Ju keni lexuar se papagallli makau ushqehet në shkëmbinj që përmbajnë argjilë, siç shikohet dhe në figurë. Nëse do ta shihnit këtë figurë pa lexuar librin, atëherë sjellja e papagallit do t'ju çudiste. Ndoshta nuk do ta kishit kuptuar se çfarë po bëjnë papagajtë. Tani e dini pse ata hanë argjilë. Me e rëndësishmja është se ju e dini që Allahu i mëson ata të veprojnë kështu. |
Disa bimë kanë fara helmuese. Kjo është një metodë e efektshme për t'u mbrojtur nga gjallesat që përpiqen për t'u ushqyer me to. Mirëpo një lloj papagalli që jeton në Amerikë mund të ushqehet me këto fara helmuese. Kjo është shumë e çuditshme, sepse ndërsa krijesa të tjera nuk munden as t'u afrohen këtyre bimëve, këta zogj që vazhdimisht ushqehen me këto bimë nuk ndikohen aspak. Ju jeni kureshtarë të dini se si ndodh kjo, apo jo?
Fakti se ky lloj papagalli, i quajtur makau, nuk helmohet nga bimë të tilla ka tërhequr edhe vëmendjen e shkencëtarëve. Ata kanë vëzhguar papagajtë makau dhe kanë qenë dëshmitarë të një mënyre të jashtëzakonshme përshtatjeje.
Pasi ushqehen me këto fara helmuese, papagajtë makau fluturojnë drejt një vendi shkëmbor. Atje ata brejnë shkëmbin dhe hanë pak argjilë që përmban edhe gurishte. Kjo nuk është një sjellje e zakonshme. Në të vërtetë, gurishtet që ndodhen në argjilë tresin helmin e farave. Kështu, këta papagaj mund të bluajnë farat pa pësuar asgjë.
Si është e mundur që ky zog zotëron njohuri të tilla për të mënjanuar efektin helmues të farës? Si mund të dijë ai se si mënjanohet ndikimi i helmit? A është e mundur që ai ta ketë zbuluar vetë se substanca që neutralizon ndikimin e helmit gjendet në shkëmbinjtë që përmbajnë argjilë? Patjetër që jo.
Një njeri nuk mund të kuptojë nëse një farë është helmuse apo jo vetëm nëpërmjet shikimit. Ai nuk është në gjendje të zbulojë si të neutralizojë ndikimin e helmit, pa u konsultuar me njerëzit kompetentë në këtë fushë. Në këtë rast, nuk mund të thuhet që një zog pa aftësi mendore mund të ketë zbuluar një gjë të tillë pas disa analizave dhe studimeve kimike të zgjatura. Nuk është e mundur për papagajtë makau të kenë fituar rastësisht njohuri të tilla, të cilat mund të mësohen nga qeniet njerëzore vetëm pas disa vitesh arsimimi. I Gjithëdituri që krijoi gjithçka në mënyrë të përsosur, ua mësoi këtyre zogjve këtë instikt.
A nuk menduan ata rreth vetes së tyre? Allahu nuk i krijoi qiejt e tokën dhe çdo gjë që gjendet ndërmjet tyre pa ndonjë qëllim të caktuar dhe për një kohë të kufizuar. Por një pjesë e mirë e njerëzve e mohojnë takimin me Zotin e tyre. (Er-Rum: 8) |