Në tërë libër ne kemi nënvizuar faktin se të gjitha planet që bëhen nga njerëzit injorantë i bëjnë ata që bien në telashe nga të cilat nuk mund të dalin. Edhe pse ata realizojnë standardet më të mira të jetesës, ata ende ndjehen nervozë që nuk mund të arrijnë lumturinë e vërtetë. Sidoqoftë, ka vetëm një mënyrë për t’u mbrojtur nga monotonia, pakënaqësia, paqëllimshmëria, frika e ankthi. Allahu e informon njeriun për këtë sekret të rëndësishëm në ajetin vijues:
Ata që besuan dhe me të përmendur All-llahun, zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur All-llahun zemrat stabilizohen.(Surja Rr’ad: 28)
Siç u tha në ajetin e lartpërmendur, individi e arrin lumturinë e paqen e vërtetë vetëm kur e mban mendjen të zënë me të kujtuarit e Allahut dhe kur e kalon jetën duke bërë vepra të mira me qëllim që të aarrijë kënaqësinë e Tij. Njerëzit injorantë, të pavetëdijshëm për këtë sekret të rëndësishëm të Kuranit, besojnë se telashet nëpër të cilat kalojnë janë realitet i jetës dhe thjeshtë heqin dorë nga jetesa në disa kohë, meqë nuk mund të gjejnë mënyra për t’u ikur vështirësive. Në këtë pikë, besimtarët që janë të vetëdijshëm për këtë sekret të rëndësishëm, ndërmarrin përgjegjësi të rëndësishme të të shfaqurit se si të pastrojnë veten nga arsyeshmëria e injorancës dhe të jetojnë të lumtur e të kenë jetë të shpërblyer, si në këtë edhe në jetën e përtejme me fjalë tjera, të ftojnë njerëzit në rrugën e drejtë për te Allahu.
Edhe një pikë tjetër kërkon të përmendet këtu: Allahu u premton të gjithë njerëzve nga shoqëria injorante se veprat e tyre të këqija do t’u falen nëse ata me të vërtetë besojnë Allahun dhe nëse I dorëzohen udhëzimeve të Kuranit. Në këtë mënyrë, Allahu u tregon një rrugë të gjithë njerëzve për t’i ikur shoqërive injorante.
Personi që braktis mënyrën injorante të të jetuarit dhe ia nënshtron veten Allahut, falet në prezencën e Tij. Ndërkohë, besimtarët e pranojnë një person të tillë pa paragjykime rreth mënyrës së tij të mëhershme të të jetuarit. Ndër besimtarë, personi vlerësohet sipas pozicionit të fundit. Sëkëndejmi, edhepse ai ka shkuar pas kënaqësive ekstravagante në jetën e tij të mëhershme, jeta e tij e mëparshme kurrë nuk bëhet temë e interesimit të besimtarit.
Kështu, Allahu e bën të lehtë të pasurit e jetës së mirë përmes udhëzimit të Kuranit. Nën rrethana të tilla, do të ishte më së miri t’i dorëzojmë veten Allahut. Përkujtoni se njeriu është i lirë që të bëj zgjidhjen e lirë: 60-70 vite bezdisëse të cilat mund të përfundojnë me ferr, vend ky që është krijuar në veçanti për të dhënë dhimbje në trupin e shpirtin e jobesimtarit. Ose, si aletrnativë, jetën e kaluar mes njerëzve të besueshëm, në vendet më të bukura, duke pasur gjithë të mirat që do të zgjerohen deri në qiell, një vend i bukurisë që s’mund të imagjinohet. Sigurisht që njeriu i mençur do të zgjedhë këtë të fundit; jo vetëm sepse është alternativë logjike por sepse është ajo që urdhëron ndërgjegja njerëzore. Kthimi te Krijuesi të Cilit ia kemi borxh ekzistencën tonë është sigurisht ajo që e kënaq shpirtin e njeriut.
Përkundër asaj që u tha deri më tani, mund të ketë ende njerëz të caktuar që ngrejnë dyshime rreth pajtimit me të jetuarit sipas mënyrës kuranore. Në Kuran, Allahu shpall se njerëzit ndjehen më të lidhur me këtë jetë, në vend se me atë tjetrën, sepse këtë jetë e ndjejnë më të afërt:
Jo, nuk është ashtu! Por ju jeni që e doni të ngutshmen (dunjanë).Dhe e lini pas shpine atë të ardhmen (ahiretin).(Surja Kijame: 20-21)
Në këtë pikë, Kurani i këshillon njerëzit që të mendojnë për vdekjen. Një ndër arsyet kryesore pse njerëzit ndjejnë një sens të thellë të lidhjes me jetën dhe e lënë anash religjionin është të supozuarit se jeta, në të vërtetë e kufizar në 60-70 vite, është e përjetshme. Sidoqoftë, vdekja ka gjasa që t’i japë fund jetës në çdo moment. Kur vjen vdekja, personi do të lë prapa prestigjin, diplomat, pasurinë, xhirrollogritë bankare, kartat e kreditit, shkurt, të gjitha format e prosperitetit të cilat ose I posedon ose përpiqet t’i posedojë. Shpejt pasi të varroset, trupi i tij konsumohet nga krimbat dhe ai thjeshtë reduktohet në eshtëra. Fitimi i vetëm i tij në jetën e përtejme do të jenë veprat e mira që ka bërë për të fituar kënaqësinë e Allahut.
Sëkëndejmi, ata që janë të përfshirë në mënyrën injorante të të jetuarit duhet ta shohin këtë fakt sa më parë. Pas vdekjes, ka një jetë të përjetshme. Në Ditën e Gjykimit, secili do të përballet me pasojat e sjelljes së tij. Ata që nuk janë sjellë me përgjegjësi ndaj Allahut do të shkojnë në ferr, një vend i pikëllueshëm i dënimit. Atje ata nuk kanë askë që t’i ndihmojë:
Prandaj shijoni këtë (dënim) për shkak se ju e patët harruar takimin tuaj në këtë ditë, e edhe Ne tash u harruam juve, ndaj, për shkak të asaj që keni vepruar, shijoni dënimin e përjetshëm.(Surja Sexhde:14)
Në anën tjetër, ata që sinqerisht pendohen dhe kërkojnë faljen e Allahut dhe e ndjekin udhëzimin e Tij, do të arrijnë shpëtimin, si në këtë ashtu edhe në botën tjetër.
Ata do të kenë atë që duan nga bujaria e Zotit. Ky është shpërblimi i të mirëve:
Ata te Zoti i tyre kanë çkado që dëshirojnë, e ai është shpërblimi i bamirësve.All-llahu do t'ua shlyej atyre edhe më të keqen që e punuan dhe do t'u jepë shpërblime më të mira për ata që punuan.(Surja Zumer: 34-35)
Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t'i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t'u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre.(Surja Nahl: 97)