Disa gjallesa, duke jetuar afër sipërfaqes se ujit, janë të ndjeshme ndaj rreziqeve si sipër ujit ashtu dhe poshtë tij. Këto gjallesa kanë një sistem të pabesueshëm sigurie: ato janë të tejdukshme. Siç edhe mund ta shikoni në foto, ato janë të padukshme për armiqtë e tyre. Në mënyrë të ngjashme gaforret, karkalecat e detit dhe larvat e peshqve janë të krijuara pothuajse të tejdukshme.
A mund të dalloni një karkalec deti të tejdukshëm në këto figura? Këto krijesa, trupat e të cilave Allahu i ka krijuar të tejdukshëm, mund të shihen me shumë vështirësi nga armiqtë e tyre. |
Sigurisht që këto krijesa nuk mund të kenë marrë në konsideratë mjedisin ku jetojnë dhe pastaj të kenë përshtatur ngjyrën e saktë. Përveç kësaj, si munden këto kafshë të dinë se çfarë u nevojitet për t'u mbrojtur? Si munden ato të jenë në dijeni të pranisë së grabitqarëve dhe të arrijnë në përfundimin se nuk do të vihen re, sepse janë të tejdukshme?
Allahu, i Cili krijoi gjithçka në mënyrë të përsosur, i krijoi këto gjallesa të vogla, të mbrojtura nëpërmjet një sistemi të përkryer. Allahu sheh gjithçka dhe ka krijuar sisteme të veçanta mbrojtjeje për çdo krijesë. Edhe këto krijesa janë të mbrojtura nga grabitqarët e tyre në saje të tejdukshmërisë. Në një ajet kuranor është përmendur se krijimet e Allahut janë të pakrahasueshme: