Si u krijua ky univers i paskajshëm ku ne jetojmë? Si u shfaq ekuilibri, harmonia dhe organizimi në këtë univers? Si arriti bota ku ne jetojmë të bëhej një strehë kaq e sigurtë për ne? Këto pyetje që në agim të historisë së njerëzimit kanë tërhequr vëmendjen e shumë mendimtarëve. Mes tyre ka patur edhe shkencëtarë dhe/apo filozofë, të cilët kanë kanë studiuar dhe analizuar të bazuar në logjikë dhe arsye (prakticizëm) këto pyetje dhe kanë arritur në përfundimin e përbashkët se: Përsosmëria e rre-gullit dhe projektimit në univers janë një tregues i qartë për ekzistencën e një Krijuesi Suprem, Zotërues i gjithësisë. Kjo është e një e vërtetë e padiskutuar e që mund të arrihet duke vënë në punë inteligjencën tonë. Këtë realitet Allahu e ka deklaruar para 14 shekujsh në librin e Tij, Kuranin, të cilin e zbriti si udhëzim për njerëzimin. Aty njoftohemi edhe mbi krijimin e universit nga mosekzistenca, organizimin e tij për një qëllim të veçantë dhe krijimin e të gjitha sistemeve dhe ekuilibreve në univers për të mundësuar jetesën njerëzore. Në një ajet të Kuranit, Allahu i fton njerëzit të arsyetojnë mbi këtë aspekt në vargun pasues: "A është më i rëndë rëndë krijimi juaj apo ai i qiellit? E Ai e ngriti atë! Ngriti kupën e tij dhe e përsosi atë. Natën ia errësoi e ditën ia ndriçoi. E pastaj tokën e sheshoi". (Naziat, 27- 30)