Në vendet ku ka ujë, është e mundur të shohësh pilivesat. Nëse e njihni këtë insekt, ju mund të keni parë që ai lëviz shumë shpejt dhe mund të bëjë lëvizje shumë të papritura në të gjitha drejtimet.
Pamja e pilivesave i ngjan një helikopteri. Ky insekt ka një aftësi të jashtëzakonshme për të fluturuar. Pavarësisht nga shpejtësia dhe drejtimi, këto insekte mund të ndalojnë në çast dhe të fluturojnë në drejtim të kundërt, mund të qëndrojnë pezull në ajër dhe të presin çastin e përshtatshëm për të zënë gjahun e tyre. Kjo është e mundur në saje të krahëve të tyre, që mund të rrahin shumë shpejt. Kur janë në një pozicion të caktuar, ato mund të bëjnë një kthim të shpejtë dhe të drejtohen drejt gjahut të tyre. Në fakt, këto janë vetëm pak aspekte të manovrave të pilivesave që kanë qenë burimi i frymëzimit për njerëzimin në ndërtimin e helikopterëve.
Një pilivesë, ngjyrat e së cilës mund të ndryshojnë nga e kaltër e hapur në vishnje, ka dy çifte krahësh në kurrizin e saj. Njëri është përballë dhe tjetri prapa. Gjatë fluturimit, dy krahët e përparmë lëvizin lart kurse dy krahët e prapmë lëvizin poshtë.
Helikopterët "Sikorski" janë prodhuar me teknologjinë e sotme duke marrë për bazë formën e krahëve të pilivesës. Fillimisht u hodh pamja e pilivesës në kompjuter. Duke marrë parasysh manovrat e pilivesës në ajër, u bënë 2000 vizatime të veçanta. Në fund të këtij studimi, u projektua "Sikorski", me modelin e tij të ri dhe shumë të fortë, me lëvizshmërinë e tij të përparuar, i parashikuar për transportin e ushtarëve dhe furnizimeve.
A i keni vënë re sytë e pilivesës? Pilivesat kanë një shikim të përkryer. Sytë e pilivesës janë vlerësuar nga shkencëtarët si sytë më të mirë të insekteve. Secili prej dy syve të pilivesës përmban rreth 30,000 thjerrëza. Këta sy, që ngjajnë si dy hemisfera dhe mbulojnë gjysmën e kokës së insektit, sigurojnë një fushë të gjerë shikimi. Kështu, edhe ana e pasme është brenda rrezes së shikimit të pilivesës.
Këto janë vetëm disa nga tiparet e pilivesave, të përshkruara shumë shkurt. Përfytyroni sikur një nga këto tipare të pilivesës, si p.sh. ndërtimi i veçantë i krahëve, nuk do të ekzistonte. A do të mundej ky insekt të kryente manovra të papritura dhe të zinte gjahun? Nëse nuk do të kishte sy të aftë për të parë në të gjitha drejtimet, si do t'u shpëtonte armiqve?
Këto janë vetëm disa nga tiparet e pilivesave, të përshkruara shumë shkurt. Përfytyroni sikur një nga këto tipare të pilivesës, si p.sh. ndërtimi i veçantë i krahëve, nuk do të ekzistonte. A do të mundej ky insekt të kryente manovra të papritura dhe të zinte gjahun? Nëse nuk do të kishte sy të aftë për të parë në të gjitha drejtimet, si do t'u shpëtonte armiqve?