Edhe pse quhet "peshk", ndryshe nga peshqit e tjerë, sepja nuk ka hala në trupin e saj. Ju mund të pyesni se si këta peshq pa hala mund të lëvizin në ujë. Në të vërtetë, sepjet përdorin një mënyrë të veçantë për të lëvizur. Trupi i sepjes, që përbëhet nga ind i butë, është i mbuluar me një shtresë të trashë lëkure. Me anë të muskujve nën lëkurë, një sepje mbledh ujë brenda trupit të saj dhe lëviz duke lëshuar ujin jashtë.
Sistemi i sepjes, mbështetur në rrjedhjen e ujit, është shumë i ndërlikuar. Ky peshk ka dalje si xhepa në secilën anë të kokës. Uji nxirret nëpërmjet këtyre daljeve në një gropë në formë cilindri. Pastaj sepjet e derdhin ujin nga një tub i ngushtë me presion të madh menjëherë poshtë kokës. Kjo bën të mundur që kafsha të lëvizë me shpejtësi në drejtim të kundërt dhe të largohet me shpejtësi edhe nga grabitqarët që mund ta sulmojnë. Ju mund të pyesni veten se çfarë ndodh nëse shpejtësia nuk është e lartë sa duhet. Në këtë rast, sepjet spërkasin armikun me një lëndë me ngjyrë të ërrët që prodhohet në trupin e kafshës. Kjo spërkatje i çorienton grabitqarët për pak sekonda, të cilat janë të mjaftueshme për një sepje të largohet me shpejtësi. Ajo ikën nga vendi dhe zhduket nëpër lëndën e spërkatur.
Si të gjitha gjallesat e tjera, ky tipar i sepjes është shprehje e krijimit të Allahut
I Madhëruar qoftë Allahu, i Gjithëfuqishmi, i Vërteti! Nuk ka të adhuruar të vërtetë tjetër veç Tij, Zoti i Arshit të madh. (Az-Zumar: 6)