Kur vjen dimri, shumë lloje insektesh që banojnë në rajone të ftohta të botës, mund të ngordhin nga i ftohti ose mungesa e ushqimit. Kjo ndodh sepse insektet janë krijesa të ndjeshme. Mirëpo ka disa përjashtime. P.sh. fluturat kukuvajkë ngjajnë me fluturat e zakonshme dhe në shikim të parë duken shumë delikate. Në të vërtetë, ato janë mjaft të forta dhe u mbijetojnë kushteve të ashpra të dimrit. Si rrjedhim, këto flutura quhen "flutura dimërore".
Ashtu si edhe fluturat e zakonshme, një flutur dimërore ka dy krahë dhe trupin, ku bashkohen krahët. Me qëllim që kjo flutur të fluturojë, duhet që temperatura e kafazit të kraharorit ku bashkohen krahët të jetë 30OC, por temperatura e mjedisit ku ato jetojnë është zakonisht 0OC apo edhe disa gradë nën zero. Si mundet që fluturat dimërore t'i mbijetojnë një të ftohti të tillë?
Çfarë i pengon ato nga ngrirja kur nuk lëvizin dhe çfarë ua bën të mundur të fluturojnë në kohë të ftohtë?
Kjo lloj fluture është krijuar së bashku me një sistem të veçantë ngrohjeje që i mundëson asaj të jetojë në kushtet e dimrit. Ky sistem ka disa tipare plotësuese.
Para fluturimit, fluturat dimërore tendosin në mënyrë të vazhdueshme muskujt kryesorë që janë të lidhur me krahët dhe i bëjnë krahët e tyre të dridhen. Dridhja e shpejtë e krahëve çon në një rritje të temperaturës së kraharorit të insektit. Në saje të kësaj rritjeje, temperatura e kafazit të kraharorit mund të rritet nga 0OC deri në 30OC apo edhe më tepër. Megjithatë, kjo është vetëm një nga vetitë që fluturës i nevojitet të mbijetojë. Me qëllim që të fluturojë, nuk është e mjaftueshme vetëm rritja e temperaturës, sepse ndryshimi midis temperaturës se trupit të insektit dhe mjedisit mund të rezultojë në humbje të nxehtësisë. Në të njëjtën mënyrë, sikurse ftohet një gotë me çaj të ngrohtë, edhe trupi i fluturës do të ftohej pa i mbajtur krahët duke u dridhur. Me qëllim që flutura të fluturojë dhe, si rrjedhim, të mbijetojë, një tjetër metodë është e nevojshme të ruajë nxehtësinë e prodhuar. Kjo realizohet nga një strukturë e posaçme që Allahu ka krijuar në trupin e fluturës dimërore. Fluturat dimërore janë të mbuluara me luspa të dendura që zvogëlojnë humbjen e nxehtësisë. Shkencëtarët kanë zbuluar se një flutur pa luspa ftohet dy herë më shpejt se ajo me luspa.
Ka disa mekanizma tek flutura dimërore që e mbrojnë atë nga të ftohtët.
Tiparet e përmendura më lart duhet të kenë ekzistuar që kur këto flutura janë krijuar. Përndryshe, ato do të ishin zhdukur për shkak të të ftohtit. Çdo njeri nuk ka nevojë të mendojë gjatë për të kuptuar se nuk është një rastësi që vetëm këto lloje që jetojnë në rajone të ftohta kanë këto tipare që i bëjnë të ndryshme nga fluturat e tjera. Mbijetesa e këtyre krijesave në vende të tilla na provon forcën e Allahut, i Cili na tregon në një ajet kuranor se Ai e di ku dhe si jetojnë gjithë krijesat:
Nuk ka asnjë krijesë në tokë që Allahu mos t'ia ketë garantuar furnizimin e saj. Ai e di ku jetojnë dhe vdesin. Ato janë të gjitha në një libër të qartë (Hud: 6)
Tipare të tilla të gjallesave na bëjnë të mundur të kuptojmë fuqinë dhe forcën e Allahut dhe rrisin tek ne besimin dhe dashurinë për Të.