Albatrosët janë zogj oqeanikë me krahë shumë të gjatë, rreth 3.5 metra. Ata kalojnë 92% të jetës së tyre në det dhe vijnë në tokë vetëm për t'u shumuar. Karakteristika më e rëndësishme e këtyre zogjve është që ata mund të fluturojnë për një kohë shumë të gjatë pa u ndalur. Ata e kryejnë këtë detyrë të vështirë duke u mbështetur në stilin e fluturimit të tyre.
Me qëllim që të fluturojë, është e mjaftueshme për një albatros të hapë krahët e tij të gjera. Në këtë mënyrë, ai mund të fluturojë për orë të tëra pa i përplasur fare krahët. Zogu e bën këtë duke i shtrirë krahët e tij sa më shumë që të jetë e mundur. Largësia e krahëve të tij arrin deri në 3.5 metra. Kjo është gjatësia më e madhe e krahëve ndër të gjithë llojet e zogjve.
Duke përdorur rrymat e ajrit dhe erën, albatrosët lëvizin në drejtimin e tyre. Kështu, albatrosët fluturojnë mbi det për orë të tëra pa i rrahur krahët. Po si është e mundur që ta kryejnë një detyrë kaq të vështirë? Çfarë i bën këta zogj kaq të fortë?
Së pari, një energji shumë e madhe është e nevojshme për të mbajtur hapur ato krahë gjigandë të hapur në mënyrë konstante. Për ta kuptuar më mirë këtë detyrë të vështirë që albatrosët kryejnë, le të krahasojmë albatrosët me njerëzit. Është e vështirë për një njeri të mbajë krahët e tij të hapur për një kohë të shkurtër. Shpejt krahët fillojnë t'i dhembin dhe ai detyrohet t'i ulë. Megjithatë, albatrosët mund të qëndrojnë në ajër për disa orë me krahët e tyre të hapur.
Në kockat e krahëve të albatrosit gjendet një sistem mbyllës që u mundëson atyre t'i mbajnë krahët të hapur. Me anë të këtij sistemi mbyllës, ata nuk përdorin ndonjë fuqi muskulare. Kjo e bën më të lehtë fluturimin e këtij zogu. Në saje të këtij sistemi të veçantë, albatrosët mund të fluturojnë pa u ndalur për ditë, javë, madje edhe muaj, duke harxhuar vetëm një sasi të vogël energjie.
Mjafton vetëm një çast për të kuptuar që këto tipare nuk mund të kenë ardhur në ekzistencë rastësisht. Ne shohim mëshirën dhe mirësinë e Allahut për këta zogj që fluturojnë për një periudhë të gjatë mbi dete. Është Allahu Ai që u ka dhuruar albatrosëve të gjitha këto tipare që u nevojiten për të mbijetuar. Allahu, i Cili ka fuqi mbi gjithçka, i mbron dhe u jep albatrosëve gjithçka që u nevojitet, siç bën edhe me çdo krijesë tjetër. Allahu bën fjalë për zogjtë në një ajet kuranor ku thotë:
A nuk i shohin zogjtë si janë të përshtatur për fluturim në qiell? Asgjë nuk i mban ata përveç Allahut. Në këtë fakt ka argumente për njerëzit që besojnë.
(En-Nahl: 79)