Në shoqërinë e zhytur në injorancë, ekziston vetëm një lloj i vetëm i karakterit njerëzor. Edhepse sa u përket detajeve, ata ndryshojnë nga një person te tjetri, tiparet e këtij karakteri janë rrënjësisht të njëjta. Arsyeja kryesore pse njerëzit injorantë e kanë këtë karakter të përbashkët është evidente:mosbesimi i tyre në Allahun e jetën e përtejme.
Është e padobishme që të presim nga dikush, i cili nuk i frikësohet Allahut, që të sillet me ndershmëri e përgjegjësi. Kjo ndodh sepse këta njerëz mendojnë se Allahu nuk është në dijeni se çfarë ka në mendjet e tyre ose se çka bëjnë ata fshehurazi.
Në këtë pjesë, ne do të shqyrtojmë mëtutje, vlerat morale të dënueshme të cilat indoktrinohen nga arsyeshmëria primitive e injorancës. Megjithatë, para se të hyjmë në detaje duhet sqaruar një çështje: karakteristikat që do të përmenden më poshtë ekzistojnë në shpirtin e çdo njeriu. Në Kuran, Allahu e informon njeriun se këto tipare janë inspiruar në shpirt për shkak të gjykimit themelor të njeriut në tokë:
Pasha njeriun dhe Atë që e krijoi atë!Dhe ia mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij.Pra, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten.E ka dështuar ai që e poshtëroi vetveten.(Surja Shems: 7-10)
Vetëm njerëzit e pajisur me mirëkuptim të besimit nuk lejojnë që urdhërat negative të shpirtit t’i udhëheqin ata drejt devijimit të rrugës. Ata demonstrojnë një përkushtim të fortë për pastrimin e shpirtrave të tyre:
Natyrisht, njerëzit injorantë, të cilët kurrë nuk mendojnë për Ditën e Gjykimit, nuk gjejnë asnjë arsye për të dënuar vlerat morale të dënueshme dhe që t’i zëvendësojnë ato me vlera që janë të drejta në praninë e Allahut.
Ka edhe një çështje tjetër që kërkon të përmendet: ndër njerëzit injorantë, mund të ketë të tillë që, për arsye të caktuara, heqin dorë nga kualitetet e dënueshme të lartëpërmendura. Mund të jetë që këta njerëz, për dobi personale ose shkaqe të tjera, i shmangen sjelljes sipas urdhërave të injorancës. Sidoqoftë, duhet të kuptohet se këta njerëz sillen me përgjegjësi, por jo nga fakti se ia kanë frikën Allahut. Me fjalë tjera, nuk është frika nga Zoti që i bën ata të mos ndjekin rrugën e injorantëve. Kjo është një çështje me rëndësi, sepse kur të kenë ndërruar kushtet të cilat nuk shkonin krahas interesit të tij, personi që nuk ka frikë nga Allahu mund të ndryshojë befas sjelljen. Kështu, një person zemërgjerë e i butë, mund të bëhet befas i keq e i ashpër. Duke mos ndjerë frikë nga Allahu, ai është i prirur për të liga dhe i zoti për të kryer vepra të këqija në çdo kohë.
Shkurt, pra jo të gjithë individët në shoqëritë injorante paraqesin qëndrimet e përshkruara në faqet në vijim. Sidoqoftë, nuk ka arsye për të besuar se ata nuk do të ndryshojnë kurrë mendjet e tyre dhe befas të fillojnë e të sillen me injorancë. Fakti se dikush nuk ka frikë nga Allahu e bën atë të hapur ndaj fiksimeve të injorancës. Përkundrazi, zbatimi i parimeve kuranore, që bazohen vendoshmërisht në frikën nga Allahu, nuk lejon kurrë indorktrinim të çfarëdo lloji dhe e bën njeriun të përkushtuar drejt Vullnetit të Tij.
Në këtë pjesë, do të shpjegohen disa aspekte të dënueshme të injorancës:
Njerëzit e konsiderojnë përtacinë si diçka me konotacione të kufizuara. Në të shumtën ata kurrë nuk e pranojnë idenë se edhe ata mund të jenë përtacë. Përtacia u mvishet vetëm atyre njerëzve që janë më pak të ndjeshëm që të marrin përsipër çfarëdo përgjegjësie në krahasim me individët e tjerë në shoqëri. Nëse e lëmë këtë anash, ajo që nënkuptohet me përtaci është një çrregullim i sjelljes, që në shoqëri ka pasoja serioze negative, si në aspektin shpirtëror ashtu edhe në atë material. Ka gjasa që njerëzit injorantë ta kenë pikërisht këtë çrregullim.
Ekziston një dëm i madh që ia bën përtacia njeriut: vënja në një gjendje të plogësht mendore. Sidoqoftë, ajo që e mbush njeriun me virtytin e të qenit qenje njerëzore është aftësia e tij për të menduar. Nëse njeriu nuk e vë kurrë në punë këtë aftësi, ai bëhet një qenje mekanike, plotësisht i pa mençuri e mendjehollësi. I reduktuar në këtë shkallë, individi mbështetet në një stil jete statike, të kufizuar nga rregulla e parime të dhëna. Bërja ndryshe e diçkaje, me qëllim të përmirësimit të jetës, bëhet pothuajse e pamundur për personin e tillë. Në vend të të qenit skrupulozë dhe të përkushtuar për përmirësimin e kushteve ekzistuese, atyre ju duket sikur është më lehtë të pajtohen me status quo-n, pa gjykuar ose pyetur.
Ndkimi i përtacisë mbi ndërgjegjen dhe vullnetin shihet në të gjitha dimensionet e jetës. Ata që mendojnë pengesa kurrë nuk synojnë përgjigje në pyetjet më thelbësore siç janë: pse jetojmë në këtë botë? Edhe pse e njohin rëndësinë e këtyre çështjeve, ata preferojnë të tjerët që të mendojnë thellë në dobi të tyre. Kjo gjendje mendore në një pikë të caktuar mund edhe të rrezikojë mirëqenjen shpirtërore e materiale të njeriut.
Për shembull, ai dështon që të ndërmarrë masa për të mbajtur shëndetin e plotë. Ose fjala vjen ai e shtyen vizitën te mjeku kur vuan nga sëmundje serioze. Për më tepër, ai bën çdo përpjekje që t’i shmanget nënshtrimit të tretmanit të këshilluar nga mjeku.
Përtacia e largon atë nga të gëzuarit e jetës, ose nga të kaluarit e kohës së mirë. Në vend se të kënaqet vetë, ai i shikon të tjerët se si kënaqen, sepse nuk bën asnjë orvatje në drejtim të vetvetes.
Duke pasur mundësi të përgatisë një vend të rehatshëm për veten, ai preferon të jetojë në një vend të parehatshëm, vetëm e vetëm sepse e konsideron si të vështirë që të mendojë për këtë.
Në vend se të gatuajnë ushqim të shëndetshëm, njerëzit injorantë preferojnë ushqimin e shpejtë, sepse ai sigurohet më lehtë. Atyre u duket e vështirë të lexojnë dhe të zgjerojnë horizontet e tyre, dhe kështu gjithmonë e kufizojnë veten duke menduar në mënyrë të ngushtë. Në vend se të koncentrohen në mënyra të ndershme të fitimit të parave, ata duan që të fitojnë shuma të mëdha parashë, prandaj provojnë mënyra ilegale e të pa mundimshme. Kur ballafaqohen me vështirësi serioze, ata preferojnë vetvrasje që është mënyra më e lehtë për të shpëtuar nga situata. Në këtë temë mund të jipen shembuj pakufi; sidoqoftë ideja kryesore e njerëzve injorantë është që të mbijetojnë duke bërë orvatjet minimale.
Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është që të lejohet përjetësimi i status quo-s. Kjo është arsyeja pse në shoqëritë injorante produktiviteti e kreativiteti vazhdimisht bien. Si në nivel personal, një prapakthim i tillë zë vend edhe në nivelin shoqëror. Nuk ndodh që diçka të popullarizohet në një vend e të mos jetë në modë edhe në vendin tjetër. Këngët, filmat, e metodat komerciale të propagandës kopjohen menjëherë. Arsyeja kryesore që qëndron prapa kësaj është sigurisht përtacia dhe mungesa e përkushtimit ndaj risive.
Siç e pamë, përtacia është një ndër çrregullimet serioze të sjelljes nga e cila vuajnë njerëzit injorantë. Sidoqoftë, është interesante se kjo sjellje nuk dënohet kurrë në shoqëri; përkundrazi pranohet si tipar normal. Njerëzit që janë të përfshirë në këtë sistem as nuk janë të vetëdijshëm madje për dëmin që sjell ai në jetën e tyre dhe për bukuritë që i humbasin. Sëkëndejmi, ata nuk gjejnë arsye që të ndryshojnë situatën.
Zbatimi i parimeve kuranore i largon të gjitha këto tipare të cilat janë karakteristike për injorantë, çka e bën njeriun që të ndërmarrë veprime në besimin e vet ndaj Allahut e jetës së Përtejme; kjo e bën atë që të bëj orvatje serioze që të angazhohet në vepra të mira. Personi i tillë nuk ka kohë që të humbasë në këtë botë. Çdo moment që kalon sjell një mundësi për vepra të mira. Ai ka qëllime të larta që duhen arritur. Sëkëndejmi, në vend se të jetë përtacë, ai provon të jetë produktiv dhe të demonstrojë përkushtim të papërkulshëm ndaj punës. Allahu shpall në Kuran se ky është lloji i njeriut që ai e vlerëson:
Shpejtoni në atë që fitoni falje prej Zotit tuaj dhe Xhennetit që gjerëia e tij është si gjerësia e qiellit e e tokës, i përgatitur për ata që i besuan All-llahut dhe të dërguarve të Tij. Ajo është dhunti e All-llahut që ia jep kujt të dojë, e All-llahu është dhurues i madh.(Surja Hadid: 21)
E kush e ka për qëllim botën tjetër, duke qenë ai besimtarë, përpiqet për të ashtu si i tako asaj, angazhimi i tyre do të jetë i pranishëm (të Zoti).(Surja Isra: 19)
Një ndër ve[oritë themelore të shoqërive injorante është xhelozia. Duke mos pasur besim në jetën e përtejme, njeriu e përzgjedh këtë botë plot ambicje. Ai dëshiron të ketë përparësi ndaj të gjitha mundësive që ofron kjo botë dhe të kënaqë pasionet e paskajshme që i ka. Me aq intensitet ndjehet ambicja saqë ai gjithmonë dëshiron që të jetë më I miri në çdo aspekt të jetës. Qëllimi i tillë bën që njeriu në mënyrë të pashmangshme t’i përceptoj të gjithë ata që e rrethojnë si rivalë potencialë.
Ky pikëvështrim, që është baza kryesore e xhelozisë, i jep formë pothuajse tërë jetës së personit duke filluar që nga lindja e tij. Ai i mëson përmendësh rregullat e konkurrencës dhe, pa ndonjë vështirësi, i shndërron ato në praktikë. Në një moment të caktuar të jetës, ky pasion arrin ekstreme të tilla sa që ai nuk mund të pranojë që qenjet e tjera të jenë superiore ndaj tij ose thjeshtë nuk mund të përballojë që të tjerët të jenë të suksesshëm..
Me një botëkuptim të tillë, njerëzit injorantë orvaten që t’ia përkushtojnë tërë energjinë e tyre epërsisë në jetën e tyre profesionale ose në çfarëdo aspekti të jetës sociale. Ata duhet të martohen me gruan më të bukur ose burrin më të pashëm. Atyre gjithmonë duhet t’u takojnë shtëpitë më madhështore, mobiljet më luksoze, vetura më e mirë, fëmijtë më të suksesshëm, rrobat më kualitative. Duhet të jenë ata të tillët që të udhëtojnë në vendet më të bukura në botë. Ky botëkuptim përfundimisht çon në konkurrencë vitale për njerëzit injorantë. Të shtyrë nga xhelozia, ata nuk duan që të tjerët të prosperojnë. Kjo me siguri demonstron një mentalitet me të meta, meqë bukuria, pasuria ose standardet relativisht më të mira të jetesës së të tjerëve nuk janë pengesë për përmirësimin e dikujt.
Arsyeja me të meta e shoqërive injorante nuk është e kufizuar në këta shembuj. Të qenit xheloz është pranuar sikur karakteristikë e të qenit të vlerësuar në publik. Ata që thonë se nuk janë xhelozë besohet se janë jonormalë dhe të jashtëzakonshëm. Sipas asaj që kërkojnë bindjet e injorancës, raportet njerëzore duhet të udhëhiqen nga xhelozia. Nëse, fjala vjen, një person injorant ka dikë që me të vërtetë e do, ai kujton se nuk duhet ta lë askënd tjetër që t’i ofrohet, që të ndjejë ndonjë lidhje me të ose të bëhet mik i tij; ai duhet të mbetet miku i tij dhe vetëm i tij. Sidoqoftë, një individ mund të duhet nga më shumë se një person. Dashuria e njërit nuk e afekton aspak dashurinë e tjetrit. Përkundrazi, nëse ai individ i caktuar ka një personalitet të mrekullueshëm, është e natyrshme që shumë njerëz do të kenë dëshirë që ta duan.
Duke mos ndjerë kurrë kënaqësi me atë që kanë, ata që vuajnë nga xhelozia nuk mund të arrijnë kurrë lumturinë e vërtetë. Ekzistenca e gjërave më të bukura rreth tyre i bën ata që gjithmonë të jenë nervozë dhe depresivë. Ky është shpjegim i arsyeshëm i dëmit që mund të shkaktohet nga xhelozia.
Në vend se të zbatohet një sistem i tillë i vështirë e i mundimshëm, është më e përshtatshme që të pajtohemi me atë që është shpalosur nga Allahu dhe të spastrojmë mendjen nga xhelozia, zilia e lakmia dhe t’i shmangemi joshjes. Shpirti i njeriut është i prirur nga xhelozia, por është e mundshme, dhe në fakt, e lehtë që përmes urtisë e ndërgjegjes të lirojmë veten nga kjo ndjenjë. Ky fakt shpjegohet në Kuran si vijon:
Koprracia është e pranishme ndër njerëz. Por, nëse silleni mirë dhe ruheni, s'ka dyshim se All-llahu hollësisht është i njohur me gjithçka veproni.(Surja Nisa: 128)
Allahu I urdhëron njerëzit që të pastrojnë shpirtin e tyre nga xhelozia dhe ta zëvendësojnë atë me një qëndrim krejt tjetër, duke I dhënë përparësi dëshirave e nevojave të njerëzve të tjerë më shumë se sa shpirtit të vet.
Ky me të vërtetë është një qëndrim vet-sakrifice. Në një numër ajetesh në Kuran, janë treguar veprat e shpirtit të spastruar tërësisht nga xhelozia:
Ata janë që për hir të Tij u japin ushqim të varvfërve, jetimëve dhe të zënëve robër.(Surja Insan: 8)
Ata që përkundër dashurisë për të, u japin pasurinë e vet të afërmve e jetimëve, të varfërve dhe udhëtarëve, lypësve dhe për lirimin e skllevërve.(Surja Bekare: 177)
Muslimanët ia japin të tjerëve të gjitha, madje edhe gjërat të cilave u kushtojnë shumë rëndësi dhe duke bërë kështu ata kurrë nuk devijojnë nga asnjë lloj ambicje ose xhelozie. Ndjekja e parimeve të Kuranit sigurisht që do të largojë tërë hidhërimin nga zemra dhe do të ndihmoj që të arrihet kënaqësia e mirë e Allahut.
Për shkak të të mirave që u janë dhënë nga Allahu, njerëzit injorantë janë shpesh të pushtuar nga mania e madhështisë. Ata që janë helmuar nga kjo e ligë e quajtur arrogancë e shohin shumë shpejt veten si njeriun më të mençur e më të talentuar në tokë.
Për më tepër, paraja, statusi ose bukuria nuk janë thelbësore që dikush të jetë arrogant; kur një person e sheh inteligjencën e vet si superiore ndaj të tjerëve ai mund të zihet lehtë në injorancën e vet-besimit. Një person arrogant beson se të gjithë njerëzit rreth tij janë të paaftë, përderisa ai, vetë, është shumë i talentuar e sëkëndejmi edhe madhështor.
Me kohë, këto bindje u bënë filozofi bazë e të gjitha sjelljeve. Me këtë mënyrë të të menduarit, njerëzit arrogantë mospërfillin gjithë këshillat ose kritikat që mund t’u ndihmojnë për të menduar më qartë. Ata shpesh poshtërojnë njerëzit e tjerë duke shprehur shpesh antipatinë për ta ose idetë e tyre. Për më tepër, ata bartin bindjen se sa herë vihen në dukje gabimet e të tjerëve, del në shesh përsosmëria e tyre.
Një keqkuptim i tillë në të vërtetë është i dëmshëm për njeriun. Arroganca e errëson mendjen në atë masë sa që njeriu kurrë nuk arrin ta kuptojë shkallën në të cilën ka arritur. Derisa, si pasojë e mungesës së të kuptuarit të duhur, secili që e rrethon ndjen mëshirë për të, ai beson për veten se është një person i mrekullueshëm. Ai mëtutje beson se është person që gëzon respektin e të tjerëve. Sidoqoftë, në kundërshtim me atë që beson, një qëndrim i tillë me synim të dukshëm për të qenë superior e bën njeriun inferior në sytë e të tjerëve; njerëzit e këtij lloji janë thjeshtë antipatikë, të pa respektuar dhe përfundimisht lihen vetë në shoqëri.
Një person arrogant kurrë nuk mund të bëj në shok të afërt; duke mos pasur zemërgjerësi e modesti, ai nuk shfaq respekt për të tjerët. Sjellja e tillë pashmangshëm shkakton ankth ndërmjet njerëzve që e rrethojnë.
Jo vetëm për njerëzit rreth tij, por edhe për vetë personin, arroganca me siguri është burim kryesor për telashe. Së pari, personi që pohon se është superior ndaj të tjerëve duhet gjithmonë të jetë i matur; ai nuk duhet të gabojë kurrë. Përndryshe, ai mund ta humbasë të ashtuquajturin respekt që e ka fituar në sytë e njerëzve. Një qëndrim i tillë me siguri që kërkon orvatje të dhimbshme. Ai nuk mund të shprehet lirshëm ose të trajtojë njerëzit ashtu siç ka dëshirë; ai duhet të ketë parasysh të gjitha pasojat e çdo sjelljeje që mund të nxijë imazhin e tij. Nëse ndonjë lloj sjellje e veçantë i përshtatet imazhit të tij, ose ka një efekt përmirësues në të, ai vendos ta plotësojë. Nëse jo, ai thjeshtë mbetet i heshtur. Ai nuk mund të qeshet, kënaqet e as të marrë pjesë në ndonjë bisedë intime ashtu siç do të dëshironte. Kjo vëmendje e përpiktë ndaj detajeve të këtilla përfundimisht e shpalos veten në trup e fytyrë, në formë të gulçit. Një shfaqje e tillë i jep fytyrës paraqitje të shëmtuar e të padomethënje. Për më tepër, përkundër faktit se shpirti i njeriut është krijuar si qenje sociale me kënaqësi natyrore të shoqërimit, një person arrogant mbetet i largët dhe i ftohtë ndaj njerëzve, dhe sëkëndejmi nuk përjeton kurrë një raport të afërt me njerëz.
Sjellja e tillë, sidoqoftë, është e padomethënje dhe e dëmshme për shpirtin e njeriut. Njeriu është vetëm shërbëtor i Allahut, qenësisht i dobët dhe i varur nga Krijuesi për të gjitha nevojat e tij. Ai nuk ka kontroll mbi formën e trupit të tij ose mbi talented që zotëron. Të gjitha këto formësohen nën kontrollin e Allahut.
Arroganca krijon një person jo të shëndoshë mentalisht, të paaftë madje edhe për të kuptuar nga madhështia e Allahut. Personi i tillë nuk mund të mendojë se edhe ai vetë është thjeshtë një ndër miliarda qenje që jetojnë në këtë planet. Kapaciteti i të menduarit i një njeriu arrogant bëhet aq i kufizuar saqë ai nuk arrin të kuptojë se ai nuk mund kurrë të krijojë diçka të ngjashme me krijimin e Allahut. Ai as nuk mund të mendojë se sa i lëndueshëm është ndaj sëmundjeve që shkaktohen nga viruse e mikrobe, të gjitha të padukshme për syrin e lirë. Duke pasur parasysh këto fakte, për njeriun e urtë, shmangja nga të qenit rob i Allahut është e pakuptueshme.
Dëmi që i shkaktohet shpirtit të njeriut nga arroganca është i dukshëm. Sidoqoftë, shkatërrimi që sjell ai nuk kufizohet vetëm në këtë botë. Allahu shpall se, në botën e përtejme, ata që janë sjellur me arrogancë do të përballen me dënim të hidhur.
Andaj, hyni në dyert e xhehennemit, aty do të jeni përjetë: sa vend i keq është ai i kryelartëve!”(Surja Nahl: 29)
Dhe kur i thuet atij: “Kij frikë All-llahun!”, atë e kap eufori për punë mëkati. Shtrat i shëmtuar është ai që i takon atij (Xhehennemi).(Surja Bekare: 206)
Për njeriun, mendja e të cilit nuk kupton plotësisht botën e përtejme nuk ka ndonjë arsye që të falë dhe të jetë tolerant. Arsyeja që i udhëheqë thjeshtë i sygjeron se kjo jetë është e shkurtër dhe e përkohshme, prandaj secili duhet të marrë sa më shumë nga ajo. Nën kushte të tilla, interesi personal duhet të ruhet vendosmërisht kurse atyre që janë pengesë për përparimin e këtyre interesave duhet t’u jepet një mësim i mirë. Mëtutje, kjo arsyeshmëri urdhëron se personi nuk duhet të harrojë kurrë asnjë sjellje të keqe. I udhëhequr nga ndjenja e hidhërimit, ai duhet gjithmonë të preokupojë mendjen me kujtimin për sjelljen e e padrejtë ndaj tij dhe të bëjë plane që të hakmerret sa më shpejt që të jetë e mundur.
Kujdesi për hidhërimin, te personi i tillë, sa nuk bëhet shprehi; nganjëherë një gabim i vogël nuk harrohet me dekada. Kryesisht, sjellja e keqe është e vogël; aq e vogël saqë nuk mund të kujtohet nga fajtori. Megjithatë” I supozuari” beson se fitili ndezës qëndron prapa atij gabimi. Në shoqëritë injorante, pasioni për hakmarrje shpesh rezulton në incidente të padëshiruara siç janë lëndimet ose vrasjet.
Sidoqoftë, një qëndrim i tillë i shkakton më shumë dëm vetë personit. Ai ndjehet i shqetësuar dhe beson se njerëzit rreth tij ndjejnë armiqësi ndaj tij. Ai e vlerëson çdo incident në dritë të këtij mosbesimi të pabazë. Duke i përkushtuar tërë energjinë dhe aftësitë e veta ndjekjes së inspirimeve negative të shpirtit të tij, personi i tillë përfundimisht bëhet i pa kreativitet dhe produktivitet. Për më tepër, ai është lënë në mëshirë të urrejtjes e hidhërimit, dhe tërësisht e humb gëzimin në jetën e tij.
Megjithatë, hareja që i jep njeriut falja dhe toleranca është pakrahasueshëm më e madhe se çdo kënaqësi nga të qenit i xhindosur, pasoja e urrejtjes dhe dëshira për hakmarrje. Në kundërshtim me atë se si shihet kjo në shoqëritë injorante, falja është virtyt dhe është sjellje që ia vlen të lavdërohet. Në Kuran, falja lavdërohet kështu:
Thuaj: “All-llahu më urdhëroi mua drejtësinë dhe në tërësi kthejuni Atij në çdo namaz (lutje) dhe adhurojeni Atë duke qenë të sinqertë në lutje vetëm për të. Ashtu sikur që ju filloi (krijoi) së pari do të ktheheni te Ai.(Surja Araf: 199)
Ndëshkimi i të keqes, bëhet me një të keqe në të njejtën masë, e kush fal e bën pajtim, shpërblimi i tij është tek All-llahu. Vërtet, Ai nuk i do zullumqarët.(Surja Shura: 40)
Për dallim nga kjo jetë e zymtë e injorancës, parimet e Kuranit ofrojnë një ambient më të ngrohtë. Kjo poashtu është treguar si një karakteristikë e parajsës. Kështu na përkujtohet se falja është sjellje e vityteve të larta:
Nga zemrat e tyre kemi hequr (kemi zhdukur) çdo gjë që ishte krijuar nga zilia (nga urrejtja), janë në Xhennet, ku rrjedhin lumenj, e ata thonë: “falënderojmë All-llahun që na udhëzoi për këtë (për iman, për punë të mira, na hoq zilinë, na futi në Xhennet), pse sikur të mos na drejtonte All-llahu, ne nuk do të dinim të udhëzohemi. Vërtetë, të dërguarit e Zotit na e thanë të vërtetën dhe ne i besuam!” E atyre u drejtohet thirrje: “Ky është Xhenneti, iu dha juve për atë që vepruat.(Surja Araf: 43)
Ata që zbatojnë "parimet morale" të cilat i kanë rrënjët në injorancë e kanë një tipar të përbashkët: të qenit i mërzitur dhe depresiv. Njerëzit e tillë vazhdimisht shprehin ankesa. Për më tepër, atyre që nuk u mungon asgjë orvaten të gjejnë diçka në mënyrë që të mund të ankohen. Në shoqëritë injorante, kjo është shndërruar në shprehi absolute, sikur të ngrënit e të pirët. Përveç kësaj, meqë kjo është shprehi e shumë njerëzve kjo është pranuar me gatishmëri nga shoqëria.
Që nga momenti kur dikush zgjohet në mëngjes, çdo gjë mund të bëhet shkak për ankesë. Mungesa e gjumit të mirë, moti i nxehtë ose zhurma e fqinjëve mund të jenë shkak për ankesën e asaj dite. Njerëzit injorantë pamëshirshëm ankohen për trafik të dendur, jetë të zymtë në qytetet e mëdha, natyrë të sëmurë të njerëzve përreth, të lodhuri, jetë monotone, fqinj të këqinj, moskuptim nga njerëzit e tjerë dhe shumë gjëra të tjera që mund të imagjinohen. Nëse nuk ka arsye për ankesa, ankuesit me shprehi gjejnë pseudo arsye për t’u ankuar; nëse është fjala për grua- ankohet pse është grua. Nëse është e zeshkët, shfaq pakënaqësinë që s’është bjonde ose sykaltër.
Nuk ka ndonjë fund për këto ankesa…për këtë gjendje mendore kurse njerëzit shfaqin ngurrim që ta ndryshojnë këtë.
Në këtë gjendje mendore, njerëzit injorantë nuk ndjehen të lumtur me asgjë. Duke mos qenë kurrë pozitivë për jetën dhe duke mos parë kurrë anën e mirë të gjërave, ata kurrë nuk ndjehen të kënaqur, edhe kur i kanë të gjitha të mirat.
Edhepse të pajisur me të mira të pakufishme, njeriu ndjehet i pakënaqur dhe tregon mosmirënjohje. Në Kuran kjo përmendet me fjalët në vijim:
Nga zemrat e tyre kemi hequr (kemi zhdukur) çdo gjë që ishte krijuar nga zilia (nga urrejtja), janë në Xhennet, ku rrjedhin lumenj, e ata thonë: “falënderojmë All-llahun që na udhëzoi për këtë (për iman, për punë të mira, na hoq zilinë, na futi në Xhennet), pse sikur të mos na drejtonte All-llahu, ne nuk do të dinim të udhëzohemi. Vërtetë, të dërguarit e Zotit na e thanë të vërtetën dhe ne i besuam!” E atyre u drejtohet thirrje: “Ky është Xhenneti, iu dha juve për atë që vepruat.(Surja Ibrahim: 34)
Kjo mënyrë e të arsyetuarit primitv që buron nga injoranca dobëson ndjenjat e njerëzve dhe u shkakton atyre që të mbesin apatikë ndaj të mirave që i rrethojnë.
Parimet morale të Islamit, sistem ky i cili plotëson më së miri nevojat shpirtërore e fizike të njeriut, ka efekt të kundërt. Duke përceptuar çdo detaj të krijimit që e rrethon si dhuratë nga Allahu, besimtari pandërprerë i shpreh falënderimin Atij. Ai e vlerëson pozitivisht çdo incident dhe gjen të mira në të. Për më tepër, ai ia përkushton gjithë aftësitë ripërtërirjes. Kështu, ai do të shpërblehet nga Allahu me më shumë të mira. Allahu shpall në Kuran se ata që ankohen dhe shfaqin jofalënderim ndaj Tij do të zhveshen nga gjithë këto të mira.
Dhe (përkujtoni) kur Zoti juaj njoftoi bindshëm: “Nëse falënderoni, do t'ua shtojë të mirat, e nëse përbuzni, s'ka dyshim, dënimi Im është i vështirë!”(Surja Ibrahim: 7)
Personi që nuk zbaton parimet e religjionit, beson se çdo incident ndodh për shkak të rastësisë. Ai ia mvesh çdo gjë fatit të mirë apo të keq. Gjendja e dëshpëruar mendore është paevitueshëm pasojë e shpirtit të këtillë; pa dyshim, fati nuk është diçka në të cilin duhet mbështetur ose në të cilin duhet investuar shpresa ose ëndërra.
Gjendja e këtillë mendore është në të vërtetë fatkeqësi që godet injorantin. Kjo është pasojë e natyrshme e të mos-kuptuarit plotësisht të Fuqisë së Allahut dhe mos të kuptuarit se çdo gjë është paracaktuar nga Ai. Besimtari nuk i humb kurrë shpresat dhe mbetet gjithmonë pozitiv për jetën, meqë ai me vendoshmëri beson se nuk ka asnjë incident të vetëm që paraqitet e që nuk është nën kontrollin e Allahut. Ka vetëm një dhe vetëm një Fuqi që ka krijuar gjithçka, të gjallë e jo të gjallë dhe që kontrollon ata në çdo moment; e kjo është Fuqia e Allahut. Personi që është i vetëdijshëm për këtë fakt e kupton se asgjë nuk është e pamundur dhe se me Vullnetin e Allahut çdo gjë mund të ndërrojë për një moment. Prandaj është shumë e natyrshme që personi, që nuk beson te Allahu por te rastësitë nuk mund të tejkalojë dëshpërimin. Në të vërtetë kjo është gjendja mendore, një pasojë e dukshme e këtij pikëvështrimi.
Njerëzit injorantë janë të prirur të shohin ngjarjet e zakonshme si një rulet ogurzi që mund të shkatërroj jetërat e tyre. Prandaj, ata kurrë nuk janë në marrëdhënje të mira me jetën. Ata e braktisin veten plotësisht ndaj bindjeve negative dhe konceptojnë pothuaj të gjitha rrethanat si të pjekura për tragjedi. Ata mërziten në një shkallë ekstreme. Që nga fillimi, ata u qasen problemeve me qëndrim të humbësit. Duke bartur gjithmonë bindjen se asgjë nuk do të jetë në rregull, ata besojnë se jetërat e tyre do të jenë plot mjerim. Ata gjithmonë shohin të ardhmen e tyre si të zymtë. Për shembull, ata supozojnë se nuk do të kenë karrierë të shkëlqyer akademike. Edhe nëse fitojnë diplomën, frika e tyre është se nuk do të kenë karrierë të mirë. Ata gjithashtu janë jo të qetë lidhur me martesat e tyre. Ata kanë dyshim të thellë rreth martesës, fëmijëve, edukimit të fëmijëve të tyre, dhe të gjitha planeve sa i përket së ardhmes. Paqetësia e tyre e padepërtueshme vazhdon kohë të gjatë. Për shembull, ata u jepen mendimeve se si do të vdesin një ditë, se do të harrohen së shpejti dhe se askush nuk do të vizitojë varrin e tyre. Kjo gjendje e dëshpëruar, në Kuran, rrëfehet kështu:
E kur e begatojmë (me të mira) njeriun, ai prapësohet dhe largohet i mashtruar, e kur e godet e keqja, ai humb shpresën.(Surja Isra: 83)
Njeriu nuk lodhet prej kërkesës për mirë, e kur atë e godit e keqja, ai keqësohet shumë dhe humb shpresën.(Surja Fusilet: 49)
Injorantët njihen gjithashtu edhe si shitës shkatërrimesh. Ata gjithmonë parashikojnë më të keqen dhe kështu i orientojnë edhe njerëzit e tjerë në dëshpërim. Për shembull, sapo miqtë e tyre të flasin për të hipur në aeroplan, ata fillojnë të flasin për rreziqet e udhëtimit me aeroplan. Ose, në vend se t’i urojnë të tjerëve investim të mirë, ata shprehin shqetësimin e tyre rreth situatës së rënjes së tregut dhe gjasave për mossukses.
Pa dyshim këta janë vetëm disa nga shembujt. Megjithatë, ajo që vlen të përmendet këtu është se çka paraqet sistemi i injorancës: njerëzit që zbatojnë moralin e injorancës jo vetëm që vuajnë vetë por ata bëhen shkak edhe për parehatinë e të tjerëve. Padyshim ky është rezultat i parashikuar i secilit sistem që i ka rrënjët në injorancë. Ajo që është më me rëndësi është se njerëzit injorantë, me vetëdije të plotë, e miratojnë sistemin që krijon telashe dhe nervozë si në këtë, ashtu edhe në botën tjetër.
Vlerat morale të religjionit i japin njeriut pikëpamje më ngazëllyese, që në asnjë mënyrë nuk krahasohet me arsyeshmërinë injorante, duke ditur se Fuqia e Allahut i bën njerëzit më me shpresë dhe të lumtur, si në këtë ashtu edhe në botën tjetër. Kjo ndodh për shkak të faktit se ata pajtohen me urdhërat e Allahut:
Mos e humbni shpresën nga mëshira e All-llahit, pse vetëm populli jobesimtar e humb shpresën në All-llahun.(Surja Jusuf: 87)
Fjala indiferencë shpreh qëndrimin e pabrengë e jo të ndjeshëm që mbajnë njerëzit ndaj ngjarjeve. Të çorientuar nga injoranca, njerëzit e konceptojnë indiferencën si sjellje që tingëllon shkëlqyeshëm. Tekefundit, ata kanë lindur në shoqëritë e njerëzve injorantë të cilët shprehimisht paraqesin sjelljen e tillë. Sidoqoftë, një botëkuptim objektiv, i spastruar tërësisht nga keqkuptimet e injorancës, e pohon të kundërtën: të qenit i pa brengosur sigurisht që që nuk është një pikëvështrim i pafajshëm siç tingëllon; në të vërtetë, indiferenca është një gjendje në të cilën ndërgjegja është e ngrirë.
Personi që dëshiron të ketë ndërgjegje të pastër duhet të jetë gati çdoherë që të marrë përsipër secilën përgjegjësi që nevojitet. Kjo, padyshim, është pengesë për ata që nuk besojnë në jetën e përtejme. Sëkëndejmi, me qëllim që t’i shmangen kryerjes së detyrave ata e shndërrojnë këtë gjendje mendore në filozofi fundametale të ekzistencës së tyre. Në gjendje të tillë, individi kryesisht nuk merr përsipër përgjegjësitë e tija. Në vend të tij, këtë duhet ta bëjnë njerëzit rreth tij.
Jo më pak se vetë personi indiferent, për shkak të qëndrimit të tillë vuajnë edhe njerëzit që e rrethojnë atë. Për shkak të qëndrimit të tij të pakonsideratë, personi i tillë jep premtime, por nuk i përmbush kurrë ato. Ngjashëm, ai merr para hua, por nuk i kthen kurrë; jo sepse nuk ka para, por thjeshtë sepse harron. Nganjëherë sjelljet e tija të pakonsiderata shkojnë edhe më tutje dhe bëhen kërcënim për shëndetin e tij si dhe për shëndetin e të tjerëve. Ai, fjala vjen, është neglizhent për të marrë një bar vital. Ose, ai lë foshnjenqë sapo ka zënë të ecë në plazhë, duke mos e pasur kurrë parasysh se mund të fundoset. Gjatë jetës, njeriu mund të shohë me mijëra shembuj të ngjashëm.
Për shembull, ajo që do të bëj një njeri i ndërgjegjshëm kur has një person të lënduar keq në një aksident trafiku, është se do ta dërgojë në spital, pavarësisht se sa për ngut mund të jetë për vete. Sidoqoftë, personi që mbetet indiferent i hedh vetëm një shikim skenës së tillë dhe vazhdon ngasjen. Ose, ai thjeshtë mendon se dikush tjetër do të vijë dhe do ta ndihmojë personin e lënduar.
Siç e pamë, “të qenit indiferent” është një mënyrë tjetër për të thënë se mungon ndërgjegja. Në gjendje të tillë, për shkak të pandjeshmërisë, personi indiferent thjeshtë mospërfill shumë çështje dhe nuk vuan as brejtjen më të vogël të ndërgjegjes. Për më tepër, së brendshmi ai e mendon veten si njeriun më të mençur në tokë. Një qëndrim i tillë shkakton humbje të pazëvendësueshme për jetën e përtejme të njeriut; ai i humbë të gjitha mundësitë që të arritjë kënaqësinë e mirë të Allahut.
Në anën tjetër, besimtari i cili paraqet sjellje të konsiderueshme, e bën më të mirën për jetën e tij të përjetshme. Ndjeshmëria e tij poashtu ia bën atij të mundur që të bëjë një jetë komfore në këtë botë.
Lidhja me këtë jetë dhe dëshira për prona bën që njerëzit injorantë të bëjnë çmos që të realizojnë qëllimet e tyre në këtë botë. Personi që synon të përfitojë sa më shumë nga kjo jetë sigurisht nuk shfaq asnjë hezitim në paraqitjen e qëndrimit lakmitar. Jeta është e shkurtër, mendon ai, dhe më mirë se sa të angazhohet për vepra të mira për të siguruar jetën e përtejme, ai beson se është mençuri që të përfitohet sa më shumë nga kjo jetë. Me këtë synim në mendje, ai shfrytëzon çdo rast që nxjerr sa më shumë prej çdo gjëje të mundur.
Kjo strukturë, edhepse shihet qartë në çdo fushë të shoqërisë injorante, thuhet se vlen vetëm për një pjesë të veçantë të saj. Në këtë kontekst, besohet gjerësisht se vetëm disa njerëz janë të prirur për lakmi. Megjithatë faktet tregojnë ndryshe. Duke qenë një ndër karakteristikat mbizotëruese të moralitetit të injorancës, lakmia shpalos pikëvështrimet e njerëzve e të shoqërisë injorante në një mënyrë të shkëlqyer.
Të pasur ose të varfër, njerëzit injorantë, të indoktrinuar me filozofinë e bazuar në dobitë e kësaj bote, udhëhiqen nga lakmia. Për shembull, në tubimet shoqërore, nëpër ndeja, ata hanë e pijnë së tepërmi, madje edhe kur nuk janë të uritur. Në punë, ata bëjnë një varg telefonatash të panevojshme vetëm sepse ato janë pa pagesë. Ose, shëtiten me orë të tëra në komplekse dyqanesh për të tregtuar gjëra që nuk u duhen. Kjo në të vërtetë është një sëmundje që ndikon madje edhe raportet mes anëtarëve të familjes. Një grua, për shembull, kërkon që burri I saj t’I përkushtohet me ambicje punës së tij, në mënyrë që ajo të mund të plotësojë shijet e saja të shtrenjta. Ambicja e lakmia dominojnë shoqërinë në atë masë saqë i shtyen injorantët që të shndërrohen në vjedhës e batakçinj
Ky moralitet, të bërit e njeriut lakmitar për çdo cikërrimë, shihet nga njerëzit injorantë si shenjë mençurie. Megjithatë, qartazi kjo i degradon ata.
Të qenit i sinqertë e i ndershëm është shumë më e lehtë dhe e kënaqshme se sa të shfrytëzuarit e dinakërive të ulëta për të arritur qëllime të caktuara. Personi besimtar merr përfitimet e secilës së mirë në këtë botë në mënyrën më të mirë. Ai e di se çdo e mirë i takon Allahut dhe se, nëse Ai ka Vullnet, ai e shpërblen njeriun vazhdimisht. Kështu, ai as nuk ndjehet ambicioz e as nuk bëhet lakmitar. Një qëndrim i tillë e shpërblen njeriun me fisnikëri e respektueshmëri, dhe me më shumë miratim nga Allahu.
Në shoqëritë injorante njeriu kujdeset për tjetrin vetëm nëse beson se mund të përfitojë diçka nga ai person. Përndryshe, nuk ka ndonjë arsye përse personi do t’i kushtonte tërë energjinë e tij kujdesit ndaj tjetrit. Sipas rastit, mund të ketë disa shkallë që ai t’i bëjë mirë dikujt; megjithatë injoranca e kërkon që ky të mos bëhet një parim i adoptuar. Nisur nga kjo pikëpamje, njerëzit injorantë bëhen të pakonsideratë dhe egoistë. Një ndjenjë e thellë egoizmi rrënjoset thellë nga prindërit edhe te fëmijët derisa ata janë ende shumë të rinj. Refuzimi që të ndajnë lodrat e dashura, ushqimin ose anëtarët e dashur të familjes me të tjerët janë shenjat fillestare të këtij qëndrimi. Në vitet e mëvonshme të jetës ky qëndrim negativ mbështetet nga sjellje jonjerëzore e të pamenduara.
Një person egoist mendon vetëm për vete. Nevojat dhe problemet e të tjerëve nuk e shqetësojnë kurrë. I ulur pranë një personi të uritur, ai kënaqet në ushqimin e vet, duke mos menduar kurrë që ta ndajë atë. Kur është i sëmurë, ai kujdeset për veten shumë mirë, megjithatë dështon në kujdesin ndaj dikujt tjetër kur tjetri është i sëmurë. Ai bëhet sikur nuk sheh mikun e tij të qullet në shi në rrugë, sepse po t’i ofrojë bartje kujton se ulëset e veturës së tij do të lagen. Dikë që mund të rrëzohet afër tij, ai vetëm e tejkalon.
Kur rrethanat kërkojnë veprim të nxituar njerëzit injorantë shfaqin gjithashtu sjellje jonjerëzore. Për shembull, ata refuzojnë të dhurojnë gjak për një person të lënduar i cili ka nevojë urgjente për të.
Në religjion, sidoqoftë, egozimi, dhe jonjerëzorja janë zëvendësuar nga mëshira dhe sjellja e pakonsideratë. Sa herë që ka nevojë, besimtari vjen në ndihmë. Në thirrjen për ndihmë ai përgjigjet menjëherë. Besimtari as që i shkakton telashe palës së kundërt. Një shembull i mrekullueshëm për sjellje të tillë, në Kuran është rrëfyer siç vijon:
Ata janë që për hir të Tij u japin ushqim të varfërve, jetimëve dhe të zënëve robër.Ne po ju ushqejmë vetëm për hir të All-llahut dhe prej jush nuk kërkojmë ndonjë shpërblim e as falënderim.Ne i frikësohemi (dënimit) Zotit tonë në një ditë që fytyrat i bën të zymta dhe është shumë vështirë.(Surja Insan 8-10)
Në shoqëritë injorante, vetëm njerëzit që janë me të vërtetë ngatërrestarë referohen si njerëz të vështirë. Njerëzit që nxisin grindje ose provokojnë konflikte të përditshme përjashtohen tërësisht nga ky përshkrim. Sidoqoftë, në situata të veçanta, edhe njerëzit tolerantë dhe të qetë gjithashtu shprehin jo-tolerancë dhe bëhen me temperament të keq. Përfundimisht, ka disa njerëz që ata nuk i dojnë dhe me të cilët nuk mund të bëjnë. Sidoqoftë, arsyeshmëria e injorancës e pranon një qëndrim të tillë si shumë të arsyeshëm dhe normal.
Në jetën familjare, zënkat e pandërprera ndërmjet anëtarëve të familjes poashtu konsiderohen si të zakonshme. Sjelljet e pacipa hudhen poshtë si të pavërteta ose madje mbulohen duke përdorur shprehje se problemet familjare janë të këtilla ose se gjëra të tilla ndodhin në çdo familje. Mentalitet i njëjtë vlen edhe për raportet mes miqve. Për shembull, ata thonë, se vetëm për faktin që kemi disa mosmarrëveshje kjo nuk do të thotë se nuk jemi miq. Ekzistojnë mospajtime të vazhdueshme mes mësuesve e nxënësve në shkolla, shefave e të punësuarve, punëdhënësit e punëmarrësve në punë. Ngasësit, për shembull, zihen me të tjerët në trafik. Ka ftohje mes fqinjve, të afërmve, shkurt, ndërmjet të gjithë atyre që janë në kontakt social me njëri tjetrin.
Në të shumtën e rasteve këto grindje bazohen në arsye qesharake. Edhe nëse nuk ka asgjë për të polemizuar, ata sajojnë diçka. Për shembull, njeriu e sheh mungesën e ushqimit të tij të preferuar në tavolinë si një shkak të mirë për t’u grindur me gruan e tij. Gruaja, e paaftë për ta bindur të shoqin që të shëtitet, gjithashtu mund të grindet. Çdo moment i përditshmërisë është burim telashesh e diksutimesh për njerëzit injorantë; zhurma që bëjnë fqinjtë, fëmija që qan, qeni që leh, vetura që zë vendparkingun privat, makina që bën zhurmë, ose zvogëlimi I pagës, shkurt, gjithçka…
Këta njerëz që tendosen edhe për situata të vogla nuk shohin asgjë të gabuar në këtë ose në ambientin e padurueshëm në të cilin jetojnë. Nganjëherë të kaluarit e shumë kohe me personin e caktuar bëhet shkak i mirë për zënka. Ata i mërziten njëri tjetrit, madje edhe dëshirat e tyre të pranueshme bëhen shqetësuese. Kjo lidhje me kohë bëhet jo toleruese. Ajo që është më interesante është se ata janë të ndërgjegjshëm për faktin se ndryshimi në rrethana e njerëz nuk do ta ndryshojë situatën. Kudo që shkojnë e çkado që bëjnë, jo toleranca është gjithmonë një faktor.
Në këtë pikë ngritet pyetja: cilat janë shkaqet për këtë jo tolerancë?
Në shoqëritë injorante, të gjithë anëtarët besojnë se kanë të drejtë. Duke mos treguar tolerancë, ata kurrë nuk mendojnë të jenë gjentilë ndaj dikujt që është i vrazhdë. Në vend të kësaj, ata mbesin grindavecë dhe krijojnë më shumë tensione.
Megjithatë, Kurani është mjaft i qartë në këtë pikë dhe ata që e zbatojnë Kuranin shohin se çka është e drejtë dhe e ndjekin atë. Rrjedhimisht, opinionet konfliktuoze të individëve zëvendësohen me atë që është urdhëruar nga Allahu në Kuran. Urdhëresat e Allahut ofrojnë zgjidhje për problemet. Kështu, në vend të kundërshtive e problemeve, janë të disponueshme zgjidhjet. Ai që është i bindur tërësisht në parimet morale të Kuranit i respekton dhe i don njerëzit. Zbatimi i Kuranit kërkon të maturi e respekt ndaj opinioneve të të tjerëve. Më një qëndrim të tillë, nuk lindin probleme. Derisa njerëzit injorantë e bezdisin vazhdimisht njëri tjetrin për gjëra të vogla, besimtarët jetojnë jetën duke zbatuar Kuranin. Sëkëndejmi, në shoqëritë e besimtarëve nuk ndodh asgjë që shqetëson njerëzit apo që i bën ata nervozë.
Një ndër karakteristikat e personit që i përmbahet parimeve morale të Kuranit është se ai nuk kënaqet me biseda të kota. S’ka dyshim, shmangja nga kjo ofron më shumë kënaqësi, si shpirtërisht ashtu edhe materialisht. Në vend se të hyjë në bisedë që s’ka asnjë kuptim, besimtari e kalon kohën në detyra më fitimprurëse e të rëndësishme. Në këtë mënyë, ai i shmanget gjithashtu efektit mpirës të bisedave të kota.
Përkundrazi, njerëzit injorantë kanë një shprehi të papërmirësueshme për të mbytur kohën në biseda të gjata e të pamençura. Arsyeja që fshihet pas kësaj tendencë joracionale është largimi i mendjes nga problemet serioze të jetës së përditshme. Sidoqoftë, qasja këmbëngulëse dhe arrogante që marrin ata në biseda përgjithësisht i kthen bisedat miqësore në polemika të nxehta. Në të shumtën, ata flasin me orë të tëra mbi një temë për të cilën dijnë fare pak dhe përgjithësisht arrijnë në konkluzione boshe. Gjatë këtyre polemikave ata provojnë të imponojnë bindjet e tyre te të tjerët. Nganjëherë ata bëhen aq kokëfortë saqë nuk e ndryshojnë këtë qëndrim edhe kur flasin me ndonjë ekspert. Në botën e tyre të vogël, ata dijnë më shumë se mjeku dhe janë më të mençur se filozofët.
Komentet që ata bëjnë gjatë bisedave shpesh qëndrojnë në supozime ose thashethëna. Kjo gjithashtu është karakteristikë pse njerëzit në shoqëritë injorante kurrë nuk i përvishen punës. Këtyre njerëzve iu referohet si pakëz kokëfortë ose njerëz me ide të fiksuara. Për më tepër, mendohet se këto janë karakteristika personale, të veçanta, për atë person.
Sidoqoftë, arsyeja fundamentale për njerëzit që hyjnë në polemika të nxehta është fakti se shpirtërat e tyre janë të prirur për grindje. Allahu i adreson këto karakteristika në Kuran:
...por njeriu është, në të shumtën, kundërshtues.(Surja Kahf: 54)
Për të mbrojtur botëkuptimet e tyre, njerëzit mund të polemizojnë. Sidoqoftë, ajo që habit lidhur me ta është stili agjitativ, i trazuar, që ata përdorin në polemikat e tyre. Tipari më i spikatur është toni i zërit që ata përdorin. Individët injorantë supozojnë se nëse mbysin zërin e tjetrit përmes ngritjes së zërit të tyre, ata do të dalin fitimtarë. Sëkëndejmi, ata flasin me ton të lartë. Në atmosferën e ngarkuar që krijon një gjë e tillë, përmbajtja poashtu afekton polemizuesit fizikisht. Agjitacioni i tyre bëhet i dukshëm për shkak të skuqjes së tyre ose djersitjes në dell ose qafë. Fytyrat e tyre bëhen të egra nga zemërimi, që u jep pamje të shëmtuar tipareve të tyre. Ata nuk mund të rrijnë të qetë; ata provojnë të kërcënojnë palën tjetër. Ata ndërprejnë njëri tjetrin, ose flasin në të njëjtën kohë, duke mos i kushtuar rëndësi asnjeriu. Nëse njëra palë mbetet e qetë, tjetra e provokon, duke provuar që ta përfshijë në polemikë. Ata ndjehen të lirë nga ky tension dhe gjejnë prehje vetëm kur oponenti I tyre dorëzohet.
Në anën tjetër, besimtarët, nuk provojnë kurrë një gjendje të tillë mendore. Ata e dijnë se gjithmonë ka njerëz me kuptueshmëri superiore dhe nuk insitojnë kurrë që të mbajnë bindjet e tyre kur iu është thënë e vërteta. Nëse nuk kanë njohuri për temën, ata thjeshtë përmbahen nga shprehja e opinioneve. Ngjashëm, ata u ikin bisedave të kota dhe nuk vënë re thashethënat. Me një qëndrim të këtillë, që nga fillimi besimtarët e vendosin që të mos hyjnë në polemikë. Bisedat e tyre nuk arrijnë kurrë rrugë qorre. Ata gjejnë lehtësim e paqe në ofrimin e zgjidhjeve për problemet apo zgjidhjen e konflikteve. Nëse nuk kanë informata për ndonjë ngjarje, në vend se të thonë mendimet e tyre dhe të përfshihen në polemika, ata preferojnë të marrin informata në mënyrë që të arrijnë në konkluza të shëndosha. Kjo poashtu është diçka që është këshilluar nga Allahu në Kuran:
… e mbi secilin të dijshëm ka edhe më të dijshëm.(Surja Jusuf: 76)
A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?” Po, vetëm të zotët e mendjes marrin mësim.(Surja Zumer: 9)
Në shoqëritë injorante, ajo që bezdis më së shumti njerëzit është paraqitja e mënyrës hipokrite dhe jo të sinqertë të sjelljes. Ajo që është me rëndësi, sidoqoftë, është fakti se ata që ankohen për këtë janë gjithashtu hipokritë vetë. Ky sigurisht është manifestim i qartë i mizorisë së sistemit të krijuar nga injorantët.
Hipokrizia shpalos dy karaktere të ndara; një që paraqitet haptas dhe tjetrin që fshihet përbrenda. Ai i botës së jashtme, mishëron aspektet false të karakterit artificial që tregohet para të tjerëve. I brendshmi strehon, mendimet e thella, të vërteta. Çuditërisht, në shoqëritë injorante, secili e di dhe e pranon këtë fakt. Allahu tregon një nga ve[oritë e hipokritëve në Kuran:
…Ata flasin me gjuhët e veta atë që nuk e kanë në zemrat e tyre. (Surja Fet’h: 11)
Sidoqoftë, secili e di kur dhe ku njerëzit shpalosin bindjet e tyre të vërteta. Derisa përgojojnë, për shembull, njerëzit shprehin mendimet e tyre të sinqerta për të tjerët. Sidoqoftë, meqë fshehin mendimet e tyre të brendshme lidhur me personin me të cilin flasin në atë moment, as atëherë njerëzit nuk paraqiten plotësisht të sinqertë. Sipas të gjitha gjasave, bindja e tyre personale lidhur me personin me të cilin flasin do të shpaloset më vonë para dikujt tjetër.
Ngjashëm, njerëzit injorantë, shpalosin mendimet e tyre të brendshme kur besojnë se interesat e tyre janë në shënjestër. Për shembull, njerëzit nuk mund të fshehin ndjenjat e tyre të vërteta kur të xhindosur grinden me dikë.
Hipokritët gjithashtu mashtrojnë në mënyrë të vazhdueshme të tjerët dhe kurrë nuk sillen me ndershmëri me qëllim që të fshehin fytyrat e vërteta dhe mendimet e tyre. Arma që e përdorin shpesh për këtë qëllim është shtirja. Në vend se të jenë të sinqertë dhe ashtu siç janë, ata orvaten të japin një imitim të sinqeritetit. Megjithatë, meqë edhe në këtë dështojnë, ata sillen tërësisht në mënyrë jo të natyrshme.
Është evidente se në ambientet ku njerëzit shtiren, nuk mund të arrihet kurrë dashuria dhe respekti i vërtetë. Njerëzit injorantë janë të ndërgjegjshëm për këtë fakt dhe mjaft të shqetësuar për këtë, megjithatë, për shkak të mënyrës së vrazhdë të të menduarit, ata vazhdojnë të kujdesen për këtë sistem. Me të vërtetë është e vështirë dhe mundimshme për një person që të mundohet të sillet si dikush tjetër kur në të vërtetë beson në sistem e vlera të tjera.
Ndershmëria dhe sjellja si një person i thjeshtë, si së jashtmi edhe së brendshmi, sjell çlirim të madh për individin i cili bëhet i mbështetshëm e i besueshëm, i respektuar e i dashur nga të gjithë. Ndershmëria dhe besueshmëria janë shpërblime të moralit për shpirtin njerëzor në islam. Të sjellurit në pajtim me urdhërat e Allahut sjell paqe e çlirim për mendjen, meqë nuk ka nevojë të sjelljes si dikush që nuk je. Kjo eliminon paragjykimet e injorancës dhe ofron një jetë të lehtë për besimtarin. Në kundërshtim me ambientin e zymtë të ambientit të injorancës, islami i bën të mundshme raportet e ngrohta e të sinqerta dhe sëkëndejmi një jetë me kënaqësi.
Më parë se një sjellje negative që duhet eliminuar, në shoqëritë injorante tallja konsiderohet një mënyrë për t’u argëtuar ose për të kaluar kohë të mirë. Sëkëndejmi, kjo është e pranuar shoqërisht dhe kurrë nuk konsiderohet si vepër e keqe. Anëtarët e shoqërisë injorante supozojnë se ata mund të arrijnë superioritet duke degraduar të tjerët.
Njerëzit i tallin të tjerët jo vetëm me fjalë por edhe me metoda të sofistikuara siç janë gjestikulacionet, mimika, gjuha e trupit ose mënyra të tjera të maskuara të komunikimit.
Me të vërtetë mbetet mister se si këto metoda të sofistikuara transferohen nga një gjeneratë te tjetra dhe se si çdo anëtar i shoqërisë injorante është i mirëinformuar për to. Nuk ka as libra e as shkolla për të udhëzuar të rinjtë për këto mënyra të rafinuara të talljes. Megjithatë secili e di se çfarë kuptimi qëndron prapa një mimike ose gjesti. Askush nuk flet haptas për talljen, edhepse dihet gjerësisht për të dhe përdoret fshehtë.
Në shoqëritë injorante çdo gjë mund të jetë temë e talljes. Nuk ka asnjë kufizim për këtë. Njerëzit e paaftë, një shqiptim i gabuar i fjalës, konstrukti fizik i një individi ose madje edhe të teshtiturit dhe dënesja mund të shndërrohen në tallje. Sipas shoqërive injorante ngecja dhe rrëzimi është diçka me të cilën duhet qeshur me orë të tëra. Personi me të cilin qeshet për një arsye të tillë ndjehet i poshtëruar. Për këtë arsye, edhe nëse dhembja është e madhe, njeriu paraqitet sikur nuk i dhemb aspak. Për më tepër, për të treguar se nuk bezdiset nga tallja, ai qeshet edhe vetë.
Njerëzit gjithmonë ndjehen të shqetësuar për mundësinë se mund të duken qesharakë për shkak të dështimeve ose të pamjes së tyre. Për shembull, dikush që belbëzon nuk ndjehet rehat madje as kur flet me mikun e tij më të afërt. Prandaj, ai në të shumtën e kohës hesht. Në një rreth të tillë, secili duhet të ketë kujdes që të mos përqeshet.
Gjithashtu, tallja nuk është veçori e një pjesë të caktuar të shoqërisë. Ajo është e përhapur në shtresën e lartë të shoqërisë, në geto, në punë, shkollë, shkurt, kudo ku “vlerat morale” të injorancës mbizotërojnë. Ajo nuk ndërron sipas kulturës ose shkallës së civilizimit. Përfundimisht, tallja e bën jetën të mundimshme duke kërkuar nga individi që në çdo moment t’i kushtojë vëmendje asaj dhe të përpiqet t’i shmanget talljes.
Sidoqoftë, njerëzit që i janë përshtatur vlerave morale të Kuranit, nuk ngacmojnë të tjerët. Besimtarët e dijnë se dobësitë janë krijuar nga Allahu veçanërisht për qenjet njerëzore. Ky fakt krijon bazën e komunikimit mes njerëzve. Prandaj, në vend të mospërfilljes ndaj të paaftëve, atyre që vuajnë ose kujtdo që ka dobësi, duhet të tregohet mëshirë. Allahu i kushton vëmendje të kujdesshme këtij fakti në ajetin që vijon:
O ju që besuat, nuk bën të tallet një popull me një popull tjetër, meqë të përqeshurit mund të jenë më të mirë nga ata të cilët përqeshin dikë tjetër, e as gratë me gratë e tjera, sepse mund të ndodhë që gratë e tjera të jenë më të mira se ato që përqeshin (duke nënçmuar njëri-tjetrin) dhe mos etiketoni njëri-tjetrin me llagape. Pas besimit është keq të përhapet llagapi i keq. E ata që nuk pendohen, janë mizorë.(Surja Huxhurat: 11)
Ajo që kërkon të përmendet veçanërisht këtu është se të qenit në disponim për të bërë humor me çdo gjë, largon vëmendjen e njeriut nga religjioni, vdekja ose Dita e Gjykimit. Për skeptikët që supozojnë të njëjtin qëndrim Kurani thotë:
Ata thanë: “A pasi të bëhemi eshtra të kalbur, dhe e pluhur, a mos do të bëhemi krijesë e re e ringjallur?”Thuaj: “Edhe nëse të jeni gurë a hekur!”Ose ndonjë krijesë që ju duket e madhe! Ata do të thonë: “Kush do të na rikthejë neve në jetë?” Thuaj: “Ai që ju krijoi për të parën herë!” E ata do të tundin kokat e tyre nga ti e do të thonë: “Kur është ajo (ringjallja)?” Thuaj: “Ndoshta do të jetë afër!”(Surja Isra: 49-51)
Personi që tall njerëzit, sidoqoftë, duhet të mos harrojë se do të ballafaqohet me një fund të hidhur në përjetësi:
Mandej përfundimi i atyre që bënë punë të këqia, ishte më i keqi, për shkak se argumentet e All-llahut i përgënjeshtruan dhe talleshin me to.(Surja Rum: 10)
Në shoqëritë injorante, emocionalizmi dhe të qenit romantik njihen si sjellje njerëzore dhe realitet i jetës. Njerëzit që nuk janë emotivë shikohen si të pamëshirshëm dhe të çuditshëm. Të qenit romantik shoqërohet me imazh të idealizuar, të ngjyrosur me magji e bukuri.
Megjithatë emocionalizmi është gjendje në të cilën njeriu mbetet tërësisht nën ndikimin e emocioneve të tija dhe e rrethon veten tërësisht nga instiktet. Të lënë pa aftësinë e të menduarit, personi i tillë dështon që të bëj gjykim të shëndoshë. Askush, madje as ai vetë, nuk e di se si do të afektojnë vendimet emocionet e tija. Një person emotiv është thjeshtë nën ndikimin e mëshirës së ndjenjave të tija. Nën drejtimin e ngjarjeve, ai dështon që të ketë parasysh fazat e fundit ose pasojat e dëmshme të vendimit dhe bëhet i vetëdijshëm për gabimet e tija vetëm kur çdo gjë të ketë mbaruar e përfunduar. Ai ndërmerr veprime të befasishme e të pamenduara. Disponimi i tij gjithashtu ndryshon befas; në një moment ai ndjehet i kredhur në errësirë ose në dëshpërim, ndërsa në momentin tjetër ngërthehet nga xhelozia. Ai lehtë ndjehet i ofenduar dhe bëhet i xhindosur. Jeta e tij është sikur një tren i shpejtë që shkon vërdallë.
Në të vërtetë ky është një qëndrim i ankthshëm i atyre që synojnë kënaqësi emocionale në raportet e tyre. Duke mos e ditur se çfarë lloj humori përjetojnë njerëzit e tjerë, ata gjithmonë presin një kohë më të mirë që të komunikojnë. Në këtë mënyrë, jeta e tyre kalohet në përmbushjen e të priturave emocionale të të tjerëve. Ndërkohë, ata presin të njëjtën gjë nga të tjerët. Edhepse nuk e pëlqejnë bezdinë që ajo jep, për çudi, njerëzit injorantë gëzojnë mjerimin dhe humorin e trishtuar që sjell emocionalizmi. Për më tepër, ata e gjejnë jetën pa emocionalizëm si shumë monotone dhe të trishtuar. Në të vërtetë kjo është pretekst për të mbuluar sjelljen e tyre të sëmurë dhe që ta bëjnë këtë sjellje të pranueshme shoqërisht.
Në mënyrë të pashmangshme gjendja emocionale krijon persona mentalisht jostabilë. Duke qenë në mënyrë të vazhdueshme nën ndikimin e melankolisë, atyre asgjë nuk u jep kënaqësi. Në një rreth ku secili ka diçka me të cilën kënaqet, ata gjejnë pashmanshëm diçka për t’u mërzitur. Nganjëherë ata orvaten të intensifikojnë hidhërimin e tyre përmes skenareve imagjinare që krijojnë në mendjet e tyre. Për këtë arsye, edhepse përpiqen të duken mirë, thellë në vete, ata ndjejnë një nervozizëm të pashuar. Në vend se të jetojnë në paqe, ata jetojnë në mërzi e ankth.
Në botën romantike, njerëzit mbesin nën ndikimin e ngjarjeve për një kohë të gjatë. Për shembull, ata nuk mund të ikin lehtë nga ndikimi i incidenteve të këqija që ata ndeshin, dhe nuk janë të fortë emocionalisht për të eliminuar efektet e tyre negative. Në vend të kësaj, ata I gjejnë incidentet e tilla si një shkak të mirë për të qenë emotivë.
Urtësia është baza e vetme në të cilën duhet gjetur kënaqësinë nga jeta, për të pasur sukses dhe drejtuar një jetë në paqe. Kjo e kuptuar arrihet vetëm duke qenë në pajtim me urdhërat e Allahut. Zbatimi i Kuranit eliminon emocionalizmin dhe ofron një perpektivë pozitive duke i mundësuar njeriut që të zgjidhe problemet e jo që t’i ekzagjerojë ato e t’i shndërrojë në buril të telasheve.
Një ndër shqetësimet që sjell emocionalizmi është edhe nevoja për të derdhur lotë. Kjo nevojë, sidoqoftë, e ka bazën në themele jo të arsyeshme. Thjeshtë nuk ka arsye për të. Njerëzit injorantë, veçanërisht femrat, thjeshtë besojnë se të qarët është një nevojë fundamentale ashtu sikurse edhe të ngrënët, të pirët ose gjumi. I njëjti paragjykim thotë se nëse personi nuk e bën këtë, ai mund të zhvillojë sëmundje të ndryshme që vijnë nga hidhërimi e mërzia. Kështu, njerëzit injorantë mbështeten në të qarët si një ofrues çlirimi.
Për këtë, kjo pikëpamje negative dhe e dëshpërueshme e njerëzve injorantë është faktor që i shtyen ata të qajnë. Me këtë pikëpamje, ata gjithmonë gjejnë arsye për ta bërë këtë. Në vend se të eliminojnë problemin, shkaktar që mund t’i hedhë në hidhërim, ata preferojnë të qajnë. Ata kanë një interes të fortë që ta lëshojnë veten dhe duan që të kenë këtë përvojë sa herë që gjejnë një arsye të “përshtatshme”.
Për shkak të kushtëzimit të tyre intensiv nga shoqëria, ky besim mbahet nga të gjitha pjesët e shoqërisë injorante, veçanërisht nga femrat. Në shumë kultura, imazhi i burrit shoqërohet me jo të qarë. Në anën tjetër, gratë inkurajohen që të qajnë. Është një bindje injorante sipas së cilës meqë gratë janë fizikisht më të dobëta se burrat, ato duhet të jenë më të dobëta edhe shpirtërisht. Prandaj, njerëzit injorantë presin që gruaja të jetë e ndikuar fuqishëm nga ngjarjet dhe të mbetet e tillë për një kohë të gjatë. Gratë e adoptojnë me gatishmëri këtë model dhe nuk tregojnë asnjë kundërshtim ndaj këtij kalkulimi të gabuar nga shoqëria.
Në shoqëritë injorante të qarët nuk është përceptuar kurrë si shenjë e pamundshmërisë ose e personalitetit të dobët. Askush nuk e fajëson njeriun për ndonjë rënje. Përkundrazi, në jetën e përditshme njerëzit inkurajohen që të shfaqin ndjenja në këtë mënyrë, përmes TV serialeve, filmave e magazinave. Njerëzit ndjejnë një simpati për njerëzit që përjetojnë skena dramatike të cilat tregojnë lumturi, dashuri dhe dhimbje duke derdhur lotë.
Në shoqëritë injorante qarja është aq e zakonshme saqë njerëzit do të kënaqen në të, madje edhe pa asnjë arsye. Ata qajnë derisa dëgjojnë lajmet në Tv ose kur shohin një film dramatik. Madje ata qajnë edhe kur janë të gëzuar, në ceremonitë e diplomimit, martesa etj. Derdhja e lotëve është bërë pothuajse traditë.
Njerëzit të cilët janë udhëzuar për dobitë e të qarit e kuptojnë shumë shpejt se kjo është poashtu armë e fortë që mund të përdoret në situata të veçanta. Kjo vërtetë, është një mënyrë jo e sinqertë e të realizuarit të qëllimeve të cilat ndryshe nuk mund të realizohen. Kjo ndodh sepse të qartë flet drejpërsëdrejti për ndjenjat dhe zgjon ndjenjën e mëshirës në shoqëritë injorante. Sëkëndejmi, është një metodë efikase për të abuzuar me ndjenjat e njerëzve të tjerë. Është një fakt i kryer, që kur bëhet fjalë për të qarët, njerëzit injorantë në të shumëtne rasteve do të pranojnë propozime të cilat normalisht do t’I hidhnin poshtë.
Nga përvoja, ata që qajnë e dijnë mirë dobitë e kësaj sjelljeje. Duke filluar nga fëmijëria e hershme, secili anëtar i shoqërisë injorante i drejtohet qarjes me qindra herë dhe secilën herë ia del të marrë atë që dëshiron. Një përvojë e tillë jep një përcaktim të paepur për të përdorur këtë armë; për të arsyetuar një sjellje të veçantë, për t’u dukur i sinqertë etj., ose nga njëherë vetëm sa për të tërhequr vëmendjen.
Sidoqoftë, Kurani pohon se të qarët është një fatkeqësi që e godet njeriun, e jo një favor që i është dhënë atij. Kjo është shpjeguar mëtutje në ajetin vijues:
Le të qeshin pak (në dunja) e le të qajnë shumë (në botën tjetër). Ai është shpërblim i asaj që fituan..(Surja Tevbe: 82)
Në Kuran është shpallur qartë se njerëzit e ferrit nuk do ta arrijnë lumturinë, paqen dhe qetësinë edhe nëse duan. Sëkëndejmi, sigurisht nuk është urtësi që të rivalizohet me njerëzit e ferrit në këtë botë. Në shumë pjesë të Kuranit, përsëritet se mjerimi është vetëm një veti e njerëzve injorantë:
Do të këshillohet ai që ka frikë, E do t'i shmanget asaj, ai që është shumë i keq,(Surja A’la: 10-11)
Unë u kam tërhequr vërejtjen për zjarrin të ndezur fort.Që aty nuk hyn tjëtër, pos atij që është më i prishuri.(Surja Lejl: 14-15)
E kur të vijë ajo ditë, askush nuk do të flasë, pos me lejen e Tij, e prej tyre (të tubuarëve), ka fatzi dhe fatbardhë.(Surja Hud: 105)
Një ndër manifestimet e emocionalizmit është të ofenduarit e lehtë. Siç sygjeron edhe fjala emocionalizëm, faktori që dominon sjelljen e personit janë ndjenjat e tija. Kur udhëheqin emocionet, nuk mbetet hapësirë për mençuri. Në këtë rast, bëhet pothuajse e pamundur për individin emocional që të merret me çështjet në mënyrë të arsyeshme. Kjo në të vërtetë është shkak që të ofendohen lehtë.
Personi që përcepton ngjarjet me prirje joracionale të mendjes supozon se gjithçka vërtitet rreth tij. Ai supozon se secili flet për të dhe bën plane kundër tij. Kjo tendencë që veçanërisht drejton sjelljen e të gjithë anëtarëve të shoqërive injorante bëhet pothuajse obsesion. Duke u rritur personi kjo tendencë bëhet e dukshme qartë. Pavarësisht se a ka të bëjë me ta apo jo, të moshuarit e marrin gjithçka si ofendim. Për më tepër, ata gjenerojnë skenare të imagjinuara; ata mund të kenë kujdes shumë të mirë por ata supozojnë se fëmijtë e tyre nuk i duan dhe se duan t’i dërgojnë në shtëpi pleqsh. Ata mëtutje mendojnë se janë pengesë për fëmijtë e tyre.
Kjo në fakt është rezultat i rrethit të pasigurtë që krijon morali i injorancës. Mënyra se si sillen anëtarët e shoqërisë injorante me të vërtetë mund të përceptohet lehtë si ofendim. Sjellja e pamëshirshme, hipokrite e hakmarrëse sigurisht që është mjaft shqetësuese, veçanërisht kur dikush konsideron mundësinë që një sjellje e tillë të jetë e qëllimshme. Megjithkëtë këto shpjegime nuk justifikojnë sjelljen e keqe të të qenit lehtë i ofenduar. Sidoqoftë, kjo është e rëndësishme në kuptimin që shpalos bazën e prishur mbi të cilën qëndron morali i injorancës. Një person I moshuar që rri me të birin e nipërit ndjehet i ofenduar, por sigurisht që ka një arsye pse ai ndjehet ashtu. Të vjetrit përgjithësisht përceptohen si pengesa në shtëpi dhe nuk janë të pëlqyeshëm. Sidoqotë këto ndjenja janë vetëm të nënkuptuara dhe nuk thuhet kurrë drejtpërsëdrejti.
Kur njëherë të kenë adoptuar këtë karakter emocional njerëzit injorantë jetojnë me të derisa të vdesin. Për më tepër, ata vuajnë shumë nga ana negative e këtij karakteri. Në një ambient ku secili e trajton tjetrin në mënyrë miqësore, ata që ofendohen lehtë nuk jetojnë kurrë në lumturi e paqe të vërtetë. Kur gjithë të tjerët kënaqen, ata rrijnë të vetmuar në qoshe.
Siç e kemi parë, çdo aspekt I injorancës krijon ambient të pakëndshëm.
Në anën tjetër, në zbatimin e Kuranit, njerëzit zhvillojnë karakter transparent. Me fjalë tjera, ata thonë atë që mendojnë. Nëse ka diçka që nuk u pëlqen, ata e thonë qartë dhe kurrë nuk orvaten të lënë të kuptohet përmes shikimit, gjesteve ose qëndrimit tjetër. Kështu, meqë ata janë të rrethuar me njerëz që janë poashtu të pajisur me këto morale, askush nuk ndjehet i ofenduar nga qëndrimi i të tjerëve. Në Kuran, Allahu urdhëron njeriun që të urdhërojë të drejtën e të ndalojë të ligën. Një qasje e tillë eliminon tërësisht situatat e pakëndshme që kanë gjasa të rezultojnë nga emocionalizmi.
Njerëzit injorantë tregojnë shumë shpesh gënjeshtra. Pothuaj të gjitha raportet shoqërore janë të bazuara në mashtrim.
Një person i ndershëm e i sinqertë nuk e ulë kurrë veten duke thënë gënjeshtra. Në anën tjetër, personi që e rregullon jetën e vet të bazuar në sistem hipokrit duhet pashmangshëm të përdorë metoda të pandershme për të arritur sukses. Të gënjyerit është një ndër këto metoda të pandershme që aplikohen intenzivisht. Kur njëherë personi ta besojë këtë si një metodë funksionale, ai fillon të ngushëllohet në të në mënyrë të vazhdueshme dhe pothuaj e shndërron këtë në stil jetese. Gjuha e mendja e tij mësohen me idenë e të gënjyerit, kështu që ai kënaqet në këtë praktikë saherë që ballafaqohet me probleme. Në shoqëritë injorante kjo është një shprehi që është në pajtim me miratimin shoqëror, gjithmonë derisa nuk ka pasoja të dëmshme. Madje edhe thënja e gënjeshtrave mikut më të afërt konsiderohet normale. Vetëm kur këto gënjeshtra fillojnë të paraqesin kërcënim për mirëqenjen materiale ose shpirtërore e veçanërisht për interesat personale, viktimat fillojnë të shprehin neverinë për të. Shkurt, edhepse të gënjyerit është në përdorim të gjerë, ajo shkakton vuajtje serioze në shoqëritë injorante. Por, vuajtja që do të shkaktojë në jetën e përtejme do të jetë shumë më serioze.
Allahu paralajmëron njeriun kundër dhelpërive sipas urdhërave të Tij:
Pra, kështu: Kush madhëron atë që All-llahu e bëri të shenjtë, ajo është më e dobishme për te Zoti i vet. Juve u janë lejuar kafshët, pos atyre që u lexohen (në Kur'an) pra largohuni nga ndytesitë e idhujve dhe largohuni fjalës shpifëse.(Surja al-Haxhxh: 30)
Në një ajet tjetër, ai e shpjegon natyrën e njerëzve që tregojnë gënjeshtra:
Gënjeshtrën e trillojnë vetëm ata që nuk i besojnë argumentet e All-llahut; të tillët janë ata gënjeshtarët.(Surja Nahl: 105)
Në shoqëritë e besimtarëve, sidoqoftë, çdo bazë për gënjeshtrën është e eliminuar tërësisht. Për shembull njerëzit injorantë gënjejnë sepse ata thjeshtë duan që të mbulojnë gabimet ose pamaturinë e tyre ose sa për të lënë përshtypje të mirë te të tjerët. Ata gënjejnë me qëllim që të mashtrojnë njerëzit për të pasur ndonjë dobi, shkurt për të fituar çfarëdo lloj përfitimi të kësaj bote. Besimtari, në anën tjetër, i përmirëson gabimet dhe I korrigjon e jo t’i mbulojë ato. Ai nuk bën miqësi me njerëz që nuk i pëlqejnë. Miqtë e tij janë vetëm ata që synojnë kënaqësinë e Allahut dhe kështu sillen me nder e përgjegjësi ndaj Allahut. Kështu, nuk ka asnjë bazë për besimtarin që të gënjejë. Ai nuk u ofrohet njerëzve me shpresë për të përfituar diçka. Ai është i sinqertë për jetën e tij; ai nuk ka asgjë për të fshehur dhe kështu nuk ndjen nevojë për të gënjyer. Prandaj, besimtari jeton në rehati me të qenit i besueshëm gjatë tërë jetës së vet.
Me qëllim që të arrihet caku, njerëzit injorantë do të lëshohen në gjithçka edhe pse e dijnë se moralisht ajo është e gabuar. Kjo në të vërtetë është arsyeja se pse sjelljet e përcipta janë mjaft të zakonshme. Në kundërshtim me besimet mbizotëruese se sjelljet e përcipta janë tipike për një pjesë të caktuar të shoqërisë, ato zakonisht përputhen me sjelljen e të gjithë anëtarëve të shoqërisë injorante. Njerëzit në përgjithësi besojnë se sjellja e tillë është e veçantë për njerëzit e pakulturuar dhe të paedukuar. Sidoqoftë, këto sjellje janë pasojë fundamentale e të metës në të arsyetuar. Sëkëndejmi, pavarësisht inteligjencës, kulturës ose edukatës, të gjithë njerëzit që i binden parimeve të injorancës paraqesin sjellje të tilla.
Sjelljet e përcipta, në realitet, sinjalizojnë të gjitha llojet e qëndrimeve e të sjelljeve që rrjedhin nga moralet e injorancës. Kur njëherë të ketë rënë në këtë nivel, individi tregon tendencë natyrore për të demonstruar gjithë sjelljen primitive të injorancës. I pajisur me idenë se sjellja jo e mirë i shërben qëllimit të tij, personi që vjen nga shoqëria injorante nuk shfaq as hezitimin më të vogël për të treguar gënjeshtra, për të shfaqur lakminë, ose për të qenë xheloz ose vetjak. Arsyeja kryesore që e shtyn personin injorant që të sillet në ëmnyrë kaq të poshtër është fakti se, në ndjekjen e pëfitimeve të kësaj bote, ai e lejon veten shumë shpejt që të lërë anash sjelljet fisnike dhe që të shfrytëzojë principet e ulëta të injorancës.
Si të gjitha karakteristikat e injoracës, sjelljet e përcipta janë poashtu të indoktrinuara në vitet e hershme të fëmijërisë. Mos i ndaj sheqerkat me fëmijtë e tjerë, ose mos I beso as babait tënd, janë disa pjesë tipike të këshillave që u jipen fëmijëve kur ata janë ende të rinj. Nisur nga një botëkuptim i tillë, njerëzit injorantë në mënyrë të pashmangshme i bazojnë parimet morale të tyre në të arsyetuar sipërfaqësor ---- plotësisht pa vlera fisnike e virtuoze. Më vonë në jetë ata demostrojnë versione "të përmirësuara" të sjelljeve të tyre të këqija si[ është mungesa në të menduarit e gjerë.
Për shembull, në jetën e biznesit, drejtori i kompanisë i cili është gjithmonë i keq ndaj ndërvartësve të tij të cilëve u jep urdhëra e u bërtet, e paraqet një karakter krejtësisht tjetër kur pronari i kompanisë viziton zyrën. Kur mbërrin shefi, drejtori përnjëherë bëhet person i nënshtruar, i gatshëm që t’u bindet shumë urdhërave që i jepen nga shefi. Ndërkohë, ai bëhet i këndshëm edhe ndaj ndërvartësve të tij. Ai bën gjithçka që të kënaqë shefin e tij. Në këtë rast, ai guxon të bëj gjëra të pabesueshme. Njerëzit e tillë e marrin përsipër rrezikun e të qenit i degraduar ose i poshtëruar në shoqëri. Megjithatë, kurrë nuk ndjehen të ofenduar.
Është interesante se këta njerëz janë të edukuar dhe kanë diploma universitare. Megjithatë dëshira për t’u promovuar i bën ata që të sillen në mënyrë aq degraduese. Ata besojnë se ky është realiteti jetësor. Edhepse e dijnë që është mënyrë e keqe e sjelljes, ata e shohin këtë si një pjesë thelbësore që të promovohen në jetën e biznesit. Sigurisht ata nuk e respektojnë shefin e tyre por paratë dhe statusin.
Qasje e njëjtë është shihet edhe në shtëpi. Le të marrim si shembull qëndrimin e njerëzve injorantë ndaj vizitorëve të padëshiruar. Vizita nga miqtë e tillë të padëshiruar shmanget përmes gënjeshtrave në telefon. Nëse vizitori vjen i paparalajmëruar, ata vetëm rrijnë të qetë në shtëpi, pa bërë zhurmë, duke pritur që ai të largohet. Ata e shohin mikpritjen si një pengesë dhe e shprehin mos pëlqimin e tyre për këtë në mënyrë të hapur. Nëse u duhet ta argëtojnë dikë, ata fillojnë të flasin prapa shpinës së tij sapo ai të ketë shkuar. Ata e dijnë mirë se është jomorale që t’I flasësh dikujt në fytyrë si mik i ngushtë dhe që pastaj t’i flasësh prapa shpinës, por ata nuk mund të mos kënaqen në sjellje kaq të ultë.
Në jetën e përditshme, mund të jipen shembuj të tjerë të ndryshëm që lidhen me arsyeshmëri të tillë të përciptë. Për shembull, është sjellje e zakonshme për njerëzit injorantë që të nguten në autobusë, duke shtyrë të tjerët anash, në mënyrë që të ulen afër dritares. Ose në autobus ata nuk ua lëshojnë karriget të vjetërve ose të sëmurëve që duhet të udhëtojnë duke qëndruar në këmbë. Edhepse nuk janë të uritur e mund të blejnë ushqim të mirë, ata me lakmi hanë diçka vetëm sepse jipet falas. Ngjashëm, në qendra tregtare, ku jipen mostra të të mirave falas, ata presin disa herë në rradhë që të marrin më tepër sosh. Për më keq, ata e bëjnë shprehi për të kaluar rradhën. Ata kujtojnë se një sjellje e tillë është shenjë e mençurisë dhe i etiketojnë si “budallenj” ata që janë mjaft modest që të mos sillen në këtë mënyrë të pavlefshme.
Sigurisht, ajo që ata e quajnë mençuri është thjeshtë të qenit vetjak dhe të mbrojturiot e interesave vetjake. Njerëzit të cilët i quajnë budallenj, në anën tjetër, janë njerëz fisnikë që nuk e lejojnë veten të degradohen.
Personi që zbaton parimet morale të prezentuara në Kuran sillet në mënyrën më të ndershme. Pa marrë parasysh se sa imponuese mund të jenë kushtet, ai nuk pushon kurrë së bëri çdo gjë që e degradon atë apo të tjerët.
Një tipar goditës i të gjitha pjesëve të shoqërive injorante, nga njerëzit e getove e deri te anëtarët e shoqërisë së lartë, është fakti se ata kanë mall për gjëra që nuk mund t’i realizojnë. Në kundërshtim me pikëpamjet e mbajtura, përmallimi I tillë nuk është tipar tipik për disa pjesë të shoqërisë. Në vend të kësaj, është një tipar që mbizotëron në të gjitha shtresat e shoqërisë. Sidoqoftë, meqë e shohin këtë si degraduese, njerëzit në përrgjithësi i shmangen njohurisë se ata kanë tendencë që të mbajnë mall për gjërat që nuk mund t’I kenë dhe thjeshtë ia mveshin këtë të metave të të tjerëve.
Si edhe me të gjitha çështjet e tjera, modeli ideal është përcaktuar jo nga vetë njerëzit por nga shoqëria injorante. Ve[oritë që janë esenciale për të realizuar një shkallë të caktuar të epërsisë në shoqëri janë të njohura për secilin: që të jenë të arsimuar mirë, të jenë të shkathtë në gjuhët e huaja, të udhëtojnë shpesh jashtë vendit, të shkojnë në kafiteritë e restorantet e njohura, të jenë të ndërgjegjshëm për modën, të kenë vetura luksoze dhe karta prestigjioze të kreditit. Këta janë faktorët që ju bëjnë të jeni dikushi me rëndësi në shoqëri. Kjo poashtu është mënyra e jetesës që e kanë për zemër njerëzit injorantë. (Me që ra fjala, ne duhet të përmendim se është vështirë që të arsimuarit ose aftësia për të folur gjuhë të huaja të jenë vlera personale). Megjithatë, është gabim që të përdoren aftësitë e dikujt thjeshtë për t’u treguar).
Për shumicën e njerëzve, sidoqoftë, realizimi i standardve të larta të jetesës është e pabesueshme. Kjo në të vërtetë është pika ku fillon malli për jetën e njerëzve të tjerë. Ata që janë të pazotët për të realizuar jetë të tillë provojnë të fitojnë respektin e atyre që janë pajisur më mirë, së paku duke u orvatur të bëhen si ata.
Sidoqoftë, ata që ndjekin udhëzimet e Kuranit, janë të vetëdijshëm se të gjitha gjërat, që njerëzit i kanë mall në këtë jetë nuk janë të përhershme. Ky fakt, që do të kuptohet nga disa njerëz vetëm kur ata të kenë arritur në jetën e përjetshme, kuptohet mirë nga besimtarët. Sëkëndejmi besimtarët kurrë nuk kanë mall për stilin e jetesës tjetër, përveç asaj që është projektuar si e mirë nga Kurani. Edhe nëse janë më të pasurit ose më të mençurit në botë, ata nuk e përdorin ato që t’i impresionojnë të tjerët. Duke e ditur se pasuria dhe pushteti jipen si të mira nga Allahu, ata i vënë këto gjëra në përdorim të mirë dhe ndjehen falënderues ndaj Krijuesit. Allahu, në ajetin vijues, e bën të qartë se gjëja e vetme me vlerë në prezencën e Allahut është frika nga Allahu.
O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s'ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat) e All-llahu është i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.(Surja Huxhurat: 13)