Gjinkalla është një insekt i zhurmshem. Ajo prodhon gumëzhitje me anë të një sistemi në trupin e saj. Poshtë barkut të insektit gjenden një çift organesh membranozë. Gjinkalla prodhon atë tingull shumë të njohur duke dridhur këto membrana si daulle. Kur këto membrana tërhiqen dhe lëshohen nga muskujt me të cilët janë ngjitur, prodhohet një tingull i ngjashëm me atë të një ene të zbrazur metalike. Insekti e përsërit këtë tërheqje-lëshim 500 herë në sekondë. Duke marrë parasysh që ju mund të mbyllni dhe të hapni sytë vetëm një herë në sekondë, shpejt mund të shikoni se sa e vështirë është ta kryesh këtë 500 herë në sekondë.
Me hapjen dhe mbylljen e pjesës së jashtme që ndodhet në zonën më të ulët të kafazit të kraharorit të insektit, niveli i tingullit mund të rritet dhe të ulet. Syri i njeriut nuk mund t'i dallojë këto hapje e mbyllje që ndodhin në të dhjetën e sekondës. Ne nuk e vëmë re as faktin se tingulli është i ndërprerë dhe mendojmë se tingulli gumëzhitës i gjinkallës është i vazhdueshem.