Grifshat mbledhin kokrra drithi dhe i groposin ato në tokë për përdorim të mëvonshëm. Ndonjëherë ato groposin deri në mijëra kokrra drithi në ditë. Çdo gjë në pyll duket njëlloj. Kjo është arsyeja pse është e vështirë madje edhe për një njeri të gjejë një vend të caktuar në një pyll. Atëherë si mundet që grifshat e gjejnë vendin ku kanë fshehur ushqimin e tyre? Ato veprojnë në mënyrë shumë të zgjuar dhe e shënojnë vendin duke përdorur tri degë ose copa gurësh. Sidoqoftë, është shumë e vështirë të gjesh diçka të groposur në një pyll. Megjithatë, eksperimentet kanë treguar se këta zogj mund të gjejnë kokrrat e drithit edhe nëntë muaj me vonë. Është një mrekulli e krijimit që këta zogj kanë një kujtese kaq të fortë.
Natyrisht, nuk është e mundur të shpjegojmë sjelljen e grifshës për të fshehur kokrrat e drithit, duke i groposur në tokë ose duke i shënuar këto vende të fshehta për t'i gjetur me vonë.
Duke groposur mijëra kokrra drithi dhe duke shënuar vendet e tyre me gurë dhe degë në mënyrë të rregullt, ky zog kryen diçka shumë të habitshme. Është shumë e natyrshme për një zog të ushqehet me drithë sapo e gjen, por vetëm një qenie inteligjente mund t'i ruajë për përdorim të mëvonshëm, të shënojë vendin ku ka fshehur ushqimin dhe ta njohë këtë shenjë më vonë.
Një zog nuk mund të bëjë vetë asgjë nga këto. Kështu, ne e kuptojmë se ka një qenie që zotëron mençuri e urtësi të pafund, ka fuqi mbi gjithçka dhe frymëzon grifshën të veprojë siç u tregua më sipër. Kjo mençuri e urtësi e madhe i përket Allahut, i cili krijoi gjithçka me një rregull të përsosur.