Njerëzit injorantë janë të paaftë për ta pranuar faktin se është Allahu ai që ka fuqinë absolute mbi të gjitha gjërat. Kjo është arsyeja, pse duke filluar nga fëmijëria, ata zhvillojnë frikë joracionale për gjithçka. Më vonë gjatë jetës, kjo frikë bëhet burim i përhershëm i bezdisë e vështirësive. Çdo incident që ndeshet në jetë bëhet burim i plotë i pazbatuar i ankthit; ata gjithmonë janë të cënueshëm. Për shembull ata u frikësohen nejrëzve të tjerë. Ngjashëm, ngjarjet e zakonshme siç janë tërmetet, vetëtima dhe tornadot fusin frikë vdekjeprurëse në zemrat e tyre.
Në Kuran, Allahu jep shembull të atyre që adhurojnë zotëra tjerë përveç Allahut:
All-llahu solli një shembull: Një njeri (rob) në posedimin e të cilit ishin ortakë pa marrëveshje mes vete dhe njëri (rob) që është thjesht në posedimin e një njeriu. A janë ata të dy të një lloji (të një gjendjeje)? Lavdërimi i takon vetëm All-llahut, por shumica e tyre, nuk e dinë.Ti do të jesh i vdekur, e edhe ata do të jenë të vdekur.E pastaj, në ditën e kijametit pranë Zotit tuaj do të grindeni mes vete.(Surja Zumer: 29-31)
Në të vërtetë mund të bëhet një listë e situatave nga të cilat frikësohen njerëzit e zhytur në injorancë me shumë zotëra. Këto janë situata që ata i përceptojnë se janë rrezik i vërtetë për mirëqenjen e tyre. Të qenët i sëmurë, të pushuarit nga puna, bankrotimi, jo martesa ose mos pasja fëmijë, bashkë me shumë ankthe tjera, dyshimi, frika, imazhe, mendime ose brenga për të ardhmen e kthejnë jetën e tyre në gjendje të skëterrshme. Veç kësaj ata kanë frika dhe mendime të përsëritura të cilat janë të paaftë t’i kontrollojnë, edhepse e kuptojnë se janë të panevojshme e jorelevante. Paragjykimet janë ndër këto frika joracionale; ata i frikësohen territ, u ikin macave të zeza ose ecjes nën shkallë, duke besuar se kjo u sjell fat të keq.
Në faqet në vijim do të shohim aspekte të ndryshme të këtyre frikave dhe konfuzionin e humbjen që e shkaktojnë si në këtë edhe në botën tjetër.
Njerëzit injorantë nuk i besojnë askujt, përfshirë edhe anëtarët e familjes së ngushtë. Për ta, një ditë kur të vlerësojnë se interesat e tyre janë në pyetje, ata besojnë se ka gjasa që secili t’i tradhtojë. Duke marrë parasysh faktin se ata nuk i janë dorëzuar Allahut si njerëzit që zbatojnë Kuranin, ata kanë të drejtë në këtë pikë.
Me të vërtetë, do të ishte e gabuar që të pritet mbështetje e besim i plotë nga dikush që nuk ka frikë nga Allahu ose besim në jetën e përtejme, meqë vetëm frika në zemrën e dikujt është ajo që shtron rrugën drejt sigurisë.
Një ndër masat esenciale të njerëzve injorantë është që të luftojnë efektet e dëmshme të pabesisë duke mos ia pasur besën askujt. Frika jetëgjatë e pabesisë pothuaj gjithmonë bëhet një ankth dhe manifestohet në fraza të njohura si, "Mos i beso as tët atë”.
Duke pasur gjithmon parasysh këtë frazë, ata nuk i besojnë askujt përveç vetes; megjithatë kjo nuk ofron aspak siguri nga pabesimtarët. Çdo ditë, gazetat raportojnë për raste të ndryshme të pabesisë. Në jetën e biznesit, partnerët mashtrojnë njëri tjetrin. Nuk është e habitshme që një arkatar që ka kaluar vite në shërbim të një kompanie mashtron shefin e tij me mijëra paund. Nganjëherë edhe bijtë tentojnë të mashtrojnë babain.
Raste të këtilla nuk mbarojnë vetëm në çështje materiale. Për shembull, gruaja ndjehet e lirë që t’ua tregojë mikeve të saja sekretet e burrit. Ose çiftet, gjatë bisedës me miqtë e ngushtë, flasin prapa shpinës së njërit tjetrit. Ngjashëm, edhepse të martuar ata mbesin jobesnikë ndaj njërit tjetrit.
Sigurisht, ka shembuj të panumërt që mund të thuhen. Duke ndeshur shpesh këto raste, njerëzit injorantë ndjejnë një frikë të vazhdueshme se një nga këto fatkeqësi mund t’i godasë një ditë edhe ata.
Një ndër dobësitë domethënëse të injorantëve është frika nga varfëria. Shkak kryesor për një frikë të tillë është sistemi i paedukatë që qëndron mbi pasurinë materiale. Ata kujtojnë, se me ndihmën e parave, ata mund të jetojnë një jetë të plotë, të shpërblyer e të shëndoshë. Përndryshe, ata besojnë se do të jenë të deprivuar nga shumë elemente dhe përfitime të domosdoshme të jetës, siç është statusi social, që është i lidhur me prosperitetin.
Ajo që është interesante është ekzistenca e njerëzve të pasur të cilët gjithashtu vuajnë nga kjo frikë dhe gjithmonë janë nën stres të madh. Shpesh këta njerëz shkojën shumë larg; për shembull ata i shmangen shpenzimit të parave, madje edhe për nevoja të domosdoshme. Ata punojnë zellshëm, edhe pse kanë një shumë të konsiderueshme të parave që do t’u mjaftojë për tërë jetën. Ata besojnë se është urtësi që të grumbullojnë paratë nëpër xhirollogaritë e tyre. Kjo në të vërtetë është mënyra se si ata orvaten ta qetësojnë frikën e tyre për të ardhmen.
Megjithatë, arritjet e tyre nuk përputhet kurrë me ato që ata presin; derisa qëllimi i tyre është që të kenë një jetë të shpërblyer në këtë botë, ngjarjet përparojnë dhe ata e gjejnë veten në gjendje të plotë mërzie, që thjeshtë I turbullon ata.
Të dyja, si frika nga varfëria edhe të qenët koprrac janë pasojë e mosbesimit në Allah. Allahu i paralajmëron njerëzit kundër të qenit të mbërthyer nga kjo frikë:
Djalli ju frikëson nga varfëria dhe ju urdhëron për të këqija, e All-llahu ju garanton falje (mëkatesh) e begati; All-llahu është Dhurues i Madh, i Dijshëm.(Surja Bekare: 268)
Mënyra e vetme për t’i qetësuar këto ankthe është bindja në Allahun, meqë frika nga Allahu i bën të gjitha frikërat tjera të pavlera.
Besimtari i vërtetë e kupton plotësisht se është Allahu ai që e furnizon atë me të gjitha nevojat. Prandaj, ai kurrë nuk ankohet për një çështje të tillë. Duke e ditur se Allahu është most zemërgjerë ndaj robërve të vet, mendja e tij preokupohet vetëm me kujtimin e Allahut dhe kurrë nuk ndjen frikë për të ardhmen.
Të qenit i ri dhe I bukur është një ndër çështjet kryesore të cilës i kushtohet rëndësi në shoqëritë injorante. Gjatë tërë jetës, ambicja kryesore e njeriut është që të mirëmbajë shëndetin. Megjithatë, duhet pranuar se kjo shpesh dëshmohet të jetë një përpjekje e kotë. Të plakurit dhe sëkëndejmi humbja e pamjes dhe të qenit në shëndet të dobët janë fakte të paevitueshme të jetës, prandaj këto janë edhe burime të rëndësishme të mërisë për njerëzit injorantë. Gratë ndjehen të lira që të shprehin frikën e tyre, përderisa burrat shpesh i shmangen zbulimit se çfarë ndjejnë brenda vetes. Shenjat e dukshme të pleqërisë i prekin ata thellë. Në një mënyrë, plakja i vë një fund të gjitha sjelljeve ekstravagante. Prandaj, çdo ditë, shenjat e plakjes bëhen më të dukshme në fytyrat e trupat e tyre, e kjo u jep atyre edhe më shumë pikëllim. Megjithatë, pa marrë parasysh se sa shumë mundohen, ata kurrë nuk mund t’i rezistojnë këtij procesi natyror.
Jeta në moshë të shtyrë është padyshim krejtësisht e ndryshme nga ajo që ka qenë. Mosha e shtyer është periudhë e jetës së njeriut kur njeriu shihet si pengesë. Ata që kujdesen për të vjetrit i bëjnë pleqtë të ndjehen si burim i telasheve. Një qasje e tillë krijon ndjenja të ndryshme të shqetësimit te ta. Ata frikësohen se mos do të dërgohen në shtëpi pleqsh ose se do të mbesin vetëm. Në të vërtetë ka një arsye pse ata ndjejnë frikë. Në shoqëritë ku njerëzit nuk kanë bindje ndaj Allahut, sistemi tërësisht ka mungesë mëshire e drejtësie. Për këtë arsye, ajo së cilës i frikësohen më së shumti, bëhet realitet.
Një shkak tjetër i frikës nga pleqëria është fakti se ajo e përkujton njeriun mbi vdekjen dhe fundin e kësaj jete. Çdo shikim në pasqyrë sinjalizon shkurtimin e kohës në këtë botë. Kjo sigurisht është një torturë për pabesimtarin. Për njeriun që nuk ka besim në jetën e përtejme, fundi i kësaj jete dhe shkatërrimi i trupit nën tokë është një fund pa kthim. Meqë ai e ka rrethuar atë tërë jetën, ai frikësohet shumë që ta humbasë.
Në anën tjetër, besimtarët, nuk i frikësohen pleqërisë e as dobësive që mund të vuajnë kur plaken. Kjo ndodh sepse; ata nuk orvaten të marrin mirënjohje ose status shoqëror përmes pamjes së mirë. Ata janë të vetëdijshëm se, në prani të Allahut, besimtari lavdërohet për përsosmërinë morale e jo për pamjen. Në anën tjetër, ndër miq ata janë të dashur sepse janë të afërt me Allahun.
As lidhja e ngushtë e pleqërisë me vdekjen nuk i frikëson besimtarët. Për ta, jeta e përtejme është fillim; një fillim i një jete të pakrahasueshme e të padëgjuar, e të plotë që do të zgjasë përgjithmonë. Personi që kalon vitet e hershme duke u angazhuar në vepra të mira për të arritur Parajsën dhe kënaqësinë e Allahut hyn në moshën e shtyer me gëzim e lumturi.
Ata që janë të lidhur thellë me këtë jetë, strehojnë një nervozë të brendshme dhe frikë të madhe që i turbullon saherë që mendojnë për mundësinë e sëmurjes. Ata besojnë se agjentët që prodhojnë sëmundje, mikrobet e virusët, janë qenje të ndara, jashtë pavarësisë së Allahut. Kjo është asryeja pse këta agjentë mikroskopikë bëhen ankth për njerëzit injorantë.
Para së gjithash, të qenit i sëmurë do të thotë të jesh i deprivuar nga të mirat e kësaj bote. Madje edhe gripi është pengesë për shumë aktivitete dhe humbje e një pjese të kohës së jetesës, që edhe ashtu është e limituar. Sëmundjet e pengojnë njeriut që të udhëtojë, argëtohet, punojë… kjo sigurisht është një e çarë në sistemin e tyre tanimë të krijuar.
Duke përceptuar sëmundjen si një fatkeqësi, njerëzit e jo informuar injorantë shpesh ndjehen në ankth se mos sëmuren. Sidoqoftë, pikëpamja e besimtarëve për këtë çështje është krejtësisht tjetër: së pari, ata janë të vetëdijshëm se në një mënyrë ose në një tjetër, kjo jetë definitivisht do të mbarojë një ditë. Sëkëndejmi, nëse arrijnë t’i ikin sëmundjes, ata e dijnë se një aksident mund të ndryshojë jetën e trye në çdo moment. Ose, ata nuk e harrojnë kurrë se procesi natyror i plakjes herët a vonë do të bëj dëm të pakthyeshëm në shëndetin e tyre. Përveç kësaj, ata e dijnë se, përveç vullnetit të Allahut, asnjë virus ose bakterje nuk mund t’u bëjë asnjë dëm. Sëkëndejmi, kur sëmurën, ata e dijnë se çka është paracaktuar nga Allahu për një qëllim të caktuar. Nënshtrimi ndaj Allahut ofron çlirim të plotë nga frika prej sëmundjeve. Sigurisht, ata ndërmarrin të gjitha masat e mundshme që të gëzojnë shëndet të mirë. Por nëse sëmuren, ata tregojnë durim dhe shpalosin përsosmëri morale, siç tregon ajeti në vijim:
…dhe ata që kur premtojnë e zbatojnë, dhe të durueshmit në skamje, në sëmundje dhe në flakën e luftës. Të tillët janë ata të sinqertit dhe të tillët janë ata të devotshmit.(Surja Bekare: 177)
Një ndër të metat më të mëdha të shoqërisë injorante është frika nga vdekja. Megjithatë, derisa jetojnë me këtë frikë dhe orvaten të largojnë qoftë edhe mendimin për të, ata shpërfillin faktin kryesor: pa marrë parasysh se sa fort luftojnë, jeta rrëshqet sekond pas sekonde. Se nuk ka ikje nga vdekja është përkujtuar kështu:
Kudo që të jeni vdekja do t'ju kapë, po edhe në qoftë se jeni në pallate të fortifikuara. E nëse i qëllon ata (munafikët) ndonjë e mirë, thonë: “Kjo është nga All-llahu”. E nëse i qëllon ata ndonjë e keqe: “Kjo është nga ti (Muhammed)”. Thuaju: “Të gjitha janë nga All-llahu!” Ç'është me këtë popull që nuk kupton gati asnjë send?(Surja Nisa: 78)
Thuaj: “S'ka dyshim se vdekja prej së cilës po ikni, ka për t'ju zënë, e mande do të silleni te Ai që e di të padukshmën dhe të dukshëm, dhe atëherë Ai do t'ju njoftojë me atë që keni punuar”.(Surja Xhum’a: 8)
Siç është shpjeguar nga ajetet, vdekja është një fund i pashmangshëm. Si të gjithë njerëzit, të pasurit, më të bukurit ose edhe individët më të respektuar në botë do të vdesin. Askush, pa përjashtim, nuk mund t’I ikë kësaj. Ata që aktualisht jetojnë dhe ata që do të jetojnë ndonjëherë do të përballen gjithashtu me vdekjen në ditën e paracaktuar.
Duke e ditur këtë fakt njerëzit injorantë bëjnë orvatje të mëdha për të shtyer këtë fund dhe mundohen të nxjerrin më shumë nga kjo jetë. Vdekja do t’i ndajë ata nga të afërmit më të dashur ose miqtë dhe do të zvogëlojë të gjitha orvatjet botërore në parëndësi. Për më tepër, ata i shmangen shqiptimit të fjalës “vdekje”. Ata që përkujtojnë të tjerët për këtë, etiketohen si “të pamenduar” dhe bisedat për vdekjen shpesh ndërpriten me pretekstin se nuk është koha apo vendi i duhur për të folur për të.
Procesi mendor i njeriut është i prirur për të mos treguar kujdes se çka do ose çka nuk do. Ai madje është i prirur për të mohuar ekzistencën e gjërave të cilat ai shmanget që t’i konfrontojë. Kjo tendencë duket të jetë shumë më e dukshme kur është në pyetje vdekja. Ai i shmanget çështjeve siç është sëmundja ose mosha e shtyrë, që e përkujtojnë atë në vdekje. Frika e tij është aq e madhe saqë vetëm nëse e sheh mjekun bëhet nervoz. Ai frikësohet se mos diagnostifikohet me sëmundje fatale. Me kohë, ankthet e tilla madje ia kthejnë mendjen nga shkuarja te mjeku. Natyrisht, funeralet janë ngjarje që shkaktojnë shqetësimin më të thellë. Akti i vënjes së një anëtari të afërt të familjes ose mikut të dashur në varr përkujton pashmangshëm kohën që secili do të ndeshet me vdekjen e vet.
Sidoqoftë, kjo frikë, nuk sjell asgjë pozitive. Ata frikësohen nga humbja e jetës së kësaj bote. Megjithatë, edhepse jetojnë gjatë, ata shpenzojnë gjithë këto vite duke u frikësuar. Kjo me të vërtetë është fatkeqësi nga Allahu për ata që këmbëngulin në këtë frikë paragjykuese dhe nuk e zëvendësojnë atë me frikën nga Allahu.
Në shoqëritë injorante, gati secili është i obsesionuar nga besimi në bestytni. Siç sygjeron fjala “bestytni”, një besim i tillë është ai që njeriu e di se është joracional, por që ai sidoqoftë insiston që t’i përmbahet. Sidoqoftë, ky është një fenomen natyror për dikë që nuk është i njohur me Kuranin, dhe kështu nuk është i afërt me Kuranin.
Një ndër aspektet më të njohura të bestytnive është se ato barten nga një brez te tjetri. Pa marrë parasysh se sa joracionale dhe e pabazë mund të jenë, shumica e shoqërive i kanë inkorporuar këto besime në mënyrën e tyre të të jetuarit.
Për më tepër, shumë shoqëri i pranojnë këto besime si rregulla dhe u përmbahen atyre përpiktë. Ata kurrë nuk ecin nën shkallë, duke besuar se kjo sjell fat të keq. Nëse shihet macja e zezë poashu është shenjë e keqe. Ata godasin në dru që t’i ikin një ngjarje të pakëndshme. Këto rregulla të panumërta, që shkaktojnë frikë të madhe, janë të formuluara nga njerëzit injorantë. Nëse ata dështojnë që të zbatojnë këto rregulla, ata ndjehen në ankth se do të goditen nga një shkatërrim.
Në të vërtetë gabimi më i madh që e bëjnë këta njerëz është se harrojnë se secila ngjarje ndodh vetëm me vullnetin e Allahut. Kështu, as shkallët e as macja e zezë nuk kanë pushtet individual që t’i sjellin fat të keq. Sidoqoftë, njerëzit, mendjet e të cilëve janë në errësirë, bëhen të obsesionuar nga “pseudo-frikat” që ia kanë shpikur vetes.
Në një shoqëri të pandriçuar besimet bestyte janë të shoqëruara në masë të gjerë me fatin e keq. Këto besime kanë ndikim të thellë në jetën e përditshme të njerëzve injorantë. Numri, ngjyra ose madje edhe personi mund të supozohet se është i mallkuar. Është pothuaj e pranuar tërësisht se numri trembëdhjetë është baraz me fatin e keq. Ngjashëm, përveç atyre që pranojnë mënyrën kuranore të të jetuarit, të gjithë njerëzit në botë do të marrin rrugë të ndryshme që t’I shmangen maceve të zeza.
Njerëzit e keqinformuar gjithashtu kanë frikë për vete, kur kanë kaluar ndonjë vështirësi. Për shembull, ata kurrë nuk veshin sërish rrobat që i kishin në kohën e një incidenti. Ose, në rast të tillë ata me nguti shesin veturat e tyre.
Frika nga të qenit i mallkuar është shumë e fuqishme ndër injorantët saqë vendimet e rëndësishme për jetët e tyre, madje edhe miqësitë, formësohen sipas tyre. Është e mundshme që një frikë e tillë joracionale të shtrojë rrugën për t’i dhënë fund një miqësie të gjatë. Sidoqoftë, përderisa nuk i japin fund frikave të këtilla, ata nuk mund të lirojnë veten nga këto obsesione. Sëkëndejmi, zgjidhja është jo në ikjen prej tyre por në zhdukjen e tyre. Mënyra e vetme për të realizuar këtë është duke braktisur të gjitha besimet e rrënjosura në injorancë dhe duke e vënë besimin në Allahun.
Ankthi fobik ose frika fobike është një frikë iracionale të cilën individi në fjalë e di se është jo e domosdoshme dhe jashtë këkresave të situatës në fjalë, por të cilën, sidoqoftë, ai është e pazoti që ta tejkalojë. Paraqitet pa ndonjë logjikë në situata të cilat zakonisht nuk duhet të shkaktojnë frikë. Sidoqoftë, përkundër të qenit problem mendor, njerëzit injorantë i pranojnë ata që vuajnë nga ankthi fobik ose nga frika fobike si njerëz normalë, e jo pacientë që u duhet tretmani. Fjalorët mjekësore numërojnë ndërmjet 250 deri në 300 fobi. Në të vërtetë, injorantët mund të bëhen fobikë për çdo gjë. Nuk është e rrallë për personin që të ketë një listë situatash që i shkaktojnë shqetësim fobik.
Disa nga frikat mund të jenë racionale për çdo njeri. Megjithatë, frikat e individëve fobikë janë mjaft ekstreme. Për shembull, personi me frikë fobike nga gjarpërinjtë, klithë, kërcen në shtrat kur sheh gjarpërin në televizion ose gazetë. Disa i lidhin vendet e mbyllura me varrin ose vendet nën tokë dhe kështu zhvillojnë agorafobi, frikë nga vendet e mbyllura. Kjo në fakt është manifestim i frikës nga vdekja. Në mendjet e tyre, ata barazojnë errësirën me shkatërrimin dhe kështu ndjehen nervozë madje edhe në shtëpi, vend ku normalisht duhet të ndjehen të sigurtë. Ata i mveshin fuqi errësirës, sypozojnë se është e ndarë dhe e veçantë nga Allahu, dhe besojnë se është burim i gjithë të këqijave. Ata tmerrohen në errësirë, duke sypozuar se forca të padukshme qëndrojnë për ta lënduar ose vrarë atë.
Ka një arsye pse këta njerëz ndjehen të tmerruar pa asnjë arsye racionale e të dukshme: ata nuk i besojnë Allahut dhe i përshkruajnë Atij. Në Kuran, Allahu tregon se frika e pabazë është joshje nga djalli dhe se nuk ka asnjë frikë as brengë për besimtarët e vërtetë që e kanë frikë Allahun.
Po atë (propagandë) e bëri vetëm shejtani që dëshironte me miqtë e vet (idhujtarët), t'ju friksojë, po ju mos u frikësoni prej tyre, frikësomënu Mua, nëse jeni besimtar.(Surja Ali Imran: 175)
Nuk është ashtu (si thonë ata), po ai që është dorëzuar All-llahut dhe është bamirës, ai e ka shpërblimin e vet te Zoti i tij, për ata nuk ka frikë, as nuk kanë pse të mërziten.(Surja Bekare: 112)