Pa marrë parasysh se cili është pozicioni origjinal i tij, personi me mendje të shëndoshë dhe të kuptuar të qartë i jepet së vërteteës që ofrohet e të cilën e gjen si dëshmi të bindjes. Kjo sepse ai e di, si qenje njerëzore, se ai është i gabueshëm. Ai mëtutje e di se të mësuarit është thelbësore për të zgjeruar horizontin e dijes. Personi me të kuptuar të qartë, sëkëndejmi, nuk gjen në asnjë mënyrë diçka të turpshme në të mësuar dhe në pajtueshëmri me këtë e ndërron mendjen.
Sidoqoftë, ka disa njerëz të cilët mbajnë disa paragjykime të rrënjosura të cilat pothuajse është e pamundur të eliminohen. Këta njerëz janë të prirur ndaj qasjes së caktuar edhe vlerësojnë dëshminë e vlefshme me paragjykime. Përvoja personale që ata e mësojnë me kohë është formësuar përbrenda sistemit injorant dhe është prej një rëndësie të veçantë për ta. Sëkëndejmi, është pothuaj e pamundshme që të ndërrosh botëkuptimet e tyre. Këta njerëz njihen si kokëfortë. Në vend se të jenë të hapur ndaj ideve dhe kështu të gjejnë të vërtetën, ata insistojnë që t’u përmbahen besimeve tradicionale. Ata kurrë nuk mendojnë se mund të jenë të gabuar. Mëtutje, ata mendojnë se janë të mençur. Nganjëherë edhe dëshmitë konkrete nuk ia dalin që t’ua ndryshojnë mendjet e tyre. Sidoqoftë, kjo nuk ndodh sepse ata janë të paaftë për të shquar ndërmjet të mirës e të keqes, por sepse ata pretendojnë të mos e kuptojnë të vërtetën. Në Kuran, Allahu hedh fjalën ndaj këtyre të metave te injorantët në ajetin vijues:
A shpresoni se do t'u besojnë ata juve (jehuditë), kur dihet se një grup prej tyre dëgjuan fjalët e All-llahut, edhe pse i kishin kuptuar, e duke qenë të vetëdijshëm (ç'bënin) i ndryshuan ato.(Surja Bekare: 75)
Nuk është e mundur që të binden këta njerëz për të vërtetën. Të gjitha orvatjet e provat për t’i bërë ata që ta shohin të vërtetën janë të padobishme. Kjo pandjeshmëri bëhet edhe më e ashpër kur ështënë pyetje feja:
E ata që mohuan (Kur'anin dhe Muhammedin) për ta është njësoj ua tërhoqe vërejtjen apo nuk ua tërhoqe, ata nuk besojnë.(Surja Bekare: 6)
Si ndodh që provat i bëjnë disa njerëz të shohin të vërtetën, kurse dështojnë që t’I bindin të tjerët? Çka i bën ata aq kokëfortë e të pandjeshëm?
Më herët në këtë libër, ne e përmendëm disa herë lidhjen e fortë të cilën njerëzit injorantë e kanë për këtë jetë. Kjo lidhje sigurisht që shpjegon motivet prapa këtij qëndrimi të pakuptueshëm. Edhepse ata e shohin të vërtetën qartë, ata ndjekin dëshirat e tyre të kota, meqë e dijnë se ndryshe do t’u duhet të barktisin ambicjet e tyre dhe duhet të shndërrojnë fitimin e kënaqësisë së Allahut në qëllimin bazë të jetës së tyre. Kjo në të vërtetë është gjëja e fundit që duan ta bëjnë dhe në pajtim me këtë ata rezistojnë duke ndryshur zërin e arsyes. Këta njerëz i binden anës negative të shpirtit të tyre: një sjellje e tillë është në dëm të njeriut, siç thuhet qartë në ajetin vijues;
Unë nuk e shfajsoj veten time, pse epshi është shumë nxitës për të keqen, përveç atë që ka mëshiruar Zoti im, se Zoti im është që fal e mëshiron shumë.(Surja Jusuf: 53)
Për këtë arsye shpirti luan një rol të rëndësishëm që njeriu t’i rezistojë së vërtetës.
Një qenje tjetër që i keq udhëzon ata që kanë ambicje të forta për këtë jetë është djalli. Allahu e thekson këtë në ajetin në vijim:
Iblisi) Tha: “Për shkak se më humbe mua, unë do t'u ulem atyre (do t'u zë pusi) në rrugën Tënde të drejtë, Mandej, do t'ju sillem atyre para, prapa, nga e djathta dhe nga e majta e tyre, e shumicën e tyre nuk do ta gjejsh që të falënderohen (të besojnë)!"(Surja A’raf: 16-17)
Bindja e këtyre njerëzve të udhëhequr nga Satana dhe nga ana negative e shpirtit të tyre, ka qenë beteja kryesore e profetëve përgjatë historisë. Të gjithë profetët gjithmonë e kanë udhëzuar njeriun në rrugën e drejtë, rrugën e Allahut, por njerëzit e tyre, përveç pakicës, kanë refuzuar. Një shembull i dhënë në Kuran sa i përket kësaj çështje është profeti Nuh dhe njerëzit e tij. Përkundër përkushtimit të profetit Nuh për të udhëzuar njerëzit e tij në rrugë të drejtë, ata insistuan në mosbesim.
Ai tha: “O Zoti im, unë e thirra popullin tim natën e ditën.Por thirrja ime vetëm ua shtoi ikjen.Dhe sa herë që unë i thërritja ata për t'u falur Ti mëkatet, ata i vënin gishtat e tyre në veshë dhe e mbulonin kokat me teshat e tyre dhe vazhdonin në atë të tyren me një mendjemadhësi të fortë.Pastaj, unë i kam thirrur ata haptazi.Pastaj unë thirrjen ua drejtoja atyre haptazi, e shumë herë edhe fshehurazi”.(Surja Nuh: 5-9)
Nuhu tha: “Zoti im, ata më kundërshtuan, ata shkuan pas atyre (pasanikëve), të cilëve pasuria dhe fëmijët e tyre vetëm ua shtuan dëshpërimin.(Surja Nuh: 21)
Qasja e pandershme e njerëzve injorantë është shpalosur në Kuran. Pa marrë parasysh se sa të fuqishme ishin provat që jipeshin, ata kthenin kokën anash nga e vërteta dhe shfaqnin një lidhje të fuqishme me këtë botë. E pastaj ata gjejnë shumë arsye për të justifikuar qëndrimin e tyre devijant. Në Kuran, Allahu jep një llogari të çështjeve e situatave që njerëzit injorantë pretendojnë të mos i kuptojnë. Këto në të vërtetë janë çështje për të cilat ata kurrë nuk ndryshojnë mendimin. Allahu ka përmendur arsyet që gjejnë ata dhe pandershmërinë që shfaqin ata ndaj besimtarëve.
Para se të vazhdojmë me këtë çështje, do të sqarohet një ndër metodat kryesore që përdorin njerëzit injorantë për të justifikuar pandershmërinë e tyre.
Për të justifikuar veten njerëzit injorantë shpesh drejtohen në demagogji. Kjo është metodë përmes së cilës ata ruajnë të drejtat e tyre, ose prestigjin duke përdorur fakte emocionale, të pandershme ose fakte jo të drejta në vend të arsyes. Ndaras nga këto marifete, mënyra se si sillen njerëzit është gjithashtu një element efikas i demagogjisë. Ndërpreja, të bërtiturit dhe thënja e gënjeshtrave janë metoda të njohura të demagogjisë. Jobesimtarët demonstrojnë një kapacitet të mahnitshëm për këtë art. Për të justifikuar pikëpamjet e veta ose për të krijuar superioritet ndaj të tjerëve, ata drejtohen në metoda jobindëse. Qëllimi kryesor për të gjitha këto orvatje është që t’i kundërvihen së vërtetës. Ata i bëjnë të gjitha këto orvatje që të justifikojnë veten e kështu të gjejnë pretekst që të lehtësojnë brejtjen e ndërgjegjes.
Kjo, sidoqoftë, nuk është metodë e zhvilluar vetëm nga individët. Sikur edhe në shumë çështje tjera, Satana i udhëzon ata. Deklarata e Satanës në ajetet në vijim ishte demagogjia e parë në histori.
(Zoti) Tha: “O Iblis, çka të pengoi ty t'i përulësh atij që Unë vetë e krijova? A bëre kryeneçësi, apo ke qenë prej atyre që shesin fodullëk?” Ai (Iblisi) tha: “Unë jam më i miri prej tij, mua më ke krijuar nga zjarri, e atë e krijove nga balta!”(Zoti) Tha: “dil pra prej tij (prej Xhennetit), ti je i mallkuar.(Surja Sad: 75-77)
Kur atij iu tha që t’i gjunjëzohej para Ademit, Satana refuzoi me arrogancë, dhe ofroi shpjegime të liga. Kjo ishte demagogji tipike; preteksti i tij për të mos ndjekur urdhërat e Allahut është thënë në deklaratën vijuese të Satanës: ti më ke krijuar mua nga zjarri, kurse atë nga balta. Sidoqoftë, qëllimi i tij kryesor ishte të revoltohej kundër Allahut. Krahasimi ndërmjet zjarrit e baltës ishte vetëm pretekst.
Qëndrimi i njerëzve injorantë është saktësisht i njëjtë. Ata së pari vendosën që të mos binden e pastaj të gjejnë arsye për mosbindjen e tyre. Në këtë pikë, ata bëjnë atë që bëri Satana duke aplikuar metoda të ndryshme të demagogjisë për të mbuluar pandershëmrinë e tyre si dhe për të rehatuar veten.
Satana i indoktrinon ata me marifet dhe u pëshpërit vazhdimisht metoda të demagogjisë në shpirt. Ndërkohë, betejat individuale për të zgjedhur ndërmjet zërit të kësaj arsyeje të shëndoshë që i pëshpërit të vërtetën dhe zërit të shpirtit të tij që flet për Satanën. Në këtë mënyrë, Sartana i qaset njeriut në të gjithë rrethanat dhe e josh atë.
Kjo është arsyeja se përse, për kohë kaq të gjatë, njerëzit në tërë botën shfrytëzojnë tërësisht taktika e metoda të njëjta kundër religjionit. Ky fakt është nënvizuar në Kuran:
Por ja ata flasin, ashtu si flasin ata para tyre.(Surja Mu’minun: 81)
Sidoqoftë, këtu duhet përmendur një pikë: Satana është një qenje nën kontroll të plotë të Allahut ashtu sikurse edhe krijesat e tjera, si xhinët, engjujt dhe qenjet njerëzore. Në kundërshtim me pikëpamjen e zakonshme që ekziston, Satana nuk është një qenje e ndarë nga pavarësia e Allahut. Ai është në shërbim të Allahut për të provokuar njerëzit në këtë botë. Ky fakt është i shpjeguar në ajetin vijues:
Iblisi) Tha: “Zoti im, më jep pra afat deri në ditën kur ata (njerëzit) të ringjallen!”(Zoti) Tha: “Ti je prej të afatizuarve, deri në kohën e ditës së caktuar”.(Iblisi) Tha: “Zoti im, për shkak që më përzune (më largove), unë do t'ua zbukurojë (të këqiat) atyre sa të jenë në tokë (në këtë botë) dhe të gjithë ata do t'i largoj nga rruga e drejtë!”Përveç robërve të Tu, të cilët i ke bërë të sinqertë.(Madhëria e Tij) Tha: “Kjo është rruga Ime e drejtë (e qartë)”.Se ti ndaj robëve të Mi (të sinqertë) nuk ke kurrëfarë force (as fizike as mendore), përveç atyre të humburve që vijnë pas teje. (Surja Hixhr: 36-42)
Përgjatë historisë, shumë njerëz kanë aplikuar metoda klasike të demogogjisë kur janë përkujtuar për urdhërat e Allahut. Në këtë mënyrë, ata menduan se mund t’i shmangen së vërtetës. Në Kuran, Allahu jep një llogari për këtë psikologji të jobesimtarëve dhe llojin e demagogjisë që ata aplikojnë, që të mos jenë të bindur për të vërtetat e caktuara.
Nuk është e mundshme që njerëzit injorantë të binden se vdekja është afër. Edhepse ky është një realitet i skajshëm, shumica e njerëzve orvaten që të harrojnë për afërsinë e vdekjes. Vdekja pashmangshëm i jep një fund jetës për të cilën ata janë të lidhur aq shumë. Gjithashtu i përkujton njerëzit për jetën e përtejme dhe për përgjegjësitë e tyre ndaj Allahut si dhe për realitetin e ferrit. Sëkëndejmi, ata thjeshtë i shmangen të menduarit për të duke “mos menduar fare”.
Njerëzit injorantë, të cilët vendosmrisht largojnë mendjen e tyre nga vdekja, shprehin parezervë mospajtimin e tyre me të. Duke harruar se është urdhër i Allahut, ata dështojnë që ta kuptojnë se ajo është një ngjarje e paracaktuar nga Allahu. "Të mos menduarit" thjeshtë i ndal ata që të shohin se një qëndrim I tillë është një kundërshtim I hapur ndaj vullnetit të Allahut.
Njerëzit injorantë strehojnë shumë bindje të tjera iracionale sa i përket vdekjes. Për shembull, sipas tyre, vdekja e një njeriu të moshuar e të sëmurë është e arsyeshme. Për më tepër, ata supozojnë se vdekja në shtrat pa vuajtje është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë një të moshuari. Siqodoftë, ata nuk mund t’i bëjnë ballë një vdekjeje të befshme të personit të ri. Në këtë pikë ata dështojnë që të kuptojnë që vdekja e tij ishte paracaktuar.
Një tjetër besim iracional për vdekjen sygjeron se vdekja paraqitet si rrjedhojë e ngjarjeve të caktuara. Për shembull, për dikë që vdes në aksident trafiku ata thonë: Ai nuk do të vdiste sikur të mos ngiste në atë autostradë të ngarkuar. Në Kuran është nënvizuar I njëjti mentalitet në ajetin:
“ Sikur të kishin ndejtur pranë nesh (e të mos dilnin), ata nuk do të vdisnin ose nuk do të ishin vrarë(Surah Aal-e Imran: 156) dhe besimtarët janë të paralajmëruar seriozisht kundër një mentaliteti të tillë të korruptuar. Kjo ndodh për faktin se asnjë vdekje nuk vjen rastësisht. Edhe para lindjes së dikujt, vendi, koha e vdekjes janë të paracaktuara. Ky fakt thuhet në ajetin në vijim:
ne kemi urdëhruar vdekjen mes jush, e nuk do ta lëmë pas.(Surja Al-Vak˝a: 60)
Përnjerëzit injorantë, vdekja e një personi, veçanërisht e anëtarit të familjes, është një incident i papritur. Për më tepër është e frikshme. Të parët e trupit të personit me të cilin ka drekuar disa ditë më parë, se si është ndrydhur tmerrshëm në veturë, është sigurisht një skenë që asnjë nuk mund ta harrojë gjatë tërë jetës. Duke parë zyrtarët si vënë të mbeturat e tij në qese kjo i përkujton pashmangshëm për shumë fakte që njeriu është insistues e inkurajues t’i harrojë nga mentaliteti I injorancës.
Personi i cili bartet për në morg në qese najloni ndoshta disa orë më herët ishte duke folur me entuziazëm për ndërmarjen e tij të re ose për planet e fundjavës. Derisa thoshte këto plane, gjëja më e fundit që mund t’i ketë shkuar ndër mend sigurisht ishte vdekja. Megjithatë, tani trupi i tij, i mbetur vetëm në eshtra dhe mish që e pret procesi i shpejtë i prishjes, është duke u bartur shpejt për në morg. Në morg, ai do të lihet në të ftohtë bashkë me kufomat tjera. Për disa ditë, i mbështjellë në vel, trupi i tij do të vendoset në varr. Vëzhguesi është i kredhur në dëshpërim, meqë një gjë e tillë e përkujton për ditën kur ai do të mbarojë.
Sidoqoftë, ndikimi i një ngjarjeje të tillë në shpirtin e njeriut zgjat vetëm për pak. Shpejt njerëzit injorantë i kthehen mënyrës së vjetër të të jetuarit dhe fillojnë ta shohin vdekjen si një incident të pakëndshëm. Sa më shpejt që e zënë veten me llafet e përditshme, kur përballen me realitetin e jetës, ata menjëherë u kthehen shprehive të vjetra sikur të mos ishin ata njerëz që përjetuan vdekjen aq afër vetëm pak ditë më parë. Ata madje bëjnë edhe fjalime demagogjike lidhur me vdekjen kështu duke provuar të lehtësojnë seriozitetin e situatës. Ata në mënyrë të vazhduar përmendin shkurtësinë e jetës, megjithatë kurrë me të vërtetë nuk mendojnë për të. Për më tepër, ata e inkurajojnë njëri tjetrin që të mos mendojnë për këtë.
Menjëherë pasi që mërzia për vdekjen e një anëtari të familjes të bëhet e durueshme, të afërmit e tij fillojnë të mendojnë për pasurinë që do ta trashëgojnë nga ai. Në këtë mënyrë, ata gjejnë mënyrë që të lidhen për këtë jetë, edhe kur fjala është për vdekjen.
Fakti që shoqëritë injorante nuk janë të bindura se Librat e Shenjta janë të Allahut ishte një tipar tjetër i tyre gjatë historisë. Qëllimi kryesor që fshihet pas këtij qëndrimi është pavullneti i tyre për t’iu bindur urdhrave të Allahut. Ata thjeshtë duan të harrojnë për Ditën e Gjykimit dhe për faktin se ata do të mbahen përgjegjës për të gjitha sjelljet e tyre, meqë duan të jetojnë siç jetojnë. Sëkëndejmi, edhepse e shohin të vërtetën, ata thjeshtë e injorojnë atë.
Qëndrimi i thjeshtë i shoqërive injorante ndaj Biblës dhe librave tjera të shenjta ka qenë i supozuar sikur edhe ndaj Kuranit. Profeti ynë i ka thirrur njerëzit në rrugën e drejtë në mënyra të ndryshme, megjithatë ata insistonin në mosbesim. Ndërkohë, me qëllim që të tejkalojnë brejtjen e ndërgjegjes, ata përdorin shumë metoda. Një nga këto metoda, që aplikon demagogjinë, është shpallur në ajetin vijues:
Dhe ata që nuk besuan, thanë: “Ky (Kur'ani) nuk është tjetër vetëm se një gënjeshtër, që e trilloi ai (Muhammedi), të cilit i ndihmuan edhe njerëz të tjerë. Pra ata (idhujtarët) bënë shtrembërim e shpifje”.Edhe thanë: “(për Kur'anin) Janë legjenda të të parëve, që ai (Muhammedi) kërkoi t'i shkruhen ato, e i lexohen atij mëngjes e mbrëmje”.(Surja Furkan: 4-5)
Ata madje thanë: “(për Kur'anin) Ëndërra të përziera, madje thanë se ai (Muhammedi) vet e trilloi, ai është poet! Le të na e sjellë një mrekulli ashtu si u dërguan të mëparëshmit (me mrekulli)!”(Surja Enbija: 5)
Është evidente se, përkundër të qenit të ndërgjegjshëm për superioritetin e profetit, njerëzit injorantë e akuzuan atë për magji. Për më tepër, shumica syresh pohuan se Kurani u shkrua nga ai. Sidoqoftë, ata e dijnë mirë se Kurani është një shpallje nga Allahu. Ngjashëm, ata e dijnë me siguri se profeti nuk është as poet e as magjistar. Megjithatë, siç është përsëritur vazhdimisht në këtë pjesë, njerëzit injorantë thjeshtë përdorin pretekstin për të tërhequr më shumë njerëz që do të pajtoheshin me mënyrën e tyre të të jetuarit.
Në Kuran, Allahu ofron përgjigje të qarta për thënjet boshe të injorantëve:
Pra Unë betohem në atë që e shihni!Edhe në atë që nuk e shihni!Se me të vërtetë ai (Kur'ani) është fjalë (e Zotit) që e lexon i dërguari i ndershëm.Ai nuk është fjalë e ndonjë poeti, po ju nuk besoni.Nuk është as fjalë e ndonji falltori, po ju nuk besoni.Është zbritje prej Zotit të botëve!(Surja Haka: 38-43)
A mos ata thonë: “Ai (Muhammedi) e trilloi!” Jo, por ata nuk besojnë.Pra, nëse ata janë drejt, le ta sjellin një ligjërim si ai.(Surja Tur: 33-34)
Nuk është e logjikshme të mendohet se ky Kur'an është i trilluar prej dikujt pos All-llahut, por është vërtetues i asaj (shpalljes) që ishte më parë, dhe sqarues e komentues i librit. Nuk ka farë dyshimi se është (i zbritur) nga Zoti i botëve.Përkundër kësaj, ata (idhujtarët) thonë se atë e trilloi ai (Muhammedi). Ti thuaj: “Sillne pra ju një kaptinë të ngjajshme me këtë, madje thirrni kë të doni në ndihmë, pos All-llahut, po qe se jeni të drejtë në atë që thoni”.Por ja, ata përgënjeshtruan atë (Kur'anin) pa e kuptuar dhe pa ju ardhur shpjegimi i tij. Po kështu, gënjenin dhe ata që ishin më përpara. Shiko si ishte përfundimi i zullumqarëve.(Surja Junus: 37-39)