Nga mrekullitë më të mëdha në natyrë janë mënyrat që përdorin gjallesat për vetëmbrojtje. Shumë krijesa kanë aftësinë të vlerësojnë rreziqet e mundshme dhe të përdorin forma të ndryshme sigurie. Për shembull, termitet që përmendëm më sipër i ndërtojnë muret e kolonisë se tyre aq të trasha dhe të qëndrueshme, saqë me shumë vështirësi mund të shkatërrohen edhe me kazmë. Zogjtë shtegtarë e ndërtojnë hyrjen e folesë së tyre në një mënyrë të atillë që të ndalojnë gjarpërinjtë të hyjnë brenda. Disa merimanga kanë dhoma të caktuara në folenë e tyre, në të cilat mbeten të bllokuara insektet e tjera që, në një mënyrë apo një tjetër, kanë hyrë në fole.
Zogjtë në foto ndërtojnë foletë e tyre për të ndaluar hyrjen e armiqve. Foletë e termiteve, të ngjashme me gradaçelat janë të forta si një kështjellë. |
Bletët, gjithashtu, marrin masa të veçanta mbrojtëse për të ruajtur kosheret e tyre. Bletë roje vëzhgojnë kosheret. Ato nuk lejojnë të hyjë aty askënd, përveç anëtarëve të kolonisë. Kur ndonjë nga rojet largohet, një tjetër bletë vjen tek hyrja e kosheres për ta zëvendësuar. Për më tepër, këto bletë roje i marrin përsipër detyrat duke vënë në rrezik edhe jetën e tyre.
Kastorët i ndërtojnë strofkat e tyre nën ujë. Për të hyrë, çdonjëri duhet të kalojë nëpër një tunel të fshehtë, të njohur vetëm nga kastorët që e kanë ndërtuar atë. Në fund të tunelit, ndodhet një dhomë ku kastorët jetojnë së bashku me të vegjëlit e tyre.
Duke ndërtuar diga nëpër përrenj e lumenj, kastorët ndalojnë rrjedhjen e ujit dhe ndërtojnë strofka të mrekullueshme për veten e tyre. |
Këta shembuj janë të mjaftueshëm për të kuptuar se një inteligjencë e jashtëzakonshme fshihet pas mënyrës së sjelljes të këtyre gjallesave, të cilat zbatojnë metoda kaq të efektshme për t'u vetëmbrojtur. Përveç kësaj, ju e keni vënë re që armiku i një krijese është një krijesë tjetër. Megjithatë, të gjitha krijesat i njohin armiqtë e tyre shumë mirë dhe marrin masa të ndërlikuara për t'u mbrojtur prej tyre. Është shumë e çuditshme që një termit ose një zog, pavarësisht nga mungesa e funksioneve të zhvilluara mendore, mund të njohë tiparet e një krijese tjetër.
Për ta kuptuar më mirë, mendoni veten tuaj! A mundeni ju të kuptoni që në shikimin e parë karakteristikat e një kafshe që nuk e njihni ose që nuk e keni parë më parë? A mund të dini se me çfarë ushqehet, si gjuan dhe çfarë e frikëson? Natyrisht që nuk mundeni. Ju nevojitet të lexoni një libër dhe të merrni informacion rreth kësaj krijese ose dikush t’ju flasë rreth cilësivë të saj. Si është e mundur që kafshët kanë informacion rreth krijesave të tjera? A mundet që ato të kenë zbuluar vetë kush janë armiqtë e tyre, pastaj të kenë organizuar një studim mbi sjelljen dhe mënyrat e tyre të të gjuajturit, në bazë të të cilave ato kanë zhvilluar format e përshtatshme të mbrojtjes? Natyrisht që jo. Asnjë kafshë nuk ka aftësi mendore për të bërë kërkime. Për më tepër, do të ishte absurde dhe e pakuptimtë të mendosh që kafshët mbledhin rastësisht informacion rreth armiqve të tyre, sepse dështimi në përpjekjen e parë do të thotë vdekje.
Pa dyshim është Allahu, Zoti i gjithë botës, që i mëson gjallesat si të vetëmbrohen. Fakti që jo vetëm kafshët që shohim rreth nesh, por të gjitha gjallesat në botë sillen në të njëjtën mënyrë inteligjente, vë në dukje inteligjencën dhe fuqinë e Zotit.