logo
HARUN YAHYA

Stili i Jetës Që E Vë Në Dukje Injoranca

A do të dëshironit të kishit një jetë të përsosur të mirësisë, sigurisë e rehatisë, ku koncepti i kohës ose një jetë e kufizuar në pesë ose gjashtë dekada nuk ka ndonjë rëndësi? Ndërkohë, mbajeni në mend se dekada e parë e kësaj jete do të kalojë në pandërgjegjësinë e fëmijërisë kurse e fundit duke u marrë me shëndetin e dobët dhe problemet e tjera që sjell mosha e shtyrë.

S’ka dyshim se përsoni i mençur do të preferonte një jetë të përsosur të mirësisë e rehatisë; për hir të disa dekadave ai nuk do të humbte jetën e përjetshme. Sidoqoftë, ka edhe disa sish që janë magjepsur e verbuar nga magjia e kësaj bote, e cila kalon sa të rrahësh qerpikun.

Njerëzit që preferojnë jetesën duke ndjekur dobitë personale, e kuptojnë shpejt se kjo nuk është mënyrë e qëndrueshme për të realizuar qëllimet e tyre. Çfarëdo që të bëjnë ose kudo që të shkojnë, gjatë jetës së tyre ata kurrë nuk arrijnë t’u ikin dhimbjeve e shqetësimeve. Por të kuptuarit e një realiteti të tillë shpesh vjen vonë; zakonisht, kur i ofrohet vdekja, njeriu mendon për zgjedhjet e gabuara që ka bërë.

Jeta në këtë botë, e bazuar në lidhjet e forta, ofron vetëm një kënaqësi të moderuar; ajo nuk ofron asgjë më tepër se pak jetesë dhe strehë. Në Kuran, Allahu jep arsyet për një preferencë të këtillë: mungesën e mençurisë. Pra, cilat janë tiparet e kësaj mënyre të të jetuarit, cili është thjeshtë burimi i jorehatisë e i mundimeve i cili shpie te tortura e plotë për tërë përjetësinë? Çfarë jete bëjnë njerëzit injorantë ?

Në faqet në vijim është dhënë një kornizë e plotë për ambientin që i rrethon njerëzit injorantë. Qëllimi është që të shpaloset të kuptuarit e vrazhdë që trashëgon ajo dhe të tregohet se sa e dëmshme është kjo mënyrë jetese për mirëqenjen e individit në aspektin afat shkurtër dhe aftagjatë.

Sidoqoftë, para se të hyjmë në detaje, secili duhet ta mbajë në mend se mënyra e jetesës e përshkruar këtu duhet të shihet në termat e të kuptuarit të përgjithshëm të shoqërive injorante. Kështu, edhe pse zakonisht praktikohet në shoqëri, kjo nuk do të thotë që ajo është e vërtetë për të gjithë individët. Mund të ketë njerëz që nuk përfshihen në praktikat të cilat përmenden në seksionet vijuese të kësaj libre. Sidoqoftë, qëllimi është që të shprehet natyra primitive e këtij të arsyetuari që shpalos veten në shpirtin njerëzor në disa mënyra: nganjëherë ne e shohim atë në qasjen individuale ndaj vlerave morale; alternativisht, mund të shihet edhe në mënyrën e të jetuarit të botës egocentrike që personi ka ndërtuar për vete. Pa marrë parasysh se si e zbulon veten stili i jetës, ka një fakt që duhet nënvizuar: njerëzit që e braktisin veten në jetën e kësaj bote, duke harruar tërësisht Ditën e Gjykimit pa asnjë kusht zbulojnë këtë primitivizëm në një mënyrë ose në tjetrën.

Jeta monotone

Ata që e pranojnë injorancën, herët a vonë zihen në kurthën e monotonisë. Të paaftë për të gjetur shkaqet e saj, ata përfundimisht i dorëzohen kësaj monotonie dhe thjeshtë e përvetësojnë si mënyrë të të jetuarit. Që nga atëherë, ata nuk orvaten të pasurojnë jetën e tyre, duke e bërë më të shëndoshë, më të rehatshme e të kënaqshme. Ata kalojnë jetën duke pritur vdekjen.

Në këtë pikë, për injorantët fillon monotonia. Në momentin që hapin sytë, ata gjenden të pushtuar nga rutina e çdoditshme. Shumë njerëz i shohin orët e gjata të kaluara në shtëpi ose në punë si diçka të kotë. Nuk është ndonjë punë e madhe që ata mund të ecin në hap me shoqërinë kur në të vërtetë ata kërkojnë diçka që t’u jap kuptim jetës së tyre. Herët në mëngjes ata lënë shtëpinë për të shkuar në punë ku takojnë njerëzit e njëjtë dhe flasin për gjëra të njëjta. Kur puna të ketë mbaruar, ata kthehen në shtëpi me veturën e njëjtë, nëpër rrugën që e ndjekin gjithmonë. Në shtëpi nuk ndodh asgjë e ndryshme; në tavolinën e darkës familja angazhohet për llafet e përditshme. Së shpejti ata fillojnë të shohin televizionin, dhe pastaj shkojnë të flenë. Kështu ata përgatiten për ditën tjetër që nuk do të sjell asgjë të re.

Duke e ditur se, në kuptimin kohor, nuk do të ndryshojë asgjë, çdo gjë bëhet edhe më e padurueshme dhe e mundishme. Ata fillojnë të mos e pëlqejnë shtëpinë e tyre, edhepse është e zbukuruar me kujdes e entuziazëm. Koha përfundimisht zhduk atraksionin e shtëpisë, mobiljeve, zbukurimeve, shkurt, gjithçka që e pëlqejnë. Koha poashtu i bën njerëzit që të humbasin dashurinë për njerëzit që i rrethojnë; pas një kohë ata nuk nxjerrin ndonjë kënaqësi nga raportet e tyre siç bënin dikur. Anëtarët e familjes dhe miqtë e afërt nuk ofrojnë më kënaqësinë e dikurshme; njerëzit në gjendjen e injorancës i duan ata përreth vetëm për shkak të shprehisë.

Shkak kryesor për këtë monotoni janë sigurisht qëllimet e vogla që ata kanë. Edhe personi më ambicioz në botë ka qëllime të rëndomta, kurse e tëra kjo është rezultat i të jetuarit në një botë të vogël: diplomimi në një universitet me prestigj, fitimi i një pune të mirë, martesa e lumtur, dërgimi i fëmijëve në shkollë, përmirësimi i standardeve të të jetuarit dhe përfundimisht pritja e vdekjes… thënë ndryshe, ardhja në ekzistencë, rritja dhe vdekja.

Kalimi i kufinjve të këtyre caqeve, të imponuara nga kultura e injorancës, është i pamundshëm. Të gjitha idealet janë vënë për disa dekada të jetës.

Sidoqoftë, individi, duhet t’ia përkushtojë burimet e tija plotësimit të urdhërave të Allahut me qëllim që të sigurojë kënaqësinë e Allahut. Jeta që kalohet për shkakun e Allahut nuk bëhet kurrë monotone. Secili moment bëhet burim i kënaqësisë e përkushtimit. Njeriu do të qëndrojë për pak në këtë botë, por në Parajsë, vend i lumturisë së pafundme, ai përfundimisht do të marrë shpërblimin për atë që ka bërë. Prandaj, për besimtarin, është jourtësi që të vrasë kohën kot. Përkundrazi, personi e gjen se çdo moment i kësaj jete të kufizuar është i çmuar.

Ai që ndjek urdhërat e Kuranit nuk përjeton kurrë monotoninë. Ai është njeri i mençur që në mënyrë të vazhdueshme sjell diçka të re në jetë. Ai nuk lejon kurrë që njerëzit që e rrethojnë atë ose jetën e tij të hyjnë në rreth të mbyllur. Madje edhe me burime të kufizuara e në kohëra të vështira, ai gjithnjë gjen mënyra për ta përmirësuar jetën e vet. Në moshë të shtyer, gjithashtu, entuziazmi i tij për përmirësimin e jetës nuk zhduket kurrë. Përcaktimi i tij që të ndjekë rrugën e drejtë përfundimisht i sjell jetë të mirë në këtë botë dhe në parajsë e në jetën e përtejme:

E ata thonë: “Falënderuar qoftë All-llahu që largoi prej nesh brengat; vërtet, Zoti ynë është që falë shumë dhe është bamirës.I cili nga mirësia e Tij na vendosi në vendin e përjetshëm, ku nuk do të na prekë ndonjë mundim fizik dhe ku nuk na prek ndonjë molisje.(Surja Fatir: 34-35)

Përkundër shpërblimit të këtillë, njerëzit injorantë pranojnë kotshmërinë e jetës së tyre. Allahu, në Kuran i jep arsyet për një qëndrim të tillë:

Ata të gjithë së bashku nuk kanë guxim t'ju luftojnë, vetëm kur gjenden në ndonjë vend të fortifikuar ose kur janë pas ndonjë muri. Armiqësia ndërmjet tyre është e ashpër. Mund të mendohet për ta se janë të bashkuar, e në realitet zemrat e tyre janë të përçara, sepse janë njerëz që nuk logjikojnë.Si shembulli i atyre jo fort moti që përjetuan të keqen e punës së vet, edhe ata kanë një dënim të rëndë.(Surja Hashr: 14-15)

Ambienti i lodhshëm

Në shoqëritë injorante njerëzit bëjnë jetë të mundimshme. Kjo sigurisht është pasojë direkte e mos vënjes së besimit në Allahun. Duke mos besuar në Allah, ata supozojnë se mund t’i shmangen përgjegjësive të tyre ndaj Allahut dhe të kënaqen në të gjitha kënaqësitë botërore të kësaj jete. Por, për zhgënjimin e tyre, një gjë i shqetëson ata pa masë: stresi. Zgjidhja e tyre e mosbesimit qëndron vetëm në të supozuarit se një ambient ku nuk imponohet një sjellje e përshtatshme nga një ndjenjë absolute e së drejtës dhe së gabuarës por nga përkushtimi i parimeve vetjake do t’i ofronte atyre paqe, rehati e kënaqësi. Megjithatë, në kundërshtim me ato që presin ata, përvoja e tyre dëshmohet të jetë tjetër.

Shkaku kryesor për këtë bezdi është pasiguria. Kjo pasiguri është pasojë e mos besimit në Allahun. Njerëzit, që nuk mendojnë fuqinë dhe kontrollin e Allahut mbi tërë njerëzit dhe incidentet, ndjejnë frikë të vazhdueshme e parehati. Të pavetëdijshëm për fatin, i cili është nën kontroll të plotë vetëm të Allahut, ata luftojnë të përballen me tërë jetën. Sipas kësaj arsyeshmërie ata, në çdo moment, mund t’i godasë fati i ligë kurse ata do të jenë të dobët e të pandihmë.

Ndaj çdo gjëje që ndodh, ata kanë qasje negative. Frikë e madhe i rrethon ata nga çdo anë. Të ngarkuar me stres, mendjet e tyre dështojnë të gjejnë zgjidhje për problemet. Sikur të trajtonin këto probleme duke qenë në gjendje të qetë mendore, këto do të ishin çështje minore për t’u zgjidhur. Kryesisht ata janë të palumtur, çdo gjë që takojnë gjatë jetës, pa marrë parasysh se a është e rëndësishme ose e kotë i bën ata të tendosur. Veçanërisht situatat që ata i përshkruajnë si të pafat bëhen burim kryesor i stresit për ta.

Megjithatë, ajo që është e zakonshme për këta njerëz është dëmi që ata i shkaktojnë shëndetit të tyre mental. Fjalitë që fillojnë me çka nëse…? I preokupojnë mendjet e tyre me skenare shkatërruese. Një biznesmen, për shembull, i merr parasysh të gjitha pasojat e mundshme të humbjes së një takimi të rëndësishëm që do të mbahet javën tjetër: çka nëse i ikën aeroplani dhe nuk mund të arrijë me kohë në takim?; cila do të ishte humbja e tij në situatë të tillë?; si mund t’ia shpjegojë situatën shefit të tij? Janë vetëm disa nga pyetjet që i shkojnë nëpër kokë. Ky qëndrim, nuk është i kufizuar në vetëm një temë. Një qasje e tillë është e vërtetë për çdo aspekt jetësor, siç është shëndeti, familja e miqtë, çështjet shoqërore e ekonomike, vetëm disa nga to. Problemet e imagjinuara të bashkëshortëve të tyre, fëmijëve e miqve e shtojnë stresin.

Në anën tjetër, besimtarët që janë në pajtim me urdhërat e Kuranit, ndjejnë thellë në zemrat e tyre paqe, rehati e lumturi. Duke qenë të ndërgjegjshëm për ekzistencën dhe fuqinë e Allahut, ata kurrë nuk tronditen nga hallet e shqetësimet. Ata i zgjidhin problemet me mençuri. Nëse hasin në vështirësi gjatë zgjidhjes së problemit, kjo nuk ua then shpirtin. Ata e dijnë, se çfarëdo që të ndodhë, ka një të mirë në vete. Sërish, në një gjendje të paqme mendore, ata shikojnë se si të përmirësojnë situatën. Me një qëndrim të këtillë, rrjedhojë e drejtëpërdrejtë e besimit të tyre në Allah, ata qëndrojnë larg nga çfarëdo e keqe që mund të jap stresi e tensionimi në trupin e shpirtin e njeriut.

Besimtarët nuk e humbin kurrë besimin e tyre te Allahu; humbja materiale, një aksident ose sëmundje nuk e prekin besimin e tij ndaj Krijuesit, meqë e dijnë se në çdo gjë ka një të mirë. Ata e dijnë se, përveç Allahut, njerëzit nuk kanë mbrojtës ose ndihmës tjetër... në situatat ku veçanërisht rrethanat nuk janë të favorshme, ata shpejt vërtetohen se kjo është provë e Allahut. Allahu ofron arsyet themelore për këtë qëndrim në ajetin vijues:

Juve u është bërë obligim lufta, ndonëse ju e urreni atë. Por mund që ju ta urreni një send, e ai është shumë i dobishëm për ju, dhe mund që ju ta doni një send, e ai është i dëmshëm për ju. All-llahu di (fundin e çdo sendi) e ju nuk dini.(Surja Bekare: 216)

Njerëzit injorantë janë në mënyrë të veçantë të lëndueshëm. Stresi, pasojë e arsyes së pakuptimtë, shkakton dëm të pakthyeshëm në trupin dhe shpirtin e tyre. Derisa ndjekin deri në pambarim kënaqësinë e jetës, ata e gjejnë veten të mbuluar nga hidhërimi i brengave të tyre të paarsyeshme. Përveç kësaj bote, ata humbin edhe jetën e përtejme. Nëse, sidoqoftë, do ta kalonin kohën e tyre duke menduar për jetën e përtejme, në vend se të prodhojnë skenare negative, që janë thjeshtë pjellë e imagjinatës, ata sigurisht që do të arrinin lumturinë si në këtë, poashtu edhe në botën e përtejme.

All-llahu bleu prej besimtarëve shpirtërat dhe pasurinë e tyre me xhennet. Luftojnë në rrugën e All-llahut, mbysin dhe mbyten. (All-llahu dha) Premtim të cilin e vërtetoi në Tevrat, Inxhill e Kur'an. E kush është më zbatues i sigurt i premtimit të vet se All-llahu? Pra, gëzonju marrëveshjes që bëtë me Të. Ky është suksesi i madh.(Surja Tevbe: 111)

Dhënja rëndësi njerëzve bazuar në pasurinë e tyre, statusin e pamjen e mirë

Njerëzit e pasur vlerësohen lartë nga injorantët. Sa më shumë para që të ketë personi, aq më i respektuar bëhet.

Në shoqëritë injorante nuk fitojnë nderin vlerat morale, serioziteti dhe modestia. Këto në të vërtetë nuk janë virtyte të cilave iu kushton rëndësi injoranca. Duke qenë bazë e vetme e të gjitha raporteve dhe vlerave, paraja paraqet një strukturë krejtësisht tjetër të vlerave morale dhe botëkuptimeve në shoqërinë injorante; në këtë sistem secili dhe çdo gjë ka një çmim dhe nuk ka asgjë që nuk mund të realizohet derisa e paguani çmimin.

Për shkak të këtij të ashtuquajturi superioritet, njerëzit në gjendje të injorancës ndjejnë një admirim të jashtëzakonshëm për elitën e shoqërisë. Pa marrë parasysh se sa janë ata të korruptuar, mënyra e tyre e jetesës çmohet shumë, madje edhe imitohet. Sipas kësaj filozofie, personi, megjithëse krejtësisht i korruptuar moralisht, mund të zë një status të lartë e të respektuar në shoqëri.

Si pasuria, edhe statusi dhe pamja e mirë, gëzojnë një admirim poashtu në shoqëritë injorante. Shpesh, edhe pa e pasur as idenë më të vogël për karakterin e personit, injorantët mendojnë se një person është superior ndaj të tjerëve për shkak të pamjes së tij ose pozitës së tij prestigjioze në biznes. Në të vërtetë ky është sistem mbi të cilin qëndron shoqëria injorante. Qysh në fëmijërinë e hershme, të gjithë anëtarët e shoqërisë i mësojnë këto vlera dhe fillojnë të jetojnë sipas tyre. Secili e di se cilës klasë shoqërore i përket, dhe cilat dobi e përparësi i përkasin duke qenë anëtar i asaj klase. Pasuria ka një përparësi ndaj varfërisë, sikurse përparësia që e gëzojnë njerëzit e shkolluar ndaj analfabetëve dhe njerëzit e njohur ndaj qytetarëve të thjeshtë. Ky është burimi kryesor qesharak i lakmisë dhe ndjenja e inferioritetit ndaj këtyre njerëzve që duket se kanë gjetë vend më të mirë në këtë jetë se të tjerët. Ndjenjat e tilla i shtyjnë pashmangshëm njerëzit në konkurrencë. Ata ia kushtojnë tërë energjinë, të menduarit për aftësitë dhe kohën e angazhimit në betejë për këtë status. Një konkurrencë e tillë pashmangshëm i bën njerëzit të harrojnë qëllimin e ekzistencës së tyre.

Si pasojë e indoktrinimit shoqëror, ata që mendojnë se janë superiorë, supozojnë se kanë të drejtë të kenë kontroll shtypës ndaj të tjerëve. Kierarkia e pashkruar që mbizotëron në shoqëri, për shembull, bën që pronari të bezdisë qiramarrësin e tij. Ngjashëm, qiraxhiu mendon se ka të drejtë të bezdisë rojtarin. Rojtari ushtron autoritetin në shtëpi, mbi gruan, dhe sipas kësaj mënyre gruaja mbi fëmijtë. Në botën e tyre, ka një kierarki të superioritetit. Në këtë kierarki secili i di të drejtat e tija individuale dhe kufizimet e autoritetit të tij.

Sigurisht ky është një sistem i sjelljes shoqërore me të meta. Njerëzit në këtë gjendje injorance krijojnë një sistem dhe pastaj ballafaqohen me vështirësi që të pajtohen me rregullat e sistemit që vetë e kanë krijuar. Ky është rezultat i drejtpërdrejtë i të arsyetuarit të patakt. Sidoqftë, në vend se të zhdukin këtë gabim fundamental, njerëzit injorantë luftojnë të gjejnë mënyra për të qenë të suksesshëm në këtë konkurrencë të pamëshirshme.

Në kundërshtim me kriteret e shoqërisë injorante për superioritetin, me fjalë të tjera pasurinë, pushtetin e statusin, superioriteti i vërtetë fton për besim në Allahun dhe frikën nga Allahu. Ngjyra e dikujt, pamja e mirë ose prosperiteti nuk kanë rëndësi në prezencën e Allahut. Një ditë, secili, i varfër ose i pasur, i bukur ose i shëmtuar, do të hidhet në qefin ku trupi I tij do të reduktohet në parëndësi.
Kurani vendos kritere reale për njeriun:

O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s'ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat) e All-llahu është i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.(Surja Huxhurat: 13)

Duke jetuar në një komunitet njerëzish, që kanë një zotërim të brendshëm të këtij të arsyetuari kuranor, sigurisht që është burim i madh i komforit. Një ambient ku konceptet e dashurisë e të respektit janë të izoluara nga vlerat morale dhe të zëvendësuara nga virtyte si ndershmëria, ndërgjegjësimi moral etj, i jep një fund natyror këtij konkurrimi të pamëshirshëm. Një konkurrim i tillë duhet zëvendësuar duke u orvatur për të qenë në rrugë të Allahut. Allahu shpall superioritetin e atyre që luftojnë në rrugën e Allahut:

Të tillët janë duke nxituar drejt të mirave dhe të parët do t'i arrijnë ato.(Surja Mu’minun: 61)

Secili (popull) ka një anë, të cilës ai i kthehet, ju shpejtoni kah punët e mbara, kudo që të jeni All-llahu ka për t'ju tubuar të gjithëve, All-llahu ka fuqi për çdo send.(Surja Bekare: 148)

I besojnë All-llahut dhe së ditës, këshillojnë për të mirë dhe largojnë nga të këqijat përpiqen për punë të dobishme, edhe ata janë prej të mirëve.(Surja Ali Imran: 114)

Ata jetojnë në një ambient ku urtia
e ndërgjegja nuk kanë vend

Sistemi i injorancës nuk le hapësirë për të menduar; kjo do të thotë të jetosh pa menduar, të flasësh pa menduar, të japësh vendime pa menduar, të implementosh pa menduar… Njerëzit injorantë e konsiderojnë të menduarit sikur humbje kohe, dhe çka është më me rëndësi, e përceptojnë këtë si të mundimshme, meqë definitivisht kjo fton për ndërgjegje e mençuri, dy koncepte që nderohen vetëm në teori por kurrë në praktikën e mënyrës injorante të të jetuarit. Në vend të kësaj, pa ia nënshtruar ato hulumtimit të plotë, njerëzit aplikojnë dhe vëzhgojnë rregullat, parimet e traditat që i bëjnë vetë, sigurisht një mënyrë e lehtë e të jetuarit që kurrë nuk kërkon të mendojnë.

Për shembull, meqë janë të udhëzuar ata e dijnë saktësisht se çfarë duhet të bëjnë. Në rast urgjence ose të një situate të papritur, atyre u mungon iniciativa për të ofruar zgjidhje për problemin. Kjo është thjeshtë sepse ata janë mësuar në zgjidhje të gatshme. Habia dhe të vepruarit pavendosmërisht janë vetëm disa nga pasojat e mos të aplikuarit të urtisë e ndërgjegjes.

Ngjashëm, injorantët shfaqin apati ndaj risive. Përveç në rast zori, ata shprehin ngurrim për të prodhuar çfarëdo gjëje të re, pavarësisht se për çka është fjala. Një shembull nga përditshmëria i bën këto shpjegime më të qarta. Njerëzit injorantë janë të gatshëm të blejnë çfarëdo që u servojnë dizajnerët, sado qesharake që të jetë ajo. Vetëm për të qenë në hap me modën, ata veshin rroba që duken qesharake. Ata rrallë e përdorin gjykimin e shëndoshë që të duken mirë. Ngjashëm, të përcaktuara nga tendencat e përgjithshme të modës, janë edhe preferencat sa i përket zbukurimit të shtëpisë, filmave, argëtimit, shfaqjeve televizive etj.

Gjatë përditshmërisë, pikëpamjet shpalosen në shumë mënyra. Kur takohen me lypësin me duar të shtrira në rrugë, ata nuk mund të ecin anash, por i japin ca para. Sidoqoftë, ky është një veprim reflektiv, që është rezultat i procesit të të mësuarit e jo vendim i ndërgjegjshëm. Në situatë tërësisht tjetër, është plotësisht e mundur që ata do të vepronin në mënyrë të pamenduar e të pandjeshme. Gjatë jetës është e mundshme të jemi dëshmitarë të qindra shembujve të këtyre veprimeve reflektive. Esenca e çështjes është se pasojat e pamendueshmërisë shprehimore mund të jenë më serioze se sa që dikush mund të imagjinojë. Sigurisht, e meta më e madhe është të kuptuarit e varfër të madhështisë së Allahut dhe të ekzistencës së jetës së përtejme. Në Kuran, shkaqet për këto karakteristika të shoqërisë injorante janë shpallur shumë thjeshtë:

“…sepse janë njerëz që nuk logjikojnë…”(Surja Hashr: 14)

Në anën tjetër, besimtarët janë ata që kanë një mendjehollësi për rëndësinë e urtisë e të ndërgjegjes. Në çdo aspekt të jetës, ata shfrytëzojnë përparësitë e kësaj të mire deri në masën më të madhe. Ata përsiasin për çdo incident që i godet edhe ndërmarrin vepra të mençura e të menduara mirë. Besimtarët mësojnë nga këto incidente dhe fitojnë përvojë të shkëlqyer për ta përdorur më vonë në jetë. Ata kurrë nuk angazhohen në praktika të trashëguara, pa parashtruar pyetje paraprakisht. Nëse sistemi ia del që t’i ofrojë atyre diçka vërtetë të mirë, ata e përvetësojnë atë. Ndërkohë, ata nuk lejojnë që komponentat jo të përdorshme të këtij sistemi të ndikojnë në jetët e tyre, dhe nuk humbin kohë në ndryshimin ose përmirësimin e kushteve, nëse kërkohet ripërtrirja. Ajo që është më me rëndësi, ata jetojnë jetë të qetë e të shpërblyer në këtë botë, dhe gjithashtu duke iu falënderuar sjelljes së tyre të konsideruar arrijnë lumturinë në përjetësi. Këto janë të mirat aktuale që sjell ndërgjegja e mençuria.

Degjenerimi

Ato të cilave i referohemi si vlera morale, janë koncepte të paraqitura nga religjioni e që e bëjnë jetën të bukur e të shpërblyer. Saherë që këto vlera shtrembërohen, ballafaqohemi me pamje shqetësuese në shoqëri. E para, në një ambient ku nuk ka rregulla e kufizime, mbizotëron paligjshmëria. Në këtë sistem, secili vë rregullat e parimet e veta, të bazuara në kritere tepër të ndryshme. Parimi bazë që aplikohet në shoqëritë injorante është që të mos shkohet në ekstreme të sjelljes shoqërore që do të nxisin reagime shoqërore. Është e pranuar gjerësisht se mund të bëhet çdo e padrejtë, përderisa kjo nuk bëhet publike. Njerëzit injorantë mbajnë fjalime për sjelljen virtuoze e morale, ose I dënojnë ata që kanë pikëpamje të tjera. Sidoqoftë, ata për vete i shkelin këto vlera saherë që janë të bindur se nuk i sheh askush.

Ky në të vërtetë është themeli kryesor mbi të cilin qëndron filozofia e tyre. Ata kurrë nuk mendojnë se Allahu i rrethon në çdo moment, ata kurrë nuk e konceptojnë se Ai sheh çdo vepër që ata bëjnë dhe dëgjon çdo fjalë që ata lëshojnë. Ata e shohin degjenerimin si një mënyrë moderne të të jetuarit.

Ata frikësohen se do të jenë të poshtëruar nëse nuk e projektojnë imazhin e personit modern. Ky imazh para së gjithash thërret për talljen e vlerave morale siç është ndershmëria. Për shembull, dikush që ia kthen pronarit paratë që ka gjetur në rrugë, është qesharak. Në një situatë të tillë, sjellja e pranueshme sipas njerëzve injorantë do të ishte që paratë të mos ktheheshin. Ky shembull reflekton vetëm një aspekt të të kuptuarit të vlerave morale në shoqëritë injorante. Konceptet si ndershmëria dhe thjeshtësia gjithashtu humbin rëndësinë e tyre. Falsifikimi dhe të gënjyerit pranohen si diçka normale. Personi mund të kryejë vjedhje meqë nuk sheh asgjë të keqe në të. Ngjashëm, në këtë sistem secili mund të gënjejë sa herë që të dojë. Në këtë sistem ata që mendojnë ndryshe nuk kanë të drejtë të kundërshtojnë sepse edhe ata kanë të drejtë të sillen lirisht (!) në pajtueshmëri me vlerat e tyre morale.

Kurani e bën të qartë se njerëzit që zbatojnë vlerat morale të kohës së injorancës vuajnë për këtë:

All-llahu nuk u bën asgjë të padrejtë njerëzve, por ata i bëjnë të padrejtë vetes së tyre.(Surja Junus: 44)

Në shoqëritë ku njerëzit zbatojnë vlerat religjioze, ata sillen me përgjegjësi ndaj njëri tjerit meqë kanë frikë nga Allahu. Ata kurrë nuk denjojnë që të jenë të pandershëm ose të pasinqertë, dhe sigurisht kurrë nuk I shtyjnë gjërat deri në ekstreme për t’I bërë gjërat të vështira për të tjerët. Vlerat morale bëhen bazë e të gjitha akteve dhe sjelljeve.

Raportet e bazuara në interes në vend
se në ndershëmri e sinqeritet

Raportet e nxitura nga baza interesi, gjithashtu një tipar ky i shoqërive injorante, nuk e lejojnë fromimin e shoqërive të sinqerta. Miqësitë e vërteta kërkojnë sakrificë dhe të menduar; njeriu duhet të marrë parasysh nevojat dhe interesat e personit tjetër dhe të synojë mënyra për të ofruar paqe dhe rehati ndaj tij/saj. Një qasje e këtillë, sidoqoftë, është në kundërshtim të plotë me të arsyetuarit e njerëzve injorantë. Arsyeshmëria e tyre primitive fton për bindje jo paqësore ndaj interesave vetjake për idetë e gabuara se jeta është e shkurtër dhe bota një vend i përkohshëm.

Kjo mënyrë e të arsyetuarit sjell dëm e jo dobi.. Telashet e shkaktuara nga kjo qasje vetjake I prekin më së shumti ata. Gjatë tërë jetës, ata duhet të kalojnë kohën në një ambient ku nuk përjetojnë kurrë dashurinë dhe respektin e vërtetë. Ata e dijnë gjithmonë se miqësitë e tyre bazohet në interesa të dyanshme. Pa dyshim që ata e ndjejnë se në kohë të turbullta miqtë e tyre do të largohen. Ata u qasen njerëzve të tjerë me mentalitet të njëjtë. Megjithatë gjatë tërë jetës së tyre ata ankohen se nuk kanë miq të vërtetë.

Njerëzit që janë injorantë supozojnë një qasje vet-sakrifice ndaj miqve të tyre vetëm kur besojnë se do të kenë ndonjë përparësi. Përkohësisht ata shtiren sikur janë miq të mirë. Megjithatë, kur përparësitë që fitohen nga lidhja të kenë kaluar, ata mbajnë një qasje të largët e të ftohtë, duke lënë të kuptohet se ata nuk kanë më nevojë për një lidhje të tillë.

Ky në të vërtetë është një proces shumë i njohur. Është interesant fakti se askush nuk dënon të tjerët ose nuk i kundërvihet këtij sistemi, sepse të gjithë anëtarët e shoqërisë injorante mendojnë në mënyrë të njëjtë. Madje edhe martesat dhe raportet ndërmjet anëtarëve të ngushtë të familjes janë të bazuara në këtë sistem. Në vend se të ofrojnë besim, dashuri e respekt, të dyja palët i qasen njëra tjetrës me qëllim që të përfitojnë ndonjë dobi. Në përgjithësi gratë e shohin martesën si garancë për të ardhmen. Xhirrollogaria bankare e burrit të ardhshëm në të shumtën shërben si siguri jetësore. Edhepse nuk thuhet haptazi, martesa konsiderohet si kontratë. Nëse njeriu është i pasur, gruaja supozon se ka bërë një zgjidhje te duhur. Burri e ndjen të njëjtën gjë dhe supozon se është ai që ka mashtruar tjetrin. Sikur në të gjitha punët, ai synon që të ketë disa dobi; gruaja e tij e bukur bëhet diçka me të cilën ai lavdërohet. Tekefundit, ai siguron ekzistencën e dikujt në shtëpi, kurse gruaja gjatë tërë jetës do të kryejë në qetësi punët shtëpiake, të hekurosë këmishat e tij dhe të kujdeset për fëmijtë.

Sistemi i tillë është pashmangshëm pasojë e të qenit larg nga botëkuptimet islamike. Të shikuarit e njeriut si një mjet për të realizuar qëllime të veçanta është, në një masë të madhe, pjesë e dëmit që shkaktohet nga jobesimtarët në shoqëritë që janë zhytur në injorancë.

Kjo arsyeshmëri e shtrembëruar është bartur gjithashtu te brezat e rinj. Të ndikuar nga prindërit e tyre, fëmijtë fillojnë t’i shohin ata si furnizues të cilët kudjesen për ta, i marrin nga shkolla, dhe përfundimisht aranzhojnë për ta një profesion të respektueshëm. Në anën tjetër, prindërit i shohin fëmijtë si pronë në të cilën duhet investuar. Qëllimi i tyre final është që të kenë dikë që do të kujdeset për ta kur të plaken. Këto qëllime, që kurrë nuk thuhen zëshëm, por ndjehen e përjetohen intenzivisht, e preokupojnë mendjen e të gjithë individëve në shoqëritë injorante.

Siç e kemi parë, duke besuar se kanë bërë më të mirën për jetën e tyre, të gjithë anëtarët e shoqërive të tilla, i përshtaten këtij rregulli pa ndonjë përjashtim. Sidoqoftë, është humbje e madhe nëse nuk përjetohet miqësia dhe ndershmëria e vërtetë, madje edhe me bashkëshortin ose fëmijtë. Njohuria se edhe anëtarët e familjes së ngushtë, i qasen njëri tjetrit me qëllime materiale sigurisht që shkakton dhimbje të brendshme.

Sidoqoftë, rrënjët e sëmura nga mentaliteti i korruptuar i shoqërive injorante nuk janë të kufizuara vetëm në rastet e lartëpërmendura. Vetmia që ndjehet në këtë botë zgjat poashtu në përjetësi. Allahu paralajmëron njeriun për një zhgënjim të tillë që më përpara.:

Në të vërtetë ju na erdhët një nga një (të vetmuar), ashtu si ju krijuam së pari; keni lënë prapa shpinës atë që u patëm dhënë, e nuk po shohim se i keni me vete ndërmjetësuesit tuaj, të cilët i mendonit se për ju janë ndihmëtarë (i shoqëronit All-llahut). S'ka dyshim, është këputur lidhja mes jush, dhe mbaroi ajo çka mendonit (ndërmjetësues apo zotëra tjerë.(Surja En’am: 94)

Kur personi i dorëzohet Allahut, Ai e mbron atë. Personi i tillë bëhet mik i përjetshëm i të gjithë profetërve, engjujve e besimtarëve.

E kush do që i bindet All-llahut dhe të dërguarit, të tillët do të jenë së bashku me ata që All-llahu i shpërbleu: (me) pejgamberët, besnikët e dalluar, dëshmorët dhe me të mirët. Sa shokë të mirë janë ata!(Surja Nisa: 69)

Të jetuarit në kushte të papastra

Të arsyetuarit primitiv, puna për të mbijetuar qëllimin e fundit të jetës, bën që anëtarët e saj të bien në stil jetësor të paorganizuar. Një ndër themelet e këtij mentaliteti është që të ketë më shumë kohë që të nxirret kënaqësi nga jeta. Ky qëllim, duke manifestuar veten në fraza të zakonshme siç është përfitimi sa më shumë nga jeta ose ruajtja e momenteve të caktuara, promovohet energjikisht dhe inkurajohet, si stil i bashkohor i jetesës.

Ka një çështje tjetër që kërkon të përmendet këtu: fakti se individët nuk i kushtojnë rëndësi askujt tjetër pos vetes, duke mos treguar kështu dashuri të vërtetë dhe respekt për askend, në të vëretë paraqet një mënyrë të tillë të të jetuarit. Situata bëhet më e qartë në martesë ku çiftet humbin respektin e ndërsjellë. Menjëherë pas martesës, të dyja palët nuk hezitojnë të sillen në mënyrë në të cilën nuk kanë guxuar të sillen para se të martoheshin. Të kaluarit e pjesës më të madhe të ditës në pixhama, me fytyrë të palarë, flokë të pakrehur e aromë të keqe nga goja, ose të jetuarit në shtëpi ku sipërfaqet e kuzhinës vlojnë nga enët e palara tërë ditën, janë të gjitha rezultat i këtij mentaliteti.

Me të vërtetë, ky mentalitet nuk sjell tjetër përveç vështirësive, çrregullimit e kaosit për jetën e njerëzve injorantë. Me pretekstin e mos humbjes kohë, ata i shmangen shumë gjërave që do të sillnin një grimë estetikë në jetën e tyre. Ata merren vetëm me esencën dhe nuk përpiqen që të bëjnë ambientin e tyre të bukur. Për shembull, gjatë kryerjes së punëve shtëpiake ata nuk i kushtojnë rëndësi detajeve. Atyre u duket e vështirë që të pastrojnë; nëse papastërtia përreth nuk shihet, është një arsye e majftueshme për të mos pastruar. Disa njerëz e përceptojnë hekurosjen, bërjen dush, ndërrimin e çarçafëve të ndotur, peshqirëve ose rregullimin e dhomave të tyre si humbje kohe. Ata nuk i pastrojnë rrobat e tyre derisa nuk shihen njolla ose ndyrësi e dukshme në to. Ata nuk mërziten që të rruhen. Veçanërisht në kohë të ftohtë ata nuk duan që të pastrohen. Në të shumtën ata pastrojnë vetëm flokët. Në disa kultura, femrat gjejnë zgjidhje praktike për këtë: ato vizitojnë floktarin njëherë në javë dhe nuk ndjejnë nevojë që të pastrojnë flokët e tyre deri në vizitën tjetër te floktari. Në vend se të bëjnë dush, ata përgjithësisht kamuflojnë çfarëdo kundërmimi të padëshirueshëm me parfum e dezodoransë, që i bën edhe më shqetësues. Njerëzit injorantë i kushtojnë rëndësi pamjes së jashtme të rrobave, megjithëse nuk ndjejnë nevojën për të pastruar rrobat që kundërmojnë erë të rëndë të djersës, ushqimit ose cigareve.

Të kuptuarit primitiv të higjienës është veçanërisht i përhapur te të rinjtë. Rrobat e tyre të parapëlqyera janë të ngrëna, ose janë xhinse të shqyera të zhytura në papastërti. Në universitete e diskoteka ose edhe nëpër rrugë, është e njohur mirë ulja nëpër trotuare ose shkallë, duke mbajtur veshur xhaketë të ndotur lëkure, këpucë të përbaltura, dhe çantë të çngjyrosur. Ata përgjithësisht nuk e pastrojnë garderobën e tyre; rrobat e ndyra e të shkatërruara hidhen në garderobë, bashkë me të pastrat. Pastruesja bën pastrimin njëherë në javë; dhe për të mos kaluar kohën duke larë enët ata preferojnë ushqimin e shpejtë.

E inkurajuar nga preteksti i modernizmit, kjo mënyrë të kuptuari e jetesës gëzon një popullaritet të veçantë ndër një shtresë të shoqërisë të quajtur intelektualë. Shumica e këtyre njerëzve, në të shumtën e rasteve e përbërë nga gazetarët, autorët, piktorët, aktorët, poetët e njerëzit e shou biznesit, projekton imazhin e intelektualit me mjekrra të ndyra, flokë të yndyrshme e rroba të çrregullta. Ata besojnë se paraqitja me rroba të pastra e të shtruara është në papërshtatshmëri me karizmën e tyre. Disa kushte të papastra sigurisht që ndikojnë negativisht te këta njerëz injorantë. Qofshin të rinj apo të vjetër, ata zhvillojnë sëmundje të shkaktuara nga paushqyeshmëria dhe kushtet josanitare. Duke thithur tym cigaresh në zyrat e tyre, tregtuar në qendra tregtare, kafiteri etj., lëkura e tyre shndërrohet në të verdhë dhe ata vuajnë nga probleme serioze të mushkërive. Sidoqoftë, këto janë efekte negative që shihen vetëm në trup. Të jetuarit në vende të ndotura e të çrregullta, bashkë me njerëzit e tjerë që nuk brengosen për kushtet sanitare, ka efekt negativ edhe në psikologjinë e tyre. Me kohë, ata bëhen tërësisht të pandjeshëm ndaj bukurisë dhe estetikës. Në të vërtetë kjo është pasojë e zgjidhjes që ata duan ta bëjnë.

Përkundrzai, Kurani inkurajon njeriun që të jetojë në vendet më të pastra e më të bukura të mundshme. Në Kuran, Allahu jep llogari të detajuar se si duhet të drejtojnë jetën e tyre besimtarët:

Dhe rrobat tua pastroji!(Surja Mudeththir: 4)

All-llahu i do ata që pendohen, dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme.(Surja Bekare: 222)

O ju njerëz, hani nga ajo që është në tokë e që është e lejuar dhe e mirë, e mos shkoni hapave të djallit se ai është armik i hapët i juaji.(Surja Bekare: 168)

Të pyesin ty (Muhammed), çka u është lejuar atyre? Thuaju: “U janë lejuar të gjitha gjërat e mira.(Surja Maide: 4)

Ai do të lejojë për ta çdo të mirë dhe i ndalon nga çdo e keqe.(Surja A’raf: 157)

Dhe kur shtëpinë (Qaben) e bëmë vendkthimi dhe vendsigurie për njerëzit, (u thamë) Vendin ku qëndroi Ibrahimi pranojeni për vendfaljeje! Ibrahimin dhe Ismailin i urdhëruam: ju të dy pastrojeni shtëpinë Time për vizituesit, për ata që qëndrojnë aty dhe për ata që falen aty.(Surja Bekare: 125)

Disa thanë: “Zoti juaj e di më së miri se sa keni ndejur, prandaj dërgojeni njërin prej jush me këtë argjend (monedhë argjendi) në qytet, e të zgjedhë ushqim më të mirë, e t'ju sjellë atë juve dhe le të ketë shumë kujdes e të mos i japë të kuptojë askujt për ju”.(Surja Kehf: 19)

O Jahja, merre librin me shumë kujdes, dhe ashtu, dhe ashtu Ne i dhamë atij urtësi kur ishte fëmijë.(Surja Merjem: 12)

Në emër të modernizmit, njerëzit injorantë, me duar të veta, krijojnë papastërti dhe ambient të paorganizuar. Në anën tjetër duke qenë në pajtueshmëri me parimet e Kuranit, besimtarët gëzojnë bukuritë e kësaj jete para se të arrijnë në jetën e përtejme.

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Hyrje
  • Të njohurit e shoqërisë injorante
  • Stili i jetës që e vë në dukje injoranca
  • Vlerat morale të injorancës
  • Frika dhe ankthet e injorancës
  • Besimet e devijuara të njerëzve injorantë lidhur me religjionin
  • Një karakteristikë e rëndësishme e shoqërive injorante: Pamundshmëria e pabindshmërisë së tyre
  • Të larguarit nga të keqkuptuarit qe e bart mosbesimi
  • Konkluzion