logo
HARUN YAHYA

Ndërtimi I Pendëve Të Zogjve

Dallimi më i madh që i veçon zogjtë nga krijesat e tjera është, natyrisht, aftësia e tyre për të fluturuar. Zogjtë mund të fluturojnë në saje të krahëve të tyre, të cilët kanë një ndërtim shumë të veçantë.

Pendët e zogjve kanë një strukturë me peshë të lehtë dhe munden me shumë lehtësi të rifitojnë formën e tyre origjinale. Nëse shohim një pendë zogu në mikroskop, do të vërejmë një krijim të mrekullueshëm. Në mesin e pendës ndodhet një bosht qendror i fortë që ka një helikë pendësh çift, të quajtura shigjeta. Këto shigjeta, gjatësia dhe butësia e të cilave është e ndryshueshme, bëjnë të mundur që zogu të fluturojë në ajër.

kuş tüyü, kafes

Shikoni një pendë zogu në mikroskop dhe do të vëreni strukturën e ndërthurur me grepa të një pendë.

kuş tüyü, kafes

Ndërsa ne shqyrtojmë hollësi të mëtejshme, gjejmë struktura edhe më interesante. Një rrjetë puplash të vogla, të quajtura "barbule" vihen re më tej. Barbulet nuk mund të shihen me sy të lirë. Në to ka grepa të vegjël. Barbulet janë të ndërthurura nga këto grepa si në zinxhir.

kuş, deniz

Grepat janë të shtrënguar si dy anët e një hallke zinxhiri. Barbulet, të mbajtura lidhur nga grepat, janë aq afër njëra-tjetrës, saqë edhe tymi i cigares nuk mund të kalojë mes tyre. Nëse këto grepa janë, në njëfarë mënyre, të pambyllur është e mjaftueshme për një zog të shkundë puplat ose të vendosë pendët në rregull me sqepin e tij dhe të bëjë që pendët të kthehen në gjendjen e mëparshme.

Me qëllim që të mbijetojnë, zogjtë duhet që të mbajnë pendët e tyre të pastra, të rregullta dhe në gatishmëri për të fluturuar. Ata përdorin qese vaji që ndodhen në fund të bishtit. Ata marrin pak vaj me sqepin e tyre dhe pastaj pastrojnë e lyejnë pendët e tyre. Tek zogjtë notues, ky vaj pengon ujin të arrijë në lëkurë, kur janë në ujë ose kur bie shi.

uçan kuş, hava akımı

Secili grup i pendëve në një pjesë të trupit ka një funksion të veçantë. P.sh. pendët e poshtme dhe pendët që shtrihen përgjatë krahëve dhe bishtit kanë një strukturë të ndryshme. Pendët e gjata të bishtit përdoren për të ruajtur drejtimin, si edhe për frenim. Ndërsa pendët e krahëve hapen shumë gjatë fluturimit, edhe sipërfaqja e shtrirjes së krahëve zmadhohet, si rrjedhojë edhe forca e ngritjes rritet. Kur zogu përplas krahët e tij poshtë, këto pendë afrohen dhe pengojnë ajrin të kalojë. Kur lëvizin krahët, pendët hapen shumë dhe lejojnë ajrin të kaloj mes tyre. Me qëllim që të ruajnë aftësinë e fluturimit, zogjtë ndërrojnë pendët në kohë të veçanta gjatë vitit. Pendët që nuk funksionojnë mirë rinovohen shumë shpejt.

Kjo strukturë e hollësishme ekziston në pendët e çdo zogu. Të gjithë ata kanë tiparet e nevojshme që i ndihmojnë të fluturojnë. Çdo njeri që mendon mbi ato që u shpjeguan këtu dhe përdor arsyen do të vërë re mrekullinë në krijimin e zogjve dhe do ta kuptojë që ky krijim është vepër e Allahut.

Edhe Kurani nxit besimtarët të mendojnë për krijimin e Allahut:

Sundimi i qiejve dhe i tokës i takon vetëm Allahut. Allahu ka fuqi mbi çdo gjë. Në krijimin e qiejve dhe të tokës, në ndërrimin e natës dhe të ditës, ka pa dyshim argumente për njerëzit që llogjikojnë: Ata e kujtojnë dhe e përmendin Allahun në këmbë, të ulur e të mbështetur në krah dhe mendojnë thellë mbi krijimin e qiejve dhe të tokës (duke thënë): Zoti ynë! Ti nuk e ke krijuar të gjithë këtë pa qëllim. I lavdëruar qofsh! Na ruaj prej ndëshkimit të zjarrit. (Al 'Imran: 189-191)

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Hyrja
  • Termitet E Verbra Që Ndërtojnë Ndërtesa Të Larta
  • Vetëmbrojtja te Kafshët
  • Busulla në sytë e milingonave
  • Bashkëpunimi I Mrekullueshëm Ndërmjet Milingonës Dhe Zogut
  • Zogjtë e Vegjël Inxhinierë
  • Sistemi Ngrohës I Fluturës Dimërore
  • Si E Gjejnë Salmonët Rrugën E Tyre?
  • Si Jetojnë Peshqit Në Ujë?
  • A Kanë Papagajtë Njohuri Mbi Kiminë?
  • Mjeshtëria Inxhinierike Në Pëlhurën E Merimangës
  • Një Krijesë Interesante: Nautilus
  • Fluturat Që Kanë Njohuri Rreth Fizikës
  • Peshku Mace Në Detyrë
  • Çfarë Dini Për Krijesat Luminishente (Dritë-Prodhuese) ?
  • Krijesat Luminishente Nënujore
  • Çanta E Fjetjes Së Peshkut Papagall
  • Aftësia Maskuese E Peshkut Akrep
  • Tiparet Interesante Të Kuajve Të Detit
  • Pilivesat: Makinat Fluturuese
  • Shtretërit E Fshehtë Në Dete: Koralet
  • Jeta në Shkretëtirë
  • Sistemi I Veçantë Ftohës I Gazelës
  • Fuqia e Qukapikëve
  • Ketrat Me Faqe Të Mëdha
  • Zogu Me Krahët Më Të Gjatë Në Botë: Albatrosi
  • Artistët E Zbukurimeve: Zogu Tendë
  • Zogjtë Që Ndërtojnë Fole Për Pasardhësit E Tyre
  • Kujtesa E Fuqishme E Grifshës
  • Tanket E Blinduara Të Mbretërisë Së Kafshëve
  • Zogjtë Shtegtarë Që Mund Të Fluturojnë Edhe Natën
  • Pastruesit e Detit
  • Gjinkalla e Zhurmshme
  • Zogjtë Pastrues
  • Patinatorët E Pellgut Që Ecin Mbi Ujë
  • Këmbëngulja e Peshkut Thithës
  • Peshku Me Buzë Të Kuqe
  • Çafkat Shumëngjyrëshe
  • Paraketi, Papagalli Që Jeton Një Muaj Pa Ujë
  • Ndërtimi I Pendëve Të Zogjve
  • Teknikat E Fluturimit Të Zogjv
  • Zogu I Ujit Që Çan Nëpër Ujë Si Një Gërsherë
  • Sepjet E Ngjashme Me Motorët
  • Patat e Egra
  • Sistemi I Pakrahasueshëm I Sigurisë
  • Përfundim