logo
HARUN YAHYA

Si Jetojnë Peshqit Në Ujë?

Ju duhet të keni parë se sa të shpejtë dhe të shkathët janë peshqit në ujë. Me qëllim që të notojë, një peshk nuk ka nevojë të bëjë asnjë lëvizjë tjetër veçse të tundë bishtin e tij nga njëra anë në tjetrën. Kjo lëvizje e lehtë e peshqve ndodh në saje të shtyllës së tyre kurrizore elastike, si dhe në saje të disa sistemeve të tjera në organizmin e tyre.

balık, sürü

Në krijimin e qiejve dhe të tokës, në ndërrimin e natës dhe të ditës, në anijen që lundron në det dhe u sjell dobi njerëzve, në shiun që lëshon Allahu nga lart, me të cilin ngjall tokën e vdekur dhe përhap në të nga çdo gjallesë, në qarkullimin e erërave dhe reve të nënshtruara mes qiellit dhe tokës (në të gjitha këto) ka argumente për një popull që mendon. (El-Bekare: 164)

Një peshk, kur noton, harxhon një sasi të madhe energjie. Peshkut i nevojiten sasi të mëdha energjie me qëllim që të arrijë shpejtësi të larta. Është e nevojshme për një peshk të fitojë shpejtësi në mënyrë të menjëherëshme për t'u shpëtuar grabitqarëve.

Për më tepër, peshku lëviz kundër rrymës pothuajse në pjesën më të madhe të kohës. Merrni me mend se sa e vështirë është për ju të lëvizni nën ujë dhe sa e lehtë është të ecni në rrugë. Krahasoni jetën nën ujë dhe jetën në tokë.

Është ndërtimi i veçantë i shtyllës kurrizore dhe muskujve të peshkut që siguron një fuqi të tillë. Shtylla kurrizore mban trupin drejt dhe është e lidhur me fletët dhe muskujt e peshkut. Përndryshe, nuk do të ishte e mundur për peshkun të lëvizte nën ujë. Megjithatë, forma e veçantë e shtyllës kurrizore nuk është e mjaftueshme për peshkun që të notojë, sepse peshku nuk lëviz vetëm përpara dhe prapa, por edhe lart e poshtë me qëllim që të mbijetojë. Kjo lëvizje bëhet e mundur nga një sistem në trupin e tyre. Peshqit kanë qese ajri në trupat e tyre. Duke boshatisur këto qese ajri, peshku mund të zbresë në fund të detit dhe, duke rimbushur këto qese me ajër, mund të ngrihet në sipërfaqe përsëri.

balık, turuncu

A keni pyetur ndonjëherë veten se si peshqit nuk dëmtohen fare, edhe pse ndodhen gjithë kohën në ujë? Lëkura ndikohet nga uji nëse qëndrojmë në ujë qoftë edhe pak. Nëse qëndrojmë për një kohë më të gjatë, lëkura jonë mund të dëmtohet. Peshkut kjo nuk i ndodh kurrë në saje të një shtrese të papërshkueshme në lëkurën e tij të jashtme. Kjo shtresë ndalon ujin të hyjë në trupin e tij. Nëse peshqit nuk do ta kishin këtë shtresë, trupat e tyre do të dëmtoheshin e nëse uji do t'u futej në trup, ekuilibri do të prishej dhe ata do të ngordhnin. Megjithatë, kjo nuk ndodh dhe të gjithë peshqit vazhdojnë të jetojnë nën ujë.

Të gjitha llojet e peshqve në botë kanë këto tipare. Llojet që kanë jetuar më parë i kanë pasur, gjithashtu, këto tipare. Peshqit kanë pasur të njëjtën strukturë të përsosur për miliona vjet pa asnjë ndryshim. Është e mundur të shihet kjo gjë në mbetjet fosile të peshqve që kanë jetuar miliona vite më parë. Këto mbetje fosile tregojnë në mënyrë shumë të qartë se peshqit kanë qenë të njëjtë, sikurse janë edhe sot dhe nuk kanë ndryshuar aspak. Kjo është një provë që të gjitha llojet e peshqve kanë ardhur në këtë botë në një kohë, në një çast të vetëm. Me fjalë të tjera, ata janë krijuar. Është Allahu Ai që u ka dhënë peshqve të gjitha tiparet që kanë dhe krijoi gjithçka në gjithësi. Ai i njeh të gjitha nevojat e të gjitha krijesave.

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Hyrja
  • Termitet E Verbra Që Ndërtojnë Ndërtesa Të Larta
  • Vetëmbrojtja te Kafshët
  • Busulla në sytë e milingonave
  • Bashkëpunimi I Mrekullueshëm Ndërmjet Milingonës Dhe Zogut
  • Zogjtë e Vegjël Inxhinierë
  • Sistemi Ngrohës I Fluturës Dimërore
  • Si E Gjejnë Salmonët Rrugën E Tyre?
  • Si Jetojnë Peshqit Në Ujë?
  • A Kanë Papagajtë Njohuri Mbi Kiminë?
  • Mjeshtëria Inxhinierike Në Pëlhurën E Merimangës
  • Një Krijesë Interesante: Nautilus
  • Fluturat Që Kanë Njohuri Rreth Fizikës
  • Peshku Mace Në Detyrë
  • Çfarë Dini Për Krijesat Luminishente (Dritë-Prodhuese) ?
  • Krijesat Luminishente Nënujore
  • Çanta E Fjetjes Së Peshkut Papagall
  • Aftësia Maskuese E Peshkut Akrep
  • Tiparet Interesante Të Kuajve Të Detit
  • Pilivesat: Makinat Fluturuese
  • Shtretërit E Fshehtë Në Dete: Koralet
  • Jeta në Shkretëtirë
  • Sistemi I Veçantë Ftohës I Gazelës
  • Fuqia e Qukapikëve
  • Ketrat Me Faqe Të Mëdha
  • Zogu Me Krahët Më Të Gjatë Në Botë: Albatrosi
  • Artistët E Zbukurimeve: Zogu Tendë
  • Zogjtë Që Ndërtojnë Fole Për Pasardhësit E Tyre
  • Kujtesa E Fuqishme E Grifshës
  • Tanket E Blinduara Të Mbretërisë Së Kafshëve
  • Zogjtë Shtegtarë Që Mund Të Fluturojnë Edhe Natën
  • Pastruesit e Detit
  • Gjinkalla e Zhurmshme
  • Zogjtë Pastrues
  • Patinatorët E Pellgut Që Ecin Mbi Ujë
  • Këmbëngulja e Peshkut Thithës
  • Peshku Me Buzë Të Kuqe
  • Çafkat Shumëngjyrëshe
  • Paraketi, Papagalli Që Jeton Një Muaj Pa Ujë
  • Ndërtimi I Pendëve Të Zogjve
  • Teknikat E Fluturimit Të Zogjv
  • Zogu I Ujit Që Çan Nëpër Ujë Si Një Gërsherë
  • Sepjet E Ngjashme Me Motorët
  • Patat e Egra
  • Sistemi I Pakrahasueshëm I Sigurisë
  • Përfundim