Allahu ka krijuar jetën dhe vdekjen për një arsye të veçantë. Ai ia komunikoi këtë njeriut duke dërguar Librat të cilat sqarojnë qartë dallimin midis veprave të drejta dhe atyre të gabuara. Ky qëllim i jetës është shpallur në ajetin vijues:
Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t'ju provuar se cili prej jush është më vepër-mirë. Ai është ngadhnjyesi, mëkatëfalësi.(Surja Mulk: 2)
Esenca e këtij qëllimi është të nderuarit e Allahut me nderimin që i përket Atij, të zbatuarit e kufizimeve të vëna nga Ai, të mirëkuptuarit e natyrës së përkohshme të kësaj bote dhe riorientimi i të gjitha veprave dhe sjelljeve në dritën e vullnetit të Krijuesit.
Individi që sillet me përgjegjësi ndaj Krijuesit të vet do të arrijë mirësi, rehati, siguri dhe paqe në këtë botë. Mënyra më e përshtashme e jetës dhe plotësimi i të gjitha nevojave të shpirtit njerëzor tregohen në Kuran. Të qenit i vëmendshëm në ndjekjen e urdhërave të Kuranit, mund të shndërrojë jetën e njeriut në një imazh që i ngjet parajsës.
Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t'i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t'u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre.(Surja Nahl: 97)
Në ajetin e lartëpërmendur, Allahu u jep lajmin e gëzuar besimtarëve se ata që sillen sipas urdhërave të Kuranit do të kenë jetë të hareshme, duke bartur në këtë mënyrë te qenjet njerëzore një mister të rëndësishëm të jetës. Fama, prosperiteti ose pamja e mirë nuk premtojnë kurrë jetë paqësore, shpërblyese e të parrëfyeshme, përveçse kur njeriu zbaton parimet morale të Kuranit.
Kjo në të vërtetë përbën objektivën kryesore të këtij libri; ofrimin e një ilustrimi të gjallë të shqetësimeve e jorehatisë që përjeton gjatë jetës njeriu, kur bën jetë tjetër e jo atë që është menduar si e përshtatshme nga Allahu, dhe jetën e gëzuar që mund të arrijë njeriu duke kompletuar bindjen ndaj urdhërave të Allahut.
Allahu e definon mënyrën e të jetuarit para mbërritjes së Profetit Muhamed si injorante, ose si periudhë e injorancës.
Fjala injorancë, siç përdoret në Kuran, bart kuptim të ndryshëm nga konotacionet e pranuara normalisht. Në përdorimin e zakonshëm, injoranca nënkupton analfabetizmin, joarsimimin ose mos-posedimin e sjelljeve të mira. Sidoqoftë, në kuptimin Kuranor, injoranca definohet si gjendje mendore ku personi është plotësisht i pa ndërgjegjshëm për qëllimin e ekzistencës së tij në jetë, për atributet e Krijuesit të tij dhe informatat e shpalosura në Librat e Shenjta që i janë dërguar për jetën e përtejme. Kështu, shprehja, i referohet gjendjes së pavetëdijshme dhe mënyrës së veçantë të të jetuarit që është pasojë e thjeshtë e injorancës. Sigurisht, mungesa për të kuptuar Krijuesin, botën në të cilën jetojmë dhe sistemin që na rrethon, është forma më ekstreme e injorancës. Asgjë, as mënyra moderne e të jetuarit që e adopton njeriu, as gjuha e huaj që ai e flet, as raftet me libra që ai lexon ose sjelljet e mira, nuk mund të kompenzojnë injorancën.
Shoqëria injorante është një shoqëri e tillë ku mbizotëron një pandërgjegjshmëri për injorancën. Koncepti i shoqërisë injorante, sidoqoftë nuk zbatohet te njerëzit që jetuan përpara shpalljes së Kuranit. Në rradhë të parë, shprehja i referohet të gjithë njerëzve që u shmangën nga sjelljet morale dhe mënyra e të jetuarit pasi që u shpall Kurani. Kështu ky definicion është shprehje mjaft gjithëpërfshirës.
Arsyeshmëria themelore e shoqërive injorante i bën njerëzit që të formojnë idetë e tyre personale lidhur me të drejtën dhe të gabuarën mbi të cilat ata pastaj ndërtojnë tërë jetën e tyre. Çfarë pasojash rezultojnë nga një pozicion i tillë? Përgjigja është e thjeshtë: zhvillimi i qasjes apatike ndaj temave kruciale të jetës: jeta përtej vdekjes. Një qasje e tillë, sidoqoftë, është më së shumti e dëmshme për jetën e përtejme të njeriut si dhe për çdo shpresë rreth një jete paqësore e të shpërblyer në këtë botë. Arsyeja e vetme për këtë është se sistemi moral që mbizotëron në shoqëritë injorante është krijuar vendosmërisht në bazë të të arsyetuarit të keqkuptuar. Qëllimi fundamental i jetës është pak a shumë i njëjtë për çdo individ: që të arrijë standard më të mirë të të jetuarit gjatë jetës, e cila është e kufizuar në një mesatare prej 60-70 vjetësh…
Sigurisht ky është ideal që ka aq shumë mungesë në vizion saqë pashmangshëm e bën njeriun që të humb drejtimin në këtë botë të vogël. Një botë e tillë përfshin llojin e njerëzve me botëkuptime të ngushta e të kufizuar në të menduarit e tyre. Këta njerëz paraqesin qëndrime primitive e të thjeshta dhe u kushtojnë shumë vëmendje detajeve të vogla. Kjo ndodh për faktin se ky ideal lë pas dore shqetësimet siç janë ato se pse dhe si është krijuar njeriu. E vërteta për jetën matanë vdekjes, marrja parasysh e saj dhe përgatitjet rreth saj, janë plotësisht të papërfillshme në këtë lloj ideali.
Për anëtarin e shoqërisë injorante jeta është konkurrencë, ose betejë për të mbajtur ekzistencën e dikujt në mënyrën më të favorshme; qëllimet kryesore janë të qenit i suksesshëm e i pushtetshëm. Në këtë skajshmëri, individi ndërton ndërgjegjen vet-koncentruese. Kur njëherë të ketë fituar prosperitet, ai zhvillon lidhje të fortë ndaj parave dhe prosperitetit material. Për më tepër, statusi i arritur përcillet nga dëshira për më shumë status. Kjo ambicje e skllavëron njeriun aq thellë saqë ai nuk mund të arrijë të kuptojë injorancën e vërtetë dhe bie në të duke mos ia arritur kurrë që të lirohet nga ajo.
Një krahasim me mënyrën e të jetuarit, me të menduarit dhe vlerat morale të inkurajuara nga Kurani do të shpalos natyrën primitive e të prishur të kësaj jete.
Qëllimi I këtij libri është që të shkojë mëtutje me këtë krahasim dhe të demonstrojë se deri në ç‘masë arrin vrazhdësia në të kuptuar te anëtarët e shoqërive injorante. Mëtutje, ky libër ekzaminon rrënjësisht vlerat morale të këtij të kuptuari të patakt dhe paraqet mënyrën e jetesës, të zgjedhur e të gëzuar nga Allahu, si të vetmën zgjedhje për të eliminuar këtë lloj mentaliteti.
Në ajetin vijues, Allahu I drejtohet njerëzve të shoqërive injorante:
A thua mos po kërkojnë gjykimin e kohës së injorancës, po për një popull që bindshëm beson, a ka gjykim më i mirë se ai i All-llahut?(Surja Maide: 50)