme të dritës së dukshme, në ujë mund të depërtojnë vetëm në distanca të caktuara. Psh, pas 18 metra thellësi mbaron drita e kuqe. Drita e verdhë mund të përparojë deri në 100 metra. Kurse e gjelbërta dhe bluja zbresin deri në 240 metra thellësi. Ky është një projektim shumë i rëndësishëm sepse ngjyrat e dritës së duhur për fotosintezë fillimisht janë bluja dhe e gjelbërta. Në saje të përshkimit të ujit nga kjo ngjyrë më tepër se të tjerat, bimët nënujore arrijnë të jetojnë deri në një thellësi detare prej 240 metrash.
Të gjitha këto janë fakte shumë të rëndësishme. Çdo ligj të fizikës që të ma-rrim në dorë në lidhje me dritën, nxjerrim në pah përfundimin se çdo gjë është plotësisht ashtu siç duhet të jetë për të mbështetur jetën. Një koment, i cili ze vend në “Encyclopedia Britannica” e pohon në këtë mënyrë këtë gjendje tepër të jashtëzakonshme:
"Tek mendojmë rëndësinë që mbart drita e dukshme për drejtimet e ndryshme të jetës në Tokë përpara faktit se përshkimi i ujit dhe atmosferës nga drita është i kufizuar në një shirit kaq të ngushtë sa njerëzit nuk mund ta fshehin dot habinë". 75
Filozofia materialiste dhe darvinizmi pretendojnë se jeta e njeriut është një rastësi, e cila është shfaqur rastësisht në univers e që nuk përbën asnjë drejtim të qëllimtë. Por informacionet e shfaqura së bashku me zhvillimin paralel të shkencës, na tregojnë se çdo detaj i universit në fakt është një projektim dhe plan i qartë që synon mbështetjen e jetës njerëzore. Ky është një projektim i tillë që edhe për një përbërëse si drita, që mbase nuk e kemi menduar ndonjëherë më parë, është kaq i qartë sa nuk mund ta fshehim dot veten nga habia.
Është e jashtëlogjikshme të mundohesh ta shpjegosh me “rastësi” të gjithin këtë projektim kaq madhështor: Përqëndrimin brenda një shiriti që përbën 1 të 1025 të spektrit të përgjithshëm të rrezatimeve elektromagnetike të Diellit; qenia e dritës së nevojshme për jetë pikërisht një shirit drite sa ky interval i ngushtë; përshkueshmëria e gazeve të atmosferës pikërisht vetëm nga këto rreze në një kohë që të gjitha rrezatimet e tjera bllokohen; dhe pengimi nga ana e ujit i të gjitha rrezeve vdekjeprurëse por që lejon vetëm përshkimin nga këto rreze... Këto programime të jashtëzakondshme dhe kaq delikate mund të shpjegohen jo me rastësinë por vetëm me anë të një projektimi të vullnetshëm. Kjo na tregon se i gjithë universi duke përfshirë edhe dritën e Diellit që na ndriçon e ngroh, pra, të gjitha detajet e universit, janë projektuar dhe sistemuar nga Allahu posaçërisht për ne.
Edhe pse uji i pengon rrezatimet e tjera, dritën e dukshme e lejon ta përshkojë në thellësinë e tij me metra të tërë. Për këtë arsye bimët nënujore arrijnë të kryejnë fotosintezën. Po të mos ekzistonte kjo veçori e ujit, në Tokë nuk do të formohej një ekuilibër ekologjik i përshtatshëm për jetën. |
Ky përfundim i nxjerrë nga shkenca është një fakt që u tregohet njerëzve në Kuran pothuajse prej 14 shekujsh me radhë. Shkenca na tregon se drita e Diellit është krijuar posaçërisht vetëm për ne, e thënë ndryshe “nën shërbimin tonë”, kurse në Kuran thuhet se “dielli dhe hëna udhëtojnë sipas një përcaktimi (orbite) të saktë”. (Rrahman, 5) dhe theksohet:
“Allahu është Ai që i krijoi qiejt dhe tokën dhe lëshoi prej së larti ujë (shi), e me të nxjerr fruta si ushqim për ju, dhe për të mirën tuaj u vuri në shërbim anijet, të lundrojnë nëpër det me urdhërin e Tij, e në shërbimin tuaj i vuri edhe lumenjtë. Për ju nënshtroi diellin dhe hënën që në mënyrë të zakonshme vazhdimisht udhëtojnë. Për ju përshtati edhe natën e ditën. Dhe Ai ju dha gjithë atë që e kërkuat (ndjetë nevojë) dhe, edhe në qoftë se përpiqeni t’i numëroni të mirat (në numër). Vërtet, njeriu është i padrejtë dhe shumë përbuzës”. (Ibrahim, 32-34)
Dielli është vënë në atë mënyrë nën urdhërat tona, është krijuar në atë mënyrë të përsosur për jetën e njeriut, saqë në histori (të kaluarën) disa popuj u ndikuan shumë nga këto cilësi të Diellit por që më pas devijuan dhe filluan ta adhuronin atë si të ishte Zot. Allahu mbi këtë temë u drejtohet në Kuran njerëzve me këto fjalë:
"Nga faktet e madhështisë së Tij janë nata, dita, dielli e hëna. Mos i bëni sexhde as diellit, as hënës! Bëni sexhde vetëm Allahut që i krijoi ato, nëse adhuroni vetëm Atë"! (Fusilet, 37)
65. Ian M. Campbell, Energy and the Atmosphere, London: Wiley, 1977, p. 1-2
66. Ian M. Campbell, Energy and the Atmosphere, p. 1-2
67. George Wald, "Life and Light", Scientific American, 1959, vol. 201, p.92-108
68. The near infrared range occupies the rays which extends from 0.70 micron, where visible light ends, to 1.50 micron
69. This narrow range occupies the ultraviolet rays between 0.29 micron and 0.32 micron
70. George Greenstein, The Symbiotic Universe, p. 96
71. George Greenstein, The Symbiotic Universe, p. 96-7
72. This chain reaction taking place in the eye is actually much more complicated. The light reaching the eye passes through the lens and falls upon the retina in the back. When light first strikes the retina a photon interacts with a molecule called 11-cis-retinal. The change in the shape of the retinal molecule forces a change in the shape of the protein, rhodopsin, to which the retinal is tightly bound. The protein's metamorphosis alters its behaviour. Now called metarhodopsin II, the protein sticks to another protein, called transducin. Before bumping into metarhodopsin II, transducin had tightly bound a small molecule called GDP. But when transducin interacts with metarhodopsin II, the GDP falls off, and a molecule called GTP binds to transducin.
Now, two proteins and one chemical molecule are bound to one another and it is called GTP-transducin-metarhodopsinII. It now binds to a protein called phosphodiesterase. When attached to metarhodopsin II and its entourage, the phosphodiesterase acquires the chemical ability to "cut" a molecule called cGMP. Initially there are a lot of cGMP molecules in the cell, but the phosphodiesterase lowers its concentration, just as a pulled plug lowers the water level in a bathtub.
Another protein that binds cGMP is called an ion channel. It acts as a gateway that regulates the number of sodium ions in the cell. Normally the ion channel allows sodium ions to flow into the cell, while a separate protein actively pumps them out again. The dual action of the ion channel and pump keeps the level of sodium ions in the cell within a narrow range.
When the amount of cGMP is reduced because of cleavage by the phosphodiesterase, the ion channel closes, causing the cellular concentration of positively charged sodium ions to be reduced. This causes an imbalance of charge across the cell membrane that, finally, causes a current to be transmitted down the optic nerve to the brain. The result, when interpreted by the brain, is vision. (Quoted from Michael Behe, Darwin's Black Box, New York: Free Press, 1996, pp. 18-21).
This is actually a very brief and simplified version of how we see. If the events developed like this, we would never be able to see. If the reactions mentioned above were the only ones that operated in the cell, the supply of 11-cis-retinal, cGMP, and sodium ions would quickly be depleted. There are many mechanisms that would restore the cells to their original state.
The reactions described above is far from being a complete biochemical explanation of seeing and they are only summarized. However, even what has been related above suggests that seeing is a very complicated and perfect mechanism which can never come about by evolution.
73. Michael Denton, Nature's Destiny, p 62, 69
74. Michael Denton, Nature's Destiny, p. 55
75. Encyclopaedia Britannica, 1994, 15th ed., volume 18, p. 203