Zogjtë që shikoni në foto janë zogjtë pastrues. Këta zogj ushqehen me parazitët që jetojnë në lëkurën e disa kafshëve si rinothecerontët, elefantët apo zebrat. Për këtë arsye, këto kafshë nuk shqetësohen prej këtyre zogjve edhe kur i kanë mbi trup e mbi kokë.
Kjo lidhje është me leverdi për të dy palët. Në këtë mënyrë, kafshët heqin parazitët dhe lajmërohen, gjithashtu, nga zogjtë që ngrenë zërat e tyre në rast rreziku. Në shkëmbim, zogjtë sigurojnë ushqimin dhe madje edhe qimet për të mbuluar pjesën e brendshme të folesë se tyre.