Çafkat mund të shihen pothuajse në çdo zonë ku ka ujë. Çafka e madhe ngjyrë blu që shohim në figurë është zogu më i gjatë që jeton në Amerikën e Veriut.
Vendi i folesë ku çafkat mblidhen është, zakonisht, në një zonë të fshehtë e të thellë që është shumë e vështirë për njerëzit të arrijnë ta gjejnë. Një lloj tjetër çafke ka ngjyra të ndryshme gjatë pranverës, ndërsa i shfaqen ngjyra të reja rreth sqepit shumëngjyrësh gjatë kohës së ndërtimit të folesë.
Allahu i krijoi zogjtë me ngjyra të ndryshme. Ne kënaqemi duke parë ngjyrat e bukura në puplat e zogjve. Kjo larmi ngjyrash tek zogjtë është një nga shenjat e krijimit të mrekullueshëm të Allahut. Në Kuran, Allahu tregon se Ai është krijuesi i ngjyrave:
A nuk e sheh se Allahu e zbret shiun nga qielli dhe nëpërmjet tij nxjerr fruta me ngjyra të larmishme? Ai krijoi malet në të cilat gjenden rrugë të bardha dhe të kuqe, me ngjyra të ndryshme dhe të tjera tepër të zeza. Po kështu ai krijoi njerëzit, kafshët dhe bagëtitë me një larmi ngjyrash. Me të vërtetë, ata që i frikësohen më shumë Allahut ndërmjet robërve të Tij, janë dijetarët. Allahu është i Gjithëfuqishëm dhe Falës i Madh (Al-Fatir: 27-28)