Shumëkush nuk e di se peshqit ndërtojnë fole dhe sigurojnë mbrojtje për të vegjlit e tyre vazhdimisht. Këto fole, zakonisht, janë vrima në formacione gurësh ose në rërë. Vezët qëndrojnë në këto fole të hapura për disa kohë, ndërsa nëna dhe babai vëzhgojnë me radhë vezët për t'i mbrojtur nga grabitqarët.
Peshqit mace janë ndër ato krijesa që mbrojnë të vegjlit e tyre. Peshku mace femër lëshon vezë në fund të bimëve dhe kallamave në ujërat e cekëta. Vezët ngjiten pas rrënjëve të këtyre bimëve. Pas disa minutash, femra largohet nga vezët dhe është radha e mashkullit të marrë detyrën. Detyra e mashkullit është të qëndrojë pranë vezëve dhe t'i ruajë nga rreziku. Kjo detyrë zgjat për afro 40-50 ditë, derisa peshqit e vegjël të rriten.
Përveç kësaj vigjilence, mashkulli lëshon edhe një tingull gurgullime duke përdorur gushën e tij. Në këtë mënyrë ai mban larg vezëve peshqit e tjerë grabitqarë. Ai e di që ky tingull i frikëson peshqit e tjerë dhe i detyron ata të largohen.
Allahu i frymëzon peshqit mace të mbrojnë të vegjlit e tyre në këtë mënyrë. Si të gjitha krijesat e tjera, ky lloj peshku vepron sipas instikteve që Allahu ka vendosur tek ai.