Gjatë tërë librit ne kemi diskutuar pikëpamjet, qëllimin e ekzistencës, besimet, frikat e karakteret e njerëzve që zbatojnë mënyrën injorante të të jetuarit. Qëllimi i ekzaminimit të tyre në detaje ishte që të tregohet se si jeta pa religjion e bën njeriun të bie në keqkuptime të vrazhda. Qëllimi tjetër i rëndësishëm ishte që të bëjmë ata të mendojnë arsyeshëm për pasojat e dëmshme të preferencave të tyre, si në këtë botë ashtu edhe në botën e përtejme.
Kurani tërheq vëmendjen tonë ndaj faktit se, për ata që ndjekin dëshirat e tyre, në fund, do të ketë zhgënjim të rëndë:
E sikur të përputhej e vërteta me dëshirat e tyre, do të shkatërroheshin qiejt e toka dhe çdo gjë që gjendet në to. E megjithatë që Ne atyre u sollëm (me këtë Kur'an) famën e tyre, ata u zbrapsën ndaj përkujtimit të vet.(Surja Muminum: 71)
Meqë ndjekja e dëshirave të kota është shumë shkatërruese, secili duhet të synojë rrugët për t’ju shmangur atyre. Ka vetëm një mënyrë për t’ju shmnagur zhgënjimit: të jetuarit sipas vlerave morale të Kuranit. Kjo sepse vetëm Kurani garanton nderin që e meritojnë qenjet njerëzore. Kurani e mbron shpirtin e njeriut nga injoranca, nga të keqkuptuarit e vrazhdë, inspirimet negative, frikat iracionale, dhe të gjitha besimet e çoroditura, nga ankthi si dhe prej ferrit të përhershëm shkatërrues. Ai i garanton njeriut urti, sjellje të mirë, rreth paqësor të ngjashëm me parajsën dhe që është më me rëndësi, jetë në parajsë për tërë përjetësinë.
Ky libër përfshin referencë të gjerë të ambientit të zymtë me të cilin janë të rrethuar njerëzit injorantë si edhe jetën e shpërblyer që prezentohet në Kuran. Një krahasim midis këtyre dyjave, nga natyra, fton njeriun në udhëzimin e Kuranit. Ajeti
Ai robit të vet i shpall argumente të qarta për t'iu nxjerrë juve prej errësirave në dritë. E, s'ka dyshim se All-llahu është i butë e i mëshirshëm ndaj jush.(Surah Al-Hadid: 9) sygjeron se ata që e zbatojnë Kuranin do të fitojnë shpëtimin e përhershëm.
Ky libër është përkujtues dhe paralajmërues për injorantët. Siç thotë ajeti:Këto janë një përkujtim qortues, e kush do, ai e zgjedh rrugën për te Zoti i vet.(Surja Muzemmil: 19) ata që duan të ndjekin udhëzimin e shenjtë duhet të pranojnë paralajmërimin dhe të kenë vëmendjen.
Kjo jetë është e shkurtër dhe e përkohshme. Për të gjithë njerëzit, pa ndonjë përjashtim, koha e kaluar në këtë botë është e shkurtër sikur rrahja e qerpikut. Sigurisht që është jomençuri të neglizhohet bota tjetër vetëm për hir të kënaqësisë së përkohshme të kësaj jete. Mënyra e vetme për të fituar shpëtimin e përjetshëm është të spastruarit e vetvetes nga mësimet e shoqërive injorante dhe të zbatuarit e religjionit të vërtetë, religjionit të urdhëruar nga Allahu. Ajo që pritet nga lexuesit e kësaj libre është që të bëjnë zgjidhjen e vërtetë.
Dhe thuaj: “Erdhi e vërteta e u zhduk e kota”. Vërtet, e kota gjithnjë ka qenë e zhdukur.(Surja Isra: 81)