Pamja e jashtme e peshkut akrep është shumëngjyrëshe. Këta peshq kanë ngjyrë të njëjtë me koralet ku jetojnë. Siç e shihni në foto, peshku akrep me vija të bardha e të kuqe, mund të fshihet duke u maskuar midis koraleve, të cilat kanë të njëjtat ngjyra. Në këtë mënyrë, ai i shpëton vëmendjes së grabitqarëve. Gjithashtu, në saje të kësaj përshtatjeje me koralet, ai mund të tërheqë me lehtësi edhe gjahun e vet.
Shikoni me kujdes peshkun akrep (në figurën poshtë dhe në figurën në faqen tjetër) dhe do të kuptoni se sa e vështirë është që të vësh re praninë e tij në mjediset korale.
Si peshku akrep, edhe shumë gjallesa të tjera detare nuk mund të dallohen për shkak të përshtatjes me mjedisin ku jetojnë. Prania a tyre mund të vihet re vetëm kur ato lëvizin. Këto krijesa përdorin shumëngjyrshmërinë e tyre për të gjuajtur, për t'u riprodhuar dhe për t'u dhënë sinjale të ndryshme krijesave të tjera. Po si vjen kjo harmoni? Kush e bëri ngjyrën e peshkut të njëjtë me shkëmbinjtë nënujorë?
Në saje të larmisë së ngjyrave të veçanta, peshku akrep fshihet shumë lehtë nëpër shkëmbinj. |
As rastësia dhe as veprimi i peshqve të tjerë nuk mund t'i japë një krijese ngjyrën e mjedisit ku jeton. Një peshk, një karkalec ose një gaforre nuk mund të ketë njohuri mbi ngjyrat, as të jetë në gjendje të prodhojë një sistem për të ndryshuar ngjyrat në trupin e tij. Sisteme të tilla mund të përcaktohen dhe të vendosen në trupat e kafshëve nga një forcë e mbinatyrshme.
Kjo forcë është Allahu i Plotfuqishëm. Ai i ka krijuar të gjitha krijesat bashkë me tiparet që ato zotërojnë në harmoni me mjedisin ku ato jetojnë. Allahu na bën të ditur në Kuran:
Si është e mundur që Allahu të mos dijë atë që ata fshehin apo punojnë hapur, kur dihet fare mirë se Ai është Krijuesi i gjithçkaje dhe njeh me hollësi çdo gjë që kanë në zemër. Allahu është Ai që e bëri tokën për ju të përshtatshme për të jetuar, prandaj ecni nëpër rrugët e saj dhe shfrytëzoni begatitë e Tij. S'ka dyshim se tek Ai do të ktheheni pasi të ringjalleni. (El-Mulk: 14-15)