Ju mund të keni parë nëndetëse në TV ose në revista. Ato janë të afta të veprojnë në thellësi të detit pa u vënë re dhe përdoren për sigurinë kombëtare apo për kërkime shkencore. Nëndetësët punojnë kështu: ndërsa rezervuarët e posaçëm të zhytjes në një nëndetëse janë të mbushur me ujë, anija bëhet më e rëndë se uji dhe zhytet poshtë në oqean. Nëse nuk ka ujë në rezervuare dhe ato mbushen me ajër, nëndetësja ngrihet përsëri në sipërfaqen e ujit.
... Dija e Zotit tim ka përfshirë çdo gjë. A nuk i kushtoni vëmendje? (El-En'am: 80) |
Tani le të analizojmë nautilusin, një krijesë shumë interesante që përdor të njëjtën teknikë. Nautilusi ka një guaskë spirale dhe zhytet si një nëndetëse. Ka një organ të modeluar si një guaskë kërmilli me diametër 9 cm, siç tregohet edhe në figurë. Ky organ përmban 28 "dhoma zhytjeje" të ndërlidhura. Këto dhoma zhytjeje funksionojnë në të njëjtën mënyrë si dhe rezervuaret në një nëndetëse; me fjalë të tjera, nautilusit i nevojitet ajër i ngjeshur. Në nëndetëse, kjo arrihet nga një sistem i veçantë, i ndërtuar nga inxhinierët që vendoset në vendet përkatëse të nëndetëses. Po si mundet nautilusi të sigurojë ajrin e ngjeshur, të nevojshëm për të nxjerrë ujin jashtë?
Ju mund të vini re se nuk ka asnjë ndryshim midis një fosili të nautilusit të shumë kohëve me parë (figura më poshtë) dhe atij që jeton sot, apo jo? |
Përgjigjja e kësaj pyetjeje na njeh me një tjetër tipar të mrekullueshëm të nautilusit. Një gaz i veçantë prodhohet në trupin e tij. Ky gaz transferohet nëpër dhoma përmes qarkullimit të gjakut dhe në të njëjtën kohë largon ujin nga qelizat. Kështu, një nautilus mund të zhytet në thellësi ose të lundrojë për të mbrojtur veten e tij nga grabitqarë të tjerë ndërsa gjuan. Në fakt, kufiri i zhytjes i nautilusit është më i madh se i një nëndetëseje. Një nëndetëse mund të zhytet deri në 400 metra, ndërsa për një nautilus është shumë e lehtë të zhytet deri në 4,000 metra.
Krijimi i këtij sistemi të veçantë te kjo gjallesë, duhet të na nxisë të mendojmë. A mundet një nautilus ta ketë fituar atë rastësisht? A mundet ai ta ketë përshtatur vetë këtë ndërtim të trupit të tij që bën të mundur prodhimin e gazit?
Për më tepër, ajo çka pamë deri tani nuk është e vetmja veçori mahnitëse e nautilusit. Trysnia nën ujë është mjaft e madhe. Kjo është arsyeja, për të cilën ndjejmë shtypje në veshët tanë kur zhytemi thellë në ujë. Ndërsa njeriu fillon të zhytet në ujë, trysnia rritet dhe pas një thellësie të caktuar, ajo ka ndikim vdekjeprurës për qeniet e gjalla. Megjithatë, edhe pse është vetëm një krijesë e vogël dhe ka vetëm një guaskë të jashtme për t'u mbrojtur, nautilusi nuk ndikohet nga kjo trysni, që mund të arrijë në kufij ekstremë.
Është e qartë se të gjitha këto veçori të nautilusit janë të krijuara. Kjo gjallesë nuk mund ta ndërtojë vetë strukturën e trupit për të prodhuar gazin e nevojshëm për t’u ngritur në sipërfaqe apo për t’i bërë ballë trysnisë se ujit. Allahu, i Cili është Krijuesi i gjithçkaje në mënyrë të përsosur, ka krijuar edhe këtë strukturë të mrekullueshme. Në një ajet të Kuranit, Allahu fton njerëzit që të mendojnë:
A është Ai që krijon i barabartë me atë që nuk krijon?! A nuk mendoni?!
(En-Nahl: 17)