Paraketët e egër jetojnë në Australi në një zonë ku rrallë bie shi. Pasi sigurojnë nevojat e tyre për ujë nëpërmjet farave me të cilat ushqehen, këta zogj e kanë shumë të lehtë të jetojnë pa pirë ujë për një muaj në stinët më të thata. Uji është jetësor për paraketët e egër. Për këtë arsye, ata mund të organizojnë gjithë jetën e tyre sipas kushteve klimatike. P.sh., nëse uji nuk është i mjaftueshëm, ata ndalojnë se shumuari dhe fillojnë të kërkojnë një vend të ri me ujë. Sapo gjejnë një vend të tillë, fillojnë që të bëjnë vezët. Është frymëzimi i Allahut që i bën paraketët të organizojnë jetën e tyre sipas kushteve klimatike. Meqenëse uji është jetik për vazhdimësinë e këtyre gjallesave, ato ndalen së shumuari menjëherë. Zoti ynë, që di çdo gjë rreth krijesave të Tij, i frymëzon ato të sillen në mënyrë shumë të zgjuar. Në një ajet, Allahu thotë:
Shtatë qiejt dhe toka dhe çdo gjë që ekziston në to bëjnë lavde për Allahun. Nuk mund të gjesh asnjë krijesë që të mos e lëvdojë Lartësinë e Tij, por ju nuk mund ta kuptoni lavdërimin e tyre. Ai është gjithnjë i Durueshëm, Falës i Madh. (El-Isra': 44)